IV. Vdekja e Krishtit

Kryqi është e vërteta themelore e Fjalës së shfaqur të Perëndisë. Me kryqin nuk kuptojmë drurin, por flijimin mbi atë dru. Ne shohim emblemat e Krishtit madje dhe Atë vetë të kryqëzuar që nga Zanafilla e në gjithë Dhiatën e vjetër në tërësi. E vetmja arsye për Betlehemin është Kalvari. Shpëtimi ynë varet mbi Krishtin e vdekur mbi kryq.

A. Fakti i vdekjes.

1. Parashikimet e Dhiatës së Vjetër.

a. Në lloj.

  1. Rrobat prej lëkure (Zanafilla 3:21).
  2. Qengji i Abelit (Zanafilla 4:4).
  3. Ofrimi i Isakut (Zanafilla 22).
  4. Qengji i Pashkës (Eksodi 12).
  5. Sistemi i flijimit në kohën e ligjit (Lev. 1:1, 7:16).
  6. Gjarpërinjtë flakërues (Num. 21, Gjoni 3:14-15).
  7. Qengji i therur (Isaia 53:6-7, Gjoni 1:29).

b. Në profeci.

  1. Fara e gruas (Zanafilla 3:15).
  2. Flijimi i mëkatit në Psalmin 22.
  3. Vuajtjet zëvendësuese tek Isaia 53.
  4. Mesia i vrarë tek Danieli 9:26.
  5. Bariu i goditur tek Zakaria 13:6-7.

2. Zbulesa të Dhiates së Re.

(a) Në përgjithësi. Një e treta e librit të Mateut, më shumë se një e treta e Markut, një e katërta e Lukës dhe gjysma e Gjonit trajtojnë javën e fundit të Krishtit para kryqëzimit të Tij.

b. Në veçanti.

(1) Zemra e Krishtit duhet të vihet re.

(a) Vdekja e Tij. "Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes se Birit të Tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij" (Romakëve 5:10). Shihni gjithashtu Filipianëve 2:8, Hebrenjve 2:9-14 dhe Zbulesa 5:6-12.

(b) Kryqi i Tij. "Por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për judenjtë dhe marrëzi për grekët" (1 Korintasve 1:23). Shihni gjithashtu Galatasve 3:1, 6:14, Efesianëve 2:16 dhe Kolosianëve 1:20.

(c) Gjaku i Tij. "Sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë, për faljen e mëkateve" (Mateu 26:28). Shihni gjithashtu Marku 14:24, Efesianëve 1:7, Kolosianëve 1:14, Hebrenjve 9:12-25, 1 Gjoni 1:7, Zbulesa 1:5 dhe 5:9.

(2) Tri thëniet në lidhje me vdekjen e Tij duhet të studiohen.

(a) U bë mëkat për ne. "Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të" (2 Korintasve 5:21).

(b) Vdiq i Drejti për të padrejtët. "Sepse edhe Krishti ka vuajtur njëherë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish por u ngjall nga fryma" (1 Pjetri 3:18).

(c) U bë mallkim për ne. "Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne duke qenë se është shkruar: 'I mallkuar është kushdo që varet në dru'" (Galatasve 3:13).

B. Forma e vdekjes.

1. Një vdekje natyrore. Vdekja e Tij ishte si vdekja e çdo njeriu tjetër. Ajo duhej të ishte një vdekje natyrore, sepse Ai ishte njeriu që vdiq për gjithë njerëzit.

2. Një vdekje jonormale. Perëndia nuk mund të vdesë, por Perëndia duhej të vdiste, në qoftë se do të bëhej zëvendësuesi për njeriun. Ai u bë një krijesë që mund të vdiste, megjithatë Ai nuk u përlye nga asnjë mëkat gjatë kohës që ishte gjallë. Sot, njeriu vdes për shkak të mëkatit, por Ai nuk kishte mëkat. Po të mos kishin qenë mëkatet tona, Ai nuk do ta provonte kurrë vdekjen.

3. Një vdekje jo e natyrshme. Vdekja e Krishtit ishte e shënuar dhe e vendosur që më përpara. Perëndia e parashikoi këtë gjë përpara rënies së Adamit. Përpara se njeriu të mëkatonte, Perëndia siguroi flijimin e Kalvarit, sepse Krishti është Qengji i therur "përpara themelimit të botës" (1 Pjetri 1:20). A qenë larë nga gjaku i demave dhe i dhive mëkatet e kryera nga njerëzit përpara Kalvarit? JO! Sepse të gjitha mëkatet, qoftë të kryera përpara ose pas Kryqit, u vendosën mbi Të, në Kalvar (Romakëve 3:25).

4. Një vdekje mbinatyrore. Megjithëse kemi thënë se vdekja e Tij ishte një vdekje natyrore, prapëseprapë ishte ndryshe nga vdekja e njerëzve të tjerë. "Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhëri që kam marrë nga Ati im" (Gjoni 10:17-18). Vdekja e Tij ishte prej vullnetit të Tij. Ai e dha jetën e Tij Vetë. Askush nuk ia mori jetën. Zakonisht duheshin dy ditë për një njeri për të vdekur me anë të kryqëzimit, por Ai vdiç në gjashtë orë. Mateu 27:46-50 thotë se Ai thirri me zë të lartë. Fuqia e Tij nuk e kishte lënë. Ai vdiq në fuqinë e Tij. Ai e dha vetë jetën e Tij. Askush nuk ia mori. Ai e përkuli kokën e tij në vdekje. Ai ishte madhështor edhe mbi kryq.

Kështu, shohim Krishtin duke vuajtur dy vdekje për ne: vdekja e parë, ndarja e shpirtit dhe frymës nga trupi, e dyta, ndarja e individit nga Perëndia. Krishti vuajti vdekjen e dytë më përpara dhe vdekjen e parë në fund. Ai vuajti vdekjen e dytë kur ishte i ndarë nga Ati, sepse Ai thirri, "Perëndia im, Perëndia im, përse me ke braktisur?" (Mateu 27:46). Krishti, vetë Biri i Perëndisë, ishte në gjendje të vuante në gjashtë orë çka mëkatari do të durojë në përjetësi.

C. Teori jobiblike në lidhje me vdekjen e Tij.

"Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve" (1 Korintasve 15:3b). Gjithçka që nuk është prej Shkrimit, është e gënjeshtërt, e rremë.

1. Vdekja e Krishtit ishte vdekja e një martiri. "Ai vdiq për këtë, që të na tregonte se ia vlen të vdesësh për të vërtetën". Si e përballon një fëmijë i Perëndisë këtë argument? Thjesht duke thënë: Pse nuk tha Krishti kështu? Pse nuk tha Pali kështu? Pse nuk tha Pjetri kështu? Pse nuk thanë Gjoni dhe Luka kështu? Në qoftë se Krishti vdiq si një martir, pse nuk thanë apostujt: "Besoni në vdekjen e Stefanit dhe do të shpëtoheni, sepse Stefani ishte një martir"? Në qoftë se Krishti vdiq si një martir, pse Ati nuk e ngushëlloi Atë në vdekjen e Tij siç ka bërë me të tjerë gjatë gjithë historisë? Ai thirri: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?"

2. Vdekja e Krishtit ishte e rastësishme. Me thënien e mësipërme kritikat duan të thonë që Ai ishte viktimë e një turme. E dimë që kjo nuk është e vërtetë, sepse Ai ishte i ndërgjegjshëm për vdekjen e tij të ardhme. Shtatë herë në ungjillin e Gjonit Ai flet për "ora ime", që ishte në të ardhmen dhe që ishte Kalvari. Ai nuk kishte nevojë të vdiste. Nuk ishin gozhdat që e mbajtën Krishtin në kryq, por vullneti i Tij. "Zbrit poshtë nga kryqi, nëse je Biri i Perëndisë" bërtiti turma; por Krishti nuk erdhi nga qielli për të zbritur nga kryqi.

3. Vdekja e Krishtit ishte një shembull moral. Kjo teori thotë që një pijanec duhet vetëm të mendojë për Krishtin dhe do të përmirësohet. Për të hedhur poshtë këtë, ne pyesim "Pse nuk i përmirësoi ata që e kryqëzuan Atë?" Në qoftë se shembulli i Krishtit është për përmirësimin e botës, atëherë krishterimi është një humbje. Pse të mos shikosh mbi kryqin e Pjetrit, meqenëse u kryqëzua kokëposhtë? Njeriu ka nevojë për më shumë sesa përmirësim.

4. Vdekja e Krishtit ishte një shfaqje e pakënaqësisë së Perëndisë me mëkatin. Me fjalë të tjera, disa njerëz mendojnë se pakënaqësia e Perëndisë me mëkatin ishte pikturuar më shumë në kryqin sesa në vetë ferrin. Në qoftë se thënia e mësipërme është e vërtetë, atëherë pse ishte nevoja për mishërim? Pse të mos kryqëzohej një mëkatar i thjeshtë në vend të njeriut më të mirë që jetoi ndonjëherë?

5. Vdekja e Krishtit ishte për t'i treguar njeriut që Perëndia e do atë. Perëndia me të vërtetë e do njeriun dhe kryqi tregon që Perëndia e do atë, por vdekja e Krishtit nuk ishte vetëm për të treguar dashurinë e Perëndisë.

6. Vdekja e Krishtit ishte vdekja e një krimineli. A mund të jetë e mundur që dikush mund të mbahet pas kësaj teorie? Përgjigja është "Po". Ne e hedhim poshtë këtë teori, duke thënë që Pilati nuk gjeti asnjë faj në Të. Një studim i gjyqit të Krishtit që do ta gjeni në ungjijtë, e hedh poshtë këtë teori.

D. Emrat biblikë të vdekjes së Krishtit.

1. Mbulimi. Kjo është një ide që shfaqet shpesh në Dhiatën e Vjetër. Megjithatë "mbulimi" është një term i Dhiatës së Re, që do të thotë të jemi një me Perëndinë nëpërmjet flijimit të Birit të Tij.

2. Flijimi. "Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brum i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne" (1 Korintasve 5:7). Shihni gjithashtu Efesianëve 5:2 dhe Hebrenjve 10:12.

3. Ofrimi. "Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezus Krishtit, që u bë njëherë e për të gjithë … sepse me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen" (Hebrenjve 10:10, 14).

4. Shpagimi. "Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve" (Mateu 20:28). Shihni gjithashtu 1 Pjetri 1:18-19 dhe 1 Timoteu 2:5-6. Ne kemi qenë shpenguar (riblerë) me çmimin, që është gjaku i Jezus Krishtit.

5. Shlyerja. "Ai është shlyesi për mëkatet tona, dhe jo vetëm për tonat por edhe për ata të të gjithë botës" (1 Gjoni 2:2). Shihni edhe vargjet 1 Gjoni 4:10 dhe Romakëve 3:25. Tek Hebrenjtë 9:5, fjala "shlyerja" është përkthyer si "karrige e mëshirës" ose "pajtuesi", që është ë saktë, sepse në Shkrimet e mësipërme fjala "shlyerje" do të thotë "pajtuesi". Ligji kërkonte vdekje për mëkatet, kështu që gjaku i flijimit vendosej në "pajtuesin" (Eksodi 25:22, Levitiku 16:13,14), duke treguar që vdekja kishte ndodhur. Perëndia shikoi poshtë mbi pajtuesin dhe pa gjak (jetë) dhe ishte i kënaqur. Qysh me Kalvarin, Perëndia shikon mbi Pajtuesin tonë që është Krishti dhe kënaqet, prandaj kuptimi i synuar i fjalës shlyerje është "kënaqja".

6. Pajtimi. "Sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit" (2 Korintasve 5:19). Shikoni gjithashtu Kolosianëve 1:20. Fjala "pajtim" do të thotë të shkaktosh një ndryshim të plotë. Në Shkrime kurrë nuk thuhet se Perëndia është i pajtuar. Njeriu është ai që duhet të pajtohet. Ai ka nevojë për një ndryshim të plotë.

7. Zëvendësimi. Zëvendësimi nuk është një fjalë biblike, por është pa dyshim një ide biblike. "Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vuratave të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve" (Isaia 53:5-6). Shihni edhe 1 Pjetri 3:18 dhe 2 Korintasve 5:1.

8. Trashëgimlënësi. Trashëgimia është një vullnet që plotësohet pas vdekjes së trashëgimlënësit. Ne do të marrim atë trashëgimi që është bërë e mundur me vdekjen e Zotit Jezus. "Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së Re që me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar. Sepse atje ku ka një testament do të ketë me doemos edhe vdekjen e trashëgimlënësit. Sepse testamenti është i vlefshëm vetëm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarë fuqie derisa trashëgimlënësi ende rron" (Hebrenjve 9:15-17). Shihni edhe vargjet Kolosianëve 1:12-14 dhe Efesianëve 1:1-7.

E. Qëllimet e vdekjes.

1. Shfaqja e karakterit hyjnor. "Por tani pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët … për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit" (Romakëve 3:21-26).

2. Vërtetim i ligjit hyjnor. Fryti i ligjit është vdekja (Romakëve 7:5). Ligji nuk ka mëshirë, por ka vetëm drejtësi. Ligji e dënon mëkatarin me vdekje. Krishti zuri vendin e mëkatarit, prandaj Ai ka paguar detyrimin ndaj ligjit.

3. Themelimi i faljes hyjnore. Kjo thënie nuk është kundërshtuar në Dhiatën e Re. Një veçori kryesore e faljes është që, ai që fal, duhet të marrë mbi vete gjithë gabimin (ose humbjen) që është kryer. Në qoftë se dikujt i vjedhin dhjetë dollarë dhe vjedhësi gjendet, por falet, atëherë kush e mban humbjen? Ai që e fali.

F. Shtrirja e vdekjes.

1. Thënie të zakonshme.

a. Tërësia e saj. Vdekja e Tij ishte për të gjithë njerëzit, për ata që besojnë dhe për ata që nuk besojnë. "Por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit" (Hebrenjve 2:9). Shihni edhe 1 Timoteu 2:6, 4:10, Titit 2:11, 1 Gjoni 2:2 dhe 2 Pjetri 3:9.

b. Kufizimi i saj. Puna e Krishtit mbi kryq ishte me kushte, përderisa dobia e saj varet nga pendimi dhe pranimi i Krishtit nga mëkatari. "Për këtë, në fakt ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve" (1 Timoteu 4:10).

2. Thënie të veçanta.

a. Krishti vdiq për besimtarin. "I cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira" (Titit 2:14). Shihni gjithashtu Efesianëve 5:2, Galatasve 2:20 dhe1 Timoteu 4:10.

b. Krishti vdiq për kishën. "Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme" (Efesianëve 5:25-27).

c. Krishti vdiq për mëkatarët. "Sepse edhe Krishti vuajti për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish por u ngjall nga Fryma" (1 Pjetri 3:18). Shihni gjithashtu 1 Timoteu 1:15 dhe Romakëve 5:10.

d. Krishti vdiq për botën. "Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: 'Ti je denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb'" (Zbulesa 5:9). Shihni për këtë Gjoni 3:16, 1:9 dhe 1 Gjoni 2:2.

G. Rezultatet e vdekjes.

1. Në lidhje me mëkatarin.

(a) Siguron një zëvendësues. "Por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi, ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit" (Hebrenjve 2:9).

(b) Siguron një çmim. "I cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar" (1 Timoteu 2:6).

(c) Siguron një shlyerje. Për shak të vdekjes së Krishtit, Perëndia është i ulur "mbi pajtuesin" dhe është i kënaqur. "Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës" (1 Gjoni 2:2).

(d) Siguron një mosllogaritje të mëkatit. "Sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit" (2 Korintasve 5:19).

(e) Siguron një tërheqje. "Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t'i tërheq të gjithë tek unë" (Gjoni 12:32).

(f) Siguron një shpëtim. "Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve" (Titit 2:11).

(g) Siguron një ftesë hirplote. "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (Gjoni 3:16).

2. Në lidhje me besimtarin, siguron:

a. Pajtim. "Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezus Krishtit dhe na dha shërbimin e pajtimit" (2 Korintasve 5:18).

b. Shpengim. "Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij" (Efesianëve 1:7). Shihni gjithashtu Galatasve 3:13.

c. Shfajësim. "Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit, Zotit tonë" (Romakëve 5:1).

d. Heqjen e dënimit. "Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus" (Romakëve 8:1).

e. Zotërim. "A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë" (2 Korintasve 6:19-20).

f. Shenjtërim. "Ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezus Krishtit, që u bë njëherë dhe për të gjithë" (Hebrenjve 10:10).

g. Përsosje. "Sepse me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen" (Hebrenjve 10:14).

h. Lejë për të hyrë. "Duke pasur, pra, vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtore me anë të gjakut të Jezusit, me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij, edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar" (Hebrenjve 10:19-22).

i. Identifikim. "Në qoftë se një ka vekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur"  (2 Korintasve 5:14).

j. Çlirim. "Sepse duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën" (Hebrenjve 2:14-15).

k. Dhurim. "Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të" (Romakëve 8:32).

3. Në lidhje me Satanin.

a. Shkurorëzim. "Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!" (Gjoni 12:31).

b. Shfuqizim. "Sepse duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin" (Hebrenjve 2:14).

c. Humbje. "Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të Tij të dashur" (Kolosianëve 1:13). Shihni gjithashtu Efesianëve 6:12.

4. Në lidhje me botën materiale. "Sepse Atit i pëlqeu që në Të të banojë e gjithë plotësia, dhe duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe, si dhe ato që janë në qiejt" (Kolosianëve 1:19-20).

Disa na mësojnë se tek Filipianëve 2:9-11 flitet për shpëtimin universal, por nuk është kështu. Në këto vargje, shpallet e vërteta e adhurimit mbarëbotëror.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"