BIBLA DHE KURANI
-NË NJË KRAHASIM HISTORIK-
 

PËRMBAJTJA

 

Parathënie

Hyrje

A. Dëshmia e dorëshkrimeve të Kuranit

    1. Shkrimet Samarkand dhe Topkapi MSS: Kufik dhe Ma'il

    2. Burimet Talmudike të Kuranit

B. Dorëshkrimi i shënimeve të Biblës

1.      Dorëshkrimet e Dhiatës së Re

2.      Dorëshkrimet e vlefshme

3.      Versionet e përkthimeve

4.      Mësimet

5.      Letrat e etërve të kishës së hershme

C. Shënimet e dokumentuara të Kuranit

1.      Doktrina e Iakobit  dhe 661 kronikat

2.      Meka

D. Shënimet e dokumentuara të Biblës

E. Shënimet arkeologjike të Kuranit

1.      Kibla

2.      Guri i Zi

3.      Përshkrimet e Nevos për gurin

4.      Kurani

5.      Hixhra

F. Evidencat arkeologjike të Biblës

G. Përfundime

I.  Referimet

  1. Ftesë
  2. Ungjilli  

 


Parathënie

Libri "Bibla dhe Kurani: Një krahasim historik", është njëri nga seritë e librave që u kushtohen çëshjteve kuranike dhe në përgjithësi çështjeve myslimane. Autorë të ndryshëm e shkruan këtë libër me vlerë të madhe teologjike lidhur me dy librat më me ndikim në botë, Bibla dhe Kurani. Deri tani tek shumë lexues jokritikë, dominon mendimi se këto dy libra janë të njëjta, apo se janë shkruar në të njëjtën mënyrë, madje bisedohet shpesh për origjinalitetin e tyre, andaj autorët e këtij libri përmes dëshmive të dorëshkrimeve, përmes shënimeve të dokumentuara, përmes shënimeve dhe evidentimeve arekeologjike bëjnë një studim krahasues.

Paramendoni, çdo gjë shkencore, historike, arkeologjike dhe teologjike që përfitojnë dhe vërtetojnë së bashku validitetin hyjnor të Biblës si dhe sigurinë e saj si dokument unikat, në baza themelore, janë shënuar në këtë libër, dhe gjithmonë duke krahasuar edhe Kuranin se në ç'shkallë mund t'i afrohet Librit të librave. Prandaj ky libër është i vlefshëm për çdo lexues, e në mënyrë të veçantë për gjithë ata janë pasionantë të kësaj teme.

Ky libër është vetëm njëri nga botimet serike të Shtëpisë Botuese "Tenda", mbi çështjet më të ndjeshme dhe më kritike të islamizmit nga një korrenspondim i teologëve të krishterë, që u zhvillua në formë debati përmes internetit para tri vjetëve.

Kurani i quan të krishterët "njerëzit e librit", prandaj ky botim dallon prej shumë botimeve të ndryshme islame që botohen në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri kundrejt vërtetësisë hyjnore dhe historike të Biblës, mjerisht vetëm përmes paragjykimeve dhe spekulimeve.

Femi Cakolli, editor  

 

Hyrje

Shpesh, kur gjendemi në  diskutim me myslimanët detyrohemi të përgjigjemi në pyetjen: "Cila është Fjala e vërtetë e Zotit, Bibla apo Kurani"? Si i krishterë, menjëherë i vërtetoj shkrimet e mija, mbaj se Bibla është Fjala e plotëfuqishme e Zotit. E qartë, për çdo mysliman, ose të tjerët që nuk i kushtojnë ndonjë rëndësi religjionit, kjo përgjigje nuk është e saktë, që  do të thotë se përfshinë një përgjigje subjektive për besimin, diçka që  nuk mund të vërtetohet ose të hedhet poshtë, se nuk ka mundësi për një verifikim ose zbërthim. Unë jam i sigurtë se kur pyetja e njëjtë i drejtohet një myslimani ai gjithashtu përgjigjet se Kurani se është Fjala përfundimtare e Zotit, dhe çdo diskutim i mëtejmë përfundon. Të dy, krishterimi dhe  islamizmi, përfitojnë në besimin nga zbulesa e tyre, Bibla dhe Kurani, mëtutje ne zbulojmë se ata nuk pajtohen në shumë çështje. Në një krahasim se si shkrimet merren me Jezusin, mëkatin, shlyerjen, dhe shpëtimin na japin të kuptojmë se ka kundërthënie në deklarime nga të dyjat. Për këtë është e rëndësishme të përshkruajmë se cili shkrim mund më së miri të pretendojë se është fjala përfundimtare dhe e përsosur e Zotit.

Kur dy dokumentet që pretendojnë të jenë të vërteta janë në kundërthënie, natyrisht njëra përkundër kundërthënieve duhet të shpjegohet në mënyrë konkrete që përfshinë kriteret që jobesimtari, ose pala e tretë, mund ta pranojnë, me fjalë të tjera, duke përfshirë kritere që paraqesin zbulesë personale të besimit tek pasuesit. Në fakt njeri do të pyesë se Kurani ose Bibla shkojnë drejt verifikimit, ose mund të qëndrojnë në analizat kritike të jashtme për vërtetësinë. Kjo është jashtëzakonisht komplekse dhe temë e vështirë. Pasi që edhe islami dhe krishterimi, pretendojnë që bindjet e tyre i kanë marrë nga e vërteta e zbuluar, gjë që ata i hasin në shkrimet e tyre të respektuara, për shkak të dyshimeve për burimet për zbulesen e vërtetë, pra, shkrimet e secilit besim, mbetet të vendosim integritetin e krishterimit dhe të islamit në gjykim.

E qartë se kjo detyrë nuk duhet kuptuar lehtë nga asnjëri, dhe nuk tentoj të bëj diç të tillë. Për këtë arsye dhe se në mungesë të kohës dhe të hapësirës, kam vendosur që të mos bëj krahasim në mes të pretendimeve të zbulesave që bëjnë për vete, por thjesht të bëj pyetje se cili shkrim jep vërtetim historik, me fjalë të tjera të gjejmë ndonjë fakt historik ose evidencë që na ndihmon ta kuptojmë se cili pretendim është i vërtetë. 

Filloj me supozimin se Perëndia ka ndërthurur kohën dhe vendin dhe ka zbuluar të vërtetën e tij krijesave të tij. Duhet të presim e të shohim, pra, për dëshminë e zbulesave të tyre gjatë historisë, dhe të jemi të aftë të vërtetojmë pretendimet historike të ndërtuara në analiza historike. Bibla dhe Kurani pretendojnë se janë zbuluar në vend të caktuar, dhe për gjatë një periudhe kohore. Ata flasin për njerëzit, vendet, ngjarjet. Nëse janë të vërteta, atëherë ishte dashur që të kemi mundësi për të gjetur dëshmi për pretendimet e tyre, dhe në fakt vërtetimi për atë që thonë për periudhat përkatëse që e kanë shpallur se janë zbuluar; Bibla në mes të viteve 1447 para Krishtit dhe 70 pas Krishtit, dhe Kurani në mes viteve 610 dhe 632 pas Krishtit. 

Qëllimi im në këtë studim është të shoh në datat historike që ekzistojnë në këto periudha, pra sigurt se ato ose i vërtetojnë ose i mohojnë pretendimet për vërtetësinë e Biblës dhe Kuranit. Do të përpiqem të shikoj në tri hapësira të dëshmive, furnizimi nga dorëshkrimet, shënimet dhe datat arkeologjike për periudhat e mësipërme të përmendura.  Nëse dorëshkrimi, shënimet dhe dëshmitë arkeologjike i përkrahin pretendimet për Biblën dhe Kuranin, atëherë mund të marrim parasysh besueshmërinë e tyre. Sidoqoftë, nëse dëshmitë mohojnë vërtetësinë e tyre, atëherë duhet të pyesim për vërtetësinë e tyre.

Duhet të pranoj se ky studim nuk është diçka speciale, por një dëshirë që do t'i stimulojë të tjerët në hulumtimin e kësaj teme shumë të rëndësishme. Shpresa është ajo, sikur e Pjetrit, para nesh, që ne gjithashtu mund "gjithnjë të jemi të përgatitur t'i përgjigjemi çdonjërit që na pyesin për arsyen dhe shpresën që kemi" (1Pjetri 3:15).

Le t'ia fillojmë duke shikuar në temën e dëshmive të dorëshkrimit. Çfarë dorëshkrimi kemi në islamizëm që mund ta dëshmojë vërtetësinë e Kuranit, që e  mbajmë në duar sot, dhe gjithashtu, cilat dorëshkrime të krishterëve janë të vyeshme që mund ta shpallin të vlefshëm Biblën: ANALIZA E DORËSHKRIMEVE

A. Dëshmia e dorëshkrimit të Kuranit

Analiza e dorëshkrimit të Kuranit na paraqitet me probleme unike që nuk hasen në Bibël.  Përderisa ne mund të gjejmë dorëshkrime të shumta të Biblës të shkruara 700-900 vjet më herët, në kohën kur letra e qëndrueshme ende nuk ishte përdorur.  Dorëshkrimi i  Kuranit gjatë shekullit që pretendon se është mbledhur, shekulli i shtatë, thjesht nuk ekziston. Deri në vitin 750 pas Krishtit (për 100 vite pas vdekjes së Muhamedit) ne nuk kemi dokument të vlefshëm të myslimanëve që mund të na japin një pasqyrë reale të kësaj periudhe të islamit (Wansbrough 1978:58-59 ). Në fakt burimet kryesore që i posedojmë janë prej 150-300 vite pas ngjarjeve që ata i përshkruajnë, prandaj se janë bukur larg prej atyre ngjarjeve (Nevo 1994:108; Wansbrough 1978: 19; Crone 1987:204 ). Për këtë arsye ata janë për të gjitha qëllimet praktike, burime dytësore, si dhe në mbështetje të materialeve të tjera, shumë prej të cilave nuk ekzistojnë. Ne thjesht nuk kemi ndonjë "shënim tjetër nga komuniteti islamik gjatë viteve të (theksuara) 150 e të tjerë, pra, në mes të arabëve të parë (fillimi i viteve të shekullit të VII) dhe të  shfaqjes, me tregimet e sira – magazit të literaturës më të hershme islamike" (vitet e fundit të shekullit të VIII, Wansbrough 1978:119).

Na është dashur të gjejmë, në këto 150 vite përkatëse së paku mbetjet e shënimeve për zhvillimin e këtij religjioni të vjetër arab në drejtim të islamit (p. sh.  traditat e myslimanëve); dhe ne nuk gjejmë asgjë (Nevo 1994:108; Crone 1980:5-8).  Shënimet e dokumentuara në përdorim, para vitit 750 P. K. "gati e tërë përbërja më e mirë e shënimeve të dyshimta e të përpiluara" (Hupphreys 1991:80).  Si pasojë ne nuk kemi ndonjë verifikim të besueshëm të asaj që traditat e mëvonshme të myslimanëve tregojnë të vërtetat për jetën e Muhamedit, ose edhe të vet Kuranit. (Schacht 1949:143-154). Në fakt, ne absolutisht nuk i kemi shënimet origjinale të Kuranit. (Schimmel 1984:4). Ne gjithashtu nuk kemi ndonjë dëshmi të saktë të kopjeve të cilat janë të këtij redaktimi dhe të dërguara në Mekë, Medinë, Basra dhe Damask (shikoi argumentet e Gilchristit në librin Jam' al-Quran, 1989, fq.  140-154 si dhe të Lingsit dhe Safadit, Kurani 1976, fq. 11-17).

Edhe nëse këto kopje disi janë shkapërdedhur gjatë viteve (siç dëshmojnë disa myslimanë tani), ishte dashur gjithsesi të ekzistojnë disa fragmente të këtyre dokumenteve në të cilat do të ishte e mundur të bazohemi. Deri në fund të shekullit të shtatë islami është zgjeruar prej Spanjës deri në Indinë perëndimore dhe në lindje.  Kurani (sipas traditave) ishte qendra e besimit të tyre. Natyrisht se me tërë këtë sferë të influencës të jashtzakonshme ishte dashur të ketë ca dokumente të Kuranit ose dorëshkrime që do të ekzistonin deri sot. Ende, nuk kemi asgjë prej asaj kohe.

Me numër jashtëzakonisht të madh të dorëshkrimeve të vlefshme për shkrimet krishtere, të mbledhura shumë kohë para lindjes së Muhamedit, del disi e pamundur se si islami nuk mund të gjejë një vërtetim të vetëm të dorëshkrimit të librit të tyre më të shenjtë për gjatë shekujve prej lindjes së tij.

1.  Shkrimet Samarkand dhe Topkapi MSS: Kufik dhe Ma'il

 Në përgjigje, myslimanët luftojnë se kanë shumë numra të "Redaktimit Utmanik",  kopje origjinale qysh nga shekulli i shtatë, që ende janë në duart e tyre. Janë dy shkrime që mbahen për më kredibile, dhe të cilat shumë myslimanë bazohen, ato janë dorëshkrimi i Samarkandit, që gjindet në librarinë e Tashkendit, Uzbekistan (në pjesën jugore të ish Bashkimit Sovjetik ), dhe dorëshkrimi Topkapi, që do të jetë e mundur që gjindet në muzeun Topkapi, në Stamboll, Turqi.

Këto dy shkrime janë definitivisht më të vjetra, dhe janë bërë shumë analiza etimologjike nga ana e skriptologjistëve, aq sa edhe ekspertët arabë kaligrafë e vërtetojnë  në diskutimet e tyre. Shumë myslimanë nuk e kuptojnë se këto dy shkrime janë shkruar në shkrimin kufik, që sipas ekspertëve të shkrimit modern të Kuranit, si Martin Lings dhe Jasin Hamid Safadi, nuk janë paraqitur para fundit të shekullit të tetë dhe nuk ishin përdorur definitivisht në Mekë dhe Medinë në shekullin e shtatë (Lings & Safadi 1976:12-13,17; Gilchrist 1989:145-146;152-153 ). Arsyet për këtë janë të qarta. Duke marrë parasysh se: Shkrimi kufik i mirënjohur si al-Khatt al-Kufi, e ka marrë emrin nga qyteti Kufa të Irakut (Lings & Safadi 1976:17). Do të ishte  më mirë për këtë libër që të ishte i adoptuar si shkrim oficial e "nëna e tërë librave" që është një shkrim që ka origjinën në qytet, i vetmi është i nga arabët 10-14 vite më herët. 

Është më rëndësi të vërehet se qyteti Kufa, që sot njifet si Iraku, ishte qytet që mund të ishte Sussanidi ose Persia para asaj koha (637 P.K). Pra, para se arabët mund të ekzistonin atje, as që mund të kishte ndonjë gjuhë me influencë, që e la më vonë një shkrim të rëndësishëm. Në fakt, ne dimë se shkrimi kufik e arriti përsoshmërinë gjatë fundit të shekullit të tetë (prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë vite pas vdekjes së Muhamedit) dhe pastaj u bë shumë gjerësisht e shfytëzuar për tërë botën e myslimanëve (Lings & Safadi 1976:12,17; Gilchrist 1989:145-146). Kjo jep të kuptohet, se qysh pas vitit 750 P.K. abasinët e kanë kontrolluar islamin, dhe përgjatë paraardhjes së tyre persiane ishin të stacionuar në Kufa dhe pjesë të Bagdadit. Ata kanë pasur dëshirë që të dominojë shkrimi i tyre. Duke arritur që ta dominojnë vetën me Umajdas (që ishin të stacionuar në Damask) rreth 100 vite, dhe mund të jetë e qartë pjesërisht se pse shkrimi i arabëve është stacionuar me ndikim në këtë vend, sikurse edhe në shkrimin kufik mund të përfshihen dy dokumentet të lartpërmendura. 

Prandaj, është e logjikshme që të dy shkrimet Topkapi dhe Samarkand, që janë të shkruar në shkrimin kufik, nuk mund të jenë të shkruar më herët se 150 vjet pasi që  supozohet se është mbledhur Redaktimi Utamanik, jo më  herët se në fund të shek.VII,  ose në fillim të shek.VIII (Gilchrist 1989: 144-147). 

Ne nuk e dimë se ishin edhe dy shkrime arabe më të hershme që shumica e myslimanëve modern nuk janë të njoftuar me të. Këto janë Ma'il shkrimi, i zhvilluar në Hijaz, pjesërisht në Meka dhe Medina dhe shkrimi mashk, gjithashtu i zhvilluar në Medina (Lings & Safadi 1976: 11; Gilchrist 1989: 144-145). Shkrimi al-Ma'il doli në publik në shekullin e shtatë dhe është identifikuar lehtë, është shkruar me një mospërfillje (shiko në faqen 16 të Jam' al-Qurani Gilchristit, 1989). Në fakt fjala al-Ma'il do të thotë  "prerje". Ky shkrim ka ekzistuar rreth dyqind vjet para se doli në përdorim. 

Shkrimi mashk gjithashtu fillon në shekullin e shtatë, por në vazhdimësi i shfrytëzuar për shumë shekuj. është më i përpiktë dhe mund të jetë më i shquar në bazë të një kursi vetanak dhe të stilit të butë (Gilchrist 1989:144). Janë të atillë që besojnë se shkrimi mashk është paraprijës i shkrimit të mëvonshëm të kufikut, dhe se ka ngjashmëri mes tyre. Nëse Kurani është kompletuar në këtë kohë, shek. VII, atëherë medomos është dashur të jetë shkruar në ndonjërin prej këtyre shkrimeve, Ma'il ose Mashk. 

Habi, ne e kemi Kuranin të shkruar në shkrimin ma'il, dhe konsiderohet të jetë Kurani më i hershëm që e posedojmë sot. Ende nuk është gjendur në Stamboll ose Taskent, por, që të jetë më ironike, aje qëndron në muzeun e Londër (Lings & Safadi 1976:17,20; Gilchrist 1989:16,144). është datuar para fundit të shekullit të tetë (790 P.K.) nga Martin Lings, si përgjegjës për dorëshkrimet e Muzeumit të Britanisë, e që është vetë mysliman. 

Prandaj, me ndihmë të analizës së shkrimit, ne jemi shumë të sigurtë se nuk ekziston shkrimi i Kuranit që e posedojmë sot dhe që daton nga shekulli shtatë. (Gilchrist 1989:147-148,153). 

Për më shumë, virtualisht shkrimet të fragmenteve më të hershme të Kuranit që i kemi sot ne, nuk mund të datojnë më herët se 100 vite pas kohës së Muhamedit. Në librin e saj "Kaligrafia dhe kultura e islamit", Anemari Shimel nënvizon se kur tregoi për pjesën nga shkrimi i zbuluar, siç thonë (kuranet) në sinaa, tha: "koha më e hershme shkon diku rreth të çerekut të parë të shekullit të tetë. (Schimmels 1984:4)".

Prej shkrimeve që i posedojmë, është e pamundur të shihet se ndonjë pjesë e Kuranit është kopjuar në përjashtim të shkrimit të shpëtuar të Utmanit. Çka na ka mbetur është se për 150 vite pas Muhamedit nuk dihet asgjë. 

2. Burimet Talmudike të Kuranit

Problem tjetër me shkrimin përkatës të Kuranit është numërimi heretikal talmudik pa porosi. Hutia më e madhe për krishterët kur e marrin ta lexojnë Kuranin ështe se tregimet e shumta të Kuranit janë shumë pak të ngjashme me ato të Biblës. Tregimet e Kuranit përfshijnë shumë shtrembërime, ndreqje, dhe shumë shtesa të çuditshme të tregimeve origjinale të cilat i dimë dhe i kemi mësuar. Ne pyesim, prej nga erdhen këto tregime, nëse jo nga shkrimet përkatëse?.

Për fat, kemi shumë literaturë të hebrenjëve dhe të krishterëve (ca prej tyra nga Talmudi)që datojnë nga shekulli i dytë P.K., me të cilat mund të bëjmë shumë krahasime të këtyre tregimeve. Dhe nëse e bëjmë këtë, atëherë mund t'i gjejmë ngjashmëritë të mëdha në mes të këtyre përrallëzave ose tregimeve popullore të komuniteteve të mëvonshme hebreje dhe krishtere, dhe të tregimeve që janë të shkruara në Kuran. (vëreni: Materiali talmudik i marrë nga Feinburg 1993:1162-1163).  

Shkrimet hebreje të Talmudit ishin mbledhur në shekullin e dytë pas K., prej ligjit gojor (Mishnah) dhe traditave të këtyre ligjeve (Gemara). Këto ligje dhe tradita ishin krijuar që të përshtatej ligji i Mojsiut (Tora) në kohët e reja. Këto gjithashtu i nënkuptojnë inetrpretimet dhe diskutimet e ligjeve (Halakhah dhe Haggadah etj.) Shumica e hebrenjëve nuk i konsiderojnë shkrimet talmudike autoritative, por i kanë lexuar ato me interesim për shkak të ndikimit të tyre në kohën kur ato u shkruan. 

Çdo gjeneratë i ka zbukuruar tregimet, ose i interpretuar me folklorin lokal, që do të thotë se ishte e pamundur të dihet se cilat shkrime origjinale kanë mbetur prej tyre.  Kishte edhe hebrenj të tillë që besuan se shkrimet talmudike ishin të shtuara në "prezervativë" (Dhjetë Urdhëresat, dhe Tora që ishin ruajtur në Arkën e Besëlidhjes), dhe është besuar se ishtin kopjuar nga Shkrimi i shenjtë (Feinburg 1993:1163).  

Disa nxënës të orientalistikës besojnë se kur mbledhësit e mëvonshëm të islamizmit erdhën në skenë, në shekullin e tetë deri në atë të nëntë ata pjesërisht ia shtuan këtë literaturë materialit kuranor të deri atëhershëm. Prandaj, nuk është befasi prej këtyre  traditave judaike, në mënyrë jo të famshme u pranuan nga shkruesit e mëvonshëm, dhe e u përfshinë në tërë shkrimet e shejta të islamit. 

Janë vetëm disa tregime që kanë lidhje me atë të shek. të dytë  të shkrimit të hebrenjëve, tregimet si vrasja e Abelit nga Kaini në surën 5:31-32, të huazuara prej Targum të Jonathan-ben-Uzziah dhe Mishnah Sanhedrin 4:5; ose tregimi i Abrahamit, idolet dhe furra e zjarrtë 21:51-71, të marrura nga Midrash Rabbah, ose tregimi i famshëm, të gjetur në suren 27:17-44; të Solomonit, biseda e tij me pupzën, dhe mbretëresha Sheba që e lëshoi e hutuar fundin e saj në ujë, e marrur nga Targumi i Esterit. 

Ka instanca ku i gjejmë te dy literaturat hebreje dhe të krishtere në tekstet kuranore. Lartësia e Malit Sinai, mbajtur si kyq tek hebrenjtë, ishte kërcënim për refuzimin e ligjit (sura 7:171) u morën nga shkrimet apokrife hebreje, Abodah Sarah. Pjesa e fëmijërisë së herëshme e Jezusit ka gjurmë tek shumë shkrime apokrife tek të krishterët: Druri i palmës që tregon për dhembjen e madhe të Marisë pas lindjes së Jezusit (sure 19: 22-26) vijnë prej Librit të Humbur të Biblës; që flet për foshnjën Jezus që i bënë zogjtë prej deltinës (sure 3:49) vjen nga Ungjilli i Tomës për foshnjën Jezus. Tregimi për Jezusin foshnjë që fletë (sure 19:29-33) ka gjurmë nga përrallzat arabe nga Egjipti që emërojnë Ungjillin e parë për Jezus Krishtin si fëmijë. 

Në surën 17:1 kemi raportin e hulumtimit të Muhamedit prej xhamisë së shenjtë deri tek xhamia më e largët. Prej traditave të mëvonshme gjejmë referime të Muhamedit të ngjitur deri tek qielli i shtatë, pas udhëtimit të mrekullueshëm ( Mi'raj) prej Mekës deri tek Jerusalemi, me "kalin me krahë" të quajtur burak. Më shumë detale na furnizon  Mishkat al Masabih. Ne mund ta kthejmë tregimin pas në librin fiktiv të quajtur Testamenti i Abrahamit, i shkruar rreth v. 200 Para.K., në Egjipt, dhe pastaj të përkthyera  më vonë në greqisht dhe arabisht. Një shkrim tjetër analog është ajo e Fshehtësive të Enokut (kapitulli 1:4-10 dhe 2:1), që grabitet nga Kurani pas katër shekujve. Dhe më tej shkrimi i ngjashëm është larg i modeluar dhe i mbledhur në tregimet e mbetura në librin e vjetër të Persisë i titulluar Arta-i Viraf Namak, që tregon si zorostriani i ri i devotshëm është ngjitur në qiell, dhe të kthimit të tij, lidhur me atë që ai pau, ose duke profetizuar atë që ka pa. (Pfander 1835:295-296).

Përshkrimi i Kuranit për shëmbëllimin e ferrit, i gjason ferrit të Efraimit, predikues nestorian i shekullit të gjashtë (Glubb 1971:36). 

Autori i Kuranit në suren 42:17 dhe 101:6-9 me siguri e shfrytëzoi Testamentin e Abrahamit që të mësojë për balancin ose peshoren që do të shfrytëzohet në ditën e gjykimit për t'i matur veprat e mira dhe të këqija me qëllim të caktimit se kush ku do të shkojë, në parajsë apo ferr.

Është me randësi të mbahet në mend se  tregimet e Talmudit nuk u pranuan nga hebrenjtë ortodoks në atë periudhë si autentike për një arsye të vetme: ata s'ishin në këshillin e Jamnisë në vitin 80 P. K.  kur Dhiata e Vjetër ishte kanonizuar. Ashtu edhe shkrimet krishtere konsideroheshin të kanonizuara, sikurse që nuk ishin provuar si autoritative para Këshillit të Nices më 325 P.K. Për këtë këto shkrime dy janë konsideruar si heretike, si ajo e hebrenjve ashtu edhe ajo e krishterëve ortodoksë. Kjo është arsyeja se ne gjejmë dyshime të shumta të këtyre shkrimeve që ishte dashur të jenë dy librat që vërtetojnë se janë libra finale të zbulesës nga Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit. Le të shikojmë tani dorëshkrimet e shënimeve për Biblën dhe sigurisht se skripta që ne e lexojmë sot është historikisht e përpiktë.

B. Dorëshkrimi i shënimeve të Biblës

Përndryshim nga Kurani, kur ne e shqyrtojmë Dhiatën e Re (MSS) ne jemi të befasuar me pastërtinë e shkrimeve që i posedojmë. Shumë myslimanë pohojnë se ne kemi probleme të njëjta duke u brengosur për numrin e madh të viteve që ndajnë shkrimin prej ngjarjeve në fjalë. Pasi që ne nuk kemi dokumente origjinale, përmbajtja, besueshmëria e kopjeve vihet në dyshim. Dhe a është ky mohim korrekt? T'i marrim për shembull dorëshkrimet e Dhiatës së Re, të vlefshme sot. 

1. Dorëshkrimet e Dhiatës së Re

Kemi në dispozicion 5300 dorëshkrime të njohura të Dhiatës së Re, 10,000 latine, dhe 9300 versione të tjera të hershme (MSS), që na jepin 24,000 kopje  dorëshkrime nga pjesët e Dhiatës së Re që i kemi sot. Shumica e këtyre janë shkruar para v. 325 P.K., dhe shumë kohë më parë se të përpilohet Kurani (të marrura nga shënimet e Mcdowellit që e demantojnë Verdiktin, vol.  . 1, 1972 fq 40-48;dhe Ostling, Koha, Janar 23,1995,fq. 57).

Për më shumë, për dallim nga Kurani, nuk gjejmë zbraztsirë të madhe kohore në mes kohës për të cilën Bibla flet dhe ngjarjeve të ndodhura në fjalë. Në fakt nuk ka asnjë bazë për datimin e ndonjë libri të Dhëatës së Re më të vonshëm se viti 80 P.K. (ose 50 vite pas vdekjes së Krishtit). E tërë Dhiata e Re është shkruar para rënjës së Jerusalemit në vitin 70 P.K., dhe ndoshta para djegies së Romës, dhe persekutimit të krishterëve, pasi që as këto ngjarje, që do të mund të ketë ndikim në komunitetet të krishtera të cekura në ndonjerën prej këtyre shkrimeve të Dhiatës së Re. Nëse dokumentet janë të shkruara në shekullin e dytë, myslimanët pohojnë, atëherë gjithsesi se ishte dashur të ceken këto ngjarje shumë të rëndësishme. 

Me këtë logjikë mund të merret një hap më tutje. T'i marrim p.sh. mundimet e Jakobit në vitin 62 P.K, Palit në vitin 64 P.K., dhe të Pjetrit në vitin 65 P.K., të gjitha këto ishin ngjarje momentale të bashkësive të hershme të krishtera, dhe ne nuk i gjejmë asnjë vendim për vdekjen e tyre në cilindo libër kanonik të Dhiatës së Re (dhe për mrekulli as në librin e veprave, në kohët më të rëndësishme të kishave të hershme). Sqarimi i vetëm është se të gjitha këto janë ngjarje të hershme, dhe ato para vitit 62 P.K.

2. Dorëshkrimet e vlefshme

Para dy vitesh, dorëshkrimi më i vjetër që e pohon këtë ishte e papirusit të Shën Gjonit (f. 52), të vendosura në muzeun e John Rylandsit në Mançester, dhe e datuar në vitin 120 P.K., (Koha prill 26, 1996, fq 8). Për këtë thuhet se dorëshkrimi më i hershëm i Dhiatës së Re nuk mund të vërtetohen me dëshmitarë okularë. Ky mohim tani ka ndryshuar, për tri shkrime edhe më të vjetra, një prej secilës, ungjillit të Mateut, Markut dhe Lukës që datojnë më herët se shënimet e Gjoninës. është se dy prej këtyre tre zbulimeve që besoj se kanë ndërruar në tërësi qendrën e vëmendjës së kritikave për vërtetësinë e Biblës. Më lejoni  t'iu sqaroj: 

Papirusi i Lukanit, i vendosur në librarinë e Parisit daton që nga fundi i shek. I dhe fillimi i shek. II, që është grabitur nga papirusi i Gjonit për 20-30 vite (Koha, prill 26, 1996, fq.8), por me rëndësi më të madhe janë zbulimet e Markut dhe Mateut! Zbulimet e reja që i kemi nga Dr. Carsten Thiede, dhe të publikuara në Papirusi i Jezusit, të cekura në fragmentet e librit të Markut përgjatë letrave të mledhura të Kumranit (fragmentet 7Q5) që tregojnë se janë të shkruara para vitit 68 P.K. është me rëndësi të kujtohet se Krishti vdiq në vitin 33, që do të thotë se dorëshkrimi është shkruar më së voni 35 vite pas vdekjes së tij, dhe ndoshta edhe më herët, dhe atë gjatë kohës kur dëshmitarët okularë ishin ende gjallë!

Zbulimet më kuptimplote gjejnë, sidoqoftë, se është një dorëshkrim nga fragmentet e librit të Mateut (kap. 26) të quajtur Dorëshkrimi i Magdalenës që është analizuar nga Dr.  Carsten Thiede, dhe të shkruara në Papirusin e Jezusit. Duke shfrytëzuar analizat e stërholluara të dërëshkrimeve nga fragmentet të marra përmes mikroskopëve të mrekullueshëm, ai largoi përreth 20 gabimeve mikrometrike të papirusit, duke matur lartësinë dhe thellësinë e ngjyrës si dhe këndin e stileve të shkrimit. Pas kësaj analize Thiede ka mundur të bëjë krahasimin më papirust e tjera të asaj kohe, të gjetura në Kumran (të datuara në vitin 58 P.K.), tjetra tek Herkulaneumi (të datuara në mes viteve 73 dhe 74 P.K.), dhe përfundimisht tek papirusi i gjetur në qytetin Oxyrynchus të Egjiptit.  Dorëshkrimi i Magdalenës flet për këto dorëshkrime, dhe në fakt janë gati identike me me ato të zbuluara në Oxyrynchus, në vitet 65\66 P.K. Thiede konkludou se papirusi i Ugjillit të Mateut të shenjtë, është  shkruar jo më herët se këto vite ose edhe më herët.  Kjo supozon se i kemi pjesët e ungjillit sipas Mateut në origjinal, ose kopjet e para që janë shkruar sa ishte gjallë Mateu dhe dishepujt e tjerë dhe dëshmitarët okularë të këtyre ngjarjeve që ishin ende gjallë. Kjo ishte dashur të jetë pjesa e dorëshkrimit më të vjetër të Biblës që e kemi ne sot, njera që u shkrua në kohën kur datonin shkrimtarët origjinalë!

Është edhe më rëndësi se çka ato thonë. Tek Mateu 26 shfrytëzon tekste si nomina sacra (emra të shenjtë) sikurse diminutivi "ËSHTË" për Jezusin dhe "KE" për Khurie ose Zot (Koha e shtunë, dhjetor, 24,1994). Kjo është e mrekulluëshme për diskutimin e sotëm, sepse na jep të supozojmë se Jezusi si Zot është zbuluar me shekuj para se të pranohet oficialisht si doktrinë e kishës në këshillin e Nices në vitin 325 P.K. Ende ka diskutime për datën ekzakte të këtij dorëshkrimi. Sidoqoftë, nëse datat janë të sakta atëherë ky dokument komplet e shlyen çdo kritikë kundër shënimeve të ungjijve (si dhe  "Seminari i Jezusit") dhe atë se dishepujt e hershëm nuk dinin asgjë për hyjninë e Krishtit, dhe se ky koncept më vonë është ngarkuar në literaturë tek bashkësitë e krishtera në shekullin e dytë (P.K.). Ne kemi gjithashtu edhe shënime të tjera dorëshkrimi për Dhiatën e Re.

3. Versionet e përkthimeve

Përveç 24,000 dorëshkrimeve kemi edhe 15,000 kopje ekzistuese si variacione të versioneve të shkruara në latinisht dhe sirianisht (aramaishjta krishtere), disa prej të cilave janë të shkruara më herët se vitet 150 P.K., siç është siriak Peshita (150-250 P.K) (Mcdowell 1972:49;1990:47).

Krishterimi që nga fillimi ishte besim i misionarëve (Mateu 28:19-20), shkrimet ishin urgjentisht të përkthyera në gjuhët e njohura të asaj kohe. Për këtë arsye përkthimet e shkruara u shfaqen menjëherë, si ishin përkthimet e kopte (fillimi i shek. III dhe IV), armenishte (400 P.K.), gotike (shek. IV), gruzishte (shek.V), etiopishte (shek. VI), dhe nubishte (shek.VI ) (Mcdowell 1972:48-50). Fakti se kemi shumë përkthime të Dhiatës së Re vërteton autencitetin e tij, se do të ishte gati e pamundur, të kemi dishepuj ose pasues që kanë pasur dëshirë të korruptojnë përmbajtjen e mëparshme, që t'i grumbullojnë të tëra këto përkthime në qëllime të tjera dhe duke e ndryshuar secilën prej tyre atëherë ishte dashur të kenë njëllojshmëri që i gjejme tek dëshmitarët në përkthimet e sotme.

4. Mësimet

Praktika e leximit të pjesëve nga librat e Dhiatës së Re për shërbesa fillon në shek. e gjashtë, dhe sot ne i kemi 2135 mësime të cilat janë të shënuara që nga kjo kohë (Mcdowell 1972:52). Nëse këtu ka pasur një falsifikim, atëherë ishte dashur që çdo gjë të ishte ndryshuar.

5. Letrat e etërve të kishës së hershme

Por me siguri se dëshmimi më i famshëm për vërtetësinë e Dhiatës së Re janë shënimet e shumta të marra nga faqet e tyre prej priftërinjve të kishave të hershme. Dean Burgon në hulumtimet e tij zbulon 86,489 shënime të tëra nga etërit e kishës së hershme (Mcdowell 1990:47-48; 1991:52). Në fakt, janë 32,000 sosh prej Dhiatës së Re të gjetura në shkrimet para këshillit të Nices, në vitin 325 P.K. (shënimet e Mcdowellit, 1972:52). J. Harold Greenlee thekson citimet e Dhiatës së Re janë aq të shumta prej etërve të kishës së hershme saqë të efektshme për të rikonstruktuar virtualisht tërë Dhiatën e Re edhe pa i përdorur dorëshkrimet e Dhiatës së Re. Zotëri David Dalrymple u zotua ta bënte këtë, dhe shkrimet nga etërit e kishës së hershme mes shekullit të dytë dhe të tretë të, ai gjeti tërë Dhiatën e Re, përveç njëmëdhjetë vargje. (Mcdowell 1972:50-51;1990:48). Prandaj, ne mundemi ta hedhim Dhiatën  Re dhe prapë ta rikonstruktojmë me ndihmën të thjeshtë të këtyre letrave. Disa prej tyre janë (nga Shkrimet e Mcdowellit, 1972, fq. 51):

Klementi (30-95 P.K.) citon shkrime të ndryshme të pjesëve të Dhiatës se Re në librat e tij. Ignatiusi (70-110 P.K) i ka njohur apostujt dhe i ka cituar drjetëpërdrejt prej 15 deri 27 libra. Policarpi (70-156 P.K.) ishte dishepull i Gjonit dhe përmendet në Dhiatën e Re. Prandaj dorëshkrimet që i posedojmë sot na japin neve më se 24,000 dorëshkrime me të cilën paraqitet Dhiata e Re e sotme. Dorëshkrimet më të hershme shihet se datojnë më herët se vitet 60-70 P.K., pra duke marrë parasysh kohët e dorëshkrimeve nga autorë origjinal, japin mundësitë se këto janë të mundshme që të jenë vetë origjinali. Në krye të kësaj kemi 15,000 përkthime të hershme të Dhiatës së Re dhe më shumë se 2000 mësime. Përfundimisht, kemi citime të dorëshkrimeve që i kemi si letrat e etërve të kishës së hershme përmes së cilës ne mund të reprodukojmë nëse dëshirojmë gjithë Dhiatën e Re.

Pra, çfarë krahasimesh kemi në mes të dorëshkrimeve të Kuranit dhe Biblës? E dimë nga shënimet historike të fundit të shekullit të shtatë, arabët u dyndun përmes Afrikës Veriore deri në Spanjë, dhe në lindje deri në Indi. Kurani (simpas traditave të hershme islamike) ishte përqëndrim i besimit dhe i praktikës së asaj kohe. Natyrisht me ndikimin enorm të asaj kohe ishte dashur të kemi ndonjë dorëshkrim edhe sot. Ende nuk kemi asgjë prej asaj kohe. I vetmi dorëshkrim islamik është përpiluar në shekullin e nëntë, ndërkohë dorëshkrimi më i hershëm i përpiluar daton nga viti 790 P.K., i shkruar para 1200 viteve, e jo para 1400 viteve siç pohojnë myslimanët.

Ndërkohë krisherimi pohon se ka  më shumë se 5,300 dorëshkrime të njohura greke të Dhiatës së Re , 10,000 shkrime latine dhe së paku 9,300 versione të tjera, duke u ngritur deri në 24,000 dorëshkrime të vërtetuara të Dhiatës së Re që ende ekzistojnë (Mcdowell 1990:43-55), shumica e të cilëve janë shkruar mes viteve 25-400, pas vdekjes së Krishtit (ose në mes të shek. I dhe V) (Mcdowell 1972:39-49). Islamizmi nuk mund të sigurojë asnjë dorëshkrim të vetëm deri në shekullin e tetë (Lings&Safadi 1976:17; Schimmel 1984:4-6). Pasi që krishterët kanë mundur t‘i ruajnë aq shumë dorëshkrime,  gjitha të shkruara shumë përpara Kuranit, në kohën kur letra ende nuk ishte paraqitur, por duke u bazuar në papiruse ende të papërpunuara, dhe pse myslimanët nuk janë në gjendje që të prezentojnë asnjë shkrim të tyre që është shkruar pas kësaj periudhe, kohë që Kurani është ashtuquajtur i zbuluar? Kjo definitivisht i jep Biblës kredibilitet më të fuqishëm se që ka Kurani.

Prandaj, dorëshkrimet e Dhiatës së Re sikurse shkrimet e etërve, që korrespondojnë me Dhiatën e Re, janë të njëjta me atë të kësaj kohe që i kemi sot, duke na siguruar se në to nuk ka asgjë të shtuar ose të fshirë, ashtu si me shkrimet e Kuranit që i posedojmë të cilat kanë me bollëk tregime origjina e të cilëve është nga shkrimet e shek.  të dytë prej literaturës apokrife krishtere dhe hebreje. Ne i dimë disa raste kush i shkroi ato, saktësisht kur u shkruaran ato dhe se asnjë prej tyre nuk janë nga burimet hyjnore, se janë të shkruara nga tregimtarët më të mirë të përrallave të rabinëve pas shumë viteve pasi që Bibla është kanonizuar. Tani ne do të kthehemi duke vënë vëmendjen në shënimet e dokumentuara për Kuranin dhe Biblën: ANALIZA DOKUMENTARE

C. Shënimet e dokumentuara të Kuranit
Shënimet e dokumentuara të Kuranit kanë qenë çdo herë të vështira, përmes dokumenteve primare që i kemi në disponim (që i kemi cekur më parë). Shkrimet më të vjetra të myslimanëve janë traditat e myslimanëve, që i kemi të mbledhura vonë në vitin 765 P.K., (Sira i Ibn Ishak). Ende shkrimet më  të vjetra që i kemi janë nga ky person. Ende, dokumentet e hershme, të cilave ne sot u referohemi janë ato që janë hartuar prej Ibn Hisham, dhe të përmbledhjet e hadithe të Al-Bukhari, myslimanëve dhe të tjerëve, të të shkruara në shekullin e  nëntë, dhe 200 deri 250 vite pas këtyre fakteve. Këto dokumente janë shumë të vonshme që t'i marrim parasysh për studimin tonë. Prandaj ne duhet të shkojmë prapa në shekulin e shtatë dhe natyrisht të shohim cilat dokumente janë të vlefshme që mund të vërtetojnë sigurinë e Kuranit.

1. Doktrina e Iakobit  dhe 661 kronikat

Merrni për shembull dëshimin e hershme të Muhamedit dhe "lëvizjes së tij" e vlefshme për ne jashtë traditës islamike; një pamflet antihebre (antisemitik) i shkruar në greqisht, i quajtur doktrina e Iakobit; u shkrua në Palestinë midis viteve 634 dhe 640 PAS K. (Brock 1982:9; Crone-Cook 1977:3). Doktrina na paralajmëron për hebrenjtë që ishin përzierë me saracenët, dhe rrezikun e jetës nga të rënit në duart e këtyre hebrenjëve dhe saracenëve" (Bonvetsch 1910:88; cook 1983:75). Në fakt kjo marrëdhënie duket sikur na shpie tek pushtimi që sipas një burimi të hershëm armenian përmendet që governatori i Jeruzalemit pas pasojave të pushtimit ishte hebre (Patkanean 1879:111; Sebeos 1904:103). Çfarë është domethënëse këtu: është mundësia që hebrenjtë dhe arabët (saracenët) duken të kenë qenë në aleancë së bashku gjatë kohës së pushtimit të Palestinës madje dhe pak kohë pas pushtimit të saj (Crone-Cook 1977:6).

Në doktrinë intimiteti hebreo-arab është përsëri i  dukshëm me anë të treguesve që vërehen në urrejtjen kundrejt krishtërimit në anën e bashkëpushtuesve. Sipas Bonvetsch, përmendet që një hebre i konvertuar proteston që ai nuk do ta mohojë Krishtin si Birin e Perëndisë, dhe sikur të kapet nga hebreu dhe saraceni, dhe të copëtohet prej tyre (Bonvetsch 1910:88). Është pra e qartë që autori beson se hebrenjtë dhe arabët ishin së bashku në aleancë gjatë pushtimeve.

Origjinaliteti i këtij tregimi është i konfirmuar nga një hartues i madh prej Sira e Muhammad-it, Muhammad ibn Ishak, në dokumentin e njohur si Kushtetuta e Medinës. Në këtë dokument hebrenjtë shfaqen sikur kanë formuar një komunitet (ymaa) pavarësisht nga përmbajtja e fesë së tyre, dhe janë shpërndarë në mënyrë të papërshkrueshme midis një numri fisesh arabe (Gottingen 1859:342; Guillaume 1955:233;Crone-Crook 1977:7). Sipas këtyre të dyve Crone dhe Crook, ky dokument duket që të jetë një nga elementet më të hershëm të traditës islamike, përputhja e saj me tregimet më të hershme të ardhura nga jashtë që mbi origjinën e islamit është shumë domethënëse (Crone-Cook 1977:7).

Nëse këto dëshmi janë të vërteta dikush mund të pyesë se si hebrenjtë dhe saracenët (arabët) ishin aleatë edhe më vonë se 640 PAS K., kur sipas Kuranit, Muhamedi i ashpërsoi marrëdhëniet e tij me hebrenjtë rreth vitit 624 PAS K., më shumë se 15 vjet më herët?

Për t'iu përgjigjur kësaj ne kemi nevojë ti referohemi tregimit më të hershëm lidhur me karierën e profetit, e dhënë në kronikat armeniane rreth viti 660 PAS K., që është shkruar nga disa për Bishopin Sebeo  (Sebeo 1904:94:96; Crone-Cook 1977;6). Kronisti e përshkruan  se si Muhamedi themeloi një komunitet ku ishin të përfshirë Ishmaelitët (arabët) dhe hebrenjtë, dhe platforma e tyre e përbashkët ishte prejardhja e tyre e përbashkët Abrahami. Arabët me prejardhje nga Ishmaeli, dhe Hebrenjtë me prejardhje nga Isaku. Kronisti beson se Muhamedi u kishte dhënë të dy komuniteteve të drejtat themelore për tokën e shenjtë, ndërkohë sistematikisht siguronte për ta një gjeneologji monoteiste. Kjo nuk është diçka pa përparsi ngase ideja e ismealitëve për të drejtat e tyre në tokën shenjtë ishte diskutuar dhe refuzuar më herët te Zanafilla Rabbah (61:7), në Talmudin babilonas dhe në librin e Xhubileut (Crone-Cook 1977:159).

Kështu që vizioni i Muhamedit nuk ishte thjesht vetëm Arabia, por ishte i orientuar drejt Palestinës përgjatë hebrenjve (Crone-Cook 1977:8); një shenjë dalluese, sipas punës së bërë nga J. B. Chabot, në mënyrë të pavarur, u vërtetua në traditat historike të jakobitëve (Chabot 1910:405).

Interes të veçantë paraqesin dhe kërkimet e bëra nga Crone Cook, sipas të cilëve orientimi i Palestinës mbijetoi dhe në kohët e vona të traditës islame, me Palestinën që ndryshoi si Siria (Crone-Cook 1977:158). Ne kemi nevojë t'i drejtohemi shkrimeve të Abu Davud Sylejman b. al-Alsh'ath al-Sijistani, dhe Ahmad b. Muhammad ibn Hanbal për ta gjetur nëse profeti rekomandon Sirinë për tokën e zgjedhur nga Perëndia për shërbëtorët e tij (Abu Davud… 1384:388; Ahmad b. Muhammad ibn Hanbal 1313:33f; Munajjid 1951:47-74). Këto arsyetime mund të përshtaten shumë mirë me shpalljet e përmendura më herët nga Crone për vitin arab të hixhrës, ose ekzodin, nga Arabia për në veri, dhe jo thjesht mes për mes qyteteve të Arabisë.

Ndarja midis hebrenjve dhe arabëve, sipas kronikave armeniane të vitit 660 PAS K., ndodhi menjëherë pas pushtimit të Jeruzalemit në vitin 640 PAS K. (Sebeos 1904:98).

Ne përsëri gjejmë një numër burimesh jomyslimane që e kundërshtojnë Kuranin, duke na siguruar që ka pasur një marrëdhënie të mirë midis arabëve dhe hebrenjve të paktën dhe për 15 vjet të tjera pas asaj që Kurani të shpallej. Nëse Palestina ishte fokusi i arabëve, atëherë qyteti i Mekës vihet në pyetje.

2. Meka

Për të filluar këtë çështje së pari duhet pyetur se çka dimë për Muhamedin? Myslimanët thonë se "Meka është qendra e islamit, dhe qendra e historisë". Sipas Kuranit  shenjtërorja e parë për njerëzimin ka qenë ajo e bakahit (ose Meka), një vend i bekuar, një udhëzues për njerëzimin" (Sura 3:96). Në suren 6:92 dhe 42:5, ne gjejmë se Meka është e përshkruar si "nëna e të gjitha vendbanimeve". Sipas traditave myslimane, Adami e ka vendosur gurin e zi në Qaben origjinale, ndërsa sipas Kuranit (sureja 2:125-127) kanë qenë Abrahami dhe Ismaeli të cilët e kanë ndërtuar Qaben e Mekës shumë vjet më vonë. Kështu nga nënkuptimi, Meka është konsideruar nga myslimanët se është vendi i parë dhe më i rëndësishëmi në botë! Në fakt shumë tregime për Muhamedin lidhen rreth Mekës, dhe se vitet e tij të edukimit kanë kaluar aty, dhe se Meka ishte vendi që ai  vendosi të kthehej derisa ishte në ekzil në Medinë.

Përveç vështirësive të dukshme në gjetjen e ndonjë dokumentacioni arkeologjik që evidenton nëse Abrahami shkoi dhe jetoi ndonjëherë në Mekë, problemi që ngrihet qëndron në gjetjen e referencave të këtij qyteti përpara krijimit të islamit. Nga rikërkimi i marrë përsipër nga Crone dhe Cook, supozimi i parë dhe referenca e vetme paraislamike për Mekën është hamendje për një qytet të quajtur "Makobara" nga gjeografi greko-egjyptian Ptolemeu në mesin e shekullit të dytë PAS K., megjithëse nuk jemi të sigurtë nëse ky aluzion i Ptolemeut i referohej Mekës, pasi ai e përmend emrin vetëm në kalim e sipër. Për më tej sipas Dr. Crone, tri letrat rrënjësore arabe për Mekën (MKK) as nuk përputhen me tri letrat rrënjësore Arabe për Makorabën (KRB) (pasi shkronjat ma - të cilat paraprijnë ‘koraba', i japin kuptimin vendit). Në këtë mënyrë nuk ka absolutisht asnjë raport tjetër lidhur me Mekën apo me Qaben e saj në dokumentat e lashta origjinale,   deri vonë në shekullin e shtatë PAS K. Në fakt, ata pretendojnë, "që referencat më të hershme janë ato që janë gjetur në një version sirian të zbulesës së pseudometodistit (Crone-Cook 1977:22,171).

Sidoqoftë, megjithëse zbulesa në vetvete daton vonë nga shekulli i shtatë, referencat për Mekën janë gjetur vetëm në kopjet e vona, dhe nuk janë të pranishme në traditat e vona siriane dhe evropiane, dhe nuk shfaqen në Përmbledhjen e Shkrimeve të Lashta të Vatikanit, i konsideruar nga etimologët se është teksti më i hershëm (që i referohet diskutimit mbi këtë problem midis Nau dhe Kmosko në shënimet "7," f.171, në Crone & Cook's Hagarism: 1977).

Një referencë tjetër për Mekën, sipas Crone dhe Cook, është e pranishme në vazhdimësinë e bizantisë arabe, e cila është një burim që daton që nga mbretërimi i Kalifit Hisham, i cili sundoi midis viteve 724-743 PAS K. (Crone-Cook 1977:22, 171).

Prandaj, evidenca më prezantuese që ne kemi për ekzistencën e Mekës është plotësisht 100 vjet pas datës kur tradita islamike dhe Kurani e vendosi atë. Pse?  Sigurisht, nëse ky ishte një qytet kaq i rëndësishëm, dikush, diku duhet ta kishte përmendur; ndërsa ne nuk gjejmë asgjë veçse një hamendje të vogël nga Ptolemeu 500 vjet më herët, dhe këto shpallje fillestare janë nga fundi i shekullit të shtatë dhe fillimi i shekullit të tetë. Por kjo nuk është e tëra për myslimanët që pretendojnë se Meka nuk ishte vetëm një qytet i lashtë dhe i madh, por dhe qendra e tregtisë për Arabinë e shekullit të shtatë dhe më përpara (Cook 1983:74; Crone 1987:3-6).

Dhe më shumë sipas kërkimeve intensive nga Bulliet për historinë e tregtisë në Lindjen e Mesme antike, tregohet që myslimanët janë pothuajse gabim, sepse Meka as që ishte një nga rrugët kryesore të tregtisë. Arsyeja për këtë, vazhdon ai, ishte se "Meka ishte përfshirë në atë kohë në zonën e gjirit. Vetëm nga harta më e keqe që mund të lexohet si një kryqëzim i natyrshëm midis veriut dhe jugut dhe lindjes e perëndimit." (Bulliet 1975:105).

Kjo më vonë dëshmohet nga një kërkim i mëtejshëm i marrë përsipër nga Grum dhe Muller, i cili pohon që Meka thjesht nuk mund të ketë qenë një nga rrugët tregtare, pasi që ishte e përfshirë larg rrugëve natyrale. Në fakt ata pretendojnë që rrugët e tregtisë e kanë kaluar anash Mekën nga disa qindra milje (Groom 1981:193; Muller 1978:723).

Patricia Crone, në punën e saj mbi Tregtinë e Mekës dhe Ngritjen e Islamit shton një arsye praktike e cila është veneruar shumë herë nga historianë të hershëm. Ajo na tregon që, "Meka ishte një vend i shkretë, dhe në vende të shkreta nuk bëhen ndalime të përkohshme, sidomos kur ata gjenden në një distancë të shkurtër nga gjelbërimi i famshëm. Pse karvanet duhet të shkonin lart e poshtë nëpër stepa në luginën e shkretë të Mekës, ndërkohë që mund të ndalonin në Taif. Meka kishte sigurisht një shenjtore dhe një pus, por këto i kishte dhe Taifi i cili kishte edhe ushqim gjithashtu" (Crone 1987:6-7); Crone-Cook 1977:22).

Për më tepër, Patricia Crone pyet, "çfarë kushtesh gjendeshin atëherë në Arabi që mund të përballohej një distancë e tillë, nëpërmjet një bote kaq jomikpritëse, dhe ende të shitej me një fitim kaq të madh që të mbështeste rritjen e qytetit në një zonë kaq të shkretë nga burimet natyrore?" (Crone 1987:7) Nuk kishte prodhime, lloje të bimëve aromatike ose egzotika të mira, si shumë shkrimtarë të hershëm dhe të njohur kanë shkruar.

Në studimin e saj mbi Tregtinë e Mekës, Dr.Crone tregon që nga 15 llojet e bimëve që i ishin kushtuar Mekës: 6 prej tyre u zhdukën para shekullit të gjashtë; dy u importuan nga deti; dy ishin ekskluzivisht nga Afrika Lindore; dhe dy ishin jashtë interesit dhe kurrë nuk u tregtuan; njëra kishte problem identiteti, dhe dy as që mund të identifikoheshin (Crone 1987:51-83). Si pasojë, as edhe një nga 15 llojet e erëzave nuk mund t'i atribuohen Mekës. Pra cila ishte tregëtia për të cilën Meka ishte e famshme? Disa myslimanë pretendojnë që ishte shkëmbimi i parave ose ndoshta tufat e deveve; në një pozitë kaq të shkretë?

Sipas rikërkimeve më të besueshme nga Kister dhe Sprenger, arabët ishin të përfshirë në një lloj tregëtie e konsideruar e një lloji të ultë, në atë të lëkurës dhe veshjeve; artikuj të vështirë të cilët mund të kenë themeluar një grup territoresh me përmasa ndërkombëtare (Kister 1965: 116; Sprenger 1869:94).

Problemi i vërtetë me Mekën, ishte se tregëtia ndërkombëtare nuk po zinte vend në Arabi, madje as duke pretenduar vetëm për Mekën, menjëherë në shekullin mbas lindjes së Muhamedit. Duket që shumë nga të dhënat tona për këtë zonë kanë qenë ndryshe nga ato që na kanë ardhur për shkak të kërkimeve të parregullta, të burimeve origjinale të bëra nga Lammens, "një studiues jo shumë i besueshëm," dhe të përsëritura nga orientalistët e mëdhenj Vats, Shaban, Rodinson, Hitti, Levis, dhe Shahid (Crone 1987:3,6). Lammens, duke përdorur burimet e shekullit të parë (si Periplus 50 PAS K.  dhe Pliny –79 PAS K.) duhet të ketë përdorur edhe historianët grekë, bizantinë dhe egjiptianë të fund shekullit të gjashtë të cilët ishin më afër ngjarjeve (si Cosmas, Procopius dhe Theodoretus – Crone 1987:3, 19-22,44). Përshkak se ata nuk ishin vetëm tregtarë, udhëtarë dhe gjeografë, por historianë, ata e njihnin zonën dhe periudhën dhe prandaj mund të jepnin një pamje më të përshtatshme.

Sikur t'u ishte referuar këtyre historianëve të vonshën ai do të kishte gjetur që tregëtia greke midis Indisë dhe mesdheut ishte plotësisht e lidhur me detin pas shekullit të parë PAS K. (Crone 1987:29). Mjafton t'i hedhësh një sy hartës për të kuptuar pse. Nuk kishte kuptim të udhëtoje rreth e rrotull për të shitur materialet kur rruga ujore ishte shumë afër. Patricia Crone tregon se në Romën e Diokletianit ishte më lirë që t' çoje barërat 1250 milje nga deti sesa t'i transportoje 50 milje nga toka. (Crone 1987:7). Largësia nga Najrani, Jemeni në jug, për në Gaza në veri ishte pothuajse 1250 milje. Pse mos të udhëtonin tregtarët  me mallërat e tyre nga India me anë të detit, dhe të zbarkonin në Aden, ndërkohë që duhet të ngarkonin mallin në devet që ecnin shumë ngadalë dhe ishin të kushtueshme, dhe të ecnin rreth e qark arabëve jomikpritës, dhe shkretëtirës së Gazës, kur mund të hypnin në anije duke ndjekur rrugën e Detit të Kuq deri në bregun perëndimor të Arabia?

Gjendeshin probleme të tjera gjithashtu. Sikur Lammens ti kishte bërë kërkimet e tij mirë do të kishte vërejtur se tregtia Greko-Romake nga shekulli i tretë PAS K.ra në kolaps. Kështu që në kohën e Muhamedit nuk kishte rrugë tregtare, dhe asnjë treg romak tek i cili shitja ishte e destinuar (Crone 1987:29). Në mënyrë të ngjashme ai duhet të kishte gjetur se tregu që mbeti ishte i kontrolluar nga etiopiasit dhe jo nga arabët, dhe që Adulisi në bregun etiopas të Detit të Kuq dhe jo Meka, ishte qendër tregtare në atë zonë (Crone 1987 : 11,41-42).

Për  më tepër domethënie, sikur të kishte marrë kohë Lammens për të studiuar burimet e hershme greke, ai do të kishte zbuluar se grekët të cilëve tregtia u kishte humbur, nuk kishin dëgjuar kurrë për një vend të quajtur Mekë (Crone 1987 : 11,41-42). Nëqoftëse, sipas traditës myslimane dhe orientalistëve të atëhershëm, Meka ishte kaq e rëndësishme, sigurisht për ata të cilët tregtia ishte duke shkuar mirë, do të mund ta kishin vënë re ekzistencën e saj. Por ende nuk gjejmë diçka. Crone në punë e saj na tregon që dokumentet e tregtisë greke i referohen qytetit të Taifit (i cili është afër Mekës së sotme), dhe Jatribit (më vonë Medina), si dhe Kajbar në veri, por nuk përmendet që tregtia është bërë në Mekë (Crone 1987:11). Madje dhe sasanidasit persianë, të cilët kanë kaluar në Arabi midis viteve 309 dhe 507 PAS K., e përmendin qytetin e Jatribit (Medina) dhe Tihama, por jo Mekën (Crone 1987:46-50). Kjo më të vërtetë është shqetësuese.

Sikur orientalistët e vonshëm të ishin shqetësuar për të kontrolluar burimet e Lamensit, ata gjithashtu do të kishin kuptuar se qëkur rruga tokësore nuk u përdor pas shekullit të parë PAS K., ajo sigurisht nuk ishte në përdorim gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë (Crone 1987:46-50), dhe një pjesë e mirë e asaj që është shkruar në lidhje me Mekën mund të ishte korrigjuar më përpara.

Përfundimisht, problemi i lokacionit të Mekës në dokumentet e hershme nuk është unik, sepse ka madje konfuzion përbrenda traditës islamike aty ku Meka ishte saktësisht e vendosur në fillim (shiko diskutimin mbi evolucionin e zonës së Mekës në Crone & Cook's Hagarism 1977:23,173). Sipas kërkimeve të bëra nga J. Van Ess, në luftën e parë dhe të dytë civile, ka tregime të njerëzve që rrjedhin nga Medina në Irak për në Mekë (Van Ess 1971:16; shiko gjithashtu Muhamed b. Ahmad al-Dhahabi 1369:343). Meka gjendet në veriperëndim të Medinës, dhe Iraku në verilindje. Kështu që shenjëtorja për islamin, sipas këtyre traditave ishte në një kohë në veri të Medinës, që gjendet në krahë të kundërt nga ku Meka është sot.

Kemi ngelur pra në një gjendje pasigurie. Nëse Meka nuk ishte qendra e madhe tregtare që tradita myslimane do që ne ta besojmë, nëse nuk ishte e njohur nga njerëzit që jetuan dhe shkruan në atë kohë, dhe që as nuk ishte i cilësuar si qytet gjatë kohës së Muhamedit, me siguri nuk do të ketë qenë qendra e botës myslimane në atë kohë. Çfarë qyteti ishte atëherë? Përgjigjja nuk është shumë e vështirë për t'u gjetur, sepse ka qenë pothuajse gati. Me sa duket Jeruzalemi dhe jo Meka ka qenë qendra dhe shenjëtorja e hagarenjëve, ose maghrebitëve (emrat e hershëm të arabëve) rreth viteve 700 PAS K.

Diskutimi i mëparshëm lidhur me hixhrën, kiblën dhe për hebrenjtë që tregonin që ajo ishte drejt veriut, me shumë mundësi Palestina, ku hixhra ishte e drejtuar, ajo gjindej diku në veriperëndim të Arabisë nga hagarenjët, u kthyen që të luten, dhe kjo ishte përkundrejt hebrenjve që pushtuesit i larguan. (Crone-Cook 1977:9,160-161,23-24,6-9). A ekzistojnë probleme të njëjta edhe me Biblën?                    

D. Shënimet e dokumentuara të Biblës

 

(1900=Abrahami; 1700=Jozefi; 1447=Mojsiu; 1000=Davidi)

Shënimet e dokumentuara për vërtetësinë e Biblës ishin në domenin e hulumtimeve që janë rritur në mënyrë rapide në disa dekada të fundit, [por nuk ndodhi shumë shpesh. Supozimet e shumë arkeologëve ishin se Dhiata e Vjetër nuk është shkruar në dekadën e parë të shekullit të katërmbëdhjetë para K., sipas shkrimeve të autorëve, por shumë më vonë nga historianët hebrenj, prej shekullit gjashtë deri në shekullin e dytë para K., dhe se tregimet e redaktuara më vonë iu mveshën profetëve të famshëm si ishte Mojsiu, Davidi etj. Për shembull:

  1. Skeptikët janë të kënaqur se Pesëlibërshi (pesë librat e Mojsiut, në fillim të Biblës) nuk ka mundur të jetë i shkruar nga Mojsiu, sepse nuk ka evidenca për ndonjë shkrim aq të hershëm. Atëherë Black Stele kishte gjetur ligjin e hamurabit në detale që ishte shkruar 300 vjet para Mojsiut, dhe në të njëjtin regjion.
  2. Kishte shumë dyshime për vërtetësinë e Dhiatës së Vjetër, qysh prej shkrimeve më të vjetra që i kemi në dispozicion, ishte Teksti Masoretik, i shkruar në vitin 916 paraK. Sikurse, skeptikët kanë pyetur, a mund të mvaremi nga shkrimet ku dorëshkrimet janë të këtyre kohërave? Pastaj erdhën shkrimet e famshme të Detit të Vdekur, të shkruara 125 vite para K. Këto rrotulla tregojnë se gabimet janë identike me ato Tekstit të Masoretit dhe prapë datojnë për më shumë se 1000 vjet! Ne kemi vërtetime të tjera në septuagintë, përkthim grek i tekstit të hebrenjve, i përkthyer rreth viteve 150-200 para K. Ende që të i kënaqim skeptikët, dokumenti më i besueshëm për vërtetësinë e Biblës duhet të vijë nga vetë tekstet e Biblës. Gjithnjë ka pasur dyshime për ngjarjet lidhur me Abrahamin dhe patriarkë të gjetura në librat e Mojsiut, Pesëlibërshi. Skeptikët mbajnë se nuk ka metodë për të dëshmuar për vërtetësinë e tyre përgjatë këtyre shekujve. Të gjitha këto janë të ndryshuara; për shembull:
  3. Zbulimet nga gërmimet në Nazu, Mari dhe Asiri, Hitete, Sumerian dhe Eshuna tregojnë për poezitë e hebrenjve, ligjet mozaike sikurse edhe veshjet kombëtare të hebrenjve, të gjitha këto tregojnë për atë kohë dhe vend të patriarkëve.
  4. Sipas historianëve nuk kishte vend me emrin Hitete në kohën e Abrahamit, prandaj shënimet historike për Biblën i vëjnë ato në pyetje. Tani e dimë se përmes përshkrimeve të asaj kohe kishte më se 1200 vite të civilizimit të hitejve, për më shumë kjo korrespodon me kohën e patriarkëve. 
  5. Historianët tregojnë se nuk kishte popull sikurse ishin horitët. Këta janë ata për të cilët flitet në gjenologjinë e Esaut në Zanafillë 36:20. Tani janë zbuluar se kanë ekzistuar luftëtarët që kanë luftuar në Mesapotami në periudhën e patriarkëve.
  6. Shënimet e Danielit, sipas historianëve skeptikë, ishte dashur të jenë të shkruar në shekullin e  dytë e jo në shekullin e gjashtë para K., sepse të gjitha hulumtimet e sakta historike mbesin aty. Dhe tani shekulli i gjashtë i Indisë linore vërtetojnë shënimet e Danielit 4:30 të ndërtesës së Nebokodonesarit, duke vërtetuar se autori i Danielit duhet të jetë dëshmitar okular i asaj periudhe. Mënyrë tjetër është e pamundur. Rasti më i fuqishëm për vërtetësinë e Biblës, për kohën e patriarkatit, është plotësuar në katër pllaka, të cilat ishin dhe ende vazhdojnë të jenë të pazbuluara në ato troje të botës. Ato demonstrojnë se shënimet e Biblës janë historikisht të vërteta. Le t'i shikojmë me kujdes të katër kutiat e pllakave.
  7. Pllaka e Armanës (nga Egjipti) e përmendur në hebraisht si Habiru ose Apiru, e cila është përdorur së pari tek Abrahami në Zanafillë 14:13.
  8. Pllaka Ebla: 17,000 sosh nga Tell Mardikh (Siria Veriore), që datojnë nga 2300 vjet para K., tregojnë se njëmijë vjet para Mojsiut, kishte ligj, veshje dhe ngjarje që janë evidentuar në këtë pjesë të botës, dhe proceset gjyqësore dhe rastet juridike ishin shumë të ngjashme me kodin ligjor të Ligjit të Ripërtërirë (Lip.  22:22-30 kodi për dënimet e rasteve të brutaliteteve seksuale). Një pllakë e përmendë listën e pesë qyteteve të Sodomës, Gomorës, Admahut, Zeboimit dhe Zoarit, ashtu saktësisht siç i gjejmë në Zanafillë 14:8! Përderisa këto pllaka nuk ishin të zbuluara, ekzistenca e Gomorës kishte qenë gjithnjë e dyshimtë nga ana e historianëve.
  9. Pllaka Mari: (nga Eufrati) tregon për mbretin Arijuk, ose Ariohi i Zanafillës 14, dhe listën e qyteteve të Nahorit dhe Haranit (nga Zanafilla 24:10), sikurse edhe emrat Benjamin dhe Habiru.
  10. Pllaka Nuzi: (nga Iraku) flet për një numër të madh të veshjeve që i gjejmë në Pesëlibrin, sikurse janë:
    1. Gruaja shterpë duke i dhënë burrit të saj shemrën (Hagara)
    2. Nusja e zgjedhur nga babai për të birin (Rebeka)
    3. Pagesa për talent të vjehrrit (Jakobi)
    4. Puna e paguar për talentin (Jakobi)
    5. Vullneti i pandryshuar oral i atit (Isaku)
    6. Ati duke e dhënë të bijën e tij si robinj (Lea, Rakela)
    7. Dënimi me vdekje për vjedhjen e perëndive okulte (Jakobi).

Përmes këtyre zbulimeve plotësuese për Biblën shumë historian tani e ndërrojnë mendimin e tyre. Prandaj kemi fjalinë e Xhozef Frisë: "Zbulimet e reja tregojnë se gabimet dhe kundërthëniet (për Biblën) nuk janë gabime, në tërësi: sikurse, Sargoni ekzistoi dhe jetoi në shtëpi pallat 17 km. në veri të Ninevës, dhe se populli i hitejve ishte i mrekullueshëm, se koncepti i llampave me shtatë kandila ekzistoi në kohën e hekurit, se për qytetin e mrekullueshëm të përmendur në perandorinë e Davidit shtrihej  deri në veri, dhe se Belçezari ekzistoi dhe sundonte mbi Babiloni".

Përgjatë shënimeve të dokumentuara për Biblën në formën e përshkrimeve shekullore dhe pllakave, jo vetëm se e vërtetojnë ekzistencën të disa traditave të vjetra biblike, të ngjashme me shumë shënime më të reja (sikurse Doktrina Iakobi, dhe Kronikat e Armenëve) çrrënjosin shumë prej traditave islamike ende të gjalla, se islami ishte në tërësi i krijuar nga arabët, dhe për këtë Meka, qendra e supozuar e islamit, ka pak vërtetësi historike, si para ashtu edhe pas kohës së Muhamedit. Ne i shikojmë dokumentet e tjera që vijnë në dritën e zbulimeve, që vazhdojnë të substancializojnë dhe vërtetojnë materialet biblike, dhe njëkohësisht duke vënë në dyshim materialet e Kuranit. Le t'i shikojmë tani shënimet arkeologjike të Kuranit dhe Biblës.

E. Shënimet arkeologjike të Kuranit

Përmes dorëshkrimeve dhe shënimeve, nuk kemi shumë data arkeologjike që do të mund të ndihmojnë për vërtetimin e Kuranit. Çka ne mund të bëjmë është të shikojmë në pohimet e Kuranit dhe natyrisht a mund të kenë këto mbështetje arkeologjike. Le të fillojmë me Kiblën, ose drejtimin e lutjes.

1. Kibla

Sipas Kuranit, drejtimi i lutjeve (Kibla), ishte kanonizuar (ose finalizuar) drejt Mekës për të gjithë myslimanët shumë shpejt pas Hixhrës. Data 624 PAS K., është një vetëm një hamendje për këtë ndodhi (sure 2:144, 149-150). Ende më tej provat nga jashtë traditës myslimane në lidhje me drejtimin e lutjeve myslimane, dhe me anë të implikimit të shënjtores së tyre, na drejtojnë në një zonë më në veri sesa Meka, në fakt diku në veri-perëndim të Arabisë (Crone-Cook 1977:23). Duke konsideruar zbulimet arkeologjike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pazbuluara që nga xhamia e parë e ndërtuar në shekullin e shtatë.

Sipas rikërkimeve të arkeologëve të marra përsipër nga Cresvell dhe Fehervari në xhamitë e lashta të lindjes së mesme, dy kullat nga dy xhamitë e Umayyad (familja që dominoi ekonominë dhe politikën e Mekës dhe që më vonë vendosën një dinasti si sundues të islamit) në Irak, njëra e ndërtuar nga udhëheqësi Haxhaxh në Uazit (një nga xhamitë më të vjetra në islam e cila ka mbetur deri më sot), dhe tjetra e së njëjtës periudhë afër Bagdatit, kanë kiblën (drejtimi që këto xhami hasin) jo kah Meka. Xhamia e Uazit është mangut 33 shkallë dhe xhamia e Bagdatit është mangut 30 shkallë kah kibla e sotme. Kjo bie dakord me dëshimin e Baladhurit (i quajtur Futuh) që kibla e xhamisë së parë në Kufa, Irak përafërsisht e ndërtuar në 670 PAS K. (Creswell 1989:41), gjithashtu shtrihet në perëndim, ndërkohë që duhet të ishte drejtuar drejt jugut (al-Baladhuris Futuh,  nga Goeje 1866:276; Crone 1980:12; Crone-Cook 1977:23,173).

Plani tokësor origjinal i xhamisë së Amr al As, i lokalizuar në Fustat, garnizon ushtarak i qytetit jashtë Kairos, Egjipt, na tregon përsëri që kibla përsëri ishte e drejtuar shumë më në veri, dhe shumë më vonë do të korrigjohet nën udhëheqjen e Kurra b. Sharik (Cressvell 1969:37,150). Në mënyrë interesante kjo përputhet me traditat e vona myslimane të përpiluara nga Ahmad b. al-Maqrizi që Amr u lut duke u drejtuar me mospërfillje nga jugu i lindjes, dhe jo drejt lindjes (al-Maqrizi 1326:6; Crone-cook 1977:24,173). Nëse merrni  një hartë do të gjeni se kah ishin të drejtuara këto xhami. Në të katërt shembujt e mësipërm kibla nuk është e drejtuar nga Meka, por shumë më tej në veri, në fakt afër rrethinës së Jeruzalemit. Në qoftëse, disa myslimanë mund të thonë, që nuk duhët t'i marrim këto zbulime shumë seriozisht dhe se shumë xhami i kanë sot kiblat të drejtuara keq, atëherë dikush mund të pyesë pse myslimanët e hershëm duke mos qenë të zotë të caktonin drejtimet, janë drejtuar drejt një lokacoini të vetëm; diku në Arabinë Veriore, ose mundësisht Jeruzalemin?

Ne gjejmë konfirmime të tjera për këtë drejtim të lutjes nga një shkrues i krishterë dhe nga një udhëtar Jakobi i Edesës, i cili ka shkruar rreth 705 PAS K., i cili ishte një dëshmitar i përkohshëm në Egjipt. Ai thekson që Mahgraje në Egjipt lutej përballë lindjes  Ka'ba (një ndërtim në formë katrori brenda xhamisë së Mekës që mbante brenda një gur të zi i konsideruar i shenjtë, dhe thuhej se ishte dhënë nga Zoti) (Crone-Cook 1977:24). Letra e tij (e cila gjendet ne muzeumin anglez) është me të vërtetë domethënëse. E shkruar në gjuhën siriane, ai i referohet Mahgrayes duke thënë: "domethënë e gjithë kjo është e qartë se hebrenjët dhe mahgrejtë nuk luten këtu, në zonën e Sirisë, kah veriu, por drejt Jeruzalemit dhe Qabes, vendet patriarkale të hipizimit të tyre". (Vright 1870:604)

Shënim: përmendja e Qabes në mënyrë jo të panevojshme e përfshinë Mekën (kështu shumë myslimanë kanë qenë të shpejtë ta largojnë vëmendjen nga kjo), qëkurse kishte dhe qabe të tjera në ekzistencë gjatë asaj kohe, zakonisht në qytetet tregtare (Crone-Cook 1977:25,175). Cresvell në shënimet e librit të tij "Arkitektura e hershme myslimane" (f.17) i referohet artikullit të Finsterit, "Kunst des orient", duke shpallur që Finster: ". . . e drejton vëmendjen tek ndërtesa të tjera në formë kubike në Arabi, të përmendura në literaturat e hershme arabe, dhe sugjeron që Qabe atëherë mund të ketë qenë pjesë e një ndërtese arabe të një tradite të tillë". (Cresvell 1969:17; Finster 1973:88-98).

Ishte me leverdi të ndërtoje nj&euerëzit duke ardhur në treg mund të bënin gjithashtu peligrinazhin e tyre dhe rrëfeheshin dhe ofronin oferta tek idhujt që ndodheshin në to. Qabja e Jakobit të Edesës thuhej që ishte e vendodur "në vendet patriarkale të hipizimit" nga e cila ai tregon që nuk ishte në jug. Së bashku arabët dhe hebrenjtë kanë një prejardhje të përbashkët nga Abrahami i cili jetoi dhe vdiq në Palestinë, dhe se kjo është dëshmuar edhe nga disa zbulime arkeologjike. Kjo pasardhje e përbashkët nga Abrahamit është dëshmuar gjithashtu dhe nga një kronikan Armenian, para vitit 660 PAS K.(Sebeos 1904:94-96: Crone-Cook 1977:8; Cook 1983:75).

Sipas Dr. Havting, i cilil jepte mësim burimet e islamit në Shkollën Orientale dhe Studimeve Afrikane (SOAS) në Londër, asnjë xhami nuk është gjetur në këtë kohë (shekulli i shtatë) me fytyrë nga Meka (shënim i marrë nga mësimet e tij më 1995). Havting përmend, sidoqoftë që jo të gjitha xhamitë ishin me fytyrë kah Jeruzalemi. Disa xhami të Jordanit kishin drejtimin nga veriu, ndërsa disa xhami të afrikanoveriorëve kishin drejtimin nga jugu, duke lënë të kuptojmë që kishte një konfuzion total se ku ishte e vendosur shenjtorja. Edhe Kurani na shpjegon që drejtimi i kiblës ishte i përcaktuar drejt Mekës përafërsisht 624 PAS K., dhe ka mbetur në atë drejtim deri më sot!

Kështu, sipas Crone, Cook,Carlier dhe Havting kombinimi i evidencave arkeologjike nga Iraku përgjatë evidencave të literaturës nga Siria dhe Egjipti na tregojnë vetëm një drejtim drejt një shenjtoreje (dhe kështu edhe drejtimin e lutjes) jo në jug, por diku në veriperëndim të Arabisë (ose dhe më tutje në veri), më së fundi deri në shekullin e shtatë (Crone-Cook 1977:24).

Çfarë po ndodh këtu? Përse kiblat e këtyre xhamive të hershme nuk e kishin drejtimin kah Meka? Përse është ky dallim midis Kuranit dhe asaj çfarë arkeologjia dhe dokumentet kanë zbuluar deri vonë në vitet 705 PAS K.?

Disa myslimanë e argumentojnë se ndoshta myslimanët e hershëm nuk e dinin drejtimin e Mekës. Ende më shumë ata ishin tregtarë të shkretëtirës, dhe karavanarë!  Jeta e tyre ishte e lidhur me udhëtimet në shkretëtirë, ku kishte shumë pak shenja udhëzimi dhe, për shkak të stuhive të rërës, nuk kishte rrugë. Ata mbi të gjitha dinin si të ndiqnin yjet. Jeta e tyre varej nga kjo. Dhe sigurisht ata e dinin ndryshimin midis jugut dhe veriut.

Për më tepër, xhamitë në Irak dhe Egjipt ishin të ndërtuara në zona të civilizuara urbane, midis njerëzve të sofistikuar, të cilët ishin të mësuar mirë se si t'i gjenin drejtimet. është me të vërtetë e papëlqyeshme që ata të jenë gabuar në llogaritjet e kiblave të tyre për kaq shumë gradë. Në çfarë mënyre e kryenin peligrinazhin drejt Mekës, i cili na tregohet se u kanonizua në atë kohë? Dhe përse kaq shumë xhami e kanë drejtimin nga Arabia Veriore, ose me shumë mundësi kah Jeruzalemi? Përgjigjja mund të shtrihet diku tjetër. Do të thoja që me shumë mundësi ka dy arsye për këtë dallim:

  1. Ndoshta ka pasur ende një marrëdhënie të mirë midis myslimanëve (të quajtur hagaranes, saracenë ose mahgrajes) dhe hebrenjve, dhe si pasojë nuk kishte nevojë që të ndryshonte Kibla (madje edhe Kurani tregon që ishte e kthyer nga Jeruzalemi: sura 2); dhe,

  2. Që Meka ende nuk ishte e njohur mirë.

Një përgjigje  e mundshme mund të gjendet me hulumtimin  arkeologjisë: por tani në Jeruzalem.

2. Guri i Zi

Në qendër të Jeruzalemit gjendet një ndërtim mjaft impresionues (madje dhe sot) e quajtur Guri i Zi (Kubeja e Gurit), e ndërtuar nga Abd al-Malik më 691 PAS K., mund të duket qartë që ajo nuk është xhami, dhe nuk ka as kibël (asnjë drejtim për lutje). është e ndërtuar në formën e një ektagoni më tetë shtylla, duke supozuar që ishte e ndërtuar që të ecej në formë rrethore. Kështu që duket që të jetë ndërtuar si një shenjëtore. Sot konsiderohet që të jetë qendra e tretë e shenjtë e islamit pas Mekës dhe Medinës. Myslimanët pretendojnë që është e ndërtuar për të kujtuar natën kur Muhamedi u ngjit në qiell për të folur me Moisiun dhe Allahun për numrin e lutjeve të kërkuara nga besimtarët (e njohur si Miraxh, në arabisht) (Glasse 1991:102).

Sipas kërkimeve të nxjerra nga shkrimet e Van Berchem dhe Nevo, të dhënat më të hershme të shkrimeve në strukturën e ndërtesës nuk tregojnë asgjë rreth Miraxhit, por lidhen thjesht me polemika të përsëritura kuranore, megjithëse ato janë planifikuar në përparsi për të krishterët. Shumë myslimanë janë të shpejtë për të treguar se te dy suret 17:1 dhe 2:143-145, të cilat flasin për "vendin e paprekshëm" dhe "ndryshimin e kiblës" mund të gjenden në shkrimet mbi këmbanat e kubesë dhe në derën jugore. Ata do të bënin më mirë që të lexonin historinë e këtyre shkrimeve. Çfarë ata do të gjejnë, është se asnjë nga këto shkrime nuk është origjinal dhe që as nuk janë të vjetra. E tërë kubeja u rindërtua nga al Zaher Li-L'zaz më 1022 PAS K., për shkak të një tërmeti më 1016 PAS K. (Duncan 1972:46). Këmbana u rindërtua më 1318 PAS K. (Cresvell 1969:30), por shkrimet (surja e poshtme 36 dhe ajo e sipërme 17) nuk u shtuan deri më 1876 PAS K. nga Abdul Hamid II (Duncan 1972:66). Dyert e sotme (ku gjendet sura 2:144) nuk u prishën deri më 1545 PAS K. (Cresvell 1969:26). Portiku jugor, ku sura 2:143-145 përmendet, nuk u ndërtua deri më 1817 PAS K., nga sulltan Mahmudi (Duncan 1972:64). Kështu pra, njëherë që lexojmë historinë e kubesë ne kuptojmë që asnjë nga këto sure të inkriminuara nuk i përkasin kubesës origjinale në kohën kur ajo u ndërtua nga ‘abd al-Maliknë më 691 PAS K.

Shkrimet më të hershme që ne mund të pretendojmë janë ato që kanë të bëjnë me statusin mesianik të Jezusit, me pranimin e profetëve, zbulesën  e marrë prej Muhamedit dhe përdorimin e termit "islam" dhe "mysliman". Duhet të vihet re, gjithsesi, që madje dhe të dhënat e tyre vihen në dyshim përballë një përshkrimi të atribuar për mbështetjen e këtyre shtyllave nga një tregim i persianit Nasiri i Khusran më 1047 PAS K.

Nëse shenjëtorja u ndërtua për të rikujtuar një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e profetit (miraxh) , përse shkrimet më të hershme nuk i referohen kësaj? Tani, a përmendet në shkrimet e hershme udhëtimi i tij i natës në qiell, dhe kthimi mbrapa me kalin që fluturonte, i quajtur burak, as nuk përmendet dialogu që Muhamedi pati me Moisiun dhe Allahun, as kërkesa për 5 lutjet që ishte dhe qëllimi i udhëtimit!

Si mund të shpjegohet kjo? Një shpjegim i mundshëm mund të jetë thjesht që historia e miraxhit nuk ka ekzistuar në atë kohë, por u redaktua më vonë gjatë kohës së Abassidit (pas 750 PAS K.). Kjo nuk është  e vështirë për t'u kuptuar, kur dikush arrin të kuptojë që ideja e 5 lutjeve duket që të jetë redaktuar vonë gjithashtu. Të vetmet referenca të lutjeve në Kuran ndeshen në suret 11:114; 17:78-79;  20:130; dhe 30:17-18 (megjithëse vihet në dyshim nëse ato flasin për lutjen (salat) apo për lavdërimin (sabaha). Çfarë ne gjejmë në këto referenca janë tri lutje të kërkuara. Nuk thuhet asgjë për 5 lutjet (megjithëse shumë komentatorë myslimanë janë munduar në mënyrë të dëshpëruar t'i shtojnë dy lutjet që mungojnë ato të mëngjesit apo të mbrëmjes)

Historia e miraxhit zuri vend ndërkohë që Muhamedi ishte duke jetuar në Medinë (624 PAS K.). Tani duhet t'i kthehemi haditheve 200-250 vjet më vonë për të gjetur që 5 lutjet jo vetëm se janë të stimuluara, por edhe si ato janë quajtur. Nëse Kurani është fjala e Perëndisë përse ai nuk e di se sa lutje i kërkohet një myslimanit të kryejë? Dhe për më tepër kur kubeja e gurit ishte ndërtuar për të kujtuar këtë ngjarje, a përmendet diçka për 1000 vjetët e ardhshëm?  është e qartë që kjo ndërtesë u ndërtua për qëllime të tjera nga ajo e përkujtimit të miraxhit. Fakti që një strukturë e tillë u ndërtua kaq herët, supozon që kjo ishte shenjëtorja dhe qendra e islamit deri vonë në shekullin e shtatë, dhe jo Meka. Çfarë lexojmë nga qëllimet e Muhamedit për të përmbushur të drejtat e tij hagarene të lindjes, duke marrë tokën e Abrahamit ose Palestinën, na lë të kuptojmë që Abd al-Malik do ta ndërtonte strukturën e tij në pjesën qëndrore të asaj përmbushjeje. Nuk është për t'u habitur atëherë, që kur Abd al-Malik ndërtoi kubenë në të cilën shpallte misionin profetik të Muhamedit, ai vuri mbi tempull vetë gurin.

Sipas gojëdhënave islame kalifi Sylejman, i cili mbretëroi deri vonë rreth viteve 715-717 PAS K.,  shkoi në Mekë për të pyetur për haxhin. Ai nuk mbeti i kënaqur me përgjigjen që mori atje, dhe kështu vendosi që të ndiqte abd al-Malik (duke udhëtuar për tek kubeja e gurit) (shënim: të mos ngatërrohemi me imamin, Malik b. Anas i cili ishte i lindur më 712 PAS K., mund të ketë qenë tri vjet më i vjetër në atë kohë. Vetëm ky fakt na tregon sipas Dr. Hauting nga SOAS që kishte konfuzion se ku shenjëtorja ishte e vendosur në atë kohë, nga fillimi i shekullit të tetë. Duket se tani Meka ishte duke e marrë vendin e saj si qendër e islamit. Tani mund të kuptojmë, përse sipas gojëdhënave, Ualid i i cili mbretëroi si kalif midis viteve 705-715 PAS K., u shkroi të gjitha zonave për shkatërimin e xhamive dhe zgjerimin e tyre. Mund të ishte kjo kur kiblat u drejtuan nga Meka? Nëse është ështu, kjo tregon një kontradiktë tjetër me Kuranin i cili e vendos Mekën si shenjëtore, dhe kështu si drejtim të lutjeve, gjatë kohës së jetës së Muhamedit nga 80 deri 90 vjet më herët (shiko sure 2:144-150). Dhe kjo nuk është e tëra, sepse ne kemi evidenca dhe doracakë arkeologjike që tregojnë ndryshimin e asaj që lexojmë në Kuran. Le të shohim ne besueshmërine profetike të Muahmedit, duke përdorur faktet qe disponojmë.

3. Përshkrimet e Nevos për gurin

Shkrimet nga një kronist armenian rreth viteve 660 PAS K. (të referuara më herët) na japin tregimet dhe gojëdhënat më të hershme për karrierën e Muhamedit për t'i mbijetuar në çdo gjuhë, duke dëshmuar që Muhamedi ishte një tregtar i cili foli shumë për Abrahamin, duke na siguruar kështu prova të hershme historike për ekzistencën e Muhamedit. Ky kronikan nuk thotë diçka për preardhjen e përgjithshme profetike të Muhamedit, duke e cilësuar atë vetëm si një profet lokal.

Madje dhe dokumentet më të hershme islamike, sipas Dr. John Vansbrough, nuk thonë diçka, për prejardhjen e tij profetike universale. Maghazit për të cilat Vasbrough përmend janë histori të betejave dhe fushatave të profetit, të cilat janë dokumentet më të hershme islamike që zotërojmë. Ato duhet të japin pamjen më të mirë të asaj kohe, ndërkohë që ato na tregojnë pak në lidhje me jetën e Muhamedit dhe mësimet. Në fakt, në asnjë nga këto dokumente nuk ka ndonjë nderim për Muhamedin si profet! Nëse, sipas Kuranit Muhamedi është i njohur më së pari si "vula e profetëve" (surja 33:40), atëherë pse këto dokumente duhet të heshtin mbi këtë pikë të rëndësishme?

Që të njohim se kush ishte Muhamedi, dhe se çfarë bëri ai, ne duhet të kthehemi mbrapa në kohën kur ai jetoi, dhe të shohim provat që kanë ekzistuar atëherë dhe që ende ekzistojnë, dhe të shohim se çfarë na tregojnë rreth kësaj figure shumë të rëndësishme. Vansbrough që ka bërë kaq shumë kërkime në gojëdhënat e vjetra dhe në Kuran beson se, për shkak se burimet islamike të gjitha janë shumë të vona që nga 150 vjet për dokumentat e sirah-magazit, ashtu si dhe Kurani i hershëm, na thotë që të mos i konsiderojmë ato si autoritative. Tek disa burime jomyslimane që i gjejmë disa vëzhgime interesante se cili njeri ishte ky Muhamedi.

Burimet jomyslimane në Arabinë e shekullit të shtatë të cilat ne i kemi, janë të siguruara nga shkrimet e gurit të shpërndara gjithandej përgjatë shkretëtirës së Siri-Jordanisë dhe Peninsulës dhe veçanërisht në shkretëtirën e Negevit. Njeriu që ka bërë kërkimin më të madh në këto shkrime guri është Jehuda Nevo, nga universiteti hebre i Jeruzalemit. Një nga burimet e tij, me titull "Kundrejt parahistorisë së islamit", e botuar në 1994, së cilës unë do t'i referohem.

Nevo ka gjetur në tekstet arabe fetare, që datojnë nga shekulli i parë dhe gjysma e zotërimit arab, një besim monoteist. Sidoqoftë ai përmend që ky besim është mënyrë e dukshme joislame, por një besim prej të cilit islami mund të ketë rrjedhur.

Nevo gjithashtu gjeti që "në gjithë institucionet fetare arabe gjatë kohës së Syfjanit, periudha 661-684 PAS K., ka një mungesë komplete të referencave për Muhamedin". Në fakt as emri i Muhamedit e as edhe ndonjë shprehje muhamediane, se ai është profeti i Zotit, nuk shfaqet në ndonjë nga shkrimet që datojnë para vitit 691 PAS K.. Kjo është e vërtetë ndërkohë që qëllimi kryesor i shkrimeve është ai fetar, të tilla si lutjet ose ndoshta është përdorur si shkrim përkujtues, megjithëse duke përshirë një theks fetar, të tillë si shkrimi tek disa afër qytetit Taif e ndërtuar nga Kalifi Muavija më 660 PAS K.

Fakti që emri i Muhamedit mungon në gjithë shkrimet e hershme, veçanërisht në ato fetare është domethënës. Shumë nga gojëdhënat e vjetra (sira dhe hadithi, që janë literaturat më të hershme myslimane që ne zotërojmë) janë të bëra më së shumti me rrëfenjza për jetën e profetit. Ai është shembulli që të gjithë myslimanët duhen të ndjekin. Përse nuk i gjejmë këto të theksuara në të njëjtën mënyrë në shkrimet më të hershme arabe të cilat janë afër kohës kur ai jetoi? Madje çfarë është më shqetësuese është pse emri i tij nuk përmendet? Emri i tij është gjetur vetëm në shkrimet arabe pas viti 690 PAS K. Dhe çfarë është më tepër, e dhëna e parë rastis me shprehjen Muhamed rasul Allah (Muhamedi profeti i Perëndisë) është gjetur në monedhën arabo-sasaniane të Ksalid b. Abdallah, nga viti 690 PAS K. e cila është gjetur në Damask.

Me një domethënie të madhe, rasti i parë që Nevo e quan "rrëfimi tresh i besimit" që përfshinë tauhidin (Perëndia është një), shprehjen Muhamed rasul Allah (Muhamedi profeti i Perëndisë), dhe natyrën humane të Jezusit (Rasul Allal vaabduhu) është gjetur në shkrimet e Abd al-Malik në kubenë e gurit në Jeruzalem, e datës 691 PAS K. Përpara këtij shkrimi pohimi mysliman as që nuk mund të provohej. Duhet shënuar se, sidoqoftë, që data për këtë shkrim mund të ketë qenë shumë më vonë, ndoshta e shtuar nga al Zaher Li-L'zaz kur ai rindërtoi ambulatorët e brendshëm dhe të jashtëm rreth të cilëve shkrimi vendoset, në 1022 PAS K. Si një rregull, pas votit 691 PAS K., dhe nëpërmjet gjithë dinastisë së Marvanid (deri në 750 PAS K.), emri Muhamedit rastis vetëm kur shprehjet fetare janë përdorur, të tilla si monedhat, gurët e miljeve, papirusët "protokollë" (Nevo 1994:110).

Dikush mund të argumentohet se ndoshta këto data të vona janë për faktin se ndoshta ndonjë nocion fetar mori kohë të penetronte nëpër shkrimet arabe. Ende sipas Nevos papirusi i parë arab, një entakion egjiptian, i cili ishte një faturë taksash, e datës 642 PAS K., e shkruar në greqisht dhe arabisht ka në krye të shkruar "Basmala" që në karakter është e krishterë dhe jo myslimane.

Përmbatja fetare në shkrimet e gurit nuk bëhet e shqiptueshme deri më 661 PAS K. Sidoqoftë megjithëse ato mbajnë në vete shkrime fetare ato kurrë nuk e përmendin profetin apo shprehjen muhamediane. "Kjo do të thotë" sipas Nevos "që pohimi  fetar zyrtar Arab nuk e përfshinte Muhamedin ose formulën muhamediane në repertorin e tij të frazave të vëna të kësaj kohe" për plot 60 vjet, dhe madje më shumë pas vdekjes së Muhamedit. Çfarë ato përmbanin ishin forma të besimit monoteist, që i përkisnin një lloji tjetër të një literaure sektariane me zhvillimin e koncepteve të judeo-krishterimit në një stil literature të veçantë, por që nuk përmbante skica të veçanta të ndonjë religjioni  monoteist.

Me një domethënie ende më të madhe, këto shkrime na tregojnë se kur formula e Muhamedit është prezantuar, gjatë periudhës së Marvanid (pas vitit 684 PAS K.), ajo u mbart jashtë "pothuajse gjatë natës". Papritur u bë e vetmja shpallje zyrtare e deklaratës fetare, dhe u përdor ekskluzivisht në dokumentet formale dhe në shkrime të tilla si papiruset "protokoll".

Por dhe pasi tekstet e Muhamedit u bënë zyrtare, ato nuk u pranuan nga publiku kaq shpejt. Me vite pas shfaqjes së  tyre në shpalljet e deklaratave, njerëzit vazhduan të përfshinin legjendat jomuhamediane në shkrimet personale, ashtu si rutina e shkrimeve gjyqësore. Kështu për shembull Nevo ka gjetur një autor i cili nuk e përdorte formulën muhamediane në korrespondecat e tij arabe dhe greke megjithëse e përmend emrin e tij dhe titullin në papirus.

Në fakt, sipas Nevos, formula muhamediane filloi të përdoret vetëm në shkrimet popullore të gurit të Negevit qendëror rreth 30 vjet (ose një gjeneratë) pas prezentimit të saj nga Abd al-Malik, dhe disa herë gjatë mbretërimit të kalifit Hisham (midis 724-743). Dhe madje këto, sipas Nevos, megjithëse ata janë muhamedanë, nuk janë myslimanë. Tekstet myslimane, ai beson filluan të shfaqen në fillimin e shekullit të nëntë (rreth 822 PAS K.), duke koinciduar me kuranët e parë të shkruar, ashtu si edhe me të parat tregime gojore myslimane, të shkruara.

Si rrjedhojë, duket nga këto shkrime që ishte gjatë kohës së dinastisë së Maruanidit (pas 684 PAS K.), dhe jo gjatë jetës së Muhamedit që ai u ngrit  në pozitën e profetit universal, dhe vetëm atëherë madje formula muhamedane që ishte prezentuar atëherë nuk ishte e njëjtë me atë që ne kemi sot. Për diskutim të mëtejshëm mbi 6 klasifikimet ose periudhat e shkrimeve të gurit, dhe përmbajtja e tyre, unë do t'iu rekomandoj artikullin e Nevos (faqe 111-112).

4. Kurani

Tani vijmë tek Kurani. Ashtu siç ishte shpallur më herët, Kurani kaloi nën një transformim gjatë 100 vjetëve që pasuan pas vdekjes së Muhamedit. Ekzistojnë monedha të pazbuluara me shkrime të supozuara kuranike që datojnë nga 685 PAS K., të monedhezuara gjatë kohës së mbretërimit të Abd al-Malik. Për më tepër, shenjëtorja e kubesë së gurit e ndërtuar nga Abd al- Malik në Jeruzalem në 691 PAS K., "nuk dëshmon për ekzistencën, në fund të shekullit të shtatë, të materialeve të njohura menjëherë si kuranore." Ende, citatet nga Kurani në të dy monedhat dhe në kubenë e gurit dallojnë në detaje nga ato të cilat i gjejmë sot në Kuran. Van Berchem dhe Grohmann, dy etimologë që kanë bërë kërkime të vazhdueshme shkrimet e kubesë së gurit, pohojne që shkrimet e hershme përmbajnë "variante të formave foljore, devijime të gjera, si dhe lënie pas dore nga teksti që është sot."

Nëse këto shkrime kanë derivuar nga Kurani, me variantet që ato përmbajnë, atëherë si ka qenë e mundur që Kurani të jetë kanonizuar përpara kësaj kohe (vonë rreth shekullit të shtatë)? Dikush mund të përfundojë, që mund të ketë qenë një evolucion në transmetimin e Kuranit nëpërmjet viteve (nëse me të vërtetë ato ishin marrë nga Kurani).

Buimet gjithashtu duket të sugjerojnë që Kurani është i bashkuar disi me nxitim (siç përmendëm në seksionet e mëparshme, mbi kritikat e brendshme të Kuranit). Kjo është e nënvizuar nga Dr. John Vansbrough i cili pohon se, "libri ka mungesa të dukshme në të gjithë strukturën e tij, paqartësi të shpeshta dhe paqëndrueshmëri në gjuhë dhe në përmbajtje, sipërfaqësor në rradhitjen e materialeve të ndara, dhe i dhënë në përsëritjen e pasazheve të tëra në versionet e ndryshme. Mbi këto baza mund të argumentohet bindshëm, se libri është produkt i botimeve të materialeve të vonuara dhe joperfekte nga një shumicë gojëdhënash.."

Crone dhe Cook besojnë se për shkak të gabimeve në botim, emergjenca e Kuranit duhet të ketë qenë një ngjarje e papritur. Referencat e jashtme nga letërsia gojore islamike të librit të quajtur "Kuran" hasen në gjysmën e shekullit të tetë midis një Arabi dhe një monku të Bet Hales (Nau 1915:6f), por askush s'e di nëse mund të ketë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në përmbajtje nga Kurani të cilin e kemi sot.