Fundi i Botës

Perëndia thirri Bill Klintonin, Boris Jeslin, dhe Bill Gate në një konferencë. Dhe kur ata të gjithë ishin aty, Perëndia tha: "Kam lajme të mira dhe lajme të këqia". Lajmi i keq është se  është mbushur kupa me gjithçka që po ndodh në Tokë, kështu kam vendesur ta shkatërroj. Lajmi i mirë është se po ju jap një jave palajmërim.

Kështu, Bill Klintoni thirri në një seancë të gjithë antarërët e kongresit dhe tha. "Kam lajme të mira edhe lajme të këqia". Lajmi i mirë është se ka një Perëndi. Lajmi i keq është se Ai do të shkatërroj Tokën në një javë".

Boris Jeslin thirri në një mbledhje Partinë Komuniste dhe tha. "Kam lajme të këqia edhe më të këqia". Lajmi i keq është se ka një Perëndi në fund të fundit, por më e keqja ështe se Ai do të shkatërroj Tokën në një javë".

Ndërkohë Bill Gate thirri të gjithë programuesit, ekspertët e marketingut, dhe të gjithë drejtuesit e tij se bashku dhe ju tha: "Kam lajme të mira, por edhe më të mira. Lajmi i mirë është se Perëndia mendon se unë jam një nga 3 personat më të rëndësishëm në Tokë. Kurse lajmi më i mirë është se skemi pse ta rregullojmë Windows 95."


Ktheu tek faqja: Humor

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"