III. Natyra e Perėndisė

A. Pėrkufizimet pėr Perėndinė.

1. Pėrkufizimet biblike.

a. Perėndia ėshtė Frymė. "Perėndia ėshtė Frymė dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn" (Gjoni 4:24).

b. Perėndia ėshtė dritė. "Dhe ky ėshtė mesazhi qė dėgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perėndia ėshtė dritė dhe nė Tė nuk ka kurrfarė errėsire" (1 Gjoni 1:5).

c. Perėndia ėshtė dashuri. "Ai qė nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė dashuri" (1 Gjoni 4:8).

d. Perėndia ėshtė njė zjarr qė konsumon. "Sepse Perėndia ynė ėshtė njė zjarr qė konsumon" (Hebrenjve 12:29).

2. Pėrkufizimet teologjike.

a. Katekizmi Westminster: "Perėndia ėshtė njė Frymė, i pafund, i pėrjetshėm dhe i pandryshueshėm nė qenien, menēurinė, fuqinė, shenjtėrinė, drejtėsinė, mirėsinė dhe nė tė vėrtetėn e Tij".

b. Dr. Strong: "Perėndia ėshtė Fryma e pafund dhe e pėrsosur, burimi i tė gjitha gjėrave, mbėshtetja e tė gjitha gjėrave dhe fundi i tė gjitha gjėrave".

c. Andrew Fuller: "Perėndia ėshtė shkaku i parė dhe fundi i fundit i tė tė gjitha gjėrave".

d. Ebrards: "Perėndia ėshtė burimi i pėrjetshėm i gjithė asaj qė ėshtė e pėrkohshme".

B. Spiritualiteti (tė qenit Frymė) i Perėndisė.

1. Thelbi i Tij. Ai ėshtė njė Qenie Frymėrore ("Perėndia ėshtė njė Frymė", Gjoni 4:24), i padukshėm ("i cili ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm", Kolosianėt 1:15a). Ē'ėshtė fryma? Fryma ėshtė njė qenie pa mish dhe kocka. "Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam" (Luka 24:39). Njė frymė ka njė trup, njė trup frymėror, por jo njė trup natyror apo material. Perėndia nuk mund tė vėshtrohet nga syri njerėzor. Askush nuk e ka parė Perėndinė nė thelbin ė Tij tė mirėfilltė. "Askush s'e pa Perėndinė kurrė, i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t'Et, ėshtė Ai qė e ka bėrė tė njohur" (Gjoni 1:18).

2. Shfaqjet e Tij. Megjithėse Perėndia, nė thelbin e Tij tė vėrtetė, nuk ėshtė parė ndonjėherė, Ai e ka shfaqur Vetveten dhe Personin e Tij tek njerėzit nė forma tė ndryshme. Shkrimi pyet: "'Me kė kėrkoni, pra, tė mė ngjasoni, qė tė jem baras me tė?', thotė i Shenjti" (Isaia 40:25). Njeriu nuk mund ta njohė Perėndinė, perveēse nė mėnyrėn qė Ai ėshtė shfaqur. A nuk jemi ne tė gėzuar qė Perėndia ėshtė shfaqur nė Birin e Tij? Krishti ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė, por Antikrishti do tė jetė njė imitim.

Nganjėherė duket sikur ka kundėrshtime nė Bibėl, pasi nė disa vende thuhet qė njerėzit e kanė parė Perėndinė. "Kėshtu Zoti flistė me Moisiun ballė pėr ballė" (Eksodi 33:11); "Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn, dhe panė Perėndinė e Izraelit" (Eksodi 24:9-10). Nė vende tė tjera Bibla thotė se ėshtė e pamundur ta shohėsh Perėndinė. "Dhe akoma tha: 'Ti nuk mund tė shikosh fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe tė jetojė'" (Eksodi 33:20). Nė tė vėrtetė, njeriu nuk e ka parė kurrė fytyrėn e Perėndisė nė thelbin e vėrtetė tė Tij, por ka parė fytyrėn e Tij dhe ka folur gojė mė gojė me Tė, kur Perėndia ėshtė shfaqur nė njė formė tjetėr, jo nė thelbin e Tij tė vėrtetė. "Me tė unė flas sy pėr sy …" (Numrat 12:8a).

Ne dimė njė gjė, qė Fryma e Shenjtė mund tė shfaqet nė njė formė tė dukshme. "Dhe Gjoni dėshmoi duke thėnė: 'E pashė Frymėn duke zbritur nga qielli si njė pėllumb dhe ndenji mbi tė'" (Gjoni 1:32). Nė pagėzimin e Zotit Jezus, Gjoni pa njė formė tė Frymės, por jo Frymėn vetė dhe, sidoqoftė, Fryma u shfaq.

Perėndia ėshtė shfaqur nė shumė mėnyra, ndėr tė cilat veēojmė:

a. Nė forma krijese. Me kėtė nuk nėnkuptojmė qė Perėndia u shfaq nė formėn e ndonjė kafshe, por nė formėn e qenieve njerėzore. Zanafilla 3:8 dhe 12:7 e illustrojnė kėtė mė sė miri. "Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopėsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit" (Zanafilla 3:8). "Atėherė u shfaq Zoti pėrpara Abramit dhe i tha: 'Unė do t'ua jap kėtė vend pasardhėsve tė tu'. Atėherė Abrami i ndėrtoi aty njė altar Zotit qė i ishte shfaqur" (Zanafilla 12:7). Shihni gjithashtu Zanafilla 16:7,10,13; Eksodi 24:9-11; Zanafilla 18:1-16; Gjyqtarėt 13:22-23; Zanafilla 32:24-30.

Perėndia ėshtė shfaqur edhe si Engjėlli i Zotit. "Engjėlli i Zotit zė vend rreth atyre qė kanė frikė prej tij dhe i ēliron" (Psalmi 34:7). "Engjėlli i Zotit i tha akoma: 'Ja, ti je me barrė dhe do tė lindėsh njė djalė dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhėrimin tėnd'" (Zanafilla 16:11). Njė marrėveshje ėshtė arritur nga shumica e studiuesve biblikė qė Engjėlli i Zotit nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse vetė Zoti Jezus.

b. Nė forma materiale. Njeriu nuk mund ta shihte Perėndinė, prandaj Perėndia u shfaq nė forma, nėpėrmjet tė cilave Ai ka folur dhe e ka udhėhequr njeriun. Njė formė e tillė ishte ferrishtja qė digjej: "Zoti vuri re qė ai ishte zhvendosur pėr tė parė, dhe Perėndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: 'Moisi, Moisi!'. Ai u pėrgjigj: 'Ja ku jam'" (Eksodi 3:4). Njė formė tjetėr ishte kolona e resė dhe kolona e zjarrit: "Dhe Zoti shkonte para tyre, ditėn nė njė kolonė resh pėr t'i udhėhequr nė rrugė, dhe natėn nė njė kolonė zjarri pėr t'u bėrė atyre dritė, qė tė mund tė ecnin ditėn dhe natėn" (Eksodi 13:21).

c. Nė personin e Jezus Krishtit. Ne themi pėrsėri qė jemi tė gėzuar qė Perėndia shfaqet vetėm nė Birin e Tij, Jezus Krisht! Zoti nuk shfaqet nė njė avull, por tashmė nė njė formė njerėzore: "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė dhe Fjala ishte Perėndi … dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir dhe tė vėrtetė" (Gjoni 1:1, 14). Shikoni gjithashtu 1 Timoteu 3:16 dhe Hebrenjve 1:3.

C. Personaliteti i Perėndisė.

Perėndia ėshtė person, qė ka vetėndėrgjegje, vetėvendosje dhe pushtet. Njerėzit kanė shumė ide tė zbehta pėr Perėndinė. Ata e mendojnė Atė si njė forcė, njė fuqi ose njė ndikim, por ėshtė e pamundur tė kesh miqėsi me njė forcė apo ndikim. Fjalėt e Zotit tonė Jezus, ndėrsa ecte nė kopėsht, sugjerojnė miqėsi me Perėndinė: "Por tani unė po vij te ti dhe i them kėto gjėra nė botė, qė gėzimi im tė bėhet i plotė nė ta" (Gjoni 17:13). Shikoni pėr kėtė Eksodi 3:14 dhe 1 Korintasve 2:11. Personaliteti nuk duhet ngatėrruar asnjėherė me paraqitjen. Substanca nuk ka tė bėjė fare me personalitetin. Personaliteti i Perėndisė mund tė shihet:

1. Nė emra. <<Perėndia i tha Moisiut: 'UNĖ JAM AI QĖ JAM'. Pastaj tha: 'Do t'u thuash kėshtu bijve tė Izraelit: "UNE JAM-i mė ka dėrguar tek ju"'>> (Eksodi 3:14). Fjalėt UNĖ JAM AI QĖ JAM sugjerojnė personalitet.

2. Nė kontraste. Me kėtė nėnkuptojmė qė Bibla e vė tė vetmin Perėndi pėrballė perėndive tė paganėve: "Ju u kthyet nga idhujt tek Perėndia, pėr t'i shėrbyer Perėndisė sė gjallė dhe tė vėrtetė" (1 Thesalonikasve 1:9). Shihni gjithashtu Jeremia 10:16 dhe Veprat 14:15.

3. Nė tipare. Ajo qė ėshtė karakteristike pėr Perėndinė, quhet tipar. Personalitetin e pėrcakton ajo ēfarė Ai bėn, p.sh:

a. Perėndia brengoset. Vetėm njė person mund tė brengoset: "Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet" (Zanafilla 6:6).

b. Perėndia pendohet. Nė shkrimin e mėsipėrm (Zanafilla 6:6) vėmė re qė Perėndia pendohet. 1 Samueli 15:29 thotė: "Lavdia e Izraelit nuk do tė gėnjejė dhe nuk do tė pendohet, sepse ai nuk ėshtė njeri qė pendohet". Kėtu njė pjesė e Shkrimit thotė qė Perėndia pendohet, njė tjetėr pjesė thotė qė nuk pendohet. Cila ėshtė pėrgjigjja? Kur njeriu pendohet, ai pendohet pėr njė vepėr morale, por kur Perėndia pendohet, Ai pendohet pėr ndonjė akt gjyqėsor. Qėndrimi i Zotit ndaj mėkatit nuk ndryshon kurrė. Merrni rastin e Jonas dhe Ninivės. Ninive u pendua. Ata ndryshuan mendje dhe karakter. Megjithatė Perėndia nuk e ndryshoi mendjen e Tij. Ai nuk e ndryshoi qėndrimin ndaj mėkatit. Pėrderisa Niniva ishte penduar, atėherė nuk kishte nevojė pėr ndonjė gjykim ndaj mėkatit. Mėkatet e tyre ishin rrėfyer dhe falur tashmė.

c. Perėndia do. "Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e Tij tė vetėmlindur, qė kushdo qė beson nė Tė, tė mos humbasė por tė ketė jetė tė pėrjetshme" (Gjoni 3:16). "Unė tė gjithė ata qė i dua i qortoj dhe i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu" (Zbulesa 3:19). Vetėm njė personalitet mund tė tė dojė.

d. Perėndia urren. "Zoti i urren kėto gjashtė gjėra, madje shtatė janė tė neveritshme pėr Tė" (Fjalėt e urta 6:16).

e. Perėndia dėgjon. Psalmi 94:9-10: "Ai qė ka vėnė veshin, a nuk dėgjon? Ai qė ka formuar syrin a nuk shikon. Ai qė ndreq kombet, a nuk do t'i dėnojė ata, ai qė i mėson diturinė njeriut, a nuk do tė dijė ai?"

4. Nė veprime.

a. Perėndia krijon. "Nė fillim Perėndia krijoi qiejtė dhe tokėn" (Zanafilla 1:1). Shihni edhe Isaia 45:18.

b. Perėndia jep (siguron). "Tė gjithė presin qė ti t'jua japėsh ushqimin nė kohėn e duhur. Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorėn dhe ngopen me tė mira. Ti fsheh fytyrėn tėnde dhe ata hubmasin fare; ti heq frymėn dhe ata vdesin duke u kthyer pėrsėri nė pluhurin e tyre. Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut" (Psalmi 104:27-30). Nevojat materiale tė krejt kėsaj bote shihen dhe plotėsohen nga Perėndia.

c. Perėndia ngre nė pėrgjegjėsi. Disa njerėz duket qė janė tė shtyrė pak mė pėrpara sesa disa tė tjerė. Bota ka njė emėr pėr kėtė dhe ky emėr ėshtė: fat. Por pėrgjigjja e saktė ėshtė: Perėndia! Mbretėrit marrin pushtet nga Ai, pastorėt marrin pėrgjegjėsitė e tyre prej Tij dhe burrat i marrin bashkėshortet e tyre prej Tij. E gjithė pėrkrahja vjen nga Perėndia. "Sepse lėvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perėndimi, as edhe nga shkretėtira. Sepse Perėndia ėshtė ai qė gjykon, ai ul njėrin dhe ngre tjetrin" (Psalmi 75:6-7).

d. Perėndia kujdeset. Perėndia ka njė zemėr dhe vetėm njė person mund tė ketė zemėr. Perėndia merakoset: "Pėruluni, … dhe gjithė merakun tuaj hidheni mbi tė, sepse ai merakoset pėr ju" (1 Pjetri 5:6-7).

D. Trinia e Perėndisė.

1. Trinia nė personalitet. Me anė tė kėsaj nėnkuptojmė qė Perėndia ėshtė tre nė njė. Ka disa gabime nė lidhje me Trininė. Disa ngrihen nga padituria dhe disa me qėllim.

Njė arsye qė besojmė se Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė, ėshtė se nė tė gjendet doktrina e Trinisė. Nėse njeriu do ta kishte shkruar Biblėn, ai do ta linte jashtė Trininė, sepse Trinia ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u kuptuar nga njeriu. Mendja e kufizuar e njeriut nuk mund ta rrokė atė. E vetmja gjė qė njė bir i Perėndisė mund tė bėjė, ėshtė ta pranojė me besim dhe tė qėndrojė mbi atė qė thotė Perėndia pėr Trininė. Edhe pse ne nuk mund tė kuptojmė gjithēka pėr Trininė, kjo nuk ėshtė shenjė qė Trinia nuk ėshtė e vėrtetė.

Njė ide e gabuar thotė se janė tre individė nė Hyjninė. Por mos harroni, Perėndia nuk ėshtė Triadė.

Njė ide tjetėr e gabuar ėshtė qė Trinia ėshtė vetėm njė Person, i cili ėshtė shfaqur nė tre. Kjo do tė thotė qė janė tri thelbe nė njė Person, pra, nė Jezus Krishtin. Ati dhe Fryma e Shenjtė janė vetėm shfaqje.

Njė mendim tjetėr, madje shumė blasfemues, e mohon Trininė krejtėsisht dhe, si rrjedhim, i bėn Birin dhe Frymėn e Shenjtė krijesa tė Perėndisė, tė cilėt erdhėn nė jetė pas Perėndisė. Me fjalė tė tjera, ata qė e mbrojnė kėtė teori tė gabuar, deklarojnė se ka qenė njė kohė kur Biri i Perėndisė nuk ishte fare. Ata pėrdorin kėtė arsyetim: "Njė bir nuk mund tė jetė aq i vjetėr sa babai. Njė baba gjithmonė duhet tė ekzistojė para tė birit, me qėllim qė ta ketė atė si bir. Perėndia ėshtė Ati i Birit tė Perėndisė dhe, si rrjedhim, Ati duhet tė ketė qenė para Birit, me qėllim qė ta ketė Bir". Kėtij arsyetimi ne i pėrgjigjemi kėshtu: "Nė qoftė se njė person deklaron qė ėshtė atė dhe ka qenė baba pėr dhjetė vjet, atėherė e dimė se ai ka njė fėmijė prej dhjetė vjetėsh. Njė njeri nuk mund tė jetė baba pa patur fėmijė. Njė njeri qė ka qenė baba pėr dhjetė vjet, ka njė fėmijė pėr dhjetė vjet me radhė. Kėshtu edhe me Hyjninė: Perėndia ėshtė Ati i Pėrjetshėm, atėherė ai duhet tė ketė patur njė Bir tė Pėrjetshėm!"

Doktrina e trinisė ėshtė njė doktrinė e pastėr zbulese nga Perėndia. Kujtoni qė ne adhurojmė jo tri Perėndi, por njė Perėndi: Atin, Birin dhe Frymėn e Shenjtė.

Ėshtė e pamundur tė japėsh shembuj praktikė tė Trinisė. Disa marrin shembullin e gjethes me tre ndarje. Tė tjerėt marrin ujin si shembull: ujė nė gjendjen normale qė, kur ngrohet, jep avull dhe, kur ngrihet, bėhet akull. Por kjo akoma nuk ėshtė e qartė. Sepse Perėndia ėshtė Tre nė Njė! Prandaj ne propozojmė se ilustrimi mė i mirė ėshtė vetė njeriu: trupi, shpirti dhe fryma. Njeriu nuk ėshtė tre persona, por ėshtė njė person tre nė njė. Ai mund tė kėtė tri gjėra qė kanė lidhje me ēdonjėrėn veēas; ushqim pėr trupin, muzikė pėr shpirtin dhe adhurim pėr frymėn, megjithatė tė tria kėto gjėra i drejtohen tė njėjtit person.

Rrezet e diellit mund tė pėrdoren si njė ilustrim tjetėr. Kur rrezet e diellit bien mbi tokė, pėrbėhen nga tri elemente: rrezet e nxehtėsisė, qė mund t'i ndiesh, por nuk mund t'i shohėsh; rrezet e dritės, qė nuk i ndien, por mund t'i shikosh; rrezet kimike, qė nuk mund t'i ndiesh, as t'i shohėh, por ato kanė njė ndikim mbi tokė. Tė gjitha sė bashku pėrbėjnė rrezet diellore. Ne nuk mund ta kuptojmė dritėn nė tri rreze, qė pėrsėri ėshtė njė dritė. Pa njėrėn nga kėto tri elemente, nuk do tė kishte dritė. Pa njėrėn pjesė tė tij, njeriu nuk mund tė ishte, dhe pa njė Person tė Hyjnisė, Perėndia nuk do tė ishte Perėndi!

a. Emrat e Dhiatės sė Vjetėr

(1) Emrat shumės. "Nė fillim Perėndia (Elohim) krijoi qiejtė dhe tokėn" (Zanafilla 1:1). Elohim ėshtė emri nė shumės, tre ose mė shumė. Kjo sigurisht sugjeron Trininė nė krijimin e botės. Shihni gjithashtu Zanafilla 3:5, Eksodi 20:3 dhe Ligji i pėrtėrirė 13:2-3. Shumė herė Elohim ėshtė pėrkthyer nė shumės dhe nė njėjės.

(2) Pėremrat shumės. "Dhe Zoti Perėndi tha: 'Ja, njeriu u bė si njė prej nesh, sepse njeh tė mirėn dhe tė keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet qė tė shtrijė dorėn e tij pėr tė marrė edhe nga pema e jetės, kėshtu qė, duke ngrėnė nga ajo, tė jetojė pėrgjithnjė" (Zanafilla 3:22). Shihni pėr kėtė edhe Zanafilla 1:26 dhe Isaia 6:8. Ky, pra, ėshtė Perėndia qė i flet Perėndisė. Kėtu del Trinia.

(3) Thėnie tė Shkrimit tė Shenjtė. Shkrimet thonė qė Perėndia vajosi Perėndinė, dhe si mund tė ishte kjo, nėse Perėndia nuk ėshtė Trini? "Froni yt, o Perėndi, vazhdon nė pėrjetėsi; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė njė skeptėr drejtėsie. Ti e do drejtėsinė dhe urren mbrapshtinė; prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė ka vajosur me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e tu" (Psalmi 45:6-7). Shihni gjithashtu Hebrenjve 1:8-12; Psalmi 110:1.

(4) Emėrtime tė Shkrimeve tė Shenjta. Tek Zanafilla 1:1, Perėndia shpall se ka krijuar qiejtė dhe tokėn; dhe nė vargun 2, Fryma e Shenjtė, personi i tretė i Trinisė, theksohet qartė: "Fryma e Perėndisė fluturonte [lėvizte] mbi sipėrfaqen e ujėrave". Shikoni edhe Jobi 24:13 dhe Isaia 11:1-2: "Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Isaias dhe njė filiz do tė mbijė nga rrėnjėt e tij. Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė; fryma e diturisė dhe zgjuarsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės sė Zotit".

Edhe Biri, personi i dytė i Trinisė, veēohet: "Do tė shpallė dekretin e Zotit. Ai mė ka thėnė: 'Ti je biri im, sot mė linde'. Nėnshtrojuni Birit qė tė mos zemėrohet dhe tė mos vdisni rrugės" (Psalmi 2:7,12a). Engjėlli i Perėndisė nė Dhiatėn e Vjetėr s'ėshtė askush tjetėr, veē Jezus Krishti, dhe nė kėtė pjesė tė Shkrimit Ai shpallet si i veēuar nga Perėndia Atė dhe Fryma e Shenjtė: "Engjėlli i Zotit e gjeti pranė njė burimi uji nė shkretėtirė, pranė burimit nė rrugėn e Shurit" (Zanafilla 16:7). Trinia del qartė nė Shkrimet e mėposhtme: Zanafilla 18:1-2, 33; Isaia 48:16; 63:8-10.

(5) Shprehjet treshe. Kurdo qė Shkrimet shprehin lavdėrim ose bekime tė Hyjnisė, pėrdoret njė shprehje treshe e cila thekson se Perėndia ėshtė Perėndi, Tre nė Njė. Kėto shprehje duhet tė jenė treshe: "Zoti tė tė bekojė dhe tė tė ruajė! Zoti tė bėjė qė tė shkėlqejė fytyra e tij mbi trupin tėnd dhe tė tregohet i mbarė me ty! Zoti tė kthejė fytyrėn e tij mbi ty dhe tė tė sjellė paqe!" (Numra 6:24-26). "Edhe tė katėr qeniet e gjalla kishin secila nga katėr krahė pėrqark, edhe pėrbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnė kurrė, as ditė as natė, duke thėnė: 'I shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti Perėndi, i Plotfuqishmi, qė ishte, qė ėshtė dhe qė do tė vijė!'" (Zbulesa 4:8).

b. Shpalosjet e Dhiatės sė Re.

(1) Pagėzimi i Krishtit. Pagėzimi i Krishtit ėshtė njė nga ilustrimet mė tė mira qė vėrteton Trininė: "Dhe Jezusi, sapo u pagėzua, doli nga uji; dhe ja, qiejtė u hapėn, dhe ai pa Frymėn e Perėndisė duke zbritur si njė pėllumb e duke ardhur mbi tė; dhe ja njė zė nga qielli qė tha: <<Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur>>" (Mateu 3:16-17). Kėtu ėshtė shfaqur Ati nė qiell, Biri nė ujė dhe Fryma e Shenjtė duke zbritur si njė pėllumb.

(2) Formula e pagėzimit. Kisha e Perėndisė nė Krishtin Jezus ka pėrdorur gjithmonė formulėn e paraqitur nga vetė themeluesi, Jezus Krishti: "Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, …" (Mateu 28:19-20). Vini re se Bibla nuk thotė, "nė emrat e", por, "nė emėr tė". Njė nė Tre; njė emėr, por tre Persona, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.

(3) Bekimi apostullor. Kisha e ka pėrdorur kėtė bekim (i cili u pėrdor nga Apostulli Pal me frymėzim tė Frymės sė Shenjtė) nė njėzet shekujt e fundit: "Hiri i Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perėndisė dhe bashkėsia e Frymės sė Shenjtė qofshin me ju tė gjithė. Amen" (2 Korintasve 13:13).

(4) Referime tė tjera tė Shkrimit tė Shenjtė. Vargu i mėposhtėm shfaq nė mėnyrė tė qartė faktin e Trinisė: "Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do t'ju dėrgojė nė emrin tim, do t'ju mėsojė ēdo gjė dhe do t'ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė" (Gjoni 14:26).

2. Uniteti i qenies, i pandashėm dhe i padukshėm. Ka vetėm njė Perėndi. Ai ėshtė njė dhe i vetmi Perėndi: "Pėr kėtė ti je i madh, o Zot Perėndi. Asnjeri nuk ėshtė si ti dhe nuk ka Perėndi tjetėr pėrveē teje, me sa kemi dėgjuar me veshėt tona" (2 Samueli 7:22). "Kush ka vepruar dhe ka kryer kėtė, duke thirrur brezat qė nga fillimi? Unė Zoti, jam i pari dhe me ata tė fundit do tė jem po ai" (Isaia 41:4). Shihni gjithashtu Isaia 43:10-11, 44:6 dhe Ligji i Pėrtėrirė 6:4.

Perėndia (Elohim) ėshtė njė unitet i pėrbėrė. Emri "Perėndi" (qė ėshtė nė shumės) pėrdoret gjithnjė me njė folje njėjės: "Nė fillim Perėndia [shumės] krijoi [njėjės] qiejtė dhe tokėn" (Zanafilla 1:1); "Zoti [njėjės] Perėndia [shumės] i perėndive, Zoti [njėjės] Perėndia [shumės] i perėndive! Ai e di, madje edhe Izraeli do ta mėsojė. Nė qoftė se e bėmė pėr rebelim ose pėr mosbesnikėri ndaj Zotit [njėjės], mos na kurseni nė kėtė ditė" (Jozueu 22:22). Shihni gjithashtu Zanafilla 1:5, 8, 13 dhe 33:20.

3. Njė pėrmbledhje biblike.

a. Tre njihen si Perėndi.

(1) Ati njihet si Perėndi. "Pėr ju tė gjithė qė jeni nė Romė, tė dashur nga Perėndia, tė thirrur shenjtorė: hir dhe paqe nga Perėndia, Ati ynė e nga Zoti Jezus Krisht" (Romakėve 1:7). Shihni edhe Gjoni 6:27 dhe 1 Pjetri 1:2.

(2) Biri njihet si Perėndi. "Ndėrsa pėr tė Birin thotė: 'Froni yt, o Perėndi ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr drejtėsie'" (Hebrenjve 1:8). "… ne rrojmė me urtėsi, me drejtėsi dhe me perėndishmėri nė kėtė jetė, duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht" (Titit 2:12-13).

(3) Fryma e Shenjtė njihet si Perėndi. "Pjetri i tha: 'Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės? Po tė mbetej e pashitur, a nuk do tė ngelte e jotja? Dhe ato qė more nga shitja a nuk ishin vallė nė dispozicionin tėnd? Pse e shtive nė zemėr kėtė gjė? Ti nuk ke gėnjyer njerėzit, por Perėndinė!'" (Veprat 5:3-4).

b. Tre pėrshkruhen si persona tė veēuar.

(1) Ati dhe Biri janė persona tė veēuar nga njėri-tjetri.

(a) Krishti e veēoi Atin nga Vetja. "Sepse, sikur Ati ka jetė nė vetvete, kėshtu ia ka dhėnė dhe Birit tė ketė jetė nė vetvete; dhe i ka dhėnė gjithashtu autoritet tė gjykojė, sepse ėshtė Bir i njeriut" (Gjoni 5:26-27). Shihni gjithashtu Gjoni 5:32.

(b) Ati dhe Biri janė tė veēuar si Ati dhe i vetėmlinduri. Shihni Gjoni 3:16.

(c) Ati dhe Biri janė tė veēuar si Dėrguesi dhe i Dėrguari. "Por, kur u mbush koha, Perėndia dėrgoi Birin e tij, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar ligjit" (Galatasve 4:4). Shihni gjithashtu Gjoni 10:36.

(2) Ati dhe Biri janė persona tė veēuar prej Frymės sė Shenjtė.

(a) Biri veēon Frymėn e Shenjtė nga Vetja dhe nga Ati. "Dhe Unė do t'i lutem Atit dhe Ai do t'ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju" (Gjoni 14:16-17).

(b) Fryma vjen nga Ati. "Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t'ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua" (Gjoni 15:26).

(c) Fryma dėrgohet nga Ati dhe Biri. "Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t'ju mėsojė ēdo gjė dhe do t'ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė" (Gjoni 14:26). "Kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t'ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė Vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua" (Gjoni 15:26).

c. Kėta tre persona janė tė barabartė.

(1) Jo vetėm Ati ėshtė Perėndi, sepse Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.

(2) Jo vetėm Biri ėshtė Perėndi, sepse Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.

(3) Jo vetėm Fryma e Shenjtė ėshtė Perėndi, sepse Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė.

E. Vetėqenia e Perėndisė.

Perėndia ėshtė brenda Tij. Ne jemi tė varur nga Ai. Ai nuk ėshtė i varur nga asgjė. Diēka na solli nė jetė, por asgjė nuk u bė shkak qė Perėndia tė ekzistonte. Ai ishte gjithmonė. Perėndia nuk ekziston sepse e solli veten nė ekzistencė. Perėndia ekziston sepse ėshtė natyra e Tij tė ekzistojė.

Jeta jonė vjen nga njė burim i jashtėm, prandaj ka qenė njė kohė kur ne filluam. "Por dėshmia qė kam unė ėshtė mė e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat qė Ati mė ka dhėnė tė kryej, ato vepra qė bėj unė, dėshmojnė pėr mua, se Ati mė ka dėrguar" (Gjoni 5:36). Ne nuk mund ta themi njė gjė tė tillė.

F. Pafundėsia e Perėndisė.

Natyra hyjnore nuk ka kufizime apo kufij. "I madh ėshtė Zoti ynė, e pamasė ėshtė fuqia e tij dhe e pafund ėshtė zgjuarsia e tij" (Psalmi 147:5). "A mundesh ti tė hulumtosh thellėsitė e Perėndisė? A mund tė depėrtosh nė pėrsosmėrinė e tė Plotfuqishmit? Janė mė tė larta se qielli; ēfarė mund tė bėsh? Janė mė tė thella se Sheoli: ēfarė mund tė dish? Madhėsia e tyre ėshtė mė e gjatė se toka dhe mė e gjerė se deti" (Jobi 11:7-9). "Po a ėshtė e vėrtetė qė Perėndia banon mbi tokė? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund ta nxėnė dhe aq mė pak ky tempull qė kam ndėrtuar" (1 Mbretėrve 8:27). "O thellėsi pasurie, urtėsie dhe diturie tė Perėndisė! Sa tė pahulumtueshme janė gjykimet e tij dhe tė pashtershme janė udhėt e tij!" (Romakėve 11:33). Shihni gjithashtu Isaia 66:1 dhe Psalmi 113:5-6.

Bota ėshtė njė bulėz nga tenda e bukurisė sė Tij

Dielli ėshtė njė shkėndijė nga drita e menēurisė sė Tij

Qielli ėshtė njė flluskė nė detin e fuqisė sė Tij


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"