Si mund të besoni një Bibël që ka plot mospërputhje?

Është vërtetë për tu cuditur sesa shpesh bëhet kjo pyetje. Në të gjendet supozimi se Bibla është mbushur plot me mospërputhje të qarta të cilat, në qofshin të vërteta, ta bënin të pamundur të besonin që Bibla është me prejardhje hyjnore. Është një ide e përhapur dhe e zakonte të mbahesh te ideja që thotë se Bibla bie në kundërshtim me vetveten, duke hedhur, kështu, dyshim të konsiderueshëm mbi besueshmërinë e saj. Nëse Bibla në fakt do të paraqiste gabime të pakundërshtueshme, do të tregonte se, të paktën ato pasazhe nuk do të kishin ardhur nga një Zot i përsosur që di gjithçka. Ne nuk kemi përse të grindemi me këtë përfundim, por ne nuk biem kurrë në një mendje me premisën se Shkrimet na qenkan plot me gabime.

Është shumë e lehtë ta akuzosh Biblën për pasaktësitë e tij, por është çështje krejt tjetër ti provosh ato. Paragrafe të caktuara, në vështrim të parë, na duken sikur janë kundërthënës, mirëpo shqyrtimi i afërt i tyre më pas do të na bindte se ky pretendim nuk mund të qëndrojë. Një nga gjërat për të cilat ne bëjmë apelim kur është fjala për shqyrtime të kundërthënieve të pretenduara, është paanshmëria. Ne nuk duhet ta zvogëlojmë apo ta zmadhojmë problemin dhe gjithmonë ti japim autorit dobinë e dyshimit. Ky është një rregull që zbatohet përgjithësisht në letërsi dhe ne duam që ky rregull të zbatohet edhe këtu. Ne konstatojmë se njerëzit kanë prirje të zbatojnë rregulla të ndryshme kur kanë të bëjnë me shqyrtimin e Biblës dhe këtë e kundërshtojnë mënjëherë. Çfare e përcakton një kontradiktë? Ligji i moskontradiktës i cili është baza e gjithë të menduarit logjik, thotë se një send nuk mund të jetë njëherësh a dhe jo-a. Më fjalë të tjera, nuk mund njëherësh të bjerë shi dhe në të njëjtën kohë të mos bjerë shi.

Në qoftë se dikush mund të paraqesë një dhunim të këtij rregulli te Shkrimi, atëherë dhe vetëm atëherë ai mund të vërtetojë një kontradiktë. Për shembull, po qe se Bibla tha (çfarë dhe nuk e thotë), se Jezusi vdiq me kryqëzim njëherësh në Jeruzalem dhe në Nazaret, ky do të ishte një gabim i vërtetuar. Kur ndeshim kundërshtime të mundshme, është e një rëndësie të madhe të kuptojmë se dy deklarata mund të ndryshojnë nga njëra-tjetra pa qenë kontradiktore. Disa dështojnë në të qartësuarit e një kontradiksioni dhe ndryshimi. Për shembull, rasti i të verbërve në Jeriko. Mateu rrëfen se si dy burra të verbër takuan Jezusin, kurse që të dy Marku dhe Luka përmendin vetëm një. Si do që të jetë, asnjëra prej këtyre thënieve nuk mohon tjetrën, por, ato janë plotësim i njëra-tjetrës. Le të mendojmë se po bisedonit me prefektin e qytetit tuaj dhe me kryetarin e policisë në bashki. Më pas ju shihni mikun tuaj Xhim dhe i thoni se sot ju biseduat me prefektin. Një ore më pas, ju shihni mikun tuaj Xhon, dhe i thoni se biseduat me prefektin dhe kryetarin e policisë.

Kur miqtë tuaj krahasojnë thëniet, kjo në dukje merret si kontradiksion. Por nuk ka asnjë kontradiksion. Nëse i treguat Xhimit se biseduat vetëm me prefektin, ju do të kishit kontradiktuar atë deklaratë që i thatë Xhonit. Deklaratat që në të vërtetë ju i bëtë Xhimit dhe Xhonit janë të ndryshme, por jo kontradiktore. Gjithashtu shumë deklarata biblike rastisin në këtë kategori. Shumë mendojnë se gjejnë gabime në paragrafe që nuk i kanë lexuar saktësisht.

Te libri i Gjyqtarëve kemi shkakun e vdekjes së Siseras. Te Gjyqtarët 5:25,27 Jaela gjoja do ta ketë vrarë me çekiçin dhe kunjin e saj ndërsa po pinte qumësht. Gjyqtarët 4:21 thotë se ajo e bëri vrasjen ndërkohë që ai flinte. Megjithatë, një lexim më i kujdesshëm i Gjyqtarëve 5:2527 do të zbulojë se nuk është thënë se ai po pinte qumësht në çastin e goditjes. Kështu që mospërputhja zhduket. Nganjëherë dy paragrafe duken si kundërthënës, sepse përkthimi nuk është i kujdesshëm, ashtu sikundër edhe duhej të ishte. Një njohje e gjuhës origjinale e Biblës mund ti zgjidhë menjëherë këto vështirësi, sepse që të dyja si greqishtja ashtu edhe hebraishtja si të gjitha gjuhët kanë tiparet e tyre që i bëjnë të vështira për ti përkthyer në shqip apo në ndonjë gjuhë tjetër.

Shembulli tipik ka të bëjë me tregimet e shndërrimit të Palit sikurse përshkruhet në Librin e Veprave. Te Veprat 9:7 thuhet: Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njëri. Te Veprat 22:9 lexojmë: Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që fliste. Këto deklarime duken kundërthënëse, kur njëri thotë që shokët e Palit dëgjuan një zë, ndërkohë që dëshmia tjetër thotë se asnjë zë nuk u dëgjua. Megjithatë njohja e greqishtes e zgjidh këtë vështirësi. Sikurse shkencëtari i greqishtes, W. F. Arndti shpjegon:

Ndërtimi i foljes dëgjoj (akouo) nuk është i njëjtë në të dy raportet. Te Veprat 9:7 ajo përdoret me gjinoren, kurse te Veprat 22:9 me kallëzorën. Ndërtimi me gjinoren shpreh thjesht se diçka po dëgjohet ose se tinguj të vërtetë arrijnë te veshi; asgjë nuk tregohet nëse ndokush kupton se çfare dëgjon ose jo.

Ndërtimi me kallëzoren, megjithatë, përshkruan një dëgjim që përfshin kuptim mendor të mesazhit të folur. Prej kësaj bëhet e qartë se të dy paragrafët nuk janë kundërthënës. Te Veprat 22:9 nuk mohohet se shoqëruesit e Palit dëgjuan disa tinguj, aty thuhet thjesht se ata nuk dëgjuan në një mënyrë të atillë sa të kuptonin se çfarë po thuhej. Në një rast si ky idioma jonë angleze nuk është aq shprehëse, si ajo greke (Does the Bible Contradict Itself? f. 1314).

Duhet theksuar, gjithashtu, se kur jepet një shpjegim i mundshëm ndaj një vështirësie në Bibël, është e paarsyeshme të deklarosh se pasazhi përmban një gabim të provuar. Disa vështirësi te Shkrimi vijnë nga dija jonë e pamjaftueshme për rrethanat dhe kësisoj nuk përbejnë domos- doshmërisht një gabim. Këto provojnë vetëm atë që ne jemi të paditur sa i takon sferës se historisë.

Sikurse rrjedh nga studimet historike dhe arkeologjike, dritë e re po hidhet mbi pjesët e vështira të Shkrimit dhe shumë gabime janë zhdukur nga kuptimi i ri. Qëndrimi ynë duhet të jetë: të presim e të shohim mbi disa probleme. Ndërkohë të gjitha vështirësitë dhe mospërputhjet e Biblës ende nuk janë qartësuar. Bindja jonë e plotë është se sa më shumë dije të fitohet nga e shkuara e Biblës, aq më shpejt këto probleme do të shuhen. Koncepti biblik për Zotin është ai i një qenieje të gjithëdijshme të gjithëfuqishme, që nuk e kundërshton vetveten; rrjedhimisht ne ndjejmë se Fjala e Tij, kur kuptohet siç duhet, nuk do ta kundërshtojë veten.


Ky artikull u shkëput nga libri "Përgjigje dhe Argumente" shkruar nga Josh McDowell & Don Stewart fq. 11-14.

Kthehu tek faqja: Kontradita dhe Errore në Bibël?

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"