TRE TĖ VRARĖ NĖ SULMIN
NDAJ NJĖ SHTĖPIE BOTUESE TĖ BIBLĖS NĖ TURQI

19/04/2007

Rritja e nacionalizmit dhe armiqėsisė midis pakicave fetare ėshtė fajėsuar pėr njė incident tė ri nė Turqi.

(The Guardian, Independent, Telegraph - 19/04/07; AP, Reuters, DPA, BBC, VOA, FT, International Herald Tribune - 18/04/07)

Nė i plagosur i shtrirė nė barelė jashtė njė shtėpie botuese nė Malatja tė mėrkurėn (18 prill). [Getty Images]

Tre punonjės tė njė kompanie qė shtyp dhe shpėrndan biblėn u vranė tė mėrkurėn (18 prill) nė Turqi nė sulmin e fundit ndaj pakicės sė krishterė tė vendit.

Viktimat, dy turq dhe njė gjerman u gjetėn nė godinėn e shtėpisė botuese Zirve nė qytetin juglindor Malatja tė Turqisė, me duar e kėmbė tė lidhura dhe grykėt tė prera. Guvernatori i krahinės, Halil Ibrahim Dasoz tha nė komentet nė televizion se njė nga turqit ishte ende gjallė kur u gjet por vdiq mė pas nė spital.

Viktima gjermane e identifikuar nga agjensia shtetėrore e lajmeve Anatolia si 46-vjeēari Tilman Ekert Geskem, jetonte nė Malatja qė nga viti 2003, thanė zyrtarėt. Dy viktimat e tjera u identifikuan si Nexhati Ajdin dhe Ugur Juksel.

Drejtori menazher i Zirve, Hamza Ozant i tha CNN-Turk se ata po konsideronin kėrkimin e mbrojtjes sė policisė pas kėrcėnimeve tė kohėve tė fundit.

Pastori evangjelist me bazė nė Stamboll, Karlos Madrigal i tha Reuters se tė tre qenė protestanė evangjelistė qė ai i njihte.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, vendi i tė cilit po kėrkon anėtarėsimin nė BE por tė cilit i ėshtė kėrkuar shpesh nga Brukseli tė sigurojė mbrojtje mė tė madhe tė lirive fetare e tė pakicave tė tjera, e dėnoi sulmin duke e quajtur si njė "barbari".

Katėr turq, nė moshė 19 deri 20 vjeē u arrestuan me dyshimin e pėrfshirjes nė incident dhe njė i dyshuar i pestė u ēua nė spital me plagė serioze qė i mori pas hedhjes nga dritarja nė orvatje pėr t'i shpėtuar arrestimit. Sipas agjensisė Anatolia, ata tė gjithė u gjetėn tė mbanin njė letėr qė shkruante: "Ne tė pestė jemi vėllezėr. Ne po shkojmė drejt vdekjeve tona."

Duke folur nė njė konferencė shtypi transmetuar nė televizionin kombėtar, ministri i brendshėm Abdulkadir Aksu tha se disa nga tė dyshuarit mbanin armė.

CNN raporton se pesė vetė tė tjerė u arrestuan tė enjten nė lidhje me vrasjet.

Duke dėnuar sulmin, ministri i jashtėm gjerman Frank-Uollter Shtainmajer vendi i tė cilit mban aktualisht presidencėn e rradhės tė BE, i kėrkoi autoriteteve turke tė bėjnė ēmos "pėr tė sqaruar krejtėsisht kėtė krim dhe tė shpien nė drejtėsi pėrgjegjėsit".

Gjykuar nga mėnyra e vrasjes, hetuesit turq dyshuan se vrasėsit mund tė kishin lidhje me Hizbollah turke, njė grup islamik kurd qė lufton pėr tė krijuar njė shtet musliman nė jugėlindjen turke tė mbizotėruar nga kurdėt.

"Kėta janė fanatikė qė vazhdojnė tė jenė tė pranishėm nė Turqi dhe qė nė ēast dalin me akte tė dhunės absurde," u citua tė thoshte nė komentet pėr vrasjet e sė mėrkurės, monsinjor Luixhi Padoveze, pėrfaqėsuesi i Vatikanit nė Turqi.

Incidenti i ri erdhi midis shqetėsimeve nė rritje rreth ngritjes sė nacionalizmit nė Turqi, ku njė i ri vrau njė prift katolik rreth 14 muaj mė parė. Disa muaj mė pas, dy priftėrinj tė tjerė u sulmuan. Nė njė tjetėr incident tronditės, gazetari i shquar turk-armen Hrant Dink u vra jashtė zyrės sė tij nė janar, nė Stamboll.

Komuniteti i krishterė i Turqisė llogaritet pėr mė pak se 1% tė popullsisė 70 milionėshe tė vendit, shumica e tyre muslimane.

"Nė disa drejtime gjendja ėshtė pėrmirėsuar sepse ne kemi tė drejta ligjore...por ka pjesė tė shoqėrisė qė janė radikalizuar," tha Madrigal, kisha e tė cilit ėshtė nėn mbrojtjen e policisė qė nga vrasja e Dink e cila u dėnua nė masė nga populli.

Mė tepėr se 100,000 turq ndoqėn funeralin e gazetarit nė Stamboll. Sipas raportit tė AP, rreth 150 vetė marshuan nė qytetin mė tė madh tė vendit tė mėrkurėn pėr tė protestuar pėr vrasjet e reja duke shprehur solidaritetin e tyre duke mbajtur parulla ku shkruhej: "Ne jemi tė gjithė tė krishterė".

Kjo pėrmbajtje ėshtė autorizuar nga SETimes.com


Gjithashtu ju rekomandojmė  tė lexonit:
"
Vdekja e 3 besimtarėvė nė Turqi dhe qėndrimi ynė si tė krishterė"


Ktheu tek faqja: Aktualitet

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"