Nga historia e kishës protestante shqiptare
GJERASIM QIRIAZI (1858-1894)


Shkruan:
Dr. Femi Cakolli, pastor

Babai i Kishës Protestante Shqiptare është Gjerasim Qiriazin, predikuesi dhe njëri ndër rilindasit më të njohur të Shqipërisë. Këtë vit është 110 vjetori i vdekjes së tij, andaj duam që ta përkujtojmë Qiriazin me plot respekt, dashuri dhe mall, sepse historia e Gjerasimit sa është heroike dhe krenare aq është edhe e dhimbshme dhe e perëndishme. Kjo është biografia e tij:

- Emri dhe mbiemri: Gjerasim Qiriazi

- 1858, 18 tetor datëlindja, në Manastir

- 1873, 18 tetor, i bëhen fqinj tre misionarët e parë protestantë amerikanë tek shqiptarët: Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz

- 1876 bëhen protestantët e parë shqiptarë në Manastir, ku edhe hapet kisha e parë protestante shqiptare

- 1877, 19 gusht solemnisht Gjerasim Qiriazi lë ortodoksizmin dhe bëhet anëtar i kishës protestante (ungjillore) të Manastirit

- 1878 fillon studimet biblike në Kolegjin Teologjik Amerikan në Samokovë të Bullgarisë

- 1882 kreu studimet me plot sukses dhe diplomoi

- 1882 bëhet pastor praktikant i një kishe bullgare në Shkup

- 1883 ftesë nga Komiteti Protestant i Huaj në Turqi që të bëhet ungjilltari i shqiptarëve

- 1883, 14 maj, vendoset në Korçë

- 1884 anëtar i Shoqërisë Biblike Britaneze dhe të Huaj

- 1884 fillon që t'i shkruajë himnet e para

- 1884 bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip

- 1884, 8 qershor mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik

- 1884, 22 qershor mbajti shërbesën në shqip në kishën ungjillore në Manastir

- 1884, 12 nëntor zihet si peng për gjashtë muaj nga disa kaçakë që i kërkonin para

- 1885 shkroi romanin historik me elemente autobigrafike "Pengu i kaçakëve"

- 1886 vepron në Shkodër

- 1887 fillon që të jap mësimin në shkollën e parë shqipe në Korçë

- 1888 e përgatiti dhe e botoi ungjillin e Mateut në shqip

- 1889 nën sygjerimin e Naim Frashërit filloi që ta përgatiste transkriptimin për botimin e pesë librave të parë të Biblës si tekste shkollore

- 1889 merr ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Avdyl, Naim, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj.

- 1889 u fejua me Athinana Mikelidhi, vajza e pastorit të Kishës Ungjillore të Selanikut, Stavri Mikelidhi.

- 1890, 24 mars, u martua me Athinanë në Selanik

- 1890, prill, në mbledhjen vjetore Misioni Protestant për Turqinë vendosi që ta shugurojë Ungjilltar i Popullit Shqiptar.

- 1890 filloi që të ndjehej keq në shëndetin e tij si pasojë e zënies peng

- 1890, 11 maj, e diel, mbahet shërbesa e parë publike protestante në Korçë ku morrën pjesë mbi 400 persona. Gjerasimi atë ditë predikoi nga kapitulli i katërt i ungjillit sipas Gjonit.

- 1891, 31 mars, lind djali i Gjerasimit, Stefani, Korçë

- 1891, 24 dhjetor, vdes gruaja e Gjerasimit, Selanik.

- 1892, mars, së bashku me Sevastinë përgatitën planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës, Korçë.

- 1892, korrik, viziton kishën Ungjillore të Prishtinës (i vetmi romantik që viziton Kosovën)

- 1892, 2 tetor u lëshua mallkimi nga Kisha Ortodokse kundër Gjerasimit

- 1892, 14 nëntor, u themelua Kisha Ungjillore e Korçës

- 1892, 14 nëntor, themeloi shoqërinë "Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë", Korçë

- 1892, nëntor, nxorri numrin e parë të gazetës së shoqërisë "Letra e Vëllazërisë".

- 1893, 17 janar, u bë një tentim vrasjeje ndaj Qiriazit

- 1893 shkroi shumë vjersha, këngë etj. dhe bëri gati librin "Krestomaci"

- 1894, 2 janar vdes, në moshën 35 vjeçare.

- 1903 iu botua libri "Kristomacia" në Sofje, u ribotua në Prishtinë më 1991.

- 1933 me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës.

- 1940 u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë

- 1959 në SHBA vdes i biri i Gjerasimit Stefani, duke lënë 6 fëmijë.

- 1990 u ripërtëri kisha ungjillore dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

- 1987 Gjerasimit iu dha titulli "Mësues i Popullit"

- 1992 iu akordua "Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë"

- kredoja e veprimtarisë së tij ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!


Kthehu tek faqja: Histori

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"