A nuk ësjtë ky
"lloji i agjërimit që unë kam zgjedhur?"

Picture

A po e mban agjërimin? A shikon një nevojë që të mbash agjërimin? Nëse urdherimet e Perëndisë janë të rëndësishme për ty, atëhere njëkohesisht është e rëndësishme ta mbash edhe agjërimin.

Dhe tani burra dhe gra shpesh kur largohen prej ushqimit, ujit dhe substancave të dëmshme në të vërtete nuk agjërojnë në  mënyrën  e vertetë të Perëndisë. Këtu është një kuptim i vogël i të agjëruarit në botën tonë.

Text Sure 2:185a
"Ramazani është një muaj në të cilin është dërguar Kuran’i si drejtim për njerëzimin, gjithashtu e qartë (shenjë) për drejtim dhe gjykim (mes të drejtes dhe se gabuarës). Kështu çdo njeri prej jush i cili është present ( në shtëpinë e tij) gjatë këtij muaji duhet t’a kalojë atë në agjërim."

 

Sure 2:185b

"Allahu ka në mënd të gjitha lehtesirat për ju; Ai nuk do që t'ju vërë juve në vështirësi."

 

 

 

 


* Agjërimi në Kuran dhe Hadith
*
Agjërimi Sot
*
1000 Vjet para Hijrës
*
Vëmëndje Profetëve


*Agjërimi Në Kuran Dhe Hadith
 

Agjërimi i Ramazanit i bashkangjitet Kur'anit shumë qartë. Një e pesta e të gjithë njerëzve në planet janë të thirrur të qëndrojnë mënjanë prej ushqimit gjatë orëve të ditës. Ky muaj është në përkujtim të shfaqjes së Kur'anit dhe duhet të shoqërohet me anë të lutjeve dhe leximit të Kuran’it. është një ushtrim i përkujtimit, me përkulshmëri ndaj të sëmureve dhe udhëtarëve. Qëllimi i Perëndisë është shfaqur: Allah'u i ka të gjitha lehtësirat për ju; Ai nuk do që t’ju vërë juve në vështirësi." Sure 2:185b

"Islami është ndërtuar mbi pesë (Kollona) mes të cilave është edhe muaji i Ramazanit (AN-Nawawi Hadith 40:3). Agjërimi është gjithashtu i përmëndur si një prej kërkesave për të hyrë në xhenet - parajsë (An-Nawawi 22). A ka ndonjë pyetje se sa e rëndësishme ishte kjo për Muhamedin dhe për shoqëruesit e tij?

Në të njëjtën kohë, le te kujtojmë që agjërimi nuk është unik për cilindo religjion. Askush të mos krenohet se punët e tyre të mira janë më të mira se prej të tjerëve. Edhe në kohët e Muhamedit jo-muslimanët e atëhershëm agjëronin në të njëjtën mënyrë si shoqëruesit e Profetit (An-Nawawi 25). Edhe ateistët dhe paganët kanë agjëruar, por sigurisht jo për Perëndinë.


*Agjerimi Sot
 

Ne duhet t'a dimë se në ketë pikë të dy Krishterë e Myslimanë në botë kanë rënë prej mandatit të agjërimit. Për faktin, është më se e ditur që gjatë kohës së Ramazanit konsumohet më tepër ushqim se në ç’farëdo lloj kohe të vitit në botën Muslimane. Në vazhdim, ky muaj është i njohur të jetë një kohë i vështirë mes Muslimanëve me shumë tensione në shoqëri të cilat zakonisht rezultojnë në inat dhe përleshje.

Bota e përgjithshme e Krishtere nuk është më mirë, ku agjërimi është kthyer për shumë nga një veprim sekret në pothuaj në diçka që nuk ekziston, edhe pse janë disa të cilët do të vazhdojnë të agjërojnë gjatë muajit. Nëse ne jemi duke kërkuar pas agjërimit të zgjedhur prej Perëndisë, atëhere ne nuk duhet që t’ia mbajmë para syve njëri-tjetrit portretet e dështimeve. Shumica e abuzimeve në botët Muslimane dhe të Krishtere erdhën prej pusit të ujërave te zeza te materializmit që ka përfshirë të gjithë planetin.
Por ç’farë është për ty dhe për mua nëse Muslimanët apo të Krishterët nuk agjërojnë në mënyrë të drejtë?
A i pranojmë ligjet e Perëndisë të jenë ç’farë ne shohim njerezit duke praktikuar? Jo, ne duhet të kërkojmë agjërimin e zgjedhur, atë të mësuar prej të gjithë profetëve, prej Adamit deri te Abrahami dhe bijtë e tij të drejtësisë!


*1000 Vjet përpara Hijrës
 

Perëndia gjithmonë ka patur profetët që thërrisnin njerëzit prapa në pendesë. Ky ishte rasti me profetin Isaia pasardhës i Abrahamit, i cili jetoi dhe profetizoi para ardhjes se Krishtërimit dhe Myslimanizmit, në një kohë kur njerëzit e Perëndisë kishin harruar se për ç’farë agjërimi i Tij i zgjedhur ishte. Ai deklaron:
“Agjerimi juaj mbaron me grindje dhe mosmarrëveshje…. A është ky lloji i agjerimit që Unë kam zgjedhur, vetem një ditë për një njeri t’a përuli veten e tij? A është vetëm për tia ulur koken dikujt si kallamit dhe për të gënjyer mbi rrobe thesi dhe hi? A është kjo që ju e quani agjërim, një ditë e pranimit para Zotit? A nuk është ky lloj i agjërimit që kam zgjedhur: për të thyer prangat e padrejtësisë dhe për të zgjidhur litarët e barrës, për të çliruar të shtypurit dhe për të thyer çdo zgjedhje? A nuk duhet t’a ndash ushqimin tënd me të uriturin dhe ti japesh të varferit strehë kur e shihni te zhveshurin, t’a vishni, dhe jo duke u larguar prej mishit dhe gjakut tuaj? Atëhere drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do te mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të shkojë përpara dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote.” Isaia 58:4-8

Pothuaj 600 vjet para Hijres, Jezusi, Biri i Marise deklaroi:

"Kur ju te agjeroni, mos u dukni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t’u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se tashme ata e kanë marrë shpërblimin e tyre.
Kurse ti, kur të agjerosh, vajose kokën tënde dhe laje fytyrën, me qellim që te mos u tregosh njerëzve se ti agjeron, por Atit tënd në fshehtësi ; dhe Ati yt , i cili shikon në fshehtësi, do t’a jape shpërblimin publikisht." (Mateu 6:16-18)


*Vëmëndje Profetëve
 

Nese profetet flasin, ne duhet te degjojme, edhe nese ne jetojme qindra vite pas sherbeses se tyre. Mesimet e Jezusit ne kete ceshtje jane te denja per respektin tone. Ai tha se pas largimit te Tij, ndjekesit e Tij do te agjeronin. Kjo ndodhi ekzaktesisht. Shoqeruesit e Jezusit dhe ndjeksit e tyre praktikuan agjerimin e padukshem , normalisht dy here ne jave, edhe pse shume prej jo besimtareve refuzuan te benin ashtu. Kane qene kohe kur besimtaret agjeronin se bashku, zakonisht ne kohe krizash apo per ngjarje te vecanta. Nuk ishte nje agjerim i pershkruar ne kohe. Kishte nje qellim te menjehershem. Me parate qe do kishin shpenzuar per ushqim, ata qe agjeruan do t’ua jepnin te uriturve, besimtareve dhe jo-besimtareve, pa kerkuar shperblim. Ata e pane kete si pjese e dashurise se tyre per Perendine, jo si e drejte per te shkuar per ne Parajse. Ata deshironin te jetonin me ane te Frymes se Perendise dhe jo per stomakun e tyre.

Agjerimi i tyre ishte gjithashtu i dhembshur. Askush nuk ishte i detyruar per te agjeruar privatisht apo publikisht, sepse kjo ishte se c’fare benin hipokritet fetare. Nese shoqeria na detyron te agjerojme, atehere na e vjedh prej nesh gezimin e te bindurit ndaj Perendise jashte dashurise tone.

Duhet te jete e njejte edhe me ne gjithashtu sot, nese ne kerkojme per te ndjekur profetet. Agjerimi jone duhet te shihet vetem prej Perendise. Duhet te jete nen kuptimin e kontrollimit te oreksit tone, jo duke e renduar ate. Duhet t’i jape nje fund mekatit. Duhet te jape ushqim per ata qe jane duke vuajtur dhe atyre ne nevoje. Duhet te pastroje frymen tone keshtu ne karakterin ne behemi si profetet e Perendise. Jetet tona duhet te ndryshojne me ane te ketij agjerimi. Dhe per me teper, agjerimi duhet te na ndihmoje te njohim Perendine me teper, dhe jo vetem per te njohur faktet dhe doktrinat rreth Perendise.

Eshte agjerimi yt nje ushtrim privat apo publik? Nese nuk eshte privat, atehere me vjen keq, por ti tashme e ke marre shperblimin tend, aprovimin e shoqerise. Nese eshte secret, atehere shperblimi yt eshte ne qiej, me Perendine.

A eshte agjerimi yt nje proces ditor i rregullt per te nenshtruar mekatet dhe oreksin tend, per ti kerkuar Perendise te pastroje karakterin tend per te pershtatur te Tijin? -Jo, mund te thoni i shokuar . Askush nuk mund te jete si Perendia. Perendia eshte vetem Perendi. Kjo eshte e vertete. Por Perendia e ka krijuar njeriun sipas imazhit te Tij, ai eshte i afte te shoqerohet. Dhe cëfare eshte feja pa pastrimin e karakterit qe te behet si i Tiji? Nuk eshte esgje vetem se nje vendosje e rregullave. Rregullat jane te vednosura nga njeriu, por vetem Perednia e ben rrugen qe te njihet.

Nese ju thoni po, agjerimi im nenkupton te ndertoj nje maredhenie me Perendine, atehere shume mire. Ju keni marre nje hap te mire ne kuptimin e agjerimit te zgjedhur te Perendise, sic u mesua prej Jezusit, Birit te Maries. Dhe me ane te sekretit te Tij, agjerim i shenjte, duke marre pjese ne jeten e Jezu Krishtit, ne mesojme cëfare do te thote te duash dhe te njohesh Perendine. Ndaj kesaj te gjithe profetet deshmojne.

 

"A nuk është ky lloji i agjërimit që Unë kam zgedhur...?"


Ky trakt u shkruajt prej nje grup të Krishterësh evangjelist në lidhje me dialogun Musliman-Krishterë. © The Debate Website


Kthuhe tek faqja: Islamizmi

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"