Kapitulli 1

Perėndia dėshiron qė ti tė lutesh

Perėndia ka njė plan tė mrekullueshėm nėpėrmjet tė cilit mund tė ushtrohet njė ndikim i  njė niveli botėror. Ai nuk rezervohet vetėm pėr disa tė zgjedhur. Ai ėshtė pėr ty! Mė lejo qė tė tė flas. Nėpėrmjet lutjes ti mund tė bashkėpunosh me Billy Graham apo me Luis Palau, ndėrsa ata predikojnė ungjillin nė ndonjė cep ēfarėdo tė botės. Ti mund t’i forcosh, t’i mbrosh  dhe t’i paraqitėsh para Perėndisė nė tė njėjtin ēast, ndėrsa ata janė duke shpallur Ungjillin, lajmin e mirė njerėzve. Me anė tė lutjes ti mund tė mbėshtesėsh misionarėt dhe ungjilltarėt nė veprimtarinė e tyre, edhe nė vende tė largėta. Me anė tė lutjes ti mund tė marrėsh pjesė nė veprat misionare tė ēdo lloji, duke filluar nga kėngėt e ungjillizimit, deri  nė shpėrndarjen e fletushkave apo tė ēfarėdo literature tė krishterė.

Nė lutje ti mund tė shoqėrosh ēdo misionar nė ēdo cep tė tokės; mund tė kapėrcesh pazaret e mbushura plot me njerėz, tė ēosh ndihmė nė xhunglėn qė digjet nga dielli, tė  ushqesh miliona gra e fėmijė, qė vuajnė nga uria, duke u kujdesur pėr nevojat e tyre  materiale e frymėrore, duke u ēuar atyre Bukėn e jetės sė pėrjetshme. Me anė tė lutjes  mund tė bashkėpunosh me njė misionar apo me njė ungjilltar, qė ėshtė duke kryer njė shėrbesė. Shumė herė, duke u lutur, kam pasur ndjesinė se ndodhesha afėr njė shėrbėtori  tė Perėndisė.  Nėpėrmjet lutjes mund tė marrėsh nė krahė njė fėmijė qė vuan, tė prekėsh ballin qė digjet nė ndonjė spital, duke kėrkuar ndėrhyrjen shėruese tė Zotit Jesus. Perėndia ka caktuar njė mėnyrė se si jeta jote mund tė jetė e dobishme pėr pėrparimin e mbretėrisė sė Tij.

Nė rrjedhėn e shekujve, Kisha ka patur njerėz me tė vėrtetė shėmbullorė, tė cilėt ia kanė pėrkushtuar jetėt e tyre ndėrmjetėsimit. Nuk mund tė harrohet roli i jashtėzakonshėm qė ata kanė luajtur, pikėrisht, nėpėrmjet lutjes. Falenderojmė Zotin pėr Jakobin, vėllain e Zotit, i cili kaloi vitet e fundit tė jetės sė tij  duke u lutur pėr kishat qė Perėndia po bėnte tė lindnin. Kur vdiq, ata qė pėrgatitėn trupin, e kuptuan se gjunjėt e tij ishin bėrė me kallo, si ato tė njė deveje, pėr shkak tė orėve tė gjata qė ai kalonte i gjunjėzuar. Qoftė lavdėruar Perėndia qė na dha Savonarolėn, i cili, nė Italinė e korruptuar tė shekullit pesėmbėdhjetė, u lut pėr njė rizgjim tė ndėrgjegjes.

Gjithashtu le ta falenderojmė Perėndinė pėr Branierd, qė qe misionar mes indianėve tė Amerikės dhe pėr jetėn e tij tė lutjes dhe tė lotėve, si edhe pėr Praying Hyde, misionar nė Indi, i cili ka qenė, ndoshta, ndėrmjetėsi mė i madh i kėtij shekulli. Por Perėndia nuk i pėrgjigjet vetėm lutjes sė disa shėrbėtorėve besnikė. Ai dėshiron qė ēdo besimtar, si ty dhe si unė, tė bėhen tė fortė nė  lutje, pėr bekimin dhe shpėtimin e shpirtrave.

Nuk ka asgjė nė botė qė mund tė tė pengojė tė bėsh njė jetė lutjeje, nė mėnyrė tė tillė qė Krishti mund t’i besojė kontributit tėnd ndėrtimin e Kishės dhe pėrparimin e mbretėrisė  sė Tij, nė shumė pjesė tė botės. Duke filluar sė luturi pėr familjen, kishėn, miqtė e tu, ti  mund tė kryesh njė rol tė rėndėsishėm, qė sjell fryt edhe nė ambiente larg teje. Perėndia ka pėrdorur shumė herė njerėz si ty e unė, pėr tė ndėrmjetėsuar, falė lutjeve tė  tyre, nė situata urgjente. Nė raste tė tilla, Ai zgjedh, zakonisht, njė nga bijtė e Tij qė lutet me besnikėri e kėmbėngulje.

Nuk ėshtė e nevojshme qė tė kalosh shumė orė nė ditė nė lutje, pėr tė bėrė pjesė nė ushtrinė e atyre qė ndėrhyjnė. Falendero Zotin pėr ata qė mund ta bėjnė dhe qė e bėjnė njė gjė tė tillė. Ai, pėr mė tepėr, njeh situatėn tėnde vetjake, oraret, pėrgjegjėsitė e tua nė shtėpi e punė. Plani i Tij vendos tė sjellė njė pėrmasė plotėsisht tė re nė jetėn dhe lutjen  tėnde. Qofsh njė punėdhėnės apo amvisė, punėtor apo student, besimtar i thjeshtė apo  shėrbėtor i ungjillit, Perėndia dėshiron qė ti tė kalosh nė njė jetė tė re dhe tė frytshme nė lutje .

Unė nuk pretendoj se kam njė formulė magjike pėr tė tė shndėrruar brenda njė nate, nė njė vigan frymėror, por dua tė tė tregoj mundėsitė e planit tė thjeshtė, i cili na paraqitet nė Bibėl. Me anė tė lutjes ti mund tė marrėsh forca tė reja dhe tė frytshme, mund tė kryesh njė pjesė tė rėndėsishme nė planin e Krishtit dhe mund tė jesh njė njeri i lutjes, ashtu si  Perėndia dėshiron qė tė jesh. Kjo varet nga vullneti yt. A dėshiron ta provosh?

Plani i mrekullueshėm i Perėndisė pėr ty

Perėndia pret gjėra tė mėdha nga ty e unė. Dhe ka tė drejtė. Njerėzit sot kanė njė aftėsi mė tė madhe pėr tė ndikuar te tė tjerėt. Kjo vlen nė mėnyrė tė veēantė pėr tė krishterėt.  Billy Graham, njė predikues i madh, ka thėnė se preferon tė jetojė me shumė nė ditėt  tona, se sa kur Jezusi ishte nė tokė. Edhe unė jam dakort. Sot besimtari mund tė ushtrojė njė ndikim mė tė madh, nė krahasim me tė krishterėt e ēdo lloj brezi tė mėparshėm. Ne jetojmė nė njė periudhė emocionuese tė historisė tonė. Sot besimtarėt janė mė tė shumtė se sa nė shekujt e kaluar. Kisha e Krishtit ka shkuar deri nė vendet mė tė largėta.  Ajo adhuron Perėndinė nė shumė gjuhė tė ndryshme dhe mund tė arrijė njė numėr shumė mė tė madh njerėzish. Ka shumė misionarė nė shėrbim tė Ungjillit, mė shumė kisha lokale, mė shumė shkolla biblike, mė shumė organizata tė krishtera dhe shoqėri  misionare.

Nėpėrmjet radios, televizionit, gazetės, kemi mundėsinė tė shpejtojmė veprėn e Perėndisė, mė tepėr sesa kemi mundur ta bėjmė mė parė. Mund tė arrijmė kombet e largėta me njė shpejtėsi mė tė madhe dhe mund tė kemi nė dorė njė numėr mė tė madh  pėrkthimesh tė Biblės. Me tė vėrtetė mund tė arrijmė skajet e botės! Paratė nuk mungojnė dhe, gjithashtu, as njerėzit. Ajo qė mungon ėshtė mbėshtetja nė lutje. Pa llogaritur numrin  e ungjilltarėve, apo mjetet e tyre financiare, mund tė kishim fryte mė tė bollshme, nėse do tė luteshim mė shumė. Lutja ėshtė burimi mė i madh i Kishės. Ajo ėshtė mjeti mė i  frytshėm qė ne kemi sot nė dorė. Me anė tė lutjes, mė tepėr se ēdo mjet tjetėr, ti mund tė ushtrosh njė ndikim mbi njė numėr tė madh njerėzish dhe tė kryesh njė rol tė rėndėsishėm, pėr pėrparimin e ēėshtjes sė Krishtit. Lutja nuk ėshtė gjėja e vetme qė duhet  tė bėsh, por me siguri ėshtė mė e rėndėsishmja dhe mė e domosdoshmja. Dikush ka thėnė: “Djalli dridhet edhe nga biri mė i dobėt i Perėndisė, kur ky i fundit gjunjėzohet nė lutje”.

Mendo se ē’mund tė ndodhė nėse ēdo i krishterė do t’i jepte mė tepėr rėndėsi lutjes mė  sistematike dhe mė tė rregullt, nė bashkėsi me gjithė besimtarėt e botės. A dėshiron edhe ti tė bėsh pjesė nė kėtė ushtri lutjeje?

Nevoja aktuale e lutjes tėnde

Koha e kthimit tė Krishtit po afron. Qė nga rėnia e Adamit bota ėshtė nėn sundimin e mėkatit dhe e Satanit e kjo ka qenė njė pengesė e madhe ndaj planit tė Perėndisė. Krishti duhet tė vijė dhe tė mbretėrojė, por sipas Biblės, Ai vonon tė vijė, sepse ne akoma nuk i kemi ēuar Lajmin e Mirė njeriut tė fundit, qė Ai pret tė pendohet. Nė fakt, midis tė gjitha  shenjave qė shpallin kthimin e ardhshėm tė Jezusit, vetėm njėra nuk ėshtė pėrmbushur akoma: “Ungjilli i mbretėrisė do tė predikohet nė tė gjithė botėn, si njė dėshmi pėr gjithė kombet dhe atėherė do tė vijė mbarimi” (Mateu 24:14).

Ne nuk e dimė se cila ėshtė nė sytė e Perėndisė dėshmia e pėrshtatshme qė Kisha duhet  t’u japė tė gjitha kombeve para se tė vijė fundi: por nėpėrmjet radios dhe mjeteve tė tjera tė komunikacionit, sot jemi nė gjendje tė transmetojmė lajmin e ungjillit, nė ēdo skaj tė tokės. Miliona njerėz, ku misionarėt nuk kanė shkuar akoma, mund ta njohin ungjillin  nėpėrmjet radios. Praktikisht ēdo krahinė dhe qytet i Kinės ėshtė ungjillėzuar nė kėtė  mėnyrė. Miliona njerėz nė Rusi, Shqipėri dhe vendet myslymane dėgjojnė rregullisht mesazhet e tyre tė krishtera nėpėrmjet radios nė gjuhėn apo dialektin e tyre.

Pėrveē kėsaj, ėshtė e sigurt qė 95 pėrqind e popujve tė botės kanė nė dorė disa pjesė tė  Shkrimit tė Shenjtė, tė shtypura nė gjuhėn e tyre dhe Perėndia do t’i bekojė pėrpjekjet e atyre qė pėrkushtojnė jetėn nė pėrmbushjen e detyrės pėr tė pėrkthyer Shkrimin e Shenjtė nė tė gjitha gjuhėt e dialektet e mbetura. Duke marrė tė dhėna nga misioni Gospel Recordings shtojmė se kėngėt e krishtera janė regjistruar nė 4,362 gjuhė dhe dialekte. Megjithatė, nuk mjafton t’i shpallėsh Ungjillin ēdo qėnieje njerėzore, por duhet qė mesazhi tė kuptohet dhe pranohet. Pėr kėtė ėshtė e domosdoshme lutja. Fryma e Shenjtė ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė me ata qė ia kėrkojnė kėtė (Lluka 11:13) dhe kjo nuk vlen vetėm kur kėrkojmė pėr veten tonė, por edhe pėr tė tjerėt. Janė lutjet tona qė lejojnė Frymėn e Shenjtė tė veprojė me fuqi.  Pra, ēelėsi i ungjillėzimit tė botės varet nga lutja jote apo ime. Nėse mungesa e lutjes  pėrbėn faktorin kryesor tė vonesės tė kthimit tė Krishtit nuk duhet tė ēuditemi nėse Perėndia merr masa qė lutja jonė tė bėhet mė e qėndrueshme dhe mė e frytshme se mė parė.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"