LINDJA E VIRGJËR E JEZUSIT
- KUPTIMI I SAJ -

Jay Smith
Prill
1997

Prezantim

Ka disa koncepte teologjike ose fjalë të cilat ndajnë një kuptim të përbashkët me myslimanët, megjithëse kuptimi që ne i bashkangjesim atyre ndyshon, dhe madje bie në kontradiktë me atë që ata i bashkangjisin atyre?. Pesë nga këto koncepte ose fjalë të cilat unë ndjej se janë të rëndësishme janë: 1) Kuptimi i emrit "Mesia" 2) Fakti i Lindjes nga Virgjëresha  3) Koncepti i Mbretërisë së Perëndisë  4) Emri për Jezusin 5) Domethënia e Qengjit të Sakrificës. Çfarë unë gjej interesante  është se ndërsa të krishteret i japin një vend të madh rëndësie të gjitha këtyre pesë ideve, myslimanët megjithëse e njohin ekzistencën e tyre në shkrime, nuk kanë konceptin e vërtetë  të rëndësisë së tyre,  dhe me kalimin e kohës as që nuk kuptojnë se çfarë ato duan të thonë, ose kuptimi që ato përmbajnë për nga burimi nga i cili ato janë huazuar.

Prandaj është e rëndësishme, që ne t'i marrim këto pesë ide, ose fjalë, dhe të shpjegojmë kuptimin e tyre për perspektivën e të krishterëve, kështu që ne jo vetëm mund të flasim më mirë për çështjet që ato ngrejnë për miqtë tanë myslimanë, por si përfundim t’ju ofrojmë atyre domethënien e vërtetë që Perëndia synon.

Unë jam i interesuar që miqtë tanë myslimanë të njiheshin me Mesinë ashtu siç ai është në të vërtetë, dhe jo si një person i cili, sipas myslimanëve, është thjesht një profet. Unë dëshiroj që ata të shikojnë që shkrimet tona e përcaktojnë qartësisht atë si një person i cili ishte i vetmi i vajosur nga Perëndia, megjithëse ai ishte i barabartë me Perëndinë. Unë dua që ata të kuptojnë që misioni i tij ishte i dyanshëm, të vinte së pari si një shërbëtor i përvuajtur në mënyrë që të merrte mbi veten e Tij mëkatet e botës, dhe pastaj  si rrjedhojë, të niste Mbretërinë e vërtetë të Perëndisë, e cila është këtu dhe tani.

Derisa myslimanët të kuptojnë Mesinë plotësisht, ata do të vazhdojnë të përdorin emrin e Jezusit si "al–Mesiah" dhe ndërkohë nuk arrijnë të kuptojnë që si Mesi, Jezusi përmbushi gjithçka që Perëndia kishte kërkoi nga krijesat e tij, e cila përjashton nevojën për një profet tjetër, ose zbulesë të mëtejshme, për këtë çështje.

Në këtë studim dëshiroj të vazhdoj me të njëjtën temë, dhe të rrëmoj në faktin e Lindjes së Virgjër, një fakt në të cilin krishtërimi dhe islami bien dakort, po për të cilin islami ka vetem pak njohuri, si historikisht dhe teologjikisht.

Në Kur'an Maria e pyet engjëllin sesi ajo mund te ishte shtatzënë pasi, "asnjë burrë nuk e kishte prekur [atë]" (Sure 3:47). Engjëlli iu përgjigj që kështu ishte e vendosur (Sure 19: 20). Atëherë përse ky fëmijë duhet të vinte në këtë mënyrë?  Shumë myslimanë do të mbeteshin në padije, pasi Kur’ani kurrë nuk e shpjegon këtë.

Në momente të tilla, Kur’ani i drejton myslimanët te ata të cilëve ju ishin dhënë zbulesat e mëparshme, të krishterët.  Ne lexojmë, "nëse do të jeni në dyshim rreth asaj që ju kemi zbuluar ndër ju, pyesni ata që kanë qenë duke lexuar librin nga më parë se ju.  E vërteta ka ardhur në të vërtetë tek ju nga Zoti" (Sure 10:94; 21:7).

Prandaj, na lejoni ne, të shkojmë tek këto shkrime dhe t'ju kërkojmë atyre të shpjegojnë këtë lindje unike. Ndoshta atëherë ne mund të shikojmë domethënien e vërtetë të Krishtlindjes ashtu si Perëndia synon.

[I]. Lindja nga Virgjëresha përshkruan veçantinë e Jezusit

Shkrimet  e mëparshme thonë një numër gjërash në lidhje me Jezusin. Të fillojmë me ata që thonë se Ai ishte:

Unik në kuptimin e tij:

Në analet e historisë, asnjë tjetër qenie njerëzore s'ka pasur një kuptim kaq të mrekullueshëm. Madje as Muhamedi.  E gjithë pjesa tjetër e racës njerëzore qëndron së bashku. Që nga koha e Adamit dhe Evës ne të gjithë kemi pasur dy prindër. Por, kjo qenie  njerëzore, Jezusi i Nazaretit, qëndron i vetëm si i një lloji të ri, Adami i dytë. Ai, i vetëm, u lind nga një virgjëreshë. Dhe kjo lindje ishte unike konsideruar me të tjerat.

Ne lexojmë në Bibël engjëlli Gabriel  paratregoi për ngjizjen (Luka 1:24–37), "dhe që një yll i ri dhe i panjohur u shfaq, duke treguar se ku ai do të lindej". Në kohën e lindjes së tij  engjëjt e shpallën ngjarjen (Luka 2:8–14), dhe para se ai të mund të fliste njerëz të ditur nga lindja erdhën për të adhururar atë (Mateu 2:11). Gjon Pagëzori, i lindur gjithashtu mrekullisht (megjithse jo nga një virgjëreshë), ndërsa ishte akoma në bark, u hodh nga gëzimi sapo Maria e ngjizur me Jezusin erdhi.

Unik në jomëkatshmërinë e tij:

Jeta e tij, për rrjedhim, tregoi mënyrën se si ai erdhi në botë. Në kapitullin 4-të të Lukës në lexojmë që djalli erdhi ta tundonte Jezusin ashtu siç ai kishte tunduar ne fillim Adamin, por nuk ishte në gjendje që ta korruptonte tani Jezusin. Jezusi qëndroi plotësisht në bindje ndaj fjalës së tij. Ndryshe nga pjesa tjetër e njerëzimit ai kurrë nuk mëkatoi.

Unik në fuqinë e tij:

Veçantia e tij ishte e përhapur në shumë mënyra. Tek Luka 3:22, 4:1,14 etj… tregohet që Fryma e Perëndisë, fuqia e më të lartit, pushonte mbi Të. Si rezultat Jezusi shkoi anembanë duke bërë mrekullira të pafundme: duke shëruar të sëmurët, duke kontrolluar vetë natyrën, dhe duke ngritur të vdekurit. Ai e dinte se çfarë ishin njerëzit duke menduar, ku ata kishin qenë, çfarë ata kishin bërë, pa i pyetur ata ndonjëherë. Ai madje mund të tregonte edhe të ardhmen. Të gjitha këto na tregojnë që këtu ishte një person i cili e njihte më së shumti fuqinë e Perëndisë se sa çdo njeri tjetër që ka ekzistuar ndonjëherë.

I ngjizur nga Shpirti i Shenjtë, Jezusi jetoi në fuqinë e pafund të Frymës së Perëndisë.  Nuk kishte kufi në atë çfarë Ai mund të bënte në shërbesat e Perëndisë.  Askush nuk e gjeti Atë jashtë mundësive për të plotësuar nevojat e tyre.

Unik në mesazhin e Tij :

Veçantia e Tij u dëshmua edhe në fusha të tjera më së miri. Jezusi nuk ishte një njeri i thjeshtë, i zgjedhur nga Perëndia për të mbartur një mesazh shumë të rëndësishëm, mesazhi i Tij e mori autoritetin nga vetë Jezusi.  Ai nuk e mori autoritetin  nga mesazhi i Tij. Me  fjalë të tjera, me Jezusin, mësimet e tij ishin më pak të rëndësishme se Vetë Ai.  Ai u tregoi njerëzve të ndiqnin Atë, dhe jo thjesht të ndiqnin mësimet e Tij. Madje kur Ai i mësoi, njerëzit nuk ishin aq të mrekulluar tek ato që Ai tha se sa tek fuqia dhe autoriteti i Tij që Ai kishte në mësimet e Tij (Luka 4:32).

Lindja e Jezusit, nga virgjëresha, na ndihmon që të përqendrojmë vëmendjen tonë në vetë personin e Tij.  është prova që këtu është dikush  totalisht i ri, komplet ndryshe, në të vërtetë, komplet unik. Asnjë profet tjetër, në të vërtetë, asnjë person tjetër nuk mundi të shpallte atë që Ai shpalli, ose të bënte atë që Ai bëri. Për këtë arsye lindja e Tij ishte e rëndësishme për të shpallur veçantinë e asaj që Ai ishte.

[II]. Lindja virgjër na drejton tek pastërtia e Jezusit

Por kjo nuk ishte gjithçka.  Lindja virgjër gjithashtu nënkupton se Jezusi nuk ishte në vijën e Adamit. Sepse ai nuk kishte dy prindër. Ai ishte i përjashtuar nga prejardhja e Adamit. Tani, ju mund të pyesni pse kjo ishte kaq e rëndësishme? Pse Jezusi nuk duhej të lindte në vijën e Adamit, ashtu si çdo qenie tjetër njerëzore? Pse ai nuk duhet të ishte një pasardhës i Adamit? Pse është ky fakt kaq domethënës?

Për t'ju përgjigjur kësaj ne duhet të bëjmë një hap të madh mbrapa, në fakt që në fillim të krijimit. Në Tevrat (Zanafilla 1) ne mësojmë që Perëndia krijoi të gjitha krijesat e gjalla me aftësi për të riprodhuar vetveten. Për të bërë pasardhës "sipas llojit të vet". Që nga fillimi i krijimit ne shikojmë që Perëndia vendos një princip shumë të rëndësishëm, "sipas llojit".

Ne e shohim këtë të ilustruar çdo ditë në një skemë të vogël në mënyrën se si fëmija trashëgon disa karakteristika të ndryshme fizike dhe personale nga prindërit e tij, ngjyrën e lëkurës, veçoritë racore, madje dhe ngjashmërira specifike, si hundët e gjata, gjatësia dhe pesha e trupit, tiparet e personalitetit.

[A]. Çfarë vjen nga Adami është mëkatare:

Sidoqoftë, në një skemë më të gjerë, ne mund të shohim që ne të gjithë zotërojmë humanizmin themelor që Adami dhe Eva e kanë kaluar tek ne nëpërmjet shumë gjeneratave që nga koha e krijimit.  Akoma, ndërsa ne mendojmë për njerëzimin, ne drejtohemi të pranojmë që kjo ngjashmëri i përket vetëm atributeve fizike. Por në këtë pikë ka më shumë se kaq.  Adami përcolli tek ne ato veçori që na ndajnë nga kafshët e tjera ose gjërat e gjalla, siç janë majmunët ose reptilët. Dhe këtu është ku shtrihet problemi. 

Kur lexojmë librin e Zanafillës, ne zbulojmë se menjëherë duke ndjekur historinë e krijimit, dhe fillimin e qenieve njerëzore ashtu siç dimë ne, vjen historia e fillimit të mëkatit.

Tevrati na tregon në historinë e mëkatit në ngjarjet që vijojnë tek rënia e Adamit dhe Evës në kapitullin e dytë të Zanafillës. Duke mos ju bindur Perëndisë, duke ngrënë frutin që Eva i jep, Adami solli gjykimin dhe mallkimin jo vetëm për të gjithë pasardhësit e tij, por dhe mbi të gjithë universin.

Në kapitullin e dytë të Zanafillës, mësojmë që në të vërtetë toka u mallkua për shkak të mosbindjes së Adamit.  Si rezultat i mosbindjes, Adami do të vdiste dhe do të hiqej tutje dhe të kthehej në pluhur nga i cili ishte i formuar. Prandaj, ai nuk do të mund të shijonte jetën e përsosur, begatinë dhe lumturinë në kopshtin e Edenit. Dhe as nuk do të mund të ishte në marrdhënie me Perëndinë, siç duhet të ishte.

Para se të rebelonin kundër Perëndisë, Adami dhe Eva ishin të pafajshëm, nuk kishin turp nga lakuriqësia e tyre, dhe komplet të lumtur me Perëndinë. Pas mëkatit të tyre ata ndryshuan së tepërmi. Tani, papritur, atyre u vinte turp nga lakuriqësia e tyre. Ata u munduan të fshiheshin larg nga Perëndia.  Tani ata kishin kuptuar se çfarë ishte e keqja, dhe si ajo ndryshonte nga çfarë ishte e mirë.

Kështu, megjithëse Adami ishte i krijuar shumë mirë, i lirë nga çdo ndotje e moralit, ose rreziku fizik, akoma, ai, duke mos iu bindur Perëndisë, kishte sjellë vdekjen, turpin dhe prishjen në zemrën e vet, së bashku me gruan e tij, Evën. Mëkati tani kishte hyrë në botë, dhe kishte depërtuar tek Adami dhe gruaja e tij Eva.

Tek Zanafilla 5:3 na tregohet se Adami krijoi pasardhës "sipas ngjashmërisë së tij, sipas imazhit të tij". Përsëri ne gjejmë diktatin e vjetër, "sipas ngjashmërisë".

Adami kishte prishur vetë njerëzimin e tij. Ai kishte tërhequr mbi veten e tij një mallkim nga Perëndia. Ai ishte bërë fajtor dhe mëkatar.  Fëmijët e Adamit ishin, si të thuash të njëjtë. Ata gjithashtu ishin të prishur dhe të mallkuar. "Sipas ngjashmërisë." Merrni për shembull djalin e parë të Adamit, i cili ishte Kaini. Çfarë u bë ai?  Një vrasës. Dhe që prej asaj kohe dhe sa vijon ne nuk habitemi të lexojmë që historia e njerëzimit është e mbushur vrasje, urrejtje dhe xhelozi.

Prandaj, ne kemi një zinxhir të jetës njerëzore që shkon deri tek Adami, si pasojë e të cilit mëkati ka ndikuar deri tek ne të gjithë.  Për shkak të këtij mëkati origjinal nga Adami ne të gjithë jemi të përfshirë në fajin e mëkatit, paga e të cilit është vdekja.

Sot ne i shohim këto pasoja gjatë gjithë kohës. Ne vëjmë re që fëmijët janë në mënyrë natyrale egoistë dhe të pabindur.  Ata kanë nevojë të disiplinohen që të jenë të mirë. Dhe ashtu si ne të gjithë e dimë, tendenca natyrale për njerëzit është që të sillen keq, duke e vënë veten e tyre si autoritetin më të lartë, dhe mendimet e tyre janë kaq shpesh të turpshme. Madje edhe myslimanët pohojnë që Muhamedi, të cilët besojnë të jetë shembulli më i lartë, që ne duhet të ndjekim, ai vetë, bëri çfarë ishte gabim, dhe u lut për mëkatet e tij. Në të vërtetë, siç thuhet tek Romakët 3:10, "Nuk gjendet asnjë njeri i drejtë, as edhe një".  Ne kemi qenë të gjithë të ngarkuar me mëkatin e Adamit, si "sipas ngjashmërisë," taman nëpër rrjedhat e historisë, deri sot. Por ka një përjashtim.

[B]. Ajo çfarë vjen nga Perëndia është e pamëkat

Gjëndet vetëm njeri që kurrë nuk ka bërë diçka gabim. Ai eci kundër çdo norme. Ai ishte i pamëkatë, i vetmi njeri që ka qënë ndonjëherë, dhe emri i tij ishte Jezus, shenja e premtuar nga profeti Isaia. Ai duhej të ishte i tillë për shkak të asaj që ai ishte dhe çfarë misioni i tij do të ishte.

Jezusi nuk mund të ishte një bir i Adamit. Ai nuk mund të ishte një pasardhës i të korruptuarit dhe i të mallkuarit Adam. Prandaj, ai u ngjiz nga një burim i shenjtë, nga Perëndia vetë. Me anë të lindjes së tij virgjër, ai nuk ishte i ngarkuar me mëkatin me të cilin pjesa tjetër e jona ishin të ngarkuar. Ai ishte ndryshe, sepse Ati i tij ishte ndryshe. Kujtoni diktatin, "sipas ngjashmërisë."

Jezusi ndau karakteristikat e Atit të tij.  Me këtë ne nuk duam të themi që ai ishte i ngjizur nga Perëndia në mënyrë seksuale.  Jo, shkrimet na tregojnë që fuqia e më të lartit, punoi mrekullisht për të krijuar një mbarsje në mitrën e Marisë Virgjëreshë. Por ky fëmijë mori natyrën e Perëndisë brenda Tij, pasi Ai ishte "Perëndia me ne - Emanuel".

Këtu ishte një fëmijë që përshkruhet nga engjëlli Gabriel si "I shenjti." Ky fëmijë nuk ishte pjesë e atij zinxhiri mallkimi dhe prishjeje që arrinte deri tek Adami.  Këtu ishte një Adam i ri, një i ri, i freskët, qenie njerëzore. Këtu ishte një njeri që nuk ishte nën mallkimin e Perëndisë. Në fakt, tek Luka 3:22, ne lexojmë që Perëndia foli nga qielli, duke thënë që Jezusi ishte Biri i tij, të cilin ai e deshi, dhe ai ishte i kënaqur me të. Nuk kishte asnjë turp ose faj ose korruptim në këtë njeri. 

Si një provë e kësaj ne gjejmë që shenjtëria e tij nuk kaloi pa u vënë re, madje dhe nga ata të cilët nuk ishin në grupin e tij, ata të cilët e persekutuan atë, dhe e përçmuan atë. Në fund të jetës së tij, Pilati tha që ai nuk mund të gjente diçka gabim tek Jezusi, dhe kështu lau duart e tij të ekzekutimit të tij. Tek Luka 4:3-4, madje dhe një demon e identifikoi Atë si "I shenjti i Perëndisë".

Ne e dimë që sipas ngjashmërisë Jezusi ndau të njëjtën natyrë të atit të tij.  Tani ju  mund të pyesni, po për nënën e tij?  Ai kishte një nënë njerëzore apo jo?  Kjo është e vërtetë. Ishte ajo që ne të dimë se Ai kishte gjithashtu edhe një natyrë njerëzore. Gjatë lindjes së tij virgjër Jezusi kishte natyrën e një njeriu dhe natyrën e Perëndisë, akoma ai mbeti një person. Domethënia e dy natyrave të tij do të merrte faqe për t’u shpjeguar. E mjaftueshme është të thuhet që në Jezusin, Perëndia është zbuluar në formën njerëzore si Perëndi i manifestuar në mish (1Tim. 3:16). Lindja e tij virgjër, sidoqoftë i nënvizon këto dy natyra: i lindur nga një grua, duke i siguruar qenësinë njerëzore, dhe i lindur nga një virgjëreshë, duke nënvijëzuar hyjninë tij.

Dhe, disa besojnë, është e rëndësishme që ishte nëpërmjet nënës së tij dhe jo nëpërmjet atit të tij që ai erdhi në tokë.  Nëse do të shikonim tek historia e rënies në Zanafilla 2 dhe 3, ne gjejmë që ishte Adami i cili e mori lajmërimin nga Perëndia për të mos ngrënë frutin e ndaluar.  Eva akoma nuk ishte e krijuar. Prandaj Adami kishte autoritetin më të lartë për të mbajtur këtë premtim.  Në kapitullin e 3-të,  kur Eva mori frutin dhe e hëngri, ajo nuk ishte vetëm. Adami ishte bashkë me të, sipas vargut të 6-të. Historikisht, kisha ka mësuar që faji për mëkatin e ngrënies së frutit ishte vetëm i Evës, sepse ajo ishte e para që e hëngri atë. Ndërkohë që Adami ishte akoma aty duke dëshmuar për veprimin, ai nuk bëri asgjë për të ndaluar atë. Ai prandaj është fajtor sa dhe ajo, dhe në disa drejtime ndoshta më shumë, pasi atij i ishte dhënë lajmërimi në filllim. Eva vetëm dëgjoi rreth frutit nga Adami.

Për këtë arsye, mund të themi që faji për ngrënien e frutit mund të jetë më i madh për Adamin sesa për Evën.  është prandaj e një rëndësie më të madhe që Jezusi të vinte nga Eva dhe jo nga Adami, që të ishte plotësisht i çliruar nga faji i mëkatit të parë.

[C]. Ajo e cila vjen nga Eva është e përmbushur

Nëse qëndrojmë në kapitullin e 3 të Zanafillës, dhe vargu 15, ne gjejmë një profeci të folur nga Perëndia në lidhje me pasardhësin e Evës dhe Satanit.  Perëndia thotë, "dhe unë do të vendos armiqësi midis teje dhe gruas, dhe midis farës tënde dhe farës së saj, fara e saj do të shtypë kokën tënde dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj." Perëndia me këtë është duke paratreguar ngjarjen e kryqit, e cila do të ndodhte mijëra vjet më vonë.  Çfarë ai është duke thënë këtu është që një pasardhës i Evës do të shtypte kokën e Satanit. Ne e dimë këtë nga ajo që ndodhi në kryq dhe nga ringjallja që vijojë, kur Jezusi përfundimisht shkatërroi punën e Satanit  duke triumfuar mbi vdekjen.

Çfarë është interesante është se Perëndia nuk tha se pasardhësi i Adamit, as nuk tha se "pasardhësi i tyre" duke ju referuar që të dyve. Ai me një qëllim të caktuar përmendi pasardhësi "I saj", duke u drejtuar në anën e femrës si prindi krijues, që kurse Eva përfaqëson të gjitha femrat (siç mund të shihet qartë në profecitë vijuese në vargun e 16-të sipas të cilave vetëm gratë mund të vuajnë).  Prandaj, personi për të përmbushur këtë profeci duhet të ishte një grua.  Në esencë çfarë është duke ndodhur këtu është që Perëndia është duke na drejtuar tek lindja e virgjër, që kurse pasardhja e Adamit nuk do të ishte e përfshirë në këtë lindje, duke e përjashtuar Jezusin nga mëkati i Adamit. Lindjes virgjër i shtohet kështu një rëndësi më tepër, sepse ajo përmbush profecinë të cilës Perëndia i dha Evës në fund të krijimit.

[III]. Lindja virgjër nënkupton hyjnin­ë e Jezusit

Lindja virgjër ka kuptime të shumta për ne edhe sot. Sipas librit të Isaisë, ne gjejmë që ky fëmijë unik do të ishte një shenjë për popullin e Izraelit.  Në kapitullin e 7-të, vargu i 14-të, lexojmë:

Isaia. 7:14 "Zoti vetë do t’ju japë juve një shenjë: shiko një virgjëreshë do të mbarset dhe do të japë një djalë dhe do ta quajmë emrin e tij Emanuel."

Çfarë ishte shenja që lindja virgjër do të shpallte? Ishte ai një fëmijë i quajtur Emanuel, që do të ishte mbarsur. Ky nuk ishte një emër i zakonshëm, sepse ky nuk ishte një fëmijë i zakonshëm.  Emanuel do të thotë "Perëndia me ne." Prandaj emri i fëmijës nënkupton kush fëmija ishte; ky fëmijë ishte "Perëndia me ne." Këtu pra është shenja. Perëndia, Vetë, do të vinte nëpërmjet kësaj lindjeje të virgjër.

Në ingjil, në librin e Mateut 1:18-25, neve na tregohet që kjo profeci është përmbushur me mbarsjen dhe lindjen e Jezusit, Krishtit (një emër tjetër për Mesinë). Përpara se Maria dhe Jozefi të kishin marrëdhënie seksuale, Maria ishte shtatzënë "nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë." Në vargun 20 na tregohet që mbarsja e saj ishte një vepër e Shpirtit të Shenjtë, jo me anë të një marrëdhënie seksuale (si disa myslimanë shpallin që shkrimet thojnë), por me anë të një mrekullie.

Tek Luka 1:26-2:52, ne lexojmë më tepër në detaje për mbartjen dhe lindjen e Jezusit.  Këtu ka shumë vargje për ne për të lexuar në këtë kohë, por thelbi mund të përmblidhet  si vijon: Engjëlli Gabriel vjen tek Maria dhe i tregon asaj që do të lindë një fëmijë prej saj që do të quhet Emanuel "Biri i Shumë të Lartit, Zotit Perëndi," dhe që "Ai do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përgjithmonë". Kur Maria dyshoi për mundësinë e kësaj profecie, engjëlli Gabriel i shpjegon që fuqia e më të lartit, Shpirtit të Shenjtë, do ta mbulonte atë dhe prandaj "I Shenjti" në të do të quhej "Biri i Perëndisë."

Sikurse në rastin e Mesisë, ne nuk mund të jemi në dyshim që nga kjo lindje e virgjër, dikush jashtëzakonisht i rëndësishëm kishte për të lindur. Ai ishte I Shenjti, Biri i Shumë të Lartit Perëndi. Tek Luka 3:38 ne mësojmë që vetëm Adami referohet i ngjashëm si "Biri i Perëndisë," ndërkohë që në rastin e tij, ky titull i jepet për vetë faktin që ai ishte i krijuar nga Perëndia dhe jo me anë procesit të riprodhimit.

Shënim: përse myslimanët, duke pyetur për marrëdhënien e dukshme fizike të Jezusit me Perëndinë, si Biri i tij, nuk pyesin edhe për marrëdhënien fizike të Adamit me Perëndinë, nga që edhe ai referohet gjithashtu si "Biri i Perëndisë?"

Është e rëndësishme të shënohet, që në krijimin e Adamit ai u krijua i pamëkat, komplet i panjollë, dhe në marrëdhënie me Perëndinë.  Në këtë mënyrë ai ishte "Biri i Perëndisë." Nuk kishte asgjë në fillim të jetës së tij që mund të prishte marrëdhënien që ai kishte me Perëndinë.

Ky fakt na jep të kuptojmë përse lindja virgjër e Jezusit është kaq e rëndësishme. Fakti që lindja e tij ishte një lindje e virgjër solli një domethënie plus, se qëkur Jezusi u lind jo si çdo njeri tjetër, pa dy prindër, ai qartësisht mund të identifikohej si shenja e premtuar nga profeti Isaia, si vetë Perëndia në mesin tonë, si I Shenjti.

Konkluzion: Domethënia e saj për ne sot

Çfarë atëherë ne mund të themi që është domethënia e lindjes së virgjër? Çfarë myslimanët kanë nevojë të dinë rreth lindjes virgjër e cila mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë Perëndinë më mirë? Nga ajo që kemi lexuar deri tani është e dukshme që lindja virgjër ka domethënie të jashtëzakonshme.

Para se gjithash kjo lindje unike paraqet veçantinë absolute të Jezus Krishtit, që ai ishte komplet i veçantë nga e gjithë pjesa tjetër e njerëzimit në ngjizjen e tij, në karakterin e tij moral, në fuqinë e tij, dhe në mesazhin e tij. Askush nuk ishte dhe nuk është si ai. Kështu që mbetet të arsyetohet që vetëm ai është lindur nga një virgjëreshë. Myslimanët duhet të pyesin përse Kur’ani kurrë nuk e shpjegon arsyen e kësaj lindjeje unike të Jezusit.

Fakti që Kur’ani e përmend lindjen virgjër ndërkohë që nuk thotë asgjë për domethënien e saj, ndërsa në të njëjtën kohë lartëson një person tjetër, në një nivel më të lartë se Jezusi, tregon që shumë është lënë pa thënë, me shumë mundësi, sepse ishte thjesht një ide e huazuar për të filluar, ndërkohë një ide plot me një të vërtetë të fshehur.

Miqtë tanë myslimanë duhet të jenë të informuar që Jezusi, megjithëse ishte njerëzor si ne, ai ishte gjithashtu hyjnor, dhe si rrjedhojë nuk u përfshi në mallkimin e Adamit me të cilin ne jemi vendosur të gjithë. Për këtë arsye, Jezusi, i cili për shkak të hyjnisë së tij ishte i pamëkat, mund të merrte mbi vete komplet mëkatet tona. Si rrjedhojë, ne tani kemi sigurinë e shpëtimit, diçka të cilën miqtë tanë myslimanë nuk mund të shpallin për veten e tyre.

Lindja virgjër për më tepër na tregon se Jezusi ishte ai i cili përmbushi profecinë që iu dha Evës, se një nga pasardhësit e saj do të vinte dhe do të shkatërronte fuqinë e Satanit, fuqinë e vdekjes, dhe fuqinë e së keqes në botë; dhe duke bërë kështu, do të sillte tek ne marrëdhënien me Perëndinë, që ne tani mund të jetojmë me të. Ky është lajmi i madh që myslimanët kanë nevojë të dëgjojnë.

Dhe si përfundim, qëkur lindja virgjër ishte premtuar nga profeti Isaia si një shenjë "Emaueli" - Perëndia me ne, i cili duhet të vinte; Jezusi si personi i vetëm në histori që u lind në mënyrë të tillë, me të vërtetë mund të quhet "Perëndia me ne." Përmbushja e kësaj profecie na informon neve që ky fëmijë ishte gjithashtu Biri i Perëndisë, dhe që ai ishte I Shenjti. Myslimanët kanë nevojë të jenë të vetëdijshëm për këto profeci dhe përmbushjen e tyre. Ata duhet të dinë se qëkur Perëndia ka ardhur në mesin tonë, nuk ka më nevojë për një profet tjetër, ose një zbulesë të mëtejshme. Gjithçka është përmbushur në këtë person unik.

Për të kuptuar këtë të vërtetë, sidoqoftë, myslimanët do të kenë nevojë të gërmojnë në arsyen pse Perëndia erdhi që të ishte me ne. Në këtë pikë Kur’ani është thellësisht i pamjaftueshëm. Qëkurse ai nuk flet në fund të fundit për mallkimin e Adamit, ai njeh pak në lidhje me pasojat dhe ndreqjen e mëkatit. Ai gjithashtu nuk tregon asgjë në lidhje me domethënien e lindjes virgjër. Bibla, sidoqoftë, ka këto përgjigje (Sura 10:49). Na përket neve që ta ndajme atë me ata.

Për shkak se ata nuk e kanë kuptuar natyrën e mëkatit, ata nuk e kanë kuptuar nevojën për pastrimin e tij, e cila kërkon një ndërhyrje hyjnore për çrrënjosjen e tij. Nuk është për t’u habitur që ndërsa ata e shpallin vleftshmërinë e saj në histori ata nuk e kanë kuptuar domethënien e lindjes virgjër. Këtu është pra dhe detyra jonë, të riprezentojmë veçantinë e lindjes së Jezusit, pa të cilën ne do të vazhdonim të jetonim në mëkat në përjetësi.


Copyright: © The Debate Website.

Kthehu tek faqja: Islamizmi

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"