II. Hyjnia e Frymës së Shenjtë

Ai është një person hyjnor. Ai është Perëndi! Ai është i barabartë me Atin dhe Birin, i përjetshëm bashkë me Atin dhe Birin dhe jeton bashkë me Atin dhe Birin. Megjithatë Ai është i emëruar si personi i tretë i Trinisë. Në jetët tona, mund të ketë njerëz të barabartë në status, por janë të varur nga të tjerët në pozitë. Është e njëjta gjë edhe me Frymën e Shenjtë. Si një qenie, Ai është i barabartë me Atin dhe Birin, por në pozitë Ai eshtë i varur tek Ati dhe i jep përparësi Birit. Mbajeni mend mirë që nuk ka xhelozi në Hyjninë.

A. Ai është identifikuar si Hyjni i Dhiatës së Vjetër.

Jezusi i Dhiatës së Re është Perëndia (Jehova) i Dhiatës së Vjetër edhe Fryma e Shenjtë e Dhiatës së Re është Jehova i Dhiatës së Vjetër. "Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve, thotë Zoti: 'Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im'" (Jeremia 31:33). "Sepse me një ofertë të vetme, ai bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen. Por edhe Fryma e Shenjtë na dëshmon; sepse mbasi pat thënë më parë: 'Kjo është besëlidhja që unë do të të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'" (Hebrenjve 10:14-16).

B. Ai është quajtur Perëndi.

1. Në Veprat 5:3-4. "Por Pjetri i tha: 'Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymë e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës? Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!'". Anania dhe Safira vdiqën menjëherë sepse gënjyen Frymën e Shenjtë. Ata gënjyen në kohën e shenjtërimit të gjërave. Ata nuk vdiqën sepse mbajtën paratë e tyre, por sepse ata deklaruan që kishin dhënë gjithçka. Ata gënjyen kishën, pra, edhe Frymën e Shenjtë.

2. Në 1 Korintasve 3:16. "A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?" Ne jemi tempulli i Perëndisë sepse Fryma banon brenda nesh.

3. Në 2 Korintasve 3:17. "Sepse Zoti është Fryma dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria".

C. Ai zotëron tipare hyjnore.

1. Gjithëfuqishmëri. "Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: 'Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë'" (Luka 1:35).

2. Gjithëdijshmëri. "Sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë" (1 Korintasve 2:10). Shihni gjithashtu Luka 2:25-32.

3. Kudopranishmëri. "Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se e shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë" (Psalmi 139:7-10).

4. Përjetshmëri. "Sa më tepër gjaku i Krishtit, i cili nëpërmjet Frymës së përjetshme ia dha veten e Vet të panjollosur Perëndisë, do të pastrojë ndërgjegjen tonë nga veprat që çojnë në vdekje, që ne t'i shërbejmë Perëndisë së gjallë?" (Hebrenjve 9:14, CHC).

5. Dashuri. "Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezus Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua" (Romakeve 15:30).

6. Shenjtëri. "Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit" (Efesianëve 4:30).

D. Ai kryen veprat e Perëndisë.

1. Krijimi. "Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave" (Zanafilla 1:1-2). "Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut" (Psalmi 104:30). "Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë" (Jobi 33:4).

2. Përtëritja. "Jezusi iu përgjigj dhe tha: 'Në të vërtetë, në të vërtetë po të them që nëse një nuk ka rilindur nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë' … Jezusi u përgjigj: 'Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë. Mos u mrekullo që të thashë: <<Duhet të lindni përsëri>>. Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen dhe ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma'" (Gjoni 3:3-8).

3. Ringjallja. "Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t'ju japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju" (Romakëve 8:11).

4. Shndërrimi. "Nëse Krishti është në ju, trupi patjetër është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë" (Romakëve 8:10).

5. Shpëtimi. "Por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë" (1 Korintasve 6:11).

E. Ai ushtron sovranitetin e Perëndisë.

"Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë" (1 Korintasve 12:11). Shihni gjithashtu Zakaria 4:6.

F. Ai duhet të njihet si Perëndi.

1. E paraqitur në Dërgimin (misionin) e Madh. "Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: 'Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen'" (Mateu 28:18-20).

2. E paraqitur në bekimin apostullor. "Hiri i Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen" (2 Korintasve 13:13).

3. E paraqitur nga emërimet biblike. "Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave" (Zbulesa 3:22).

4. E paraqitur nga veprimtaria e kishës. "Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë. Ka edhe larmi shërbimesh, por i njëjti Zot. Dhe ka larmi veprimtarish por është i njëjti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë" (1 Korintasve 12:4-6).

G. Duhet të mbështetemi tek Ai si tek Perëndia.

"Tani kur t'ju çojnë për t'ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë" (Marku 13:11). Shihni gjithashtu Romakët 8:26.

H. Mund të mëkatosh kundër Tij, pra, kundër Perëndisë.

"Por Pjetri i tha: 'Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës? Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!'" (Veprat e Apostujve 5:3-4).


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"