MBI KURANIN
-  letër apologjetike -

nga
Jay Smith

PËRMBAJTJA

  1. Hyrje

  2. Autoriteti i Kuranit

  3. Zbulesa e Kuranit

  4. Insperimi i Kuranit

  5. Kualitetet e Supozuara të Kuranit

    1. Shenjtëria e tij

    2. Stili superior i tij

    3. Kualitetet letrare të Kuranit

    4. Arabishtja e pastër e Kuranit

  6. Kualitetet e Supozuara Universale të Kurani

    1. Inferioriteti i femrave në Kuran

    2. "Shpata e gjetur në Kuran

  7. Sistemi apo koleksionimi i tekstit Kuranor 

    1. Periudhat e zbulesës

    2. Metoda e koleksionimit

      1. Koleksionimi i Zeidit

      2. Koleksionet konkuruese

    3. Standardizimi i një teksti

    4. Vargjet që mungojnë

      1. Sura 33:23

      2. Vargu mbi gurëzimin

    5. Dallimet mes dorëshkrimeve

      1. Dorëshkrimi i Abdullah ibn Masudit

      2. Dorëshkrimi i Ubaua Kabit

    6. Konkludimet mbi sistemin e tekstit kuranor


Informacion : Ne jemi duke punuar ta sjellim të plotë këtë artikull në gjuhën shqipe.

Hyrje

Sa prej jush keni qënë në bisedë me një mysliman, dhe ti e kupton shpejt se midis juve ka dallime kontradiktore? Ju e pyetni myslimanin se pse ai i thotë gjërat që ata i bëjnë, dhe ata përgjigjen se ata vetëm përsërisin atë çfarë u ka mësuar Kurani. Në përgjigjje ju deklaroni se çfarë ju besoni gjithashtu nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Nuk do te shkojë shumë kohë para se te kuptosh se asnjera anë nuk mund te pajtohet sepse autoriteti për te cilin ju besoni dhe thoni është e ndryshme nga ajo çfarë ata besojnë dhe thonë. Bibla jonë kundërshton atë çfarë Kurani i tyre thotë, dhe vetë ky fakt do të vazhdojë të kundërshtojë shumë biseda që ia vlejnë.
Pra, çfarë është zgjidhja? Nëse dy dokumente janë në kundershtim, gjëja e parë për ta bërë është të zbulosh nëse kundershtimet mund të shpjegohen ne mënyre adukate Nese jo, atëhere ne duhet te konkludojmë se njëra nga dokumentet është e falsifikuar. Prandaj, para se të kalojmë në një dialog serioz me një mysliman ne duhet te shtrojme pyetjen se nëse autoriteti i besimit tonë përkatës (Kurani dhe Bibla) mund t'i bëjë balle verifikimeve, dhe nëse ato mund t'i bëjnë ballë analizave kritike të vërtetësisë së tyre.

Kjo është një temë shumë e vështire dhe shumë e përberë. Islamizmi dhe krishterimi deklarojnë se besimin e tyre e kane pranuar nga e vërteta e zbuluar, të cilën e gjejnë në shkrimet përkatëse. Kështu që, për të dyshuar burimet për te vërtetën e zbuluar, shkrimi për secilin besim, është për ta vendosur në provë integritetin e krishterimit dhe islamizmit.
Dukshem, kjo është një detyrë që askush mos ta marrë si nje detyrë të lehtë, as une nuk tentoj. Për këtë arsye, une kam vendosur që të mos përpiqesha ne analizimin me thjeshtesi në lidhje me autoritetin e Kuranit dhe Bibles në një letër te vetme. Në vënd të saj, do te filloj te merrem me autoritetin e Kuranit në këtë letër dhe pastaj do ta kushtoj vëmëndjen time autoritetit të shkrimit tonë, Bibles, në letrën që pason më pas.
Në asnjë mënyre nuk po deklaroj se une i di te gjitha pergjigjjet, dhe nuk do jem aq pretendues për të marrë përsiper se mund t'i argumentoj detajisht pyetjet e autoritetit për Kuranin dhe Biblen në këtë libër. Këto studime nuk jane asgje me shumë se ca "permbledhje" solide, me shpresë që këto do t'iu stimulojnë që të vazhdoni t'i studioni në kohën tuaj këto fusha shumë të rëndesishme, kështu që ju gjithashtu

"Të jini gjitheherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime për shpresën që ju keni"( 1Pjetrit 3:15).

Kur ne i vëzhgojmë dy besimet, ne menjëherë shohim se janë në, konflikt njëri me tjetrin në lidhje me shkrimin e tyre. Myslimanët besojnë se shkrimi i tyre, Kurani, është zbulimi i fundit, përderisa të krishterët besojnë se vetëm Bibla thotë të vërtetën (duke perfshire Dhiaten e Vjeter dhe të Re). Nëse ne gjurmojmë apo bëjme kërkime në përmbajtjen e secilit shkrim ne do të gjejmë se që të dy shkrimet dallojnë në numër të fushave: tregimet kanë ndryshuar, karakteret mungojnë dhe i terë sesioni nuk ekziston në njërin, por ekziston në tjetrin. Me qëllim që të përshkruajmë se cila është korrekte, ne do te marrim secilen zbulese veç e veç dhe do të pyesim se a mund t'i qëndrojë ballë shqyrtimeve, dhe se a mund të qëndrojë i palujtshëm nën analizimet kritike, dhe nëse në të vërtetë mund të deklarojë se është zbulim i vërtetë nga Perëndia. Le të fillojmë atëhere me autoritetin për Kuranin.


Normalisht kur dikush fillon një kërkim në Kuran, pyetja e parë që duhet të parashtrohet është Se si e dimë se është ajo çfarë deklarohet të jetë, fjala e fundit e Perendisë? Me qëllim që t'i pergjigjemi kësaj pyetje ne duhet te kalojmë nëpër burimet e Kuranit për te siguruar vërtetësine e tij. Siç ju e dini mire, për të kaluar nëpër burimet e Kuranit është më vështirë sesa dikush mund te Supozojë, përderisa kemi aq pak te dhëna të cilat mund t'i shfrytezojmë. Në një letër tjeter (Problemet me burimet e islamit) jam marrë me problemet te cilat ekzistojnë; jam konfrontuar me mungesë të materialit mbi burimet e Kuranit, kështu që une nuk do t'i përsëris ato argumente këtu. Mjafton te thuash, se i vetmi burim i vërtetë që kemi për Kuranin është vetë libri, dhe çfare tra­ditat muslimane na tregojnë ne lidhje me ate se si është krijuar ky liber. Per arsye te përmbledhjes së tyre të vonëshme (200-300 vite pas ngjarjes), dhe dokumentimit kontradiktor te cilin ne e posedojmë, 750 vite PAS K. vështire ta konsideroj ndonjë prej tyre si valide apo te vërtetë e si material burimor.
Sidoqoftë, pasi që ne  tentojmë te krahasojme Kuranin me shkrimin tonë, përkohesisht unë do të Ie anash paragjykimet e mia, dhe te supozoj, për hir te argumenteve, se traditat janë korrekte. Me fjale te tjera, une do të marrë pozitën e një rrjedhe diturie ortodokse myslimane dhe të supozoj se Kurani është përmbledhur mes viteve  646-650 PAS K., nga materiali i cili është filluar me Muhamedin, para vdekjes se tij me 632 PAS K. Eshtë nga kjo premise që do te tentoj t'iu përgjigjem pyetjeve se nëse Kurani mund te deklarojë se është fjala e fundit dhe zbulesa më e përsosur e fjalës së Perëndise për njerëzimin.

Autoriteti i Kuranit

Fjala abrabe "Kuran" rrjedh nga rrënja "kara'a", që nënkupton të lexosh "apo  të recitosh". Ky ishte urdheri të cilën me sa duket ëngjelli Gabriel i ka kërkuar Muhamedit që të bëjë tri herë kur ai ballafaqohej me të në korrik apo gusht te vitit 610 PAS K. në shpellën e Hiras, e cila gjindet tre milje në verilindje te Mekës (Mishkat IV f. 354). Sipas myslimanëve Kurani është zbulesa e fundit e Allahut. Në arabisht Kurani gjithashtu referohet si 'AI-Kitab' (libri). 'Al-furkan' (dalli­mi), 'Al-mas'hal' (pergamena e shkruar), dhe 'AI­dikhr' (verej a), edhe emra të tjerë gjithashtu.
Për ata të cilët i pëlqejnë statistikat, ju mund të jeni te interesuar te dini se Kurani përmban 114 kapituj (sure), i bërë nga 30 pjese, 6616 vargje (ajete), 77,943 fjalë, dhe 338,606 shkronja. Sipas shkollarëve islamike 86 sure janë zbuluar në Mekë, përderisa 28 sure janë zbuluar në Medinë. Përderisa një pjese e sureve janë recituar në të dy vëndet, do të vazhdosh të kuptosh se disa shkollarë ende debatojnë origjinën e një numri të tyre. Suret dallojnë në gjatësi dhe janë të njohura sipas emrit apo titullit, të cilat janë të marrura nga tema kryesore e asaj sure, apo nga tema e veçantë, personi apo ngjarja e përmëndur në të. Sidoqoftë, tema nuk duhet patjetër të paraqitet në fillim te sures. Secili varg apo pjesë e sures është i njohur si 'ajet', që në arabisht nënkupton "mrekulli". Muhamedi ka deklaruar se Kurani ishte mrekullia e tij e vetme, edhe pse Kurani nuk ka ekzistuar ne forme te shkruar gjate jetes se tij. Në fakt shumë polemika që kanë të bëjnë me kronologjine e Kuranit mund te fajesohen në faktin se ai nuk ishte aty për të verifikuar sistemimin e Kuranit përfundimtar, por për këtë më vonë do të kemi më shumë. Për të filluar, të startojmë me pyetjen e zbulesës: si e kupton islami këtë koncept, dhe a mundet pikëpamja e tyre, të jete një arsye që ne nuk i shohim të një mëndjeje sa i përket dy shkrimeve tona?

Zbulesa e Kuranit

Islamizmi, sikurse krishtërimi, beson se Perëndia (Allahu) dëshiron te komunikojë me njerezimin  Por, ndryshe nga krishterimi, islami na tregon se Allahu eshte i largët, dhe se ai nuk duhet te zbulojë veten e tij njerëzimit ne nivelin personal, dhe është kjo arsyeja pse Allahu është detyruar të angazhojë profetët e caktuar, te cilët janë te njohur si resul, qe nenkupton 'i Derguari'. Këta profete janë njerëz të thjeshtë dhe të fundit, edhe pse atyre iu është dhënë nje status i veçantë, dhe rrjedhimisht të mbrojtur nga Perendia. Pasi që Allahu është aq i përkryer dhe i pa arritshëm, zbulesa ne islam thjesht është një rrugë: nga Perendia tek njerezimi, nëpërmjet profetëve. Përderisa supozohet se secili profet ka përmbushur misionin e tij duke prodhuar librin, zbulesen perfundimtare, dhe për këtë me e rëndesishmja, sipas myslimaneve, është ajo e dhënë profetit të fundit Muhamedit: Kurani . Kurani, në të cilin besojnë myslimanet, është plotesisht kopjim fjalë për fjalë i zbulimit final të Allahut, të cilat janë te themeluara në pllakat origjinale të cilat gjithëmonë kanë ekzistuar në parajsë.

Myslimanët theksojne suren 85:21-22  "Perkundrazi, ai është Kuran i famshem, (i gdhendur) ne nje pllake te ruajtur mirë."

Shkollarët islamikë pohojnë se ky pasazh i referohet pllakave të cilat kurrë nuk janë krijuar. Ata besojnë se Kurani është identik me librin e përhershem qiellor, sa i përket edhe shënjave të pikesimit, titujve dhe ndarjeve të kapitujve (pse perkthimi modern ende nuk mund të pajtohet se çfarë ato ndarje janë, është evidente kur provojnë t'u referohen ndonjë ajeti për krahasimin e një vargu me tjetrin).
Sipas traditës muslimane, këto "zbulime" jane dërguar poshtë (Tanzil ose Nazil) (sura 17:85), në parajsën me të ulët të shtatë parajsave në kohen e muajit të Ramazanit, gjatë natës se fuqise apo fatit ('lailat al Kadr') (Pfander, 1910:262). Prej aty iu është zbuluar Muhamedit në venie, përderisa lindi nevoja, permes ëngjëllit Gabriel (sura 25:32). Rrjedhimisht, çdo leter dhe çdo fjalë është e liruar nga ndonjë ndikim njerëzor, i cila i jep Kuranit nje aureole të autoritetit, madje edhe shenjtëri, dhe duhet të nderohet si e tillë. është mbetur pa thënë ironia vërbuese që deklaron për nazil zbulesen e Kuranit, nga një burim i vetëm, tek njeriu te cilit me sa duket iu është zbuluar Muhamedit. Nuk ka dëshmitarë të jashtëm para ose gjatë kohës, të cilët mund të vërtetojnë dëshmine e Muhamedit; as për mrekullite nuk ka kusht që të konkretizohet deklarimi i tij. Ne fakt, deshmia per autoritetin e zbulesës së Perëndise, të cilen Bibia prerazi e nxjerre ne dritë, në Kuran fare nuk është prezente, d.m.th. që zbulesa e Perendisë ( dmth profeti )duhet te flasë në emer të Perëndisë, Jahveh, që mesazhi duhet të përshtatet me zbuiesen e cila ka kaluar me herët, dhe duhet të bëjë parashikime të cilat duhet të jenë të verifikueshme dhe se zbulesa duhet të percillet me shenja dhe mrekulli me qellim që t'i jipet autoriteti si e ardhur nga Perendia. Pasi që këto i mungojnë, në rastin e profetit Muhamed, dhe Kuranit, për ata nga ne të cilët janë të krishterë, duket në të vertetë se është Kurani e jo Bibia ajo e cila ka dalur si nje dokument më njerezor. Ende, myslimanët vazhdojne te besojnë se fjalet e sakta arabe të cilat i gjejmë në Kuran janë  ato të cilat ekzistojne përhere në pllakat origjinale të gurit, në parajsë. Kjo, sipas tyre, e bën Kuranin "Nënën e Librave" (referohet ne sura 43:3). Myslimanët besojnë se nuk ka asnje liber apo zbulim i cili mund te krahasohet me të. Ne fakt, në të dy suret, 2:23 dhe 10:37-38, gjejme nje Sfide "për të prezantuar disa libra te tjera me një bukuri të barabartë," (sfide me te cilen do te mirrerni me vonë). Ky zbulim final, sipas islamit, eshte i perkryer, dhe i rrjedhshëm, përtej kapacitetit për supozim apo kritikim. Çka nënkupton kjo është se Kuranin të cilin ne e posedojme sot është dhe gjithmonë ka qënë i fundit dhe i pastër, i cili ndalon çfarëdo mundësie. Për verifikuar apo falsifikuar tekstin. Pasi që Allahu është i ndëruar thellesisht si një zotëri nga robi, kështu që fjala e tij duhet te nderohet njësoj.

Çfarë atëhere duhet të bëjmë me problemet të cilat ekzistojnë në Kuran? Nëse është një liber aq i përkryer, siç pohojnë myslimanët, atëhere duhet t'i qendroje ballë çdo kritike. çfare duhet të bëjme me shume kundërshtime, gabime faktike dhe pohime qesharake qe i bënë? Për më tutje, kur ne shikojme më me kujdes tekstin të cilin e kemi ne posedimin tonë sot, që supozohet se është kodifikimi final i Kuranit nga Uthmani, i përmbledhur sipas Zaid ibn Thabit, nga kopja e dorëshkrimit te Hafsahut, ne jemi ne një mëdyshje nga ndryshimet e tij dhe të kater dorëshkrimet koekzistuese të Abdullah Masoud, Abu Musa, dhe Ubajj, të gjithat kane devijime dhe fshirje jane mes tyre.
Një problem tjeter ka të bëje pikerisht me deklarimet e tij. Për arsye të përkryeshmërise së tij ne nuk duhet te hetojme përmbajtjen e tij, që sipas tradites muslimane, rrjedh nga jeta e vonëshme e Muhamedit te periudhes mediniane (10 vitet e fundit), dhe kështu përmban rregullat dhe rregulloret themelore për strukturat sociale, ekonomike, dhe politike, shumica prej të cilave janë huazuar nga traditat ligjore të kulturës bizantine dhe persiane, duke na lënë me një dokument të shek. VII-IX i cili nuk është adoptuar lehtë në shekullin XX.

Si të krishterë, ky hetim është i rëndësishem. Bibla si kontrast nuk është thjesht nje liber me rregulla dhe rregullore rigoroze e cila merr një kontekst të veçantë historik dhe e përkufizon atë për të gjitha kohët dhe të gjithë njerezit. Në vënd të kësaj, ne gjejmë në Bibel principe të gjera të cilat mund t'i aplikojmë në çfarëdo kohe dhe kulture (si stilet e adhurimit, muzikës, veshjes dhe të gjithat ato që mund dhe jane duke u kontekstualizuar në ndryshimet e kulturave në të cilat sot kisha e gjen veten). Si rezultat Bibla është shumë më shumë e adaptueshme dhe konstruktive për shoqërinë tonë. Pasi që ne nuk e kemi konceptin e zbulimit te Nazilit, ne nuk kemi frike ne kerkimin dhe përpjekjet për të kuptuar kontekstin e asaj se çfare autori deshironte të thoshte (procesi i analizimeve historike). Unë e ndjej se ky është thelbi i problemeve mes pikëpamjeve të islamit dhe krishterimit mbi zbulesën. Te krishterët besojnë se Perëndia është i interesuar që t'ia shfaq vetveten krijimit të tij. Që nga koha e krijimit ai ka vazhduar ta bëjë ate në menyra te ndryshme. Bukuria, fuqia dhe urtesia e nderlikuar e tij është shfaqur në univers dhe përreth nesh, kështu që njerezimi kurrë nuk mund te thotë se kurrë nuk njeh Perendinë. Kjo është ajo çfare disa teologe deshirojnë ta quajnë "zbulim i përgjithshem". Por    Perëndia gjithashtu ka zgjedhur ta zbuloje vetveten  në mënyre më të qartë; ate të cilën disa shkollare e quajne "zbulim special." Këtë ai e bënë nepërmjet profetëve, të cilët janë dërguar me fjalë specifike dhe në kohe specifike, në vënd specifik dhe tek njerezit specifikë. Fatkeqësisht, shumë nga ajo që iu është zbuluar atyre njerëzve është harruar shume shpejtë. Mendja njerezore ka kapacitet të jashtëzakonshëm për të qënë plotësisht e pavarur nga Perendia, dhe që të mendojnë për të vetem kur janë në krizë apo pranë vdekjes. Prandaj, Perendia e pa gjëndjen e vështire të krijimit të tij dhe në dashurine dhe dhembjen e tij për krijirnin e tij, vendosi të bëjë diçka për të. Perëndia vendosi ta zbulojë veten krijimit të tij në mënyre direkte, pa asnje agjent  faktor ndërhyrës. Ai bëri këtë gjithashtu për të korrigjuar marrëdhënien me njerëzimin e cila ishte thyer që nga fillimi, në kopshtin e Edenit. Kjo është në pajtueshmëri me Perëndine i cili është personalisht i përfshire me krijimin e tij. Thjesht, Perëndia vetë erdhi t'ia zbuloje veten e tij njerezimit. Ai  vetë mori trajtën e njeriut, foli gjuhën tonë, përdori format tona të shprehurit, dhe u bë një shëmbull i së vërtetës së tij për ata te cilët ishin dëshmitaret e tij, kështu ne që jemi të kufizuar dhe njerezor të mund ta kuptojme ate më mirë i cili është i pakufizueshem dhe hyjnor dhe përtej të gjtha kuptimeve njerëzore, ashtu si Iexojme tek Hebrenjeve 1:1-2: "Perëndia, mbasi U foli së lashti shumë here dhë në shumë mënyra etërve me anë të profeteve, se fundi, këto dite na ka folur me ane te Bir'it, të cilin e beri trashegimtar' të të gjitha gjërave, me anë të cilit e krijoi dhe gjithesine."

Në Jezus Krishtin ne shohim Perëndinë e zbuluar tek njerëzimi në mënyrë të përsosur. Kjo tejkalon zbulimin special. Kjo është zbulese e per­sonifikuar! Prandaj, Bibla e njofton botën tek Jezus Krishti. Eshte një zbulim sekundar për të gjitha qëllimet praktike.
është thjesht një dëshmi për zbulimin e Perëndise. Bibla na tregon për jeten e tij, duke përmëndur se çfarë ka bërë dhe ka thëne, dhe pastaj i parashtron këto mësime për boten sot. është thjesht nje liber cili orientohet në një person. Prandaj, ne mund ta shfrytëzojme librin për të mësuar për personin, por në fund, duhet te shkojmë tek zbulesa e fundit, Jezusi, që në të vërtetë kuptojmë se kush Perëndia është.

Dhe kjo është zbulesa specifike për ne sot, sepse Perëndia thjesht nuk e ka ndërprerë zbulimin e tij me Jezus Krishtin, ai ende dëshiron të ketë një marrëdhënie me krijimin e tij, dhe ka vazhduar zbulimin e tij në mënyre të mishërimit. Zbulimi i tij që është duke ndodhur vazhdon nga ajo kohë e gjer më tani përderisa ai e zbulon veten e tij përmes vetes së tij, Shpirtit të Shenjte, ngushelluesit, i cili na bindë për fajësine në lidhje me mëkatin, na drejton tek e vërteta, na tregon se çka për të ardhur, dhe sjelle lavdi për Jezusin (Gjoni 16:7-15). Jezusi eshte zbulesa me e vërtetë.

E gjejmë këtë në Bibël. Por ende kjo nuk është e tëra, pasi Shpirti i Shenjtë vazhdon te na bëjë atë të njour edhe sot, dhe për këtë arsye shkrimi ynë bëhët i gjallë dhe kuptimplotë për ne. Për myslirnanet kjo mund te tingëllojë në mënyre kunfuze, dhe sigurisht kërcenuese, përderisa nuk pranohet zbulesa e fundit e Perëndisë, e pretenduar nga myslimanët. Ndoshta për ta sqaruar këtë të vërtetë do të mund t'i ndryshonim shpjegimet. Në vënd se ta krahasojmë Kuranin me Biblën, siç tentojnë shumë apologjet, kishte me qënë më e dobishme që Kurani të krahasohet me Jezusin. Bibla (posaqerisht Dhiata eRe) rrjedhimisht, është dëshmi e shoqëruesve të Jezusit, duke deshmuar për atë se çfarë ka thënë dhe bërë. Për të vazhduar një hap përpara, ne do të mund ta krahasonim Biblën me hadithet, ose "tarikhet", dhe "sira" e profetëve dhe "tafsirin", të gjitha këto komentojnë mbi historinë dhe mësimet e profetëve dhe Kuranit. Përderisa kjo do të mund të na ndihmonte që t'u sqarojmë Biblën myslimanëve, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të nënvizojmë atë se Dhiata e Re me se shumti flet për atë se çfarë Jezusi tha, për Porosinë e tij. Ne anen tjetër hadithet flasin për jetën e Muhamedit, çfarë ka bërë ai, aty-ketu dhe interpretim i asaj që ai kishte thënë. Ne këtë dritë nuk ka krahasim në mes këtyre dy zbulesave, Jezusit dhe Kuranit. Kurani një libër me gjithë ato të meta dhe mangësi  pamjftueshmëri, vërtetësia e tij pushon dobet në kraharorin e një njeriu të kufizuar, që ai vetë ka disa identifikime si profet, nuk krahasohet me Jezusin, njeriu, i nderuar si i pamëkat,  si tek myslimanët dhe te krishterët, i ciIi, sipas Fjalës së tij, i pamekat është vetëm Perendia, dhe për ket: , një zbulese e përsosur, për të kuptuar shumë e shumë thjesht se kush është Jezusi atëhere. Do mund të ndihmonte ky argument per t'iu prezantuar myslimanëve Jezusin, sesa te fil­loni me ndonjë hyjni tjetër

Insperimi i Kuranit

Tani drejtohemi tek çështja e insperimit. Kemi thënë  se Perëndia (Allahu) kërkon agjent në trajtë profetësh që t'ua komunikojë të vërtetën krisjimit të tij. Si do t'i komunikojë Allahu mendimet dhe vullnetin e Tij?Si ka zbritur zbulesa? Termi arab i cili e sqaron më së miri procesin e zbulesës është fjala "uahi", e cila nënkupton "insperim hyjnor".

Sipas Kuranit qëllimi i parë i këtij insperimi është

  1. Për të vërtetuar thirrjen e Muhamedit për profet (sipas sures 13:30 dhe 34:50)

  2. Për ti dhënë autoritet që ta paralajmërojë njerzimin (sipas sures 6:19)

Sa i përket  insperimit të profetëve të tjerë, është folur shumë pak. Në Suren 42:51 ne gjejmë "uahi" të sqaruar kështu:

"Nuk ka asnjë njeri që t'i  ketë folur Allahu ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas një perdeje, ose t'i dërgojë të dërguar, e ai t'i shpallë me lejen e tij atë që Ai do. Vërtet ai është më i larti më i urti".

Sipas sures së lartëpërmëndur, janë tri metoda me të cilat Allahu komunikon me krijimin  e tij: 1.Përmes frymëzimit direkt; 2.Pas ndonjë perdeje; 3.Përmes të dërguarit (insperimi është i një krijese ëngjëllore). Pasi Kurani na tregon pak lidhur me atë se si Muhamedi pranoi zbulesën e tij, ne u referohemi tek ata të cilët kanë përmbledhur "sirën" e frofetit, njerëz si Ibn Ishak, Ibn Hisham, Ibn Athir, dhe shkrimtari turk Ali Halabi, për të marrë një vështrim më të saktë. Shkrimet e tyre renditin shtatë forma të përvojës së insperimit nga Muhamedi, disa të cilat janë relavisht të shfaqura.

  1. Përderisa "uahi" (frymezimi) vazhdonte, sipas gruas së tij Ajshes, dëgjoheshin tingëllima zilesh deri sa ai djersitej shumë. Ai duhej të ishte  shumë i trazuar dhe fytyra e tij do të duhej të ndyshonte (Sahih Myslim). Tradita myslimane na tregon se ai nganjëherë rrënqethej dhe alivanosej, goja e tij shkumonte, dhe buqiste si deve (Mikshat IV p.359). Nga njëherë kur frymëzimi zbriste afër fytyrës së tij dëgjohej një zë si zukatje bletësh (nga 'Umar Ibnu'l Khattab), kurse herë të tjera ai kishte një kokëdhëmbje të fuqishme (nga Abu  Hurairah). Shumë herë iu është dukur shokëve të tij se ai alivanosej dhe dukej si një i dehur (Pfander 1910:346).

  2. Frymëzimi i ka ardhur atij në ëndërr

  3. Frymëzimi gjithashtu i ka ardhur atij në vizionet e tij përderisa ishte i zgjuar

  4. Nganjëherë ai pa një engjëll në trajtë njeriu të ri (Pfander 1910:345)

  5. Herë të tjera pa engjëj në trajtë engjëllore (sure 42:51)

  6. Gjatë një mbrëmjeje (të njohur si Miraxh) ai ishte magjepsur përmes Parajsës së Shtatë (sipas haditheve, Muhamedi ishte marrë në parajsën më të lartë ku ai pranoi urdhëresën për t'u lutur pesë herë në ditë)

  7. Allhu i foli atij prapa një perdeje (sura 42:51)

Kur ne i shikojmë këta shembuj të frymëzimit, fillon të krijohet një pamje e një njeriu i cili ose pa pasur një imagjinatë, ose ishte i pushtuar, ose vuante nga ndonjë sëmundje siç ishte epilipsia.

Sipas Amr ibn Sharhabil, Muhamedi i kishte përmëndur gruas së tij Hatixhes se frikësohej se ai ishte i pushtuar nga demonët dhe pyeste veten e tij se ndoshta të tjerët mund ta konsideronin atë si të pushtuar nga xhindet (Pfander 1910:345). Madje edhe gjatë fëmijërisë së tij Muhamedi ishte i brengosur me probleme të njgjashme, të cilat shkaktuan shqetësime tek shokët e tij të cilët kishin ndjenjat se ai ishte bërë i pikëlluar (Pfander 1910:347)

Çdo kush që është i njohur me fenomenin e okultit do të jetë në dijeni me kushtet e atyre të cilat kanë participuar në seanca. Akult fenomeni në fëmijëri, ëndrrat e ditës,të dëgjuarit  e zërave dhe thirrjeve, meditime e çdo natë, djertësitja tej mase gjatë ekstazave dhe rraskapitjet vijuese si dhe gjëndje e alivanosjes, si dhe cingërrima e zileve është e zakonshme. Madje edhe gjëndja e dehur i njgjante dikujt se gjoja është  në një ekstazë të thellë. Gjithashtu raporti i Al Uakidi është zbulues se Muhamedi kishte një neveri ndaj figurës/formës së kryqit kështu që ai thyente çdo gjë që sillej apo  që ishte në shtëpi në formë të kryqit (Nels 1990:61).

Ne duhet të pyesim se nëse këto manifestime u drejtohen lajmërimit të vërtetë të frymëzimit, apo thjesht janë vetëm sëmundje, apo gjëndje të demonizimit?.

Historianët na informojnë se disa madh romak, po ashtu edhe  perandori Pjetri i Madh i Rusisë,, dhe Napoleon Banaparta, perandor francez), tek të gjithë janë shfaqur siptomat e njëjta të cilat u përmëndën më lart, por asnjëri prej tyre nuk u deklarua si profet apo apostull i Perëndisë, as edhe ndjekësit e tyre nuk iu dhanë një status të tillë.

Pëderisa ne dëshirojmë të jemi të kujdesëshëm që të mos zbulohemi në spekulime të parëndësishme, ne duhet të mbajmë mënd se deklaratat në lidhje me Muhamedin nuk kanë rrjedhur nga burimet jashtë islamit. Këto ishin deklarata të shokëve dhe kushërinjëve të tij, dhe të atryre të cilët qëndrueshmërisht besuan në deklarimin e tij se ai ishte vula e Profetëve. Unë nuk jam ekspert në këto  çështje, kështu që unë ju lë që të vendosni se faktet të cilat ne i mësuam në lidhje me gjendjet eMuhamedit të cilat i pranoi gjatë zbulimeve, mund të na dergojnë në konkludim se çfarë ai kishte pranuar, kishte qënë vërtet frymëzim ose jo!

Kualitetet e Supozuara të Kuranit

Duke vazhduar më tutje, ne kemi të bëjmë me vetë librin, dhe pyesim se nëse kualitetet e supozuara të tij i japin të drejtë në deklarimin e pozitës unike krahas me shkrimet e mëparshme.

Shentëria e Kuranit

Përderisa myslimanët mbajnë një shikim të lartë për të gjitha Shkrimet, duke përfshirë Dhiatën e Re dhe të Vjetër, ata insistojnë në pozitën unike dhe supreme të Kuranit, duke deklaruar epërsinë mbi të gjitha  e tjera, sepse sipas tyre, “kurrë nuk është shkruajtur nga njerzit dhe kurrë nuk është njullosur me mendime apo stile njerzore”. Ashtu siç kemi përmëndur më herët, shpesh referohet si “Nëna e Librave”(e marrë nga sura 43:3).

Pasi që Kurani është një libër aq shumë i nderuar, për këtë trajtohet sikur të ishte i shenjtë në vete. Hetimet në burimet e saj konsiderohen si blasfemi. Në shumicën e xhamive në të cilën kam shkuar, asnjera nuk do të lejonte që Kurani të prekte dyshemen. Në vend të saj, secili individ është i shtyrë që të përdor mbajtëse të librit të dekuruar bukur, për ta vendosur Kuranin, përderisa ata lexojnë përmbatjen e tij. Shokët e mi myslimanë janë tmerruar kur kanë kuptuar se të krishterët jo vetëm se e rendisin Biblën afër librave më pak të rëndësishmë, por ata edhe shkruajnë të dhëna në, margjinat e saj.

Fuksioni i Kuranit atëhere duket se është në kundërshtim me atë të Biblës. Kjo nxjerrë jashtë edhe një dallim të qartë në mes të pikpamjeve mbi zbulesën e të dy besimeve.

Merrni shëmbullin e një njeriu të moshuar të cilin e takova në xhaminë e Pensilvanisë, i cili ishte i respektuar për arsye të aftësisë së tij për të cituar vargje përmendësh nga Kurani, dhe kishte titullin hafuz, por ende nuk e kam atë duke udhëhequr ndonjë diskutim kuranor, një arabi saudit të ri iu është dhënë kjo përgjegjësi. Kur e pyeta, "pse?" më është thënë se zotëriu i moshuar nuk kuptonte arabisht mirë (të mbajturit mënd nuk komandon kuptimin). Isha i shokuar kur kuptova se njeriu i cili kishte kaluar vite për të mësuar përmëndësh Kuranin, ende nuk kishte urti për të kuptuar përmbatjen e mesazheve. Atëhere s'është për tu çuditur, se pse myslimanët nuk kanë aq shumë dëshirë për t'i përkthyer librat e tyre më të shenjta. Merita është gjetur në leximin rutinor të Kuranit në Arabisht për memorizim, dhe jo në porosi të tij.

Një shëmbull tjetër është se një nga shokët e mi këtu në Londër i cili e konsideronte Kuraninn si esenca e bukurisë, dhe ofroi sure të veçanta si shembuj. Por ende, kur unë kërkoja që ta përkthej tekstin ai nuk mundej. Disa studentë pakistanezë në universin ku unë shkoja, mund të citonin vargje të posaçme, admironin bukurinë e tekstit, por kishin shumë vështirësi në sqarimin e kuptimit të tyre.

Këtu pra kemi çelsin i cili u drejtohet dallimeve mes shkrimeve të krishtere dhe myslimane. Në botën myslimane, talismanët e lëkurës të cilët e mbajnë në trup shiten jashtë xhamive (nganjëherë të quajtura Giri-giri). Mbrenda këtyre talismanëve mund të gjejmë  pjesë të paluara prej letre të cilat përmbajnë të shkruajtur ndonjë ajet apo varg nga Kurani. Këto vargje supozojnë se kanë fuqi për t'i mbrojtur nga e keqja dhe sëmundjet.

Për këta myslimanë shkronjat e Kuranit janë të mbushura/frymëzuara me fuqi supernatyrore. Krishterimi qëndron kundër kësaj pikpamje të fjalës së shkruar të Perëndisë. Ne besojmë se fuqia dhe autoriteti për shkrimin nuk vjen nga letra në të cilin është e shkruar por nga fjalët të cilat e shprehë. Ne besojmë thjesht se Bibla është dëshmi e zbulesës së Perëndisë tek njerzimi, dhe nuk është e shenjtë në vetvete. është një tekst i cili duhet të lexohet dhe studiohet, sikurse një libër që lexohet dhe studiohet në shkollë. Për këtë, rëndësia e saj gjendet në përmbajtjen e saj, se në faqet fizike të saj sikur gazetat që lexohen dhe hudhen, edhe pse lajmet të cilat i përmban mund të mbesin të vulosura në mëndjen e lexuesve për vitet që vijnë.

Ndoshta, kritikat e myslimanëve se të krishterët e keqpërdorin Biblën është rezultat i keqkuptimit të qëllimit të saj. Sapo të kuptojmë rëndësinë e shkrimit asgjë më shumë se një depo e fjalës së Perëndisë, atëhere ne mund të kuptojmë se të krishterët nuk  ndiejnë asnjë urdhër  kundër shkruaarjes në margjinat, ose kundër vendosjes së saj në dysheme (edhe pse shumë të krishterë nuk do të donin që ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të respektit që ka në porosinë e saj). Pikpamjet e shumta për Kuranin barten edhe në sfera të tjera gjithashtu, disa nga të cilat do t'i diskutojmë.

Stili superior i tij

Shumë myslimanë pohojnë se superioriteti i Kuranit mbi të gjitha zbulesat e tjera është  pikërisht se ka stil letrar të sotisfikuar. Ata citojnë  suret 10:37-38, ose 2:23, ose 17:88 të cilat thonë:

Ata do të thonë se 'Muhamedi e trilloi atë? Përgjigja "Sillni pra ju një kaptinë të njgjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos Allahut, po që jeni të drejtë në atë që thoni".

Kjo mburrje përsëritet edhe në hadithe (Mikshat III, fq.664)e cila thotë

"Kurani është mrekulli e madhe nga mrekullitë e botës. Sikur ky libër nuk ka edhe ndonjë tjetër në botë, për nga mënyra e stilit, diskursit, retorikës, mendimeve, melodisë, rimës si dhe ligjeve që rregullojnë fatin e  njerzimit".

Prandaj myslimanët duke parë se nuk ka ndonjë evidencë litrare të njgjashme, kjo siguron se Kurani është "mrekulli e dërguar prej Perëndisë, dhe nuk  është shkruar thjesht nga asnjëri prej njerzëve". Ironikisht tani e dimë se shumë tregime dhe pasazhe në Kuran janë marrë nga dokumentet apofrike me origjinë hebreje dhe zoroastiane të shekullit të dytë, pas K nganjëherë fjalë për fjalë, e nganjëherë ide për ide (do të diskutohet më vonë). Për të mbështetur këtë besim të lartësuar në shkrimin e tyre, shumë përkthyes kuranorë kanë një prirje për t'i mveshur përkthimet e tyre në një stil i cili është mjaft arkaik dhe "fjalëmadh", kështu që për një numër personazhesh duhet të përdorim fjalorët për të shqyrtuar kuptimin e tyre. Por, këto përkthime  para qindra viteve nuk janë konceptuar.

Kjo parafësisht është një taktikë e përkthyesve për t'i dhënë tekstit një shfaqje dinjiteti dhe vjetërsie për të cilin, ata shpresojnë, se do të ushtrojnë kthimin e inspirimit të besueshmërisë. Në përgjigje ne duhet të pyesim se a mundet që Kurani të konsiderohet si i shkruar nga një njeri, përderisa ne e dimë se Kuranin të cilin e kemi sot nuk është shkruar nga Muhamedi por është përmbledhur dhe më pas është kopjuar nga një grup njerëzish 14 deri 20 vjet me vonë, dhe këta kanë marrë atë çfarë kanë gjetur në kujtesën e tyre, po ashtu edhe vargjet të cilat kanë qënë të shkruara në eshtra, gjethe dhe gurë e pastaj ata i dogjen të gjitha dëshmitë e ndonjë kopjeje tjetër.

Ku është mrekullia në atë?. Kërkimet më të vona po e çrrënjosin këtë teori. Sipas të dhënave më të fundit, Kurani nuk ishte dokumenti i plotë i dhënë Muhamedit. Shumë nga ajo që është përfshirë në Kuran kanë qënë shtojca të cilat ngadalë janë shtjelluar gjatë periudhës së viteve 150-200, derisa e bënë një kanun diku në shekullin e tetë apo të nëntë. Nëse kjo është e vërtetë, dhe duket se është teoria më e mirë dhe e cila është më e azhuruara atëhere autoriteti i Kuranit si mrekuli e dërguar poshtë nga parajsa është vërtet  shumë i dobët, i pamjaftueshëm.

Por për hir të argumentit, le të pyesim nëse Kurani mund të konsiderohet unik në llojin dhe përmbatjen e tij. Logjika e pohuar për të qënë Kurani unik sipas Dr. Anis Shorrosh është i paligjshëm: Nuk e dëshmon me insperimin e tij sesa fuqinë e një burri që demostron mënçurinë e tij, apo bukuria e gruas, virtytin e saj. Një libër gjukohet drejt vetëm nga mësimet, parimet dhe përmbatja, e jo nga arti i të folurit bukur, elegancës apo fuqisë poetike (Shorrosh 1988:192).

Më tutje, dikush duhet të pyes se çfarë kriteresh janë përdorur për të matur një pjesë letrare kundër tjetrës. Në çdo gjuhë të shkruar duhet të jetë "pjesë më e mirë" e literaturës.  Merrni p.sh vedat indiane (1,000-1,500 para K), apo poezitë gojore në greqisht, Iliadën dhe Odisen nga Homeri, apo Epin e Gilgameshit, Kodin e Hummurabit dhe Librin e të Vdekurve nga Egjipti, të gjitha këto që konsiderëhen si kryevepra klasike, dhe të gjitha këto i paraprinë Kuranit.

Për më tutje: A do ti krahasonim veprat e Shekspiritt me Kuranin? JO! Ato janë plotësisht të zhanreve të ndryshme. Edhe pse shumë pak njerëz nuk pajtohen me faktin se dramat dhe sonetet e Shekspirit janë më të mirat në gjuhën angleze, askush nuk do të pohonte se për këtë edhe ishin hyjnore. Për të treguar kotësinë e një argumenti të tillë, nuk duhej të merrnim një person të mrekullushëm për të cituar veprat klasike në një përgenjishtrim. Ato do të mund të përdornin shëmbuj si lutja e shkruar nga Francis i Assist (nga shekulli i 12), apo lutja e Tomas Aquinas (në shekullin e 13), apo një pjesë nga Shkrimi ynë, si psalmi 23 apo ndonjë pralm tjetër, apo madje shëmbëlltyrat tek Ungjilli i Gjonit, apo evidencat e nderlikuara tek Letra e Romakëve, apo kapitulli mbi dashurinë tek 1Korintasve 13.

Të gjitha këto do ti deklaronin Kuranit se janë më superiore. Ne i njohim të gjithë aotorët e këtyre pjesëve të literaturës, të gjithë ishin njerëz të përulur; njerëz të cilët do të rrënjqetheshin po qe se ne do t'i konsideronim shkrimet e tyre disi të lartësuara sikur të jenë hyjnore. Për ti bërë këto dallime më të qarta, krahaso për shëmbull:

  1. Suren 76:29:30 (apo 16:93) dhe  1 Timoteun 2:4, Luka 15:3-4, Gjoni 10:14,18;

  2. Suren 111 dhe lutja e Francisit të Assisit (shiko Nehls, të Krishterët pyesin mysliamnët, shembulli 11,faqe 75);

  3. Suren 4:74,84; 5:33; 48:16-17 dhe Mateu 5:3-12;

  4. Suren 109 dhe Psalmi 23;

  5. Suren 24:2 dhe Gjoni 8:3-12;

  6. Suren 2:222-223;  4:11,24,34,176 dhe Efesianëve 5:22-25;

  7. Suren 9:29 dhe 1Korintasve 13:4-7;

  8. Suren 33:35, 56-57 dhe Mateu 20:25-28;

  9. Suren 55:46-60; 56:22-26,35-38 dhe Zbulesa 21:1-8, 22-27; 22:1-6.

Ju mund të ndjeni se selektimi i sureve nuk kanë qënë me citatet nga Bibla dhe lutja, dhe kemi të drejtë. Por duhet të mbani mënd se deklarimi i Kuranit është "të prodhoj kapituj të njgjashëm". Një kapitull do të nënkuptonte çfarëdo kapitulli, dhe natyrisht siç i kam bërë këtu ata kapituj të cilët janë të njgjashëm në lloj në përmbajtje. Jam në dijeni se e kundërta mund të bëhej, se tekstet biblike do të mund të merrnin dhe të kundërvihen në një mënyrë të njgjashme, po për çfarë qëllimi? Ne nuk bëjmë deklarata ashtu siç bën Kurani, se Bibla është superiore në të gjitha pjesët e literaturës. Në fakt shumë deklarata dhe njgjarje të përshkruara në Bibël janë shënime historike, duke përfshirë citatet e shqiptuara nga kundërshtarët e Perëndisë, të cilët nuk e reflektojnë patjetër pëlqimin, mendimin dhe vullnetin e Perëndisë.

Të nxjerrura nga konteksti tekstet e tilla mund dhe janë keqpërdoruar shumë spesh për të mbështetur vetëm një pamje apo mendim. Qellimi ynë këtu është që ta konsiderojmë se nëse Kurani në të vërtetë ka llojin superior, i atillë që është unik mes shkrimeve të Perëndisë. Nga ajo që dini tani, atëherë, ju duhet të vendosni.

Kualitetet letrare të Kuranit

Për çfarë kualitete të supozuara letrare të Kuranit bëhet fjalë? Përderisa të krishterët dhe folësit sekularë arabë ka të njgjarë se i çmojnë kualitetet poetike të Kuranit, mirpo kushdo që ka një njohuri rreth Biblës dhe rreth Kuranit që të lexojë do ta kuptojë menjëherë se ka të bëjë me një literaturë plotësisht ndryshe me atë të Biblës.

Bibla përmban më shumë rrëfime historike, përderisa Kurani përmban shumë pak. Bibla na sqaron çdo terminologji dhe territor të panjohur, kurse Kurani hesht. Në fakt, vetë struktura e Biblës, që përmban librarinë nga 66 libra, të shkruara për 1,500 vjet, zbulon se është renditur sipas kronologjisë, subjektit dhe temës.

Në anën tjetër Kurani lexohet si një grumbullim i deklaratave dhe ideve konfuze dhe në rrëmujë, të ndërhyra shumë shpesh me disa marrëdhënie të vogla në kapituj dhe vargje paraprirës. Shumë sekularë pranojnë se është aq e rastësishme se në përmbatjen e Kuranit kërkohet të bëhet çmos që të deportohet nëpër të!Shkollari sekular gjermani Solomon Reinach në analizat e tij të ashpëra, thotë:

"Nga pikpamja letrare, Kurani ka shumë pak merita. Recitimi, përsëritja, kamallëku, mungesa e logjikës dhe e kohërencës goget nga të gjitha anët e lexuesit e papërgatitur. është nënçmuese për intelektin njerzor për të menduar se kjo literaturë mediokre ka qënë subjekt i një numri të madh komentarësh, dhe miljona njerëz ende janë duke humbur kohë duke absorbuar atë". (Reinach 1932:176)

McClintock dhe enciklopedia e Strongut konkludojnë këtë: Çështja e Kuranit  është tepër  jokohërente dhe moralizuese, libër që dukshëm është pa rënditje logjike të mendimeve si e tëra ashtu edhe në pjesët e saj. Kjo pajtohet me mënyrën e parregullsisë dhe parëndësisë në të cilën thuhet se është dërguar. (McClintock dhe Strog 1981:151).

Madje edhe shkollari mysliman Dashti ankohet për defektet letrare të Kuranit, duke thënë: "Fatkeqësisht Kurani ka qënë i redaktuar dhe përmbatja e saj është organizuar në mënyrë shumë të topituar". Ai konkludon se:

"Të gjitha studentët e Kuranit pyesin se pse redaktorët nuk kanë përdorur metodat e natyrshme dhe logjike për rënditjen e zbulimeve sipas datave, siç ishte në kopjen e tekstit të humbur të 'Ali ibn Talebit' (Dashti 1985:28).

Duke lexuar Kuranin, do të zbuloni se të 114 suret jo vetëm që kanë emra të çuditshëm për tituj (si Lopa, Bleta, Plaçkat, apo Shpella), por por sistemimi i tyre nuk është i renditur në mënyrë kronologjike. Madhësia apo gjatësia kanë të bëjnë me shumë me sekuencat e sureve sesa me ndonjë faktor tjetër, duke filluar me suret më të gjata dhe duke mbaruar tek ato më të shkurta. Edhe përbrënda të njëjtës sure gjejmë kronologji të përzier. Asaj kohe, brënda të njëjtës sure u bë një përzierje e zbulimeve mekiane (Meka) dhe mediane (Medina) kështu që edhe madhësia nik është e pagabueshme në datimin e tyre.

Një problem tjetër është ai i përsëritjes. Kurani është paracaktuar të mësohet përmëndësh nga njerzit analfabet dhe joedukat pasi që ata nuk mund ta lexonin. Për këtë angazhohet në principet e përsëritjes së pafund  të njëjtit material vazhdimisht (Morey 1991:110) E tërë kjo i shpie në konfuzion lexuesit fillestar, dhe jep rritje në dyshimet në lidhje me kualitetet letrare të mburrura të Kuranit.

Në kontrast me Biblën, e cila është shkruar disa qindra vjet më parë nga autorë të ndryshëm, dhe  rrjedh lehtë që nga krijimi i botës deri tek profecitë në lidhje me fundin e universit. Kurani që supozohet të jetë i shkruar vetëm nga një njeri, Muhamedi, gjatë një periudhe prej 20 vitesh, duket se s'ka arritur askund dhe flet jashtë çështjeve të tij personale dhe politike dhe të shoqëruesve të tij në një kohë të veçantë të historisë. Pa kurrfarë lidhje logjike mes një sure  me tjetrën në rradhë, sura është mbetur e pakompletuar, duke pritur që tregimi të jep pak kuptim. Nuk është çudi që pak veta i gjen se vështirë e marrin seriozisht atë çfarë deklaron hadithi, se Kurani është “libër që nuk ia kalon asnjë tjetër në botë”, i denjë për kah insperimit hyjnor?

Arabishta e pastër e Kuranit

Myslimanët besojnë se gjuha arabe është gjuha e Allahut. Ata gjjithashtu besojnë se pasi Kurani është përfekt është edhe prezantimi i saktë i fjalës së Allahut. Për këtë arsye vetëm Kurani na arabisht konsiderohet si autoritet. Për këtë edhe nga ata të cilët  nuk flasin arabisht kërkohet që ta lexojnë dhe mësojnë përmëndësh Kuranin në gjuhën arabe, pasi që përkthimi kurrë nuk di t'ia arrinte të zëvëndësojë gjuhën e Allahut. Pra a është Kurani dokument arab për  çfarë myslimanët deklarojnë të jetë? Përgjigja është e qartë "JO!". Ka shumë fjalë të huaja apo fraza të cilat janë të përdorura në Kuran, disa nga ato i kanë fjalët e përafta në arabisht, e disa nuk i kanë.

Artur Jeffry, në librin e tij Fjalori i Huaj në Kuran, ka përmbledhur diku rreth 300 faqe të që kanë të bëjnë me fjalët e huaja në Kuran, që shumë prej tyre duhet të kenë qënë përdorur edhe para Kuranit në arabisht, por një numër i madh i fjalëve duhet të ketë qënë përdorur fare pak para se të përfshiheshin në Kuran.

Dikush mund të pyesë se pse janë huazuar këto fjalë, përderisa kjo krijon dyshim se nëse "gjuha e Allahut" është mjaft e aftë për t'i sqaruar dhe zbuluar të gjitha ato që kishte për qëllim Allahu. Disa nga fjalët  e huaja përfshijnë:

  1. Faraon: fjalë egjiptiane e cila nënkupton mbret apo sundimtar, e cila është përmëndur 84 herë në Kuran.

  2. Adam dhe Eden: fjali akadiane të cilat janë të përsëritura 24 herë. Një tërm më korrekt për "Adam" në arabisht do të ishte Basharan ose insan, nënkupton "njerëzim", për "Eden" në arabisht do të ishte fjala janna, e cila nënkupton "kopsht".

  3. Abraham (nganjëherë e regjistruar si Ibrahim): rrjedh nga gjuha arisiane. Fjala korrekte e përafërt arabe do të kishte qënë Abu Rahem.

  4. Fjali persiane, Harrot dhe Maroot janë emra persianë për engjëjt. Shirat nënkupton "shtegu" dhe e ka fjalën e parafërt arabe që është Altareq. Hoor nënkupton "dishepull" dhe e ka fjalën e parafërt arabe që eshtë Tilmeeth. Xhin nënkupton "demonët e mirë apo të këqinj" dhe e ka fjalën e përafërt në arabisht Ruh. Firdaus nënkupton "qiell/parajsa më e lartë apo e shtatë" dhe e ka fjalën e përafërt që është, Jannah. Taboot, taglouth, Zakat, Malakout të gjitha këto janë fjalë siriane të cilat janë përfshirë në Kuran.

  5. Fjali hebreje: Heber, Sakinah, Maoon, Taurat, Jehannin, Tufan (përmbytja) të gjitha këto  janë fjalë  hebreje të cilat janë përfshrië në Kuranin arabisht.

  6. Fjali greke: Ingjil që ka nënkupton "ungjill" është huazuar, edhe pse e ka fjalën e parafërt në arabisht, Bisharah.

  7. Iblis nuk është në arabisht, por korrupcion i fjalëve greke, djajtë.

  8. Aramishtja e krishtere: Qiyama është fjalë aramike që nënkupton rinjgjalljen

  9. Etiopishte e krishterë: Malak (2:33) është fjalë etiopiane që nënkupton engjëll.

Kualitetet e supozuara universale të Kurani

Edhe një deklarim tjetër i myslimanëve është  se Kurani është universal dhe i aplikueshëm për gjithë njerzimin dhe për të gjitha kohët.

Pra a është ky rasti?. Ka shumë njerëz që besojnë se kurani ndjek shumë afër jetën dhe mendimet e botës arabe gjatë shekullit VII dhe IX, që në të vërtetë është shkruar për një ambient specifik, e jo si një dokument universal për gjithë njerzimin. Suret 16:10; 26:195 dhe 42:7 vëjnë në dukje karakterin e përkryer arab të Kuranit. Në fakt Kurani, më mirë se të qënët dokument universal ka shërbyer për të siguruar pëparësi personale për Muhamedin.

Shëmbuj të kësaj mund të gjinden tek suret: 33:36-38 (Zejdi dhe Zenjebi), 50-52 (rotacioni i grave dhe privilegji i posaçëm i Muhamedit), 53-54 (vetmia e Muhamedit, dhe mosmartesa  e të vejave të tij) dhe 66:1 (përmbahet nga gratë apo mjalti? Shiko shënimet e Jusuf Ali nr. 5529).

Pse një dokument i shkruar për të përfituar nga ai tërë njerzimi i referohet incidenteve personale të një njeriu?. A gjejmë shëmbuj të njgjashëm në shkrimet dhe profetët e mëparshëm? Në të vërtetë, duket se Muhamedi ka qënë një profet i mirë për arabët. Ai mori kulturën e tyre dhe e bëri universale. Merrni për shëmbull këta tre shëmbuj:

  1. Arabët janë krenarë me gjuhën e tyre, Muhamedi e deklaroi si gjuhë hyjnore, duke pohuar se tabelat e përjetshme në parajsë kanë të regjistruar zbulesën origjinale të shkruar në arabisht. Por, si dujet ai ka harruar faktin se të gjitha shkrimet e mëparshme kanë qënë të shkruara në hebraisht, dhe greqisht e jo në arabisht

  2. Arabët janë krenarë me praktikat dhe zakonet e tyre tradicionale të shkretëtirës, ushtrimet, si lufta grabiqare, robërimi, poligemia, dhe bashkëjetesa jashtë martese. Muhamedi i impresionuar prej të gjitha këtyre  zakoneve i vulosur si sanksion hyjnor. Por a është kjo ajo fushë e cila ka ezultuar një pengesë e tillë  për botën e perëndimit, përderisa ata reflektojnë pakëz karakter të shkrimeve pararendëse; një karakter i cili udhëzon ligjet dhe praktikon botën e sotme moderne.

  3. Arabët janë krenarë për shenjtërinë e Mekës. Muhamedi e bëri atë të vetmen portë kryesore nëpërmjet së cilës njeriu mund të hyjë në parajsë. Megjithatë nuk ka ekstra dokument kuranore se Meka ka qënë më shumë sesa një fshat i vogël i parëndësishëm deri në shekullin e VII. Nuk ishte buzë bregdetit, as nuk kishte ndonjë burim/funizim uji, siç kishte fqiu i saj Taif, vënd i cili ishte i njohur mirë si vënd ndalimi për pushim sidomos kur merrnin rrugë karavanet.

Për këtë, dikush mund të thotë se Muhamedi i dha popullit arab ato të cilat i gjeti, dhe ai i aplikoi disa urdhëra të reja. Ai deklaroi se ata ishin shumë të mirë dhe të shenjtë nga ndryshimi (Shorrosh 1988:180). Ka edhe shëmbuj të tjerë të influencës specifike arabe në Kuran, dy prej të cilave janë statusi i femrave, dhe përdorimi i shpatës.

Inferioriteti i femrave në Kuran

Femrat në Kuran kanë status inferor (më të ulët)me atë të meshkujve. Përderisa Kurani i lejon femrat të marrin pjesë në betejë, gjithashtu lejon një burrë mysliman që ta dëbojë gruan e tij në mëshirë të fatit pa  i dhënë asaj asnjë arsye apo paralajmërim përderisa një e drejtë e tillë nuk është e lejuar për gruan.

Bakshorti posedon fuqi absolute, të menjëhershme, dhe të pakundërshtueshme mbi shkurorëzimin (sure 2:224-230 dhe 33:49). Femrat duhet të jenë plotësisht të bindshme, dhe mund të rrihen (ose të ndëshkohen me kamzhik) nëse ato rebelohen; në Suren 4:34 (Jusuf Ali shton "pa gjukuar shumë" se as arabët nuk e lejojnë lëtë përfshirje). Asnjë privilegj i natyrës korrensponduese s'është rezervuar për gruan. Meshkujt kanë të drejtën e trashëgimisë së dy grave (sure 4:11,176). Si shtesë asaj se me ligj meshkujt kanë të drejtë ë kenë katër gra; mashkulli mysliman mund të ketë një numër të  pacaktuar të vajzave të robëruara si konkubina (ose  partnere seksuale) sipas sures al-Nisa 4:24. Edhe parajsa krijon pabarazi për gratë. Sure 55:56; 56:36 dhe 78:33 thonë se parajsa është një vënd ku ka vajza të reja virgjine dhe të bukura të cilat presin t'iu shërbejnë të "drejtëve" (Sure 78:31). Thuhet se këto të virgjera kanë sy të bukur, të mëdhenj dhe të lustruar (sure 56:22); do të jenë të virgjera të cilat janë të dëlira, të cilat i largojnë sytë nga papartësia (55:56, shenim i Jusuf Ali nr.5210), dhe kanë pamje delikate (Sure 55:58, shënim i Jusyf Ali nr.5211).

Askund nuk thuhet se çfarë i pret  në parajsë gratë myslimane të kësaj bote: nënat dhe motrat myslimane. Dikush do të pyesë se kush janë ato të virgjera, dhe nga vijnë ato? Me shqiptimet kuranore të tilla çfarë i lexuam ne kapitujt e mëparshëm, nuk është për t'u befasuar se bota myslimane sot reflektohet në ligjin dhe përmbatjen sociale të saj si një prirje totale kunder femrave.

Në statistikat është vështirë të gjesh, por ne e dimë se tani nga 23 vende më të dhëna më të dobëta të punësimit të grave (gratë përbëjnë 10 deri 20% të gjithë puntorëve) ku 17 prej tyre janë shtete myslimane (Kirdon 1991:96-97). Ngjashëm, në 11 shtetet më të dhëna më të këqija për rastete nënçminit mes meshkujve dhe femrave, 10 janë myslimane. Zbrazësirat më të mëdha janë gjetur në tri shtete myslimane: Bangladesh, Arabia Saidute dhe Egjipti (Kidron 1991:57).

Edhe një statistikë zbuluese tregon se nga 12 shtete më të dhëna më të dobëta prej trajtimit e jobarabartë të vajzave, 7 nga ato janë shtete myslimane. Në pjesën e fundit të listës janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrani, dhe Brunea (Kirdon 1991:56).

Dikush mund të argumentojë arsyeshmërisht se kjo nuk është përfaqësim i vërtetë e mësimit islam. Kjo na tregon se si ata në shtete myslimane, të cilët përdorin Kuranin si themel të tyre për trajtimin ndaj femrash, çfarë do të mund të prisnim nëse se do të lejonim në një ambient të tillë. Me të dhëna të tilla të cilat i kemi oranë ne duhet të pyesim se nëse Kurani është fjala absolute e Perëndisë për tërë njerzimin dhe gjitha kohërat, dhe nëse është, pse atëhere vetëm gjysma e popullsisë (meshkujve) pranojnë përfitim të plotë nga ligjet e tij, për derisa gjysma tjetër(femrat) vazhdon në një marrëdhënie jo të barabartë?A nuk ka  Zbulesa e mëparshme? Bibla ka shumë konsiderata universale dhe të shëndetshme për femrat. Të marrim për shëmbull letrën e Efesianëve 5:22-25 ku ne gjejmë një ideal të vërtetë për marrëdhënien e cila thotë: "Burra, t'i doni gratë tuaja sikurse edhe Krishti e ka dashur kishën dhe e dha veten e tij për të".

Ky shkrim kërkon sakrificën e dashurisë nga bakshorti, dhe të vendosë interesin e personit të cilin e do para interesit të tij. Sakrifica e dashurië më së miri është e sqaruar tek 1Korintasve 13:1,4-8. është e kuptueshme, se pse shumë njerëz në perëndim e shohin islamin si një religjion diktatorial dhe arkaik, i cili i detyron njerzit të kthehen prapa në mentalitetin e kohës së mesjetës, ku femrat nuk kanë të drejta apo lirim në krijim e ardhmërisë së tyre, dhe ku meshkujt mund të bënin me gratë e tyre çfarë ata dëshironin.

"Shpata" e gjetur në Kuran

Për sa i përket "shpatës" në Kuran, është dëshmi e islamit sot, e një religjionit falë dhunës për hir të Allahut. Edhe pse shumë myslimanë provojnë ta mohojnë këtë, ata duhet të pajtohen se ka shumë shëmbuj të dhunës të gjetura jo vetëm në Kuran, por gjithashtu është ilustruar edhe në jetën e Muhamedit.

Përderisa Muhamedi ishte në Mekë, ai ishte i rrethuar nga armiqtë, po aty ai i mësoi ndjekësit e tij durimin/butësinë, sipas sures 2:256 e cila thotë:

"Në fe nuk ka dhunë. është e sqaruar e vërteta nga e kota..."

Si një lojtar i vogël, i rrethuar nga armiqtë ai ia arriti mirë që të pranonte këtë zbulesë "të përshtatshme". Por thirrja për butësi ndryshoi kur fuqia e tij u stabilizua në Medinë, menjëherë pasi që ishte shkruar k kod, i cili rregulloi jetën mes gruoeve të ndryshme.

Muhamedi pati nevojë për një siguri të jetesës për vete dhe për ata të cilët kishin ardhur me të në Mekë. Kështu ai  ndërmori një numër të "ekspeditave" duke dërguar jashtë në Mekë grupe të ushtarëve të tij që të bastisin karavanet me qëllim që të gjejnë/grabisin plaçka. Edhe pse ishte një rregull në hixhaz, që të mos luftohet gjatë "muajit të shenjtë", Muhamedi me gjithë këtë  dërgoi një numër të trupave të tij që të bastisin një karvan dhe nuk dyshonin se s'ishte një karvan tregtar. Kjo shkaktoi shkatërrim në kampin e tij sepse një mekas ishte mbytur në muajin  në të cilin gjakderdhja ishte e ndaluar. Menjëherë edhe një "zbulesë e përshtatshme" i erdhi me qëllim  që të autorizojë sulmin (lexo Suren 2:217).

Më vonë, në vitin 624, pasi të ketë qënë në Medinë për dy vite, një karvan nga Meka i përberë nga 1,000 veta kalonin pranë Medinës në jugperëndim. Muhamedi me vetë 300 njerëz dolën dhe i sulmuan në betejën e Bedrit. Ai i mundi mekasët, dhe si pasojë ai pranoj një status të lartë, i cili e ndihmoi ushtrinë e tij të rritet. Medinasit morën pjesë në beteja të tjera, disa prej tyre i fituan (p.sh. betejën e llogoreve) e disa i humbën (betejën e Uhudit).

Në fakt njihet se vetë Muhamedi kishte drejtuar 27 beteja e kishte planefikuar 39 sosh. Sidoqoftë, myslimanët vazhdojnë të mos i japin rëndësi asnjë theksimi të dhunës në Kuran, dhe ata në mënyrë të theksuar insistojnë se xhihadi, apo Lufta e Shenjtë ishte për tu vetëmbrojtur dhe kurrë nuk është bërë si akt ofensiv.

Sahih Muslim III thotë : "shpata nuk është përdorur pa arsye nga myslimanët, ka qënë ushtruar thjesht me ndjenjat njerzore në një interes më të gjërë njerzor" (Sahih Muslim III, faqe 938).

Në Mikshat II ne e gjejmë sqarimin për xhihadin. “Xhihadi është metoda më e mirë e fitimit të saj shpirtërore dhe tëmthore. Nëse është arritur fitorja atëhere aty është plaçka dhe poshtimi i pamasë për atë vënd dhe nuk mund të krahasohet me asnjë burim përfitimi tjetër. Nëse ka disfatë apo vdekje, aty është parajsa e përjetshme dhe përfitimi i madh shpirtëror. Ky lloj i xhihadit është i kushtëzuar mbi motivet e pastëra, p.sh. për stabilizimin e mbretërisë së Allahut në tokë (Mishkat II, faqe 253).

Gjithashtu në Mikshat II ne mësojmë në lidhje me xhihadin, se: Abu Hurariah  raportoi se i Dërguari i Allahut ka thënë: Në secilin fshat që ju shkoni dhe vendosni atje nga kjo pikpamje, atje është pjesa juaj, dhe cilindo fshat që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të tij, një e pesta është për Allahun dhe të Dërguarin e e tij, dhe e mbetura është për ty (Muslim, Mikshat II, faqe 412).

Deklarimi se myslimanët kanë vepruar vetëm në vetëmbrojtje thjesht është e pavërtetë. Çka po mbronin myslimanët në Afrikën Veriore, apo Spanjë, Francë, Indi, Persi, Siri, Anatoli apo Ballkan ?. Të gjitha këto vende e kanë pasur cilivizimin e mëparshëm, që shumë prej tyre kanë qënë shumë më shumë të sofistikuara sesa islami, por të gjitha ato (përveç Francës) kanë rënë gjatë pushtimit islam në qindra vitet e para, dhe kultura e tyre shumë shpeht u çrrënjosën nga ato islame. A nuk dëshmon kjo në një farë mënyre për interpretimin e ofensiva për shihad?.

Ne mund të kujtojmë autoritetin për këtë histori atëhere kur ne lexojmë pjesë të veçanta nga Kurani, e cila vet kushtëzon posaçërisht përdorimin e fortë të dhunës. Ndikimi i plotë i mallkimit kundër jobesimtarëve mund të gjendet në suren 9:5 e cila thotë: “E kur kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju prit në çdo shteg...” E një natyre të njëjtë është edhe  sure 47:4 e cila thotë: “Pra kur ti takoni ata që nuk besuan mëshonju në qafë derisa t'i rraskapiteni..." Ngjashëm sure 9:29 thotë: “...Luftoni ata që nuk besojnë Allahune as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i tij.. deri sa të japin haraxhin...” dhe në suren 8:39 gjejmë: “Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari, e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. Po nëse ata ndalen, Allahu është mbikqyrës për ata që veprojnë.

Vrasja e rreth 600-700 e Banu Kuraiza, meshkujve hebrenj mediase, me shpatë, dhe robërimi i grave të tyre dëshmohet në këtë sure (Nehls fq. 117)

Sipas fjalorit islam ne lexojmë: Kur vendi i të pa feve është pushtuar nga sundimi mysliman, banorët e atij vëndi u ofrohen tri alternativa.

  1. Pranimi i islamit, në rast të pushtuarit bëhen banorë të shtetit mysliman dhe i jipet e drejta e votimit.

  2. Pagimi i taksave, xhizjës, përmes së cilës jobesimtarët sigurojnë "mbrojtje" dhe bëhen Dhimmis, me kusht që të mos jenë idhujtarë.

  3. Vdekja nga shpata për ata të cilët nuk paguajnë xhizën, taksat. (Fjalori i islamit, fq. 243).

Lufta në Kuran është e miratuar, me shumë shpërblime të premtuara për ata që luftojnë për Allahun, sipas sures 4:47. Më vonë në ajetin 84, Muhamedi i jep vetvetes urdhër hyjnor për të luftuar. Ky është ajeti në bazë të cilit e thërrasin islamin si "relegjioni i shpatës" (Shorrosh 1988:174). Në suren 5:33 Kurani urdhëron që ata të cilët e luftojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij duhet të vriten apo kryqëzohen, apo t'u shkurtohen këmbët apo duart e tyre si alternativë ose do të dëbohen nga vëndi. Në suren 48:16-17, ne lexojmë se të gjithë ata që vdesin "duke luftuar sipas mënyrës së Allahut" (xhihad) janë të shpërblyer shumë, por ata të cilët tërhiqen sigurisht janë të dënuar. Gjakderdhja e parë nën Muhamedin është bërë nga një dishepull i verbër i quajtur Umair, i cili theri dhe vrau një grua të quajtur Asma përderia ajo ra në gjumë duke ushqyer fëmijën e saj pasi që ajo kishte kritikuar Muhamedin me vargje poetike. Pasi dëgjoi Muhamedi për këtë, tha: “Shihni njeriun i cili ka ndihmuar Zotin dhe profetin e tij. Mos e quani atë të verbër, më mirë quani atë 'Umair', të të pamurit". (Nehls fq. 122).

Për këtë kur të krishterët i lexojnë këto sure, dhe i shohin këta shembuj të vetë profetit, ne gjejmë një refuzim të plotë kundrejt mësimeve të Jezusit, i cili na thërret të jetojmë në paqe dhe t'i largojmë shpatat. Jezusi ka thënë kush e kap shpatën nga shpata do të vdesë. Ne jemi mosbesues kur i dëgjojmë myslimanët duke deklaruar se islami është religjion i paqes.

Shënimet flasin vetë. Për ato shtete të cilat dëshirojnë të përdorin ligjin islam, statistikat vërtetojnë dhe nxjerin në shesh. Sipas Atlasit të Shteteve të Botës 1994, përderisa vetëm pesë shtete të veriut (perëndimit)janë të kategorizuara si "shtete terroriste" (këto përfshijnë edhe vrasjet, shdukjet dhe torturat), 28 nga 32 shtete janë myslimane biejnë në këtë kategori (përveç EBA, Katari dhe Mali) (Kidron 1991:62-63).

Më tutje, si duket shumica e vëndeve myslimane po e përcjellin shëmbullin e profetit të tyre dhe janë përfshirë në një farë lloji konflikti i armatosur. është vështirë të dimë se ku po qëndron e vërteta. Përderisa perëndimi dolumenton dhe publikon aktivitetet kriminale të tyre, vëndet myslimane thonë shumë pak. Listat të cilat përshkruajnë se ku qëndron secili  shtet në lidhje me vrasjet, shkeljet seksuale apo kriminalitetin përfshijnë më së shumti shtetet e perëndimit, por vetëm 4 shtete myslimane nga 32 kanë ofruar listën e shkeljeve seksuale, dhe vetëm 4 nga 32 kanë shpallur nivelin e kriminalitetit të tyre.

Për këtë, derisa më shumë vende myslimane shprehin vullnet të vijnë pëpara me statistikat e tyre, është e pamundur të vlersojmë deklaratën që ata e bëjnë se: shtetet e perëndimit kanë shkallë më të lartë degradimit dhe kriminalitetit sesa shtetet myslimane. Sidoqoftë ne e dimë, se në vitet 1980-të, katërmbëdhjetë shtete ishin të përfshirë në "luftrat gjenerale" të vazhdueshme, nëntë prej tyre ishin shtete myslimane, përderisa vetëm një shtet joperindimor ishte i krishterë.

Pyesim ne, pse ka aq shumë shtete myslimane që janë të ngatërruara në kaq shumë luftëra, ku shumë prej atyre luftrave janë kundra myslimanëve të tjerë? Myslimanët përgjigjen se këto janë shëmbuj të mirë sepse ato nuk janë shtete myslimane të mirëfillta. Por a nuk mund të themi të kundërtën, këto vende në të vërtetë i ndjekin shëmbujt të cilat i gjejmë menjëherë jo vetëm në tekstin e Kuranit por edhe në jetën e profetit, si dhe në historikun e shekujve të parë të islamizmit.

Jeta e Muhamedit dhe Kurani të cilin ua ka dhënë botës, që të dyja këto në islam i japin shpatës outoritet të mjaftueshëm. Përderisa kjo mund të shkaktojë që myslimanët e perëndimit të shekullit XX, të parahatshëm janë përpilitur, nuk mund të mohoet se në shkrimet e tyre, dhe në historinë e tyre se dhuna e mëparshme ka qënë e gjërë. Sidoqoftë çfarë ne zgjedhim të pyesim është dëshmia e dhunës në islam e cila ilustron zëmrën e mëshirshme dhe të dashur të Perëndisë, të atij i cili quan veten e tij mëshirëplot, ose më mirë e ilustron karakterin e Arabisë së shekullit të VII, me të gjitha braktisjet fisnore, kundërshtimet dhe luftrat brutale?.

Krahasoni tani konceptin e kundërt të Jezusit: “Keni dëgjuar se është thënë, "sy për sy, dhe dhëmb për dhëmb", por unë po ju them , mos i rezistoni një personi shpirtlig. Nëse dikush ju godet në faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën. Dhe nëse dikush dëshiron t'iu akuzojë dhe t'iu marrë tunikën, lejoje atë të ta marrë dhe petkun tuaj. Nëse dikush të detyron që të ecësh një kilometër, ec me të dy kilometra. Jepi atij që atë kërkon, por mos ua kthe shpinën atyre të cilët dëshirojnë të huazojnë nga ti. Ju keni dëgjuar se është thënë "duaje fqiun tënd e urreje armikun", por unë po ju them, duaje armikun tënd dhe lutu për ata që të persekutojnë”(Mateu 5:3-44).

Pra çfarë  mud të themi për autoritetin e Kuranit?. A mund të themi se është një libër i insperuar në mënyrë hyjnore dhe i dërguar nga Allahu për tërë njerzimin, dhe tërë kohët? A mund të deklarohet si supernatyrorë dhe për kualitete letrare, i cili jo  që vendoset mbi çdo zbulesë tjetër por tregon origjinën hyjnoretë tij.

Shumë nga  ajo që ju kam ofruar këtu tregon faktin se Kuranit i mungojnë të tri kualitetet, dhe si duket më shumë seflekton jetën dhe kohën e ndërmjetsuesit të supozuar sesa  zëmrën zëmrën universale të Perëndisë. Tendecat idhujtare të myslimanëve kundrejt Kuranit, si dhe konfuzioni në përbërjen letrare, dhe kushtet e veçanta të dhëna Muhamedit, vë në dukje librin i cili u përmbledh nga një njeri, ose siç e dimë ne, nga një grup njerzish më vonë, sesa një pjesë e insperuar nga fjala e zbuluar e Perëndisë.

Nëse dikush do të bënte kontrastin mes 66 librave të Biblës e shkruar qindra para qindra vitesh, nga së paku 40 outorë të ndryshëm, me Kuranin, i cili është shkruar  nga një njeri i vetëm, Muhamedi, gjatë jetës së tij, nuk do të kishte pasur asnjë kontest se cila është literaturë superiore. Në analizat përfundimtare Kurani nuk plotëson pikë për pikë vizionin e as stilin letrar e as strukturën të cilën e gjejmë në Dhiatën e Vjetër dhe të Re.

Të shkosh nga Bibla të Kurani është si të shkosh nga superiorja të inferorja, nga e sigurta tek e falsifikuara, nga perspektiva e Perëndisë tek ajo individuale, e zënë dhe kontrulluar nga bota dhe koha e tij. Po e mbyllim  këtë pjesë me një citat nga një ekspert i Kuranit, Dr. Tisdall, i cili thotë:

“Kurani merr frymë nga ajri i shkretëtirës, na mundëson të dëgjojmë klithjet e betejave të  ndjekësve të profetit përderisa ata nguteshin në sulm, kjo zbulon punën e mëndjes së Muhamedit, dhe tregon lakminë  graduale të karakterit të tij përderisa ai kalonte nga entuziast në të vetëquajtur me vetëdijshmëri dhe sensualist i hapur”. (Tisdall 27)

Sistemi apo koleksionimi i tekstit Kuranor  

Tani do të diskutojmë  në lidhje me autoritetin në lidhje me Kuranin larg përbërjes së tij dhe do të bëjmë pyetjen se si na erdhi ai neve . Do të japim theksime të veçanta mbi problemet të cilat ne i gjejmë në këtë organizim. Ne gjithashtu do të pyesim, nëse është fjala e Perëndisë, pse shumë nga përmbatja e saj është kontraditore?

Prej këtu do të konsiderojmë se nga e mori materialin Kurani, ose prej nga janë burimet e tregimeve. Le të fillojmë atëhere me paraqitjen e koleksionit të tekstit kuranor.

Myslimanët deklarojnë se Kurani është i përsosur në historinë e saj tekstuale, dhe se nuk ka defekte tekstuale(siç thonë ata ne kemi në Bibël). Ata pohojnë se është i përsosur jo vetëm në përmbatjepor edhe në lloj, por rënditja dhe shkrimi ashtu siç e kemi sot është i plotësisht paralel me pllakat e ruajtura në parajsë.

Këtë ata e  debatojnë se Allahu i ka ruajtur ato. Për këtë, ata mendojnë se Kurani duhet të jetë Fjala e Perëndisë. Pasiqë ne tashme e kemi shikuar përmbatjen dhe llojin e Kuranit dhe e kemi hasur si të pamjaftueshëm, deklarimi rreth pastërtisë së tekstit është një pohim të cilin duhet ta kontrollojmë në më shumë detaje.

Periudha e zbulesës

Sipas traditës muslimane "zbulesa" e sureve është pranuar nga profeti Muhamed, nga engjelli Xhebrail (Gabriel) përbrënda tri periudhave.

  1. E para është referuar se periudha e 1-rë mekiane, dhe zgjati mes 611-615 Pas K. Gjatë kësaj kohe suret përmbanin shumë paralajmerime dhe shumë ide në lidhje se kush është Allahu, dhe çfarë ai priste nga krijimi i tij (p.sh. suret 1, 51-53, 55-56, 68-70, 73-75, 77-97, 99-104, 111-114).

  2. Periudha e dytë, i referohet si periudha e 2-të mekiane (mes viteve (616-622 Pas K) që kishte suret më të gjata, e kanë të bëjnë me doktrinat, ku shumë prej tyre i imitojnë materialin biblik. Ishte mu gjatë kësaj kohe kur islamizmi bën deklarimin se është një religjion i vërtetë (p.sh suret 6-7, 10-21, 23, 25-32, 34-36, 50, 54, 67, 71-76).

  3. Periudha e tretë referohet si periudha mediniane (në mes v. 623-632 Pas K) e përqendruar në Medinë dhe zgjati përafërsisht dhjet vejt, deri në vdekjen e Muhamedit më 632 Pas K. Gjatë kësaj periudhe në përmbatjen është  një ndryshim  i spikatur. Aprovimi hyjnor është dhënë për udhëheqësinë e Muhamedit, dhe shumë nga materiali ka të bëjë me njgjarjet historike lokale. Aty është një ndryshim nga predikimi i çështjeve hyjnore në atë qeverise. Si pasojë, suret janë shumë politike dhe sociale në përmbatjen e tyre (suret 2-5, 8-9, 22-24, 33, 37, 47-49, 57-59, 60-66, 98, 110).

Metoda e koleksionimit

Përderisa, vazhdon  diskutimi lidhur me atë se a ka pranuar Muhamedi ndonjë zbulesë, ka skepcitizëm mjaft të madh, si dhe për Kuranin të cilin e kami sot, se është bërë në të vërtetë nga ato zbulesa për të cilat supozohet se ai i ka pranuar? Shumë myslimanë debatojnë flakët se Kuranin të cilin e kemi sot në duart tona ka qënë në formën përfundimtare edhe para vdekjes së Muhamedit, dhe koleksioni i tekstit pas vdekjes së tij ka qënë thjesht një ushtrim në grumbullimin e asaj të tanime kishte ekzistuar.

Ka edhe individë të cilët besojnë se shumë nga shoqëruesit e kanë mbajtur në mënd tekstin, dhe janë ata të cilët janë përdorur për të vërtetuar organizimin e fundit të sekretarit të Muhamedit, Zaid ibn Thabit. Nëse këto pohime janë të vërteta, atëhere ne në të vërtetë e kemi zbulesën të cilën ia vlenë ta studiojmë.

Por sidoqoftë, historia tregon për një skenar krejt tjetër, një të cilën myslimanët e kanë shumë të vështirë ta mbrojnë. Tradita myslimane na tregon se Muhamedi nuk e ka paraparë vdekjen e tij, dhe nuk ka bërë parapërgatitje në përmbledhjen e zbulesës së tij, me qëllim  që të gjitha të vendosen në një dokument.

Kështu sipas traditës, iu është lënë ndjekësve të Muhamedit që të shkruajnë atë që kishte thënë ai. Al Bukhari, një shkollar mysliman i shekullit IX-X, dhe një nga përmbledhësit më autorativ në traditën myslimane, shkroi se kurdoherë që Muhamedi ra në ndonjë ekstazë të paparaparë zbulesat e tij janë shkruar në atë çfarë ka qënë më afër gjatë kohës së zbulimit.

Janë shfrytëzuar eshtrat e gjërë apo këmbët e kafshëve të ngordhura, po ashtu edhe gjethet e palmave, pergamena, letra, lëkura, hasër, gurë dhe lëvore. Dhe kur nuk kishin diçka të njgjashme pranë, atëhere tentimi ishte bërë nga dishepujt e tij që ta mbajnë në mënd sa më afër që të jetë e mundur. Dishepujt kryesorë të asaj kohe ishin: Abdullah ibn Mas'ud, Abu Musa, Ubayy ibn Ka'b.

Të gjithë këta ishin shoqërues të afërt të Muhamedit. Sipas Sahih Bukhari, gjatë viteve pas vdekjes së Muhamedit, disa pasazhe të Kuranit janë humbur pakthyeshmërisht përdeisa një numër i recituesve vdiqën në betejën e Jamamas. Ky incident së bashku me përmbledhjen automatike të Kuranit si zbulesë, tani kur ndërmjetësuesi  ka vdekur, detyroi shoqëruesin e profetit të quajtur Hazrat Omar që t'i sygjerojë kalifit aktual, Abu Baks, që zbulimet ekzistuese duhet t përmblidhen.

Fillimisht, kalifi i moshuar ngurroi, sikur nuk deshi të bëjë atë çfarë profeti nuk kishte bërë. Sidoqoftë, ai më vonë ndërroi mendjen, për shkak të krizave të shkaktuara nga vdekja e recituesve në Jamama. Sekretari i Muhamedit, Zaid ibn Thabit ishte i komisionuar nga Abu Baks për të mbledhur të thënat e profetit  dhe të përmblidhen në një dokument.

Koleksioni i Zeidit

Siapas Bukharit, përgjigjja e Zeidit, ishte interesante. Ai thoshte se do ishte më e lehtë nëse të ishte kërkuar nga ai që të lëvizte malet sesa t'i mbledhë suret e Kuranit. Arsyeja për këtë deklaratë të çuditshme, bëhet e njohur kur gjejmë se si  në kërkimin e tij të pasazheve të Kuranit, ai ishte i detyruar t'i përdorë si burimet të tij, eshtrat e gjërë apo të këmbëve të kafshëve të ngordhura, po ashtu edhe gjethet e palmave, pergamena, letra, lëkuar, hasër, gurë, dhe lëvore dhe kujtimet  e shoqëruesve të profetit (Bukhari, vell 6, fq.477).
Kjo tregon, se në atë kohë nuk ka pasur asnjë mysliman i cili ka mësuar (të gjithë) Kuranin përmëndësh, përndryshe përmbledhja kishte  me qënë një detyrë e lehtë.

Sikurse të kishte me qënë një individ i cili do të kishte ditur  përmëndësh Kuranin, atëhere Zeidi do të kishte do të kishte shkuar te cilido shoqërues dhe do të përshkuante atë çfarë ata do ti diktonin. Përkundazi, Zeidi ishte tej i ngarkuar me detyrën të "kërkojë" pasazhet nga ata njerëz të cilët do t'i kenë mbajtur mënd sgmentet e sigurta. Ai gjithashtu është dashur t'i referohet objekteve të çuditshme me qëllim që t'i gjejë ajetet e nevojshme.

Këto janë burime që vështirë mund të mbështetesh në to, si një kopje të "përsosur" e supozuar prej pllakave të përjetshme të cilat ekzistojnë në parajsë.

Çfarë dëshmie, pyesim ne, a është kopje e tij përfudimtare e kompletuar? Menjëherë vihet në dukje se kopja zyrtare e Kuranit ka fjetur në burime shumë të dobëta. Nuk ka asnjë mënyrë që dikush ta mbrojë me siguri atë  se çfarë Zeidi ka përmbledhur e profetëve.

A kanë humbur disa objekte  apo a janë hedhur? A kanë vdekur disa ajete së bashku me shoqëruesit të cilët u vranë në betejën e  Jamamas. Kemi mbetur me më shumë pyetje se sa  përgjigje.

Tek Sahih Bukhari (vell 6, fq.478) Zeidi kishte thënë se vargjet e fundit të sures 9 (vargjet 128 dhe 129) i kishte gjetur tek një individ i sigurtë. Pastaj ai vazhdoi duke thënë se këto vargje i ka gjetur prej kurrkujt.

Kjo na shpie tek vetëm një konkluzion i mundshëm : që ne nuk do të mundemi të bëhemi të sigurt se Kurani i cili përfundimisht është kompletuar, është në fakt i kompletuar.

Kjo nënvizon faktin se askush nuk e ka ditur  Kuranin përmëndësh, dhe kështu nuk mund të vërtetohet se kopja e Zeidit është e kompletuar. Si pasojë kompecioni i fundit i Kuranit  është varur në maturingë  e një personi, e jo  në zbulesën e Perëndisë, por në një njeri të thjeshtë dhe të gabueshëm, i cili përmblodhi, nga burimet të cilat i pati në dispozicion, në çka besoi për të qënë Kurani i kompletuar.

Kjo nuk përfilli deklarimin e guxinshëm të myslimanëve se libri është tani, dhe ka qënë edhe atëhere i kompletuar. Teksti i Zeidit iu është dhënë Hafsahës, njërës nga gratë e Muhamedit, dhe vajza e Umarit, Kalifit të dytë. Pastaj ne njihemi me tregimin gjatë sundimit të Utmanit, Kalifit të tretë.

Koleksionet konkuruese

Tek Sahih Bukhari, (vell.6 fq.479) ne lexojmë se në këtë kohë pa pasur lexime të ndryshme të Kuranit në krahina të ndryshme të botës myslimane.

Një numër i shoqëruesve të Muhamedit kishin përmbledhur kodekset e tyre të tekstit. Me fjalë të tjera, megjithëse Zeidi kishte mbledhur tekstin nën Abu Bakr, kishte edhe tekste të tjera të cilat qarkullonin dhe të cilat ishin konsideruar autorative gjithashtu.

Dy kodekset më të  populluara ishin ato të Abdullah ibn Masudit, dorëshkrimi i të cilit u standardizua në zonën e Irakut, dhe ai i Ubayy ibn Kab, dorëzimi i të cilit u standarizua në Siri. Këto dhe kodekstet e tjera të njohuara në përmbatjen e tyre në përgjithësi ishin në përpuethshmëri, por një numër i madh i leximit të ndryshëm, ndikuan shumë në tekstin.

Në të gjitha dorshkrimet e tilla kanë qënë as edhe dy kodekse të cilat kanë qënë plotësisht të njgjashme (për të cilat do të flasim më vonë). Si shtesë , teksi është recituar në dialekte të ndryshme të provincave të ndryshme të botës myslimane. Gjatë shekullit të VII-të, arabishtja është kompuzuar në të ashtëquajturën shkrimi me të meta në të cilin janë shkruar vetëm bashtingëlloret.

Pasi që nuk kishte zanore, vokalizimi iu është lënë lexuesve. Disa folje kanë mundur të lexohen si pasive apo aktive, përderisa disa emra kanë mundur të lexohen në ndonjë rast tjetër, dhe dira forma kanë mundur të lexohen si emra folje.

Standarti i një teksti

Rrjedhimisht, gjatë sundimit të Utmanit, Kalifit të tretë është bërë një tentim i matur për të standardizuar Kuranin dhe për të importuar një tekst të vetëm për tërë komunitetin mysliman.

Kodeksi i Zeid ibn Thabit, i marrë nga dorëshkrimi i Hafsahës, ishte i zgjedhur nga Utmani për këtë qëllim, për të shtangur të dy kodkset të Masudit dhe Ibn Kabit.

Zeid ibn Thabi ishte shumë më i ri. i cili nuk kishte lindur fare kur Masudi kishte recituar pranë Muhamedit 70 sure përmëndësh. Sipas traditës myslimane kodeksi i Zeidit është zgjedhur nga Utamni për shkak të gjuhës e cila është përdorur, "dialekt kuranor" ishte vendosur në Mekë, dhe është bërë arabishtja standarte.

Tradita pohon se Zeidi, së bashku  me tre shkollarë të fisit kerejshi të Mekës, kanë shkruar kodekset në dialektin kurejsh, siç iu është shfaqur Muhamedit në këtë dialekt. Sidoqoftë, gjuhëtarët edhe sot janë në mëdyshje të dinë se çka ka qënë saktësisht dialekti i kurejshive, dhe pasi që nuk  ekziston sot nuk mund të definohet.

Për më tepër, dialektin të cilin e gjejmë tek Kurani i tanishëm nuk ndryshon nga gjuha e cila në atë kohë ishte  e pranishme në pjesët e tjera të Hixhazit. Përderisae bënin një teori të mirë, ka shumë pak dëshmi historike me të cilat mund të ndihmonin. Arsye të mëtutjshme, sipas traditës, për zgjedhjen e kodeksit të Zeidit, është sepse është mbajtur në një izolim të njëmëndë për shumë vite, dhe se nuk ka tërhequr pubilicitetin ashtu siç ka bërë  ai me tekste të ndryshme, siç ishin kodekset e Abdullah ibn Masudid dhe Ubayy ibn Kabid.

Ironikisht, me anë të virtytit të popullaritetit të tyre, kodekset e Masudit dhe Kabid janë refuzuar si burimet finale të Kuranit dhe janë zëvëndësuar nga kodekset e një individi i cili ose kishte një nam të keq, apo nuk kishte  përvojë, dhe teksti i të cilit (siç do të zbulojmë më vonë) kurrë nuk është  zgjedhur si tekst autorativ nga ana e profetit, siç i ka zgjedhur ato dy  tjerat.

Si pasojë, kopjet e kodeksit të Zeidit tanimë ishin dërguar shpërndarë tek çdo krahinë myslimane, përderisa të gjitha dorëshkrimet e përmënduar tashme ishin skatërruar.

është e qartë nga ky diskutim se zgjedhja finale e tekstit për tekst autorativ kishte pak të bëjë me vërtetësinë e tij, por kishte të bëjë më shumë me faktin se nuk ishte dorëshkrimi i diskutueshëm. Gjithashtu është e dukshme se nuk ka  pasur dy kuranë të cilët eksistonin në të njëjtën kohë  dhe që ishin krejtësisht të njgjashëm.

Kjo traditë na tregon se kopjet e tjera kanë ekzistuar, por asnjë nga tekstet nuk janë kursyer nga urdhëri për shkatërrim. Ne duhet të konkludojmë se shkatërrimi i dorëshkrimeve të tjera ishte përpjekje drastike për të standartizuar tekstin kuranor. Përderisa ne kemi sot një tekst standart, nuk ka asnjë provë e cila korrespondon me origjinalin. Ne vetëm mund të themi se mund të jetë i njgjashëm me redaktimin utmatik, redaktimi i cili ishte një nga shumë të tjerë.

Vargjet që mungojnë

Kjo sjellë edhe një problem të vështirë: si mund të jemi të sigurtë se ajo çfarë është përfshirë në kodeksin (apo dorëshkrimin) e Zaid ibn Tabit, përmban zbulesën e plotë të zbulesës së Muhamedit? Ne jemi të detyruar të mbështetemi në traditën myslimane që të na tregojë. Por, interesant, është vetë tradita myslimane e cila na informon se Zeidi fillimisht edhe vetë kishte dyshuar në kodeksin e tij.

Sura 33:23

Sipas Sahih Bukharit (vell 6 fq 79), në kundërshtim me faktin se teksti i Zeidit është kopjuar dhe dërguar në shtatë qytete të ndryshme, papritmas Zeidit iu përkujtua se vargjet të cilat i kishte  cituar profeti më herët mungonin në tekstin e tij.

Zeidi citoi se vargu i cili mungonte ishte vargu  23 i sures 33, i cili thotë, "mes besimtarëve ka burra të cilët kanë qënë të vërtetë në beslidhjen me Allahun". Kështu që ai i kërkoi këtë varg derisa e gjeti  tek Huasaima ibn al Ansari.

Kështu që ne gjejmë se Kurani është mësuar përmëndësh nga njerëz të veçantë gja