JANULLATOS REFUZON ÇAMËT,
NË PËRSHPERITJE VETËM TRE KOMUNITETE

E Martë 26 Qeshor 07 nga Vladimir Karaj

Kreu i Kishës Ortodokse Autofeqale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka refuzuar të marrë pjesë në "Lutjen Ndërfetare", që u është kërkuar komuniteteve fetare në Shqipëri, nga ana e komunitetit çam, për të kujtuar në këtë mënyrë të rënët gjatë gjecocidit grek 63 vjet më parë. Në një njoftim për shtyp, ata bënë të ditur se nuk do ta pranonin kërkesën dhe se nuk do të ishin përkrah tre komuniteteve të tjera, duke sqaruar se një lutje fetare nuk lejohet nga Kanonet e Shenjta, se "nuk donin të përfshiheshin në çështje politike dhe se nuk mund ta bënin këtë me porisi partish apo urdhëra deputetësh".

Ndërkohë kryetari i PDI (partia Për Drejtësi dhe Intergrim), e cila merr pjesë në këtë aktivitet si përfaqësuese e komunitetit çam, Tahir Muhedini duke reaguar për deklaratën tha për "Shekullin", se  Kisha Ortodokse është e lutur ta bëjë këtë lutje sipas rregullave të saj edhe pa qënë e pranishme në "Lutjen Ndërfetare", ku do të marrin pjesë krerë të Komunitetit Mysliman, atij Katolik dhe atij Baktashi. Po sipas tij duket se kisha është keqkuptuar  pasi thirrja nuk ka qënë politike dhe nuk është bërë nga partia që ai drejto, por nga komuniteti çam dhe të afërmit e viktimave në gjenocidit.

Njoftimi

Duke e cilësuar si thirrje politike kërkesën për lutje, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, deklarontese edhe më parë kishte njoftuar PDI, se nuk do të merrte pjesë në këtë aktivitet pasi nuk donte të përziej në aktivitete politike. "Në takimin që përfaqësuesi ynë i autorizur pati me kryesinë e PDI-së sqaruam se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk merr pjesë në veprimtaritë e partive politike, sikundër edhe më parë ia kemi bërë të qartë me shkrim kësaj partie", thuhej në njoftimin për shtyp.

Ndërsa shtohet se është parim bazë i Kishës të mos përzihet, direkt ose indirekt, në çështje politike të brëndshme ose të jashtme. Nga ana tjetër duket se pengesa nuk ka qenë vetëm kjo, pasi Kisha Ortodokse, përndryshe nga simotra e asaj Katolike, thotë që e ka të ndaluar të marrë pjesë në "Lutje Ndërfetare". "Në mënyrë të posaçme "lutjet ndërfetare" janë të ndaluara prej Kanoneve të Shenjta të Kishës Ortodokse. Për këtë arsye gjatë viteve Kisha jonë nuk ka marrë asnjë "lutje" ose "meshë" "ndërfetare", thuhet në njoftimin për shtyp, duke theksuar se përshpëritjet bëhen sipas rregullave të kishës dhe "jo me porosi partish apo urdhëra politikanësh nga Kuvendi". Kisha Ortodokse i ka shtuar njoftimet edhe  një thirrje ku thuhet që feja nuk duhet të "implikohet tërthor apo drejtpërdrejt në lojra politike".

Reagimi

Kryetari i PDI Tahir Muhedini tha se ishte vënë në dijeni të reagimit  të Kishës Ortodokse, dhe deklaroi se ai publikisht i kërkonte kishës të kryente përshpëritjen sipas rregullave të saj, por nga ana tjetër sqaroi se as këtë thirrje as ato të mëparshmet, nuk ishin bërë në emër të partisë politike që ai drejton. "Thirrja është bërë në emër të komunitetit çam dhe jo në emër të PDI, ndërsa aktiviteti nuk është politik", tha Muhedini. Sipas tij ceremonia do të vazhdojë edhe pa pjesmarrjen e kreut të Kishës Ortodokse shqiptare  Anastas Junullatos, ndërsa ka theksoi se në emër të komunitetit çam në të cilin ai bën pjesë  "I kërkoj zotit JAnullatos, që kisha Ortodokse ta bëjë këtë përshpritje sipas rregullave të saj, pa qënë e detyruar të marrë pjesë në lutjet ndërfetare. Ndërkohë mësohet se krerët tre komunitet e tjera  fetare, do të jenë të pranishëm nesër në orën 10.00 gjatë ceremonisë së përshpirtjes së 4250 çamëve të vrarë nga gjenocidi i grek.

Rasti
Përshpirtja për të zhvarrosurit si "ushtarë grek" u gjukua e drejtë

Kisha Ortodokse nuk reagoi, madje mori në mbrojtje një nga priftërinjtë  e saj që u akuzua se kishte marrë përsipër të nxirrte  nga varret "ushtarët grekë" të vrarë në Luftën e Dytë Botrore, ndërsa bëhej fjalë për kocka fëmijësh dhe banorësh shqiptarë të fshatit Kosinë të Përmetit. Në një reagim të atyre ditëve, kisha nuk e përmëndi implikimin politik të çështjes, por e quajti përshpritjen të drejtë dhe fajsoi ato që hodhën akuza për zhvarrosjen e padrejtë dhe për faktin se kockat e vjedhura mbaheshin në kishë, si necionalistë ekstremistë. Ndërkohë kisha nuk reagoi as më vonë kur nga ekspertiza rezultoi se eshtrat nuk u përkisnin ushtarëve grekë.


Informacion: Ky artikull u shkëput nga:
"gazeta Shekulli faqe.5"


Ktheu tek faqja: Aktualitet

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"