Haxhi i Botës në Mekë a gjuhet Djalli me gurë?
"Pse vdesin atje haxhilerët?"

Shkruar nga : Pastor Femi Cakolli

Në cilin drejtim luteshin myslimanët e hershëm dhe nga ishin kthyer xhamitë e tyre? Hixhri, që d.m.th. shtegtimi, shënon mërgimin e myslimanëve të parë prej Mekës në Medinë (ky qytet përpara quhej Jethrib), që sipas myslimanëve ka filluar më 14 korrik 622 pas Krishtit, dhe njëherit shënon edhe ridrejtimin e lutjeve të myslimanëve (Kibla) që bëhen tani e tutje kah Meka, dhe jo më kah Jerusalemi. Kjo dëshmohet tek zbulimet arkeologjike. Xhamitë e para nuk ishin të kthyera në drejtim të Kiblës së sotme, por ato ishin të kthyera më në veri kah Jerusalemi. Kështu për shembull plani tokësor i xhamisë së Amr al As, i lokalizuar në Fustat, garnizon ushtarak i qytetit jashtë Kajros, Egjipt, na tregon përsëri që Kibla ishte drejtuar shumë më në veri, dhe shumë më vonë do të korrigjohet nën udhëheqjen e Kurra bin Sharik (Cresvell 1969:37,150).


Në mënyrë interesante kjo përputhet me traditat e vona myslimane të përpiluara nga Ahmad bin al-Maqrizi që Amr u lut duke u drejtuar me mospërfillje nga jugu i lindjes, dhe jo drejt lindjes (al-Maqrizi 132:6; Crone-cook 1977:24,173). Sipas Kuranit drejtimi i Kiblës ishte përcaktuar drejt Mekës përafërsisht në vitin 625 dhe atje ka mbetur deri sot. Sipas sures së dytë të Kuranit Kibla ishte kah Jerusalemi, por e njëjta sure, ajetet 144-150 evidentojnë faktin se Muhamedi pasi i ashpërsoi marrëdhëniet me hebrenjtë në vitin 624 pas Krishtit ndërroi edhe drejtimin e Kiblës.

 
Peligrinazhi njëra ndër pesë shtyllat e islamit.

Pas pushtimit të Mekës prej myslimanëve të kohës së Muhamedit fillon faza tjetër e konstituimit përfundimtar të religjionit islam: shkruarja dhe kanonizimi i Kuranit, ndërtimi i xhamive, përhapja e islamit në vende tjera, shpallja e Mekës për qytetin e shenjtë, fillimi i peligrinazhit (haxhillëkut) etj. Peligrinazhi është njëri ndër pesë shtyllat e fesë islame, dhe është obligim për secilin mysliman që së paku një herë gjatë jetës së tij ta vizitojë Mekën.
 
Si ishte Qabja para islamizmit.

Sipas shënimeve të ndryshme historike Meka paraislamiste ishte një qendër tregtare e njohur për shumë kombe dhe fise që banonin në Arabi dhe më gjerë, dhe tregtarët e atillë sillnin perënditë e tyre në Mekë për mbrojtje nga benduinët, dhe për prosperitet ekonomik, kështu që rreth Qabes kishte deri në 360 zotëra të popujve paganë. Dikur Qabja ishte faltore pagane, por sipas myslimanëve Qabja ishte faltorja e Ibrahimit, dhe ky e ndërtoi aty për nder të gruas së tij Haxheres. Haxhera ishte egjiptase, por prej birit të saj të parë Ismaeli, sipas fisit kurjeshi të Muhamedit rrjedhin të gjithë arabët. Madje ka edhe konstatime të tjera islame se Qabja ishte ngritur nga Adami. Në mitologjinë pagane arabe, por edhe islame, Meka është kërthiza e botës, është boshti i tokës, dhe vetëm prej aty mund ta takosh, ose ta takosh Zotit ballë për ballë.
 
Ritualet dhe motivimet e haxhit.

Haxhilerët mblidhen në Mekë dhe vizitojnë të gjitha vendet e shenjta islame duke u falur dhe duke e lexuar Kuranin. Janë disa motive të fuqishme pse një mysliman shkon në haxh, dhe ato janë: përmbushja e detyrimeve fetare; falja në xhaminë e Muhamedit (sipas doktrinës islame një falje në këtë xhami është më e rëndësishme se 1000 falje në xhami të tjera, që në fakt përbën një arabocentrizëm të hyjnisë së Zotit dhe të islamizmit); pastaj është prekja e Gurit të Zi (Kubeja, Qabja), rreth të cilit sillen të gjithë pelegrinët dhe synimi është për ta prekur gurin, për ta puthur me besimin se mëkatet do të bien mbi atë gur, që supozohet se është mrekulli e Perëndisë, kurse sipas mitit paraislamik në fillim guri ka qenë i bardhë, i zbritur nga qielli, por gradualisht është shndërruar në guri të zi, pasi që mbi të kanë rënë gjithë mëkatet e vizitorëve; dhe një motivim tjetër i fuqishëm i haxhit është hedhja e gurëve kundër djallit, që simbolikisht në Mekë është ngritur një shtyllë, kurse pelegrinët duhet ta gjuajnë atë tri herë nga 7 gurë.
 
A hakmerret djalli për gjuajtjen me gurë?.

Përshtypja e parë që fitohet lidhur me haxhin islam është se atje është e pamundur çdo vit të mos vdesin me dhjetëra dhe me qindra persona të moshave të ndryshme. Nëse vëreni me vëmendje do të shihni se peligrinët që vdesin gjatë rrugës, gjatë sjelles rreth Qabes, gjatë qëndrimit një mujor dhe përballimit të klimës së atjeshme është shumë shumë më vogël në krahasim me ata që vdesin duke e shituar djallin. A hakmerret djalli për gjuajtjen me gurë?
Ta gjuash djallin me gurë si një njeri s’do mend se është një konfuzion shpirtëror, pavarësisht se cilat mund të jenë motivet dhe magjepsjet. Djalli është frymë, dhe ta kundërshtosh atë kurrë s’mund të manifestohet në formë riti. Asnjë njeri e asnjë religjion s’ka asnjëlloj aftësie jo vetëm që ta gjuajë djallin me gurë, por madje as ta kundërshtojë për gjënë më të vogël, sepse si qenie frymore që është ai ka fuqi dhe ekzistencë para dhe mbinjerëzore. Sipas Biblës vetëm Krishti është i vetmi person që e kundërshtoi, e dëboi, i prishi dhe i mori pushtetin mbi njeriun Satanit, dhe Krishti u premtoi po ashtu të gjithë njerëzve se kushdo që qëndron në Të atëherë mund ta kundërshtojë, mund ta dëbojë djallin në emrin e Jezus Krishtit. Sipas Biblës demonët dridheshin frike nga Krishti, dhe i përkuleshin atij. Andaj djalli dhe demonët e tij s’kanë asnjëlloj frike prej askujt, as prej një profeti, as prej një religjioni, as prej njëlloj shkrimi apo lutjeje përveç se prej Krishtit dhe emrit të tij. Dhe djalli di se kush është Krishti dhe i njeh ata që e kanë Birin e Perëndisë. Botërisht ndaj secilit armik, e sidomos ndaj atyre që janë të fortë duhet pajisur shumë mirë. Në mënyrë biblike djalli di armët e Zotit dhe pajisjen njerëzore. As Zoti e as djalli nuk lejon që të tallen njerëzit me të. Si do të lejojë djalli të gjuhet me gurë nga njerëzit kur ai është një qenie më e përsosur dhe më e fuqishme sesa njeriu? Madje kam biseduar edhe me disa regjisorë dhe ata më kanë treguar se gjithmonë saherë që është provuar që ta imitojnë djallin për të keq, saherë që është modular për ta diskredituar figurën e tij shpeshherë në skenat e teatrit ka ndodhur ndërhyrje të mbinatyrshme duke u rrëzuar skenografia, duke u sëmurë aktori, duke ndjerë një tension dhe një mbrapshti në përgatitje dhe dhënie të shfaqjes. Ngjashëm sipas mendimit tim po ndodh në Qabe, që shumë haxhinj zakonisht vdesin pikërisht kur bëjnë gjuajtjen e djallit me gurë. Me gjërat frymore nuk ka lojë, as shtirje, as kunfuzion, sepse vetëm Zoti ka autoritetin përfundimtar në të gjitha aspektet shpirtërore shtazore, njerëzore dhe engjëllore.
 
Pse të vdesin 244 peligrinë në Qabe?.

Ky shkrim nuk ka për qëllim për të lënduar ndjenjat fetare myslimane, por si një njeri që i shërbej Zotit isha tepër i zemëruar, tepër i lënduar, tepër i zhgënjyer, tepër i frymëzuar pse të vdesin 244 haxhilerë në Mekë duke e gjuajtur djallin me gurë, andaj shkrimi im priret nga dashuria për myslimanët për t’u dhënë atyre një zbulesë biblike se djalli nuk luftohet me gurë, por me Krishtin, dhe nëse nuk dëshiron ta kundërshtosh me Krishtin atëherë është më mirë dhe më e urtë që mos të fillosh luftë kundër tij! Nëse vazhdon haxhi i myslimanëve, dhe nëse vazhdon sidomos gjuatja e djallit me gurë, ndërsa nuk do të vdesë askush atje qoftë vitin e ardhshëm, qoftë vitet tjera, atëherë zbulesa biblike dhe shkrimi im do të dalin të rremë dhe pa asnjë vlerë si një mesazh për peligrinët myslimanë. Mund të presim së bashku që të argumentohet çdo gjë, sidomos nga Fjala e Perëndisë Bibla.
 
"Shkofsh e mos u kthefsh"!.

Është shumë domethënëse se sipas shpjegimit islam çdonjëri që vdes në Qabe si peligrin, ai fiton parajsën, madje edhe kur vizitori niset për në Mekë për haxh, dimë së paku nga tradita jonë se atyre u thuhet "shkofsh e mos u kthefsh", që fetarisht është gjoja një bekim, por kulturalisht sipas rrethit tonë është një mallkim. Çfarë bekimi mund të jetë për një të krishterë që të shkojë pelegrin në Jerusalem dhe të vdesë atje. Pse të vdesë një i krishterë në atë qytet, kur dihet se edhe të krishterët bëjnë peligrin. As hebrenjtë nuk bekohen, e as nuk e fitojnë parajsën duke vdekur si peligrin në vendet e shenjta. Tek hebrenjtë dhe te të krishterët peligrinazhi nuk është detyrim fetar, dhe as që fitohet parajsa përmes vdekjes, apo përmes vetëflijimit, sepse parajsa fitohet perms hirit dhe mëshirës, dhe se Zoti tha në Fjalën e tij "nuk dua flijime por drejtësi". Askush s’duhet luftuar për tokën, e as për vendet e shpallura për të shenjta, sepse e ardhmja e besimtarëve të Perëndisë s’është as Jerusalemi, as Meka, as Vatikani, por qielli, dhe se Zoti gjendet kudo, përjetohet njëjtë kudo, ka afërsi të njëjtë me çdo person, dhe se selia e tij është në qiell dhe në zemrat e atyre që e kërkojnë Atë.


Kthehu tek faqja: Islamizmi

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"