Ç'farë thotë Kurani?
nga E.D

A na mëson Kurani se Shkrimet e të Krishterëve janë jo autotentike.

Në qoftë se keni qënë në bisedë me ndonë mysliman rreth asaj çka ju besoni shpjet ju do të zbuloni se ai nuk i konsideon Biblën si autentike. Por çfarë thotë Kurani rreth Shkrimeve të Shenjta ?. A na mëson Kurani se Shkrimet e hebrenjëve dhe të të krishterëve janë të ndryshuara apo  të korruptuara ashty siç myslimanët duan që ne të besojmë?.

Tevratin .. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin. S. 3:3. shiko gjithashtu ..S. 2:87 S. 3:93

Psalmet .. ( Zaburin ) Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin. S. 4:163 shiko gjithashtu .. S 17:55

Ungjillin .. ( Inxhilin) Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. S 5:46 shiko gjithashtu .. S 19:30, 57:27

Nga çka mund të lexojmë në vargjet e mësipërme vërejmë se Kurani i jep autoritet Shkimeve të të hebrenjëve dhe atyre të krishterëve. Me këtë si të krishterë çiltërsisht biem dakort. Por myslimanët vazhdojnë të konsiderojnë Shkrimet tona si jo utoritare, në qoftë se kjo është ashtu atëhere myslimanë nuk besojnë çka Kurani i tyre mëson paçka se në Kuran lexojmë se Fjala e Zotit nuk mund të ndryshohet, apo pësojë ndryshim.

S.6:34

Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).

S.6:115

Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.

S.10:64

Atyre u jepen myzhde në jetën e dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh.

Kur Muhemdi ishte gjallë Ai  nuk i akuzoi si të krishterët apo hebrenjtë se i kanë shtrëmbuar Shkrimet e tyre. Fakti që Ai i referohet Shkrimeve tregon se Ai nuk i konsideronte ato si të shtëmbuara apo ndryshuara. Pyetja që parashtrohet është se ku edhe kur  janë Shkrimet ndryshuar, meqënse Kurani na thotë se Tevrati, Psalmet, edhe Ungjilli janë nga Allahu dhe fjalët e Allahut nuk mund të ndryshohet apo pësojnë ndryshim.


Lexime të tjera me interes rreth subjektit:

  1. Bibla juaj është e korruptuar
  2. Ja pse historikisht Bibla kurrë s'ka ndryshuar

Ktheu tek faqja: Islamizmi

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"