MISIONARĖT E ELEONORĖS,
GURĖ MBI POLICINĖ

E Martë 26 Qeshor 07 nga Lindita Ēela

Kërkesë-Padia
Eleonora, padi në gjykatë për misionin

TIRANE - Dy  ditë para se fadromat e policisë ndërtimore të stacionoheshin në murin  rrethues të misionit të Eleonorës, avokati ligjor i drejtueses së këtij misioni ka depozituar në gjukatë kërkesën  për mosshëmbjen e përkohshëm të objektit. Bëhet me dije se gjykatës i është kërkuar  që të mos realizohet aksioni i Policisë Ndërtimore, përsa kohë gjykata do të sqarojë pronësinë e truallit dhe rrugën  nga do të kalojë unaza e re. Kërkesë - padia është hedhur në short dhe shqyrtimi i saj i ka rënë gjyqtares Teuta Hoxha, e cila pritet të caktojë datën e zhvillimit të seancës së parë gjyqsore.

Policia Ndërtimore: Objektet e misionit, të paligjshëm
Po pengojnë ndërtimin e unazës së re

TIRANE - Dhjetra misionarë të së ashtëquajturit misioni i  "Shën Eleonorës" qëllojnë me gurë forcat e policisë. Njgjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur forcat e policise ndërtimore dhe ato të komisariatit nr.1, në përpjekje për të zbatuar vendimin e Komunës së Frakës janë goditur nga misionarët. Për pasojë, një punonjës i policisë ka mbetur i lënduar, ndërkohë që "histerizmi" i besimtarëve ka vazhduar për orë të tëra. E ndërsa fadromat e policisë ndërtimore prishën murin rrethues të misionit, që sipas Komunës së Frakës është objekt pa leje, besimtarët betoheshin dje për vetëflijimin, në mbrojtje të misionit të tyre.

Që në orët e para të mënjgjezit, tempulli i Eleonorës është mbipopulluar nga ithtarët e saj. E pazakontë kjo, duke pasur parasysh që ritualet në këtë mision nuk janë të programuara. Në fakt, gjithēka ndryshon, sapo në hyrje në hyrje të misionit "Shën Eleonorë" në kodrat e Selitës, duken forcat e policisë ndërtimore dhe ato të policisë së shtetit. Ithtarët e Eleonorës, nga besimtarë shndrrohen në luftëtarë që janë gati të vetëflijohen  në mbrojtjen e misionit të tyre. Gra dhe burra kanë marrë ē'të mundin nga toka, duke goditur punonjësit e policisë. Për minuta të tëra, punonjësit e policisë janë rrekur më kot të kërkojnë "bekimin" e të vetëquajturës zonjë e shenjtë për zbatimin e vendimit të Komunës së Frakës. Në bazë të këtij vendimi, muri rrethues i misionit jo vetëm që konsiderohet i paligjshëm, por edhe pengonte fillimin e punimeve të  ndërtimit të unazës së re e parashikuar  në planin urbanistik të Tiranës.

Shkatërrimi i objektëve të paligjshme  të misionit ka njgjallur irritimin e ithtarëve të Eleonora Bregut, që menjëherë kanë kaluar në mësymje. Për pasojë, një punonjës i policisë ndërtimore ka mbetur i plagosur, ndërkohë që është shoqëruar në komisariatin nr.1 djali i Eleonora  Bregut, Roel Zhitani 29 vjeē dhe një tjetër besimtar, Arben Reka 31 vjeē. Burime të policisë thonë se është krijuar grupi hetimor, i cili nën drejtimin e prokurorëve të Tiranës po punojnë për dokumentin ligjor të njgjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve. Ndërkohë, po dje, zëdhënësi i Policisë Ndërtimore, Hanri Hoxha, thotë për gazetën "Shekulli" se ndërhyrja e efektiva  të tyre  ka qënë e ligjshme dhe për këtë është njoftuar edhe drejtuesja e këtij misioni. "Në drejtorinë tonë ka ardhur një vendim i komunës së Frakës që objektet e këtij misioni janë të jashtëligjshme. Veē kësaj, këto objekte pengonin dhe fillimin e punëve publike, ndaj dhe ne kemi ndëryrë konform të gjitha rregullave", - thotë  zëdhënësi i Policisë Ndërtimore. Ndërkohë që fadromat e policisë vazhdojnë e murrit rrethues, Eleonora Bregu e ka konsideruar të paligjshme  këtë operiacion. Madje, ithtarët e saj kanë deklaruar se do të vetëflijohen në mbrojtëje të tempullit të tyre.

Reagimi
Leonora: Ne jemi pronarë, kërkojmë zbatimin e ligjit

Në krye të misionarëve, gjatë përballjes së tyre me forat e policisë të pranishme për ekzekutimin e vendimit të Komunës së Frakës, Eleonora Bregu nuk ka  nguruar të hedhë akuza punonjësve të policisë. Në një prononcim për median, ajo ka deklaruar se ndaj misionarëve dhe ndaj antarëve të familjes së saj është ushtruar dhunë. Ndërkohë që kanë qënë misionarët e pranishëm  të cilët  nuk kanë lejuar prishjen e murit rrethues të misionit  në zonën e Selitës, i cili  së bashku me vetë objektet e misionit konsideroheshin të paligjshme nga Komuna e Frakës. "Para nja dy ditësh kemi marrë një letër informative nga Komuna e Frakëse cila na njofton se do të  vërë në zbatim vendimin e saj në vitin 2001. Sipas ligjeve në fuqi ne na lind e drejta  për t'u ankuar në gjykatë dhe këtë kemi bërë. Pa kaluar 24 orë, forcat e policisë ndërtimore kanë reaguar  dhe ne kërkojmë të drejtën tonë ligjore sepse ne jemi pronarë të truallit", -ka deklaruar dje  Eleonora Bregu.

Vendimi Kryetari i Komunës së Frakës deklaron  se tempulli dhe muri rrethues vonuan ndërtimin e unazës së re
Plaku: Misioni i Eleonorës ka uzurpuar 18 mijë m2

Për të zbatuar planimin urbanistik të miratuar nga KRRTRSH-ja, duket se drejtuesit e Komunës s Farkës nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veēse t'i drejtohen Policisë së Shtetit. Në përballjen e tyre disavjeēare me misionin "Shën Eleonorë", drejtuesit e komunës kanë dështuar në fillimin e punimeve për ndërtimin e Unazës së Re. Kryetari i komunës së Frakës, Fatbardh Plaku, deklaron për gazetën "Shekulli" se objektet e ndërtuara në misionin e Eleonorës, përfshi dhe vilën e saj dykatëshe, janë pa leje ndërtimi, ndërkohë që Eleonora Bregu ka penguar  fillimin e punimeve të rrugës së unazës së re. Kryeplaku pohon se prej vitesh ka ekzistuar një konflikt ndërmjet përfaqsuesve të pushtetit vendor dhe misionarëve të Eleonorës, të cilët  sipas Plakut kanë uzaptuar vendin. "Prej kohësh  firmat që kanë fituar tenderin për ndërtimin e unazës së re kanë pasur pengesë nga misionarët e Eleonorës ndaj dhe ne iu drejtuam policisë ndërtimore dhe asaj të shtetit  për bërë të mundur prishjen e objekteve që pengonin fillimet e punimeve.

Megjithëse i gjithë objekti që ka  ndërtuar kjo zojnë është pa leje të miratuar nga KRRT-ja e komunës, ne kemi kërkuar vetëm prishjen e murit rrethues të misionit prej të cilit deri më tani firmat nuk kanë mundur të fillojnë punimet" -thotë kryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Sipas Plakut, i vetmi dokumentiacion që ekziston në komunës e Farkës për të ashtëquajturin mision i shenjtë është një dokument pronësie vetëm për 3200 m2 ndërkohë që pjesa e rrethuar ka qënë një sipërfaqe rreth 18 mijë metra katrorë.

Ndërkohë burime të komunës së Farkës bëjnë të ditur se vetëm pak kohë më parë, Eleonora Bregu ka nisur procedurat për legalizimin e ndërtimeve të bëra në zonën e quajtur Selitë, procedura këto që ende nuk kanë përfunduar në zyrën e urbanistikës së kësaj komune . Që nga viti 1993, falë një kontratë shitjeje të një sipërfaqe trualli, Eleonora Bregu ka ndërtuar jo vetëm  një vilë por edhe disa objektë që sipas saj simbolizojnë shpirtin e shenjtë mbi të cilin është ngritur edhe misioni Shën Eleonorë.


Informacion: Ky artikull u shkëput nga:
"gazeta Shekulli faqe.6"


Ktheu tek faqja: Aktualitet

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"