V. Ringjallja e Krishtit

A. Rėndėsia e ringjalljes.

Nė Bibėl gjendet njė numėr i madh njerėzish qė janė rikthyer nė jetė. Kėta nuk u ringjallėn, por u rikthyen, sepse ata vdiqėn pėrsėri. Zoti ynė u ringjall, pasi kishte vdekur njėherė e pėrgjithmonė dhe tani jeton e qėndron pėrjetėsisht. Vdekja e Tij ishte e nevojshme, sepse Ai u bė mėkat pėr ne.

1. Vendi i ringjalljes nė Shkrime. Nė Dhiatėn e Re gjenden trembėdhjetė ose katėrmbėdhejtė referenca nė lidhje me urdhėresėn e pagėzimit dhe mė pak referenca nė lidhje me Darkėn e Zotit. Megjithatė, fakti i ringjalljes sė Tij ėshtė pėrmendur mė shumė se njėqind herė.

2. Pjesa e ringjalljes nė dėshminė apostullore. "Dhe apostujt me fuqi tė madhe jepnin dėshmi tė ringjalljes sė Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi tė gjithė ata" (Veprat e apostujve 4:33). Shihni gjithashtu Veprat 2:32, 17:18 dhe 23:6.

3. Spikatja e ringjalljes nė ungjill. Nė qoftė se Krishti nuk do tė ishte ringjallur, nuk do tė kishte ungjill. "Tani, o vėllezėr, po ju deklaroj ungjillin qė ju kam shpallur dhe qė ju keni marrė dhe mbi tė cilin ju qėndroni, dhe me anė tė tė cilit ju jeni shpėtuar, nėse do ta mbani fjalėn qė ju kam predikuar, veē nėse besuat kot. Sepse unė ju kam transmetuar para sė gjithash ato qė edhe unė vetė i kam marrė, se Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve" (1 Korintasve 15:1-4).

4. Epėrsia e ringjalljes nė shpėtimin. (1 Korintasve 15:12-20).

a. Ēėshtja e parė. "Por, nė qoftė se predikohet se Krishti u ringjall prej sė vdekurish, si atėherė disa nga ju thonė se nuk ka ringjallje tė tė vdekurve?" (vargu 12).

b. Ēėshtja e dytė. "Nė qoftė se nuk ka ringjallje tė tė vdekurve, as Krishti nuk u ringjall" (vargu 13). Nė qoftė se ne nuk do tė ngrihemi prej sė vdekurish, atėherė Krishti nuk ėshtė ringjallur.

c. Ēėshtja e tretė. "Por nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj" (vargu 14). Nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, atėherė krishterimi ėshtė njė gėnjeshtėr.

d. Ēėshtja e katėrt. "Atėherė edhe ne do tė ishim dėshmitarė tė rremė tė Perėndisė, sepse dėshmuam pėr Perėndinė, se ai ringjalli Krishtin, tė cilin ai nuk e paska ringjallur, po tė jetė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen" (vargu 15). Nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, ēdo predikues ungjillor ėshtė njė mashtrues.

e. Ēėshtja e pestė. "Nė qoftė se tė vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk ėshtė ringjallur; por nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, i kotė ėshtė besimi juaj; ju jeni ende nė mėkatet tuaja" (vargjet 16-17). Nė qoftė se Ai nuk ėshtė ringjallur, Ai ėshtė ende i vdekur dhe nuk mund tė na shpengojė. Dėnimi i paguar pėr ndonjė krim nuk paguhet plotėsisht derisa ai pėr tė cilin paguhet dėnimi, ėshtė i liruar. Gjatė kohės qė Krishti ishte nė varr, dėnimi pėr mėkatet tona nuk ishte paguar, por Ringjallja e Tij tregon qė dėnimi ėshtė paguar. Mbani mend qė ky Shkrim u ishte shkruar atyre qė nuk ishin nė mėkatet e tyre.

f. Ēėshtja e gjashtė. "Edhe ata qė fjetėn nė Krishtin janė tė humbur" (vargu 18). Me fjalė tė tjera, ata tė gjithė kanė shkuar si bishat e fushės, nė qoftė se Krishti nuk u ngjall prej sė vdekurish.

g. Ēėshtja e shtatė. "Nė qoftė se shpresojmė nė Krishtin vetėm nė kėtė jetė, ne jemi mė tė mjerėt e tė gjithė njerėzve" (vargu 19). Nė qoftė se e gjithė shpresa jonė ėshtė vėnė mbi ringjalljen e Krishtit dhe, nėse Ai nuk ėshtė ringjallur, atėherė jemi mė tė mjerėt e tė gjithė njerėzve. Ne nuk kemi bėrė asgjė tjetėr pėr tė siguruar shpėtimin dhe, nėse Shpėtimtari ynė nuk ėshtė ringjallur, nuk kemi Shpėtimtar. Mė mirė tė kėrkonim njė fe tjetėr.

h. Ēėshtja e tetė. "Por tashti Krishti u ringjall prej sė vdekurish, dhe ėshtė fryti i parė i atyre qė kanė fjetur" (vargu 20). Lavdi Zotit, Ai ėshtė ringjallur! Ai ėshtė i gjallė! Ne jemi shpėtuar nga njė Shpengimtar i gjallė. Ne, nė dallim nga nga tė gjithė njerėzit, jemi tė vetmit mėkatarė qė jemi tė shpėtuar.

B. Kuptimi i ringjalljes.

Me ringjallje kuptojmė ringjalljen trupore dhe jo ringjalljen frymėrore.

1. Sigurimi i varrit. Rojet ishin vėnė atje pėr tė garantuar qė nuk do tė lėvizej trupi i Tij dhe jo fryma e Tij. "Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, pėrveē rojės, vulosėn gurin" (Mateu 27:66).

2. Njohja e dishepujve. "Pastaj i tha Thomait: ‘Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!’. Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: ‘Zoti im dhe Perėndia im!’" (Gjoni 20: 27-28).

3. Dėshmia e apostujve. "Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur, dhe pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė!" (Veprat 2:32).

4. Njė dėshmi e Zotit Vetė. "Pastaj nisi t’u mėsojė atyre se Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, do tė hidhet poshtė nga pleqtė, nga krerėt e priftėrinjve dhe nga skribėt; se do tė vritet dhe pas tri ditėsh do tė ringjallet" (Marku 8:31).

5. Lajmėrimi i transformimit tonė. "Sepse qytetėria jonė ėshtė nė qiejt, prej nga edhe presim Shpėtimtarin, Zotin Jezus Krisht, i cili do ta transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t’i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat" (Filipianėve 3:20-21).

C. Teoritė jobiblike nė lidhje me ringjalljen.

1. Teoria e trupit tė pavarrosur. Me anė tė kėsaj teorie, jobesimtarėt pohojnė se varri nuk ishte mbushur kurrė, por dy hajdutėt dhe Krishti u hodhėn nė grumbullin e plehrave. Megjithatė kjo kundėrshtohet nga vetė ligji i ēifutėve: "Nė rast se dikush ka kryer njė krim qė meriton vdekjen dhe ka pėsuar vdekjen, dhe ti e ke varur nė njė dru, kufoma e tij nuk do tė rrijė tėrė natėn mbi dru, por do ta varrosėsh po atė ditė; sepse ai qė rri varur ėshtė i mallkuar nga Perėndia, dhe ti nuk do ta ndotėsh tokėn qė Zoti, Perėndia yt tė jep si trashėgimi" (Ligji i Pėrtėrirė 21:22-23).

2. Teoria e varrit tė paboshatisur. Ata qė mbėshteten tek kjo teori, thonė se Ai ėshtė akoma atje. Arsyetimi i zakonshėm e kundėrshton kėtė argument, sepse, nė qoftė se Krishti nuk do tė ishte ngritur, djalli do tė kishte bėrė qė trupi i tij tė gjendej gjatė kėtyre dy mijė vjetėve.

3. Teoria e lėvizjes. Kjo ėshtė teoria qė propozon se Jozefi e ka lėvizur trupin nga varri. Ne pyesim: "Nė qoftė se ai e lėvizi trupin, pse nuk i lėvizi edhe rrobat?" Tė gjithė duhet tė pranojmė faktin se, nė qoftė se Jozefi e lėvizi trupin, do t’i duhej ta bėnte nė fshehtėsi. Nėse ishte bėrė nė fshehtėsi, pse nuk e rrokullisėn pėrsėri gurin nė vendin e tij?

4. Teoria e gruas sė gabuar. Kjo teori thotė se gruaja e ka keqkuptuar atė qė i ka thėnė ai burri nė varr. Ne e kundėrshtojmė kėtė, duke thėnė qė Fjala nuk deklaron kėshtu, dhe Fjala ėshtė i vetmi autoritet apo dėshmi qė kemi.

5. Teoria e mashtrimit tė paramenduar. Kjo hamendje bazohet tek ideja qė Krishti nuk vdiq, por qė Atij i ra tė fikėt nė kryq dhe u ripėrtėri nė varr nga ajri i freskėt. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė ku shkoi Ai? Pėrderisa Ai ishte objekt interesi pėr gjithė popullsinė, me siguri Ai do tė ishte njohur dhe pranuar ose do tė ishte kundėrshtuar haptas.

6. Teoria e rreme. Kjo "teori" thekson se apostujt i gėnjyen dhe i mashtruan ata qė dėgjonin. Megjithatė tė gjithė apostujt, pėrveē Gjonit, gjetėn vdekjen si martirė. Pse? Pėr shkak tė pėrkushtimit tė tyre ndaj Krishtit dhe ringjalljes sė Tij. A do t’i flijonin jetėt e tyre pėr njė gėnjeshtėr? Sigurisht qė jo!

7. Teoria e vetėmashtrimit. Me fjalė tė tjera, ky spekullim deklaron qė apostujt kishin njė iluzion. Kjo do tė thotė se ata menduan qė Ai u ringjall prej sė vdekurish dhe vazhduan duke menduar pėr tė, derisa pas njė farė kohe e besuan kėtė iluzion. E dimė nga pėrvoja njerėzore qė vetėmashtrimet zhduken shumė shpejt dhe ne mund tė shohim qartė realitetin. Apostujt nuk mund ta mashtronin veten shumė gjatė.

8. Teoria e halucinacioneve. Kjo ide supozon se ata menduan qė me tė vėrtetė e kishin parė Shpėtimtarin e ringjallur, nė njė kohė qė ky ishte thjesht njė trillim i shkaktuar nga tensioni dhe entuziasmi. A mund tė pėrfytyroni Pjetrin nė kllapi dhe Thomain me shpėrthime emocionesh?

9. Teoria e kujtesės. Kjo teori pohon qė apostujt ikėn pėr nė Samari dhe, ndėrsa ishin vetėm nė kėtė vend, filluan tė mendojnė se Jezusi ėshtė ende me ta. Kjo ėshtė pika ku marrim idenė qė Ai u ringjall prej sė vdekurish. Megjithatė Shkrimet, deklarojnė se ata qėndruan nė Jeruzalem me dyer tė mbyllura derisa Ai iu shfaq atyre.

10. Teoria e keqkuptuar. Ky arsyetim pranon qė Shpėtimtari vdiq, por thekson qė apostujt predikuan ringjalljen e Frymės sė Tij dhe jo tė trupit tė Tij. Megjithatė njerėzit e keqkuptuan. Fjala "ringjallje" nuk lidhet ndonjėherė me frymėn, por me trupin, sepse fryma nuk vdes kurrė.

11. Teoria e vizionit frymėror. Ky supozim mbėshtetet nė idenė qė apostujt panė diēka qė, sipas kėsaj teorie, ishte vetėm njė vizion mashtrues dhe jo Zoti. Djalli i kishte mashtruar ata. Ringjallja e Krishtit, qoftė gėnjeshtėr apo e vėrtetė, ishte diēka qė djalli nuk do tė donte qė ata ta besonin. Krishti vetė e hedh poshtė kėtė argument duke deklaruar, pas ringjalljes sė Tij qė "njė frymė nuk ka mish dhe kocka".

12. Teoria e binjakėve. Ata qė e shpallin kėtė teori, thonė qė Krishti kishte njė binjak dhe qė tre ditė pasi Ai u kryqėzua dhe u varros, vėllai i tij u shfaq duke deklaruar se ishte Krishti i ringjallur prej sė vdekurish. Ne do tė pyesim: "Ku ishte fshehur pėr tridhjetė e tre vjet ky vėlla binjak?"

D. Provat e ringjalljes.                                              

1. Varri i boshatisur. Ungjilli deklaron se njerėzit kishin dy mendime nė lidhje me ringjalljen e Tij. Njė grup, i pėrbėrė nga jobesimtarė, tha qė dikush e vodhi trupin e Tij; grupi tjetėr theksonte se Ai ishte ringjallur me anė tė Fuqisė Hyjnore. Varri bosh vėrteton kėtė tė dytėn. Njė patrullė romake e pėrbėrė nga gjashtėdhjetė burra, ku secili kishte katėr grupe me nga pesėmbėdhjetė ushtarė, ishte caktuar tė ruante varrin. Ēdo grup e ruajti varrin pėr njė kohė prej gjashtė orėsh. Patrulla kishte marrė urdhėr ta ruante varrin nga vjedhja e trupit tė Krishtit. Armiku nuk donte qė trupi tė vidhej. E donin tė varrosur. Ne e dimė qė apostujt nuk e vodhėn, sepse ishin tė frikėsuar. Madje, me kryqėzimin e Tij, ata u larguan me vrap. Ushtarėt u paguan nga jobesimtarėt pėr tė dhėnė dėshmi tė rreme. A nuk ėshtė e veēantė qė priftėrinjtė hebrenj nuk i pėrndoqėn ushtarėt? Nė rast tė kundėrt, trupi me tė vėrtetė do tė ishte vjedhur. Nėse dishepujt e kishin vjedhur trupin, a nuk do tė mundoheshin nga priftėrinjtė derisa ta pranonin njė punė tė tillė? Pse nuk bėnė gjė priftėrinjtė? Thjesht sespe ata nuk e besonin historinė.

Varri ishte i ri dhe kishte vetėm njė trup nė tė, prandaj nuk ka dyshim aspak se kush u ringjall kur u boshatis varri. Ishte i gdhendur nė gurė, shkėmb i vėrtetė nga prapa, sipėr, poshtė dhe nė anė. Nuk kishte asnjė hyrje tjetėr.

2. Rrobat e palėvizura tė varrit. Nė Lindje, trupat e njerėzve tė vdekur mbėshtillen me rroba varri nga qafa deri tek kėmbėt, ashtu siē veprohet me mumjet egjiptiane. Koka mbėshtillet me njė shami. Kur kjo mbėshtjellje bėhej mirė, trupi vihej nė njė parmak tė ngritur. Kur Pjetri erdhi brenda pėr tė parė rrobat e varrit, pa qė ato ishin tė palėvizura. Trupi i Krishtit kishte dalė nga gjithė ato rroba pa kėputur asnjė fije. Rrobat dukeshin ende sikur ishin tė mbėshtjella rreth trupit, veē trup nuk kishte.

Pėr sa i pėrket varrit, dera nuk ishte hapur nė mėnyrė qė tė dilte Krishti. Ai tashmė kishte dalė! Ai doli nga varri, ashtu siē doli edhe nga rrobat nė varr. Ai kishte dalė nga varri shumė mė pėrpara se tė rrokullisej guri. Rojet kishin qenė duke ruajtur njė varr bosh, tė vulosur, pėrreth dymbėdhjetė orė.

3. Shfaqjet e Krishtit. Tek 1 Korintasve 15:1-11 kemi tė shkruar numrin e dėshmitarėve qė panė Zotin, Shpėtimtarin e ringjallur. Ky numėr nuk i pėrfshin gratė. Numri mė i lartė i dėshmitarėve qė kėrkohet pėr tė vendosur njė tė vėrtetė nė vendet perėndimore ėshtė shtatė, njė pėr vrasėsin, dy pėr tradhti, tre pėr njė dėshirė ose amanet dhe shtatė pėr njė testament gojor. Numri i dėshmitarėve i regjistruar nė Fjalėn e Perėndisė, ėshtė mbi pesėqind. Sigurisht, sipas shkencės sė drejtėsisė, ka fakte tė mjaftueshme qė Ai u ringjall prej sė vdekurish.

4. Karakteri i Krishtit. Nė lidhje me ringjalljen e Tij, nuk nevojitet provė mė e madhe sesa karakteri i Tij. A mund tė mendosh qė njė fund kaq i turpshėm do t’i vinte Atij qė ishte i Pėrsosuri?! Sigurisht, Perėndia nė drejtėsinė e Tij nuk do ta kishte lejuar qė i vetmi njeri pa mėkat tė mbetej nė varr.

5. Besėlidhja e re. Njėzet e shtatė librat qė pėrbėjnė Dhiatėn e re janė pasoja dhe shkaku ėshtė Krishti i ringjallur. Pa Krishtin e ringjallur, nuk do tė kishte patur ndonjė Dhiatė tė Re. Vdekja e Krishtit i kishte mjeruar krejt dishepujt. Besimi i tyre ishte tundur. Nė qoftė se Krishti nuk do t’u ishte shfaqur, ata nuk do tė kishin shkruar kurrė pėr Tė. Historia e jetės sė Tij doli nga ringjallja.

6. Kisha e apostujve. Apostujt filluan tė predikojnė nė Jeruzalem vetėm shtatė javė pas kryqėzimit. Tamam, atje, nė Jeruzalem, ku Jezusi ishte kryqėzuar dhe varrosur, apostujt e shpallėn Krishtin tė ngjallur prej sė vdekurish. Nė qoftė se Krishti nuk do tė ishte ringjallur, armiqtė mund tė kishin sjellė trupin, sepse ata e kryqėzuan. Heshtja e judenjve ishte provė aq e fortė sa edhe shkrimet e dishepujve.

7. Dishepujt e transformuar. Ringjallja solli njė transformim pėr dishepujt. Pak mė parė ata e kishin parė Krishtin duke vdekur, prandaj besimi i tyre ishte tundur. Dy nga ata thanė: "Por ne kishim shpresė se ky do tė ishte ai qė do tė ēlironte Izraelin". Kėto janė fjalė tė mjerueshme dhe jo fjalė shprese. I gjithė besimi tani kishte vdekur. Ata takoheshin me dyer tė mbyllura, tė frikėsuar, tė tmerruar pėr jetėt e tyre, kur Zoti u shfaq. Ishte e vėshtirė t’i bindje pėr ringjalljen e Tij, megjithėse Ai u shfaq me tė vėrtetė pėrpara tyre, por, kur u bindėn, asgjė nuk mund t’i ndryshonte ata.

Po Thomai, dyshuesi? Ai nuk ishte i pranishėm nė shfaqjen e parė tė Krishtit pėrpara dishepujve tė Tij, prandaj dyshoi. Unė jam i gėzuar qė Thomai dyshoi, sepse tani jam i liruar nga dyshimi. Mosbesimi i tij u hoq me shfaqjen e dytė tė Shpėtimtarit; si rrjedhim, tė gjitha dyshimet tona nė lidhje me ringjalljen e Tij duhet tė zhduken.

8. Kthimi i Palit nė besim. Kisha nuk njohu ndonjė armik mė tė madh se Saulin e Tarshishit. Ai ishte njė individ i njohur nė judaizėm, qė i pėrkiste sektit tė farisenjve, tė cilėt besonin nė ringjalljen e tė vdekurve nė tė ardhmen, por nė asnjė mėnyrė nė ringjalljen e Jezusit. Ēfarė e ndėrroi kėtė pėrndjekės tė tmerrshėm tė kishės nė njė predikues tė fuqishėm tė Krishtit? Ringjallja e Krishtit! Qė nga dita nė rrugėn e Damaskut, ai kurrė nuk dyshoi nė ringjalljen. Ai vuajti nė duart e njerėzve tė vendit tė tij dhe nė gjykatat e huaja pėr shkak tė besimit nė ringjalljen e Krishtit.

9. Pėrvoja e krishterė. Qė nga momenti qė rilindemi, nė zemrat tona futet shpresa qė mėkatet tona janė hequr dhe qė ringjallja jonė ėshtė siguruar. Kjo shpresė mund tė sigurohej vetėm nga njė Shpėtimtar i ringjallur. Ne nuk jemi tė shpėtuar nga mėkatet tona nga njė nėnė e gjallė, as nga njė jude i vdekur, por nga njė Zoti i gjallė.

10. Dėshmia e ungjillit. Ungjijtė u shkruan ose diktuan nga dėshmitarė "tė paracaktuar nga Perėndia, neve, qė hėngrėm dhe pimė me tė, mbasi ai u ngjall se vdekuri" (Veprat 10:41). Duke lexuar ungjijtė, vėmė re hollėsirat, fjalėt dhe frazat, qė na vėrtetojnė se sa natyrore dhe tė vėrteta me jetėn janė dėshmitė.

E. Rezultaet e ringjalljes.

1. Nė lidhje me vetė Krishtin.

a. Ishte vula e pranimit tė Atit tė Tij. Me fjalė tė tjera, flijimi i Krishtit ishte i mjaftueshėm dhe i pranuar nga Perėndia, dhe kjo ishte si njė "amen" nga Ai, kur i Biri tha "u krye".

b. Ishte shenja e birnisė sė Tij hyjnore. Krishti ishte "deklaruar Biri i Perėndisė nė fuqi, sipas Frymės sė shenjtėrisė nėpėrmjet ringjalljes prej sė vdekurit" (Romakėve 1:4). Duke qenė i kryqėzuar nė kryq, u mallkua nga Perėndia. Perėndia nuk do ta linte Birin e Tij tė mallkuar, prandaj e ringjalli Atė prej sė vdekurish.

c. Ishte shpalosja e fitores sė Tij.

(1) Mbi Djallin. Ne qoftė se vetėm Djalli do ta kishte mbajtur Atė nė varr, fitorja e plotė do t’i pėrkiste Satanit. Megjithatė Krishti u ringjall nga tė vdekurit, duke garantuar shpėtimin pėr ēdo shpirt qė beson. Besimtari urdhėrohet qė tė vishet me gjithė armatimin e Perėndisė, me qėllim qė tė pėrballojė shigjetat e djallit. Njė pjesė e atij armatimi ėshtė helmeta e Shpėtimit.

(2) Mbi vdekjen. "Edhe pėr pak kohė dhe bota nuk do tė mė shohė mė, por ju do tė mė shihni; sepse unė jetoj, edhe ju do tė jetoni. Atė ditė do tė mėsoni se unė jam nė Atin tim, dhe se ju jeni nė mua dhe unė nė ju" (Gjoni 14:19-20). Shihni gjithashtu 2 Timoteu 1:10.

d. Ishte njė shembull i mosprishjes. Qėllimi dhe hiri i Perėndisė "u shfaq tani me anė tė dukjes sė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht, qė e prishi vdekjen dhe nxori nė dritė jetėn dhe pavdekėsinė me anė tė ungjillit" (2 Timoteu 1:10).

2. Nė lidhje me besimtarin.

a. Vėrteton shfajėsimin e Tij. "Jezusi Zoti ynė … i cili u dha pėr shkak tė fyerjeve tona dhe u ringjall pėr justifikimin tonė" (Romakėve 4:25).

b. Ilustron fuqinė e Tij. Pali u lut qė Perėndia do t’u jepte efesianėve "Frymėn e diturisė dhe tė zbulesės, nė njohurinė e tij, dhe t’u ndriēojė sytė e mendjes suaj, qė tė dini cila ėshtė shpresa e thirrjes sė tij, cilat janė pasuritė e lavdisė sė trashėgimisė sė tij nė shenjtorėt dhe cila ėshtė madhėshtia e jashtėzakonshme e fuqisė sė tij ndaj nesh, qė besojmė sipas veprimit tė forcės sė fuqisė sė tij, tė cilėn e vuri nė veprim nė Krishtin, duke e ringjallur prej sė vdekurish dhe duke e vėnė tė ulej nė tė djathtėn e tij nė vendet qiellore" (Efesianėve 1:17-20).

c. Siguron njė kryeprift. "Prandaj edhe mund tė shpėtojė plotėsisht ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė, sepse gjithmonė rron tė ndėrmjetėsojė pėr ta" (Hebrenjve 7:25). Shihni gjithashtu Romakėt 8:34, Hebrenjve 3:1 dhe 7:22.

d. Shkakton njė shpresė tė gjallė. "Qoftė bekuar Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, i cili me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė ringjalljes sė Jezus Krishtit prej sė vdekurish, pėr njė trashėgim tė paprishėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr ju" (1 Pjetri 1:3-4).

e. Siguron ringjalljen tonė. "Duke ditur se ai qė e ringjalli Zotin Jezus, do tė na ringjallė edhe ne nėpėrmjet Jezusit dhe do tė na paraqesė bashkė me ju" (2 Korintasve 4:14).

3. Nė lidhje me botėn.

a. Jep dėshmi pėr tė vėrtetėn e Tij. Gjithēka qė Ai foli, u vėrtetua me anė tė ringjalljes sė Tij, sepse Perėndia nuk do tė ngrinte njė gėnjeshtar prej sė vdekurish dhe ta shpallte atė si Birin e Tij. Veprimi vėrtetoi mėshirėn e Tij.

b. Jep dėshmi pėr ringjalljen mbarėbotėrore. "Sepse ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ringjallen nė Krishtin" (1 Korintasve 15:22).

c. Jep dėshmi pėr gjykimin e botės. "Sepse ai ka caktuar njė ditė nė tė cilėn do tė gjykojė me drejtėsi botėn me anė tė atij njeriu tė cilin ai e ka caktuar; dhe pėr kėtė u ka dhėnė tė gjithėve njė provė tė sigurt, duke e ringjallur prej tė vdekurit" (Veprat 17:31).


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"