Kapitulli 3

Ti ke njė fuqi qė nuk e imagjinon

Privilegji mė i madh qė Perėndia tė ka dhėnė ka tė bėjė me lirinė pėr t’iu afruar Atij nė ēdo ēast. Jo vetėm qė tė lejohet tė flasėsh me tė, por je i ftuar ta bėsh! Perėndia pret qė ti  tė komunikosh me Tė. Ti ke liri tė menjėhershme dhe tė drejtpėrdrejtė pėr tė hyrė nė praninė e Tij. Ai e do aq shumė qenien njerėzore, dhe, nė mėnyrė tė veēantė, bijtė e Tij, saqė ėshtė i gatshėm nė ēdo ēast. Ky privilegj hyjnor tė ofron shtatė zgjedhje tė ndryshme:

I. Aftėsia pėr tė dalė pėrballė fronit tė Perėndisė

Si bir i Tij, ke mundėsinė tė flasėsh me Perėndinė, me Sovranin e gjithėsisė sa herė tė duash. Ai ndodhet gjithmonė nė qiell; megjithatė, nėpėrmjet lutjes, ti ke liri hyrje nė praninė e Tij, ashtu si engjėjt dhe kryeengjėjt. Nuk ke nevojė tė presėsh njė ftesė; tė ėshtė  bėrė njė e tillė. Nuk ėshtė e nevojshme tė lėsh njė takim; ti ke marrė autorizimin t’i  afrohesh Perėndisė. Menjėherė! Ai nuk ėshtė asnjėherė i zėnė pėr tė tė dėgjuar. Ai nuk  ėshtė asnjėherė i zėnė pėr tė t’u pėrgjigjur.

Njė herė, ndėrsa po prisja tė takohesha me mbretėreshėn Elisabeta, mė thanė: “Mos kėrko  asgjė, por pėrpiqu t’i pėrgjigjesh shkurt pyetjeve qė do tė tė drejtojė mbretėresha. Dhe mos harro t’i drejtohesh me “Madhėri”. Kur flet me Zotin e gjithėsisė, situata paraqitet krejt ndryshe. Jezusi tha: “Kur tė luteni thoni: At” (Lluka 11:2). Nuk duhet tė mendosh se Perėndia nuk ndihet i nderuar nėse nuk  e thėrret me tituj tė madhėrishėm, ose qė Ai do tė tė pėrgjigjet mė shpejt nėse lutja jote  ėshtė e shprehur me fjalė tė bukura. Kur mbretėresha Elisabeta vizitoi Indinė, njė vajze tė vogėl iu besua detyra qė t’i jepte njė tufė me lule. Fėmija i vogėl u ushtruar me javė tė tėra se si tė gjunjėzohej pėrballė mbretėreshės dhe tė ecte mbrapsht (pa rėnė) nė mėnyrė  qė tė mos i kthente shpinėn asaj. Por jemi tė sigurt se fėmijėve tė mbretėreshės nuk u kėrkohet tė bėjnė kėtė ceremoni!

Me anė tė lutjes ti paraqitesh pėrpara Perėndisė si bir i Tij. Nuk tė duhet tė pėrgatitesh  dhe nuk ke nevojė qė njė ėngjėll tė tė paraqesė. Nuk duhet tė zgjedhėsh fjalėt qė do tė thuash. Mund tė paraqitesh ashtu siē je, duke i hapur zemrėn tėnde dhe duke i thėnė gjithēka qė dėshiron.
Ti je njė bir i Perėndisė dhe Ai ėshtė i gatshėm tė komunikojė me ty!

II. Aftėsia pėr tė bashkpunuar me Perėndinė

Perėndia ka vendosur tė realizojė projektet e Tij, duke pėrdorur ndihmėn tėnde. Pali na kujton shpeshherė se Perėndia ka caktuar pėr ne njė aleancė tė shenjtė pėr pėrparimin e Ungjillit. Apostulli e vė nė dukje kėtė pėrgjegjėsi tė ēmuar pėr tė bashkėpunuar me Perėndinė. Ka shumė mėnyra pėr tė bashkėpunuar me Tė dhe tė gjitha janė tė domosdoshme. Megjithatė duhet t’u nėnshtrohemi disa kufizimeve. Pėr shembull, mund tė gjendemi larg vendit ku mund tė ishte e nevojshme ndihma jote: mund tė mos jemi tė  pėrgatitur pėr diēka tė veēantė. Por, pėr ndėrmjetėsimin nė lutje nuk ka kufizime: nė ēdo vend, nė ēdo ēast dhe pėr ēdo lloj nevoje ne mund tė bashkėpunojmė me Perėndinė.

Ne jemi krijuar pėr t’u lutur dhe jemi shpėtuar prej hirit tė Perėndisė, pėr tė shėrbyer nė lutje. Kemi lirinė, tė drejtėn dhe titullin zyrtar tė bijve tė Perėndisė dhe kjo gjė na aftėson pėr kėtė shėrbesė. Tek Eksodi 19:16 Perėndia thotė: “Sepse e gjithė toka ėshtė e imja; dhe do tė jeni pėr mua njė mbretėri priftėrinjsh…”. Isaia profetizon: “Por ju do tė quheni ‘priftėrinj tė Perėndisė’” (Isaia 61:6). Pse Jezusi na ka bėrė “priftėrinj tė Perėndisė” (Zbulesa 1:6)? Pse tė krishterėt janė quajtur “priftėri e shenjtė” (1 Pjetrit 2:5) dhe “priftėri mbretėrore” (vargu 9)? Sigurisht, duke na pėrshkruar si priftėrinj tė Tij, Perėndia do qė ne ta adhurojmė dhe ta lavdėrojmė, por jo vetėm kaq. Ne jemi edhe njė priftėri “mbretėrore”, nė kuptimin se marrim pjesė nė qeverisjen e Krishtit, duke ndėrmjetėsuar pėr botėn, ashtu siē Krishti ndėrmjetėson pėr ne (Hebrenjve 7:25). Ne na ėshtė dhėnė liria pėr tė hyrė zyrtarisht nė sallėn e fronit hyjnor, derisa mund tė bashkojmė ndėrmjetėsimin tonė me atė tė Krishtit!

Por nėse Krishti ndėrmjetėson, pse ėshtė i nevojshėm edhe ndėrmjetėsimi ynė? Ēfarė mund t’i shtojnė lutjet tona modeste ndėrmjetėsimit tė Tij tė fuqishėm? Perėndia ka dashur tė parapėrgatisė planin e Tij tė pėrjetshėm nė mėnyrė qė sot, ne bijtė e Tij, tė mund tė bashkohemi me Krishtin, nė rolin e Tij tė ndėrmjetėsimit dhe udhėheqjes. Nėse ne nuk kushtojmė kohėn tonė nė shėrbesėn e ndėrmjetėsimit nė favor tė tė tjerėve, ne nuk i bindemi thirrjes sė veēantė, qė Ai na ka drejtuar. Nėse duam, mund tė konsiderojmė ēdo transmetim radio-televiziv, ēdo artikull gazete si njė thirrje ndaj lujes tonė. Le tė  pėrjetojmė hidhėrimin e Perėndisė pėr kėtė botė qė po shkon drejt shkatėrrimit. Lutja jonė ėshtė mėnyra mė e shkėlqyer pėr tė bashkėpunuar me Tė.

III. Aftėsia pėt t'i rezistuar dhe luftuar satanin

Satani ėshtė kundėrshtari mė i madh i Perėndisė dhe njeriut “…rrini zgjuar sepse kundėrshtari juaj djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues duke kėrkuar cilin  mund tė pėrpijė” (1 Pjetrit 5:8). Ai ėshtė autori i sė keqes qė ėshtė nė botė. Mbretėria e tij ėshtė e pėrbėrė nga engjėjt e rėnė, nga demonėt dhe mėkatarėt. Ai kėrkon gjithmonė tė shkurajojė, frenojė dhe ēojė nė dėshtim punėtorėt e Krishtit dhe veprėn e Tij. Ai ėshtė i vendosur tė kundėrshtojė me tė gjitha mėnyrat e mundshme. Njė nga emrat e tij ėshtė “Shkatėrrim”(Zbulesa 9:11). Ai, nė fakt, kėrkon tė shkatėrrojė njerėz, familje, kombe, si edhe planin dhe veprėn e Perėndisė.

Satani ėshtė nė krye tė njė mori frymėrash tė ligj, qė quhen demonė. Duket se ata kanė fuqinė tė mundojnė njerėzit. Shpeshherė, duket se Satani ėshtė nė gjėndje tė ushtrojė njė farė kontrolli mbi forcat e natyrės dhe tė pėrmbysė veprėn e Perėndisė, me “mrekulli tė  rreme” (2 Thesalonikasve 2:9,10). Ai ka njė autoritet kaq tė fuqishėm dhe tė egėr saqė kryeengjėlli, Mikael, duhej t’i drejtohej Perėndisė qė ta qortonte (Juda 1:9).  Nė ēfarė mėnyre mund ta kundėrshtojmė dhe mundim Satanin? Sigurisht vetėm Perėndia  ėshtė nė gjendje ta frenojė, ta mbajė nėn kontroll dhe tė mundė njė armik kaq tė fortė.  Megjithatė Bibla pohon se Perėndia u jep kėtė aftėsi edhe besimtarėve tė thjeshtė. Ne nuk duhet tė biem nė tundim. Jezusi, me shėmbullin e Tij, na mėson se duhet tė varemi  nga premtimet e Perėndisė (Mateu 4:1-11). Ai e nxiti Pjetrin tė ishte fitimtar, duke qėndruar zgjuar dhe duke u lutur (Mateu 26:41).

Ne duhet tė qėndrojmė tė fortė nė besim. Shkrimi na siguron: “Kundėrshtoni djallin dhe ai do tė largohet nga ju” (Jakobi 4:7). Fjala greke “tė kundėrshtosh” do tė thotė “tė qėndrosh kundėr”. Kur Krishti ėshtė me ne, ne mund ta kundėrshtojmė Satanin. Ne duhet tė lutemi. Kjo ėshtė arma jonė mė e vlefshme. Lutja e bėn tė dukshme praninė e Krishtit dhe Satani, me demonėt e tij, do tė detyrohet tė zbrapset, ashtu siē bėnė ata qė  erdhėn nė Gjetseman pėr tė arrestuar Jezusin (Gjon 18:6). Lutja mban premtimet e Perėndisė dhe i ngre si njė mur midis nesh dhe forcave tė  errėsirės. Lutja mund tė bėjė qė engjėjt e Perėndisė tė vijnė nė ndihmė (2 Mbretėrve 6:15- 17; Danieli 10:13; Hebrenjve 1:14). Lutja mund tė godasė planet e Satanit dhe mund tė luftojė ēdo sulm tė fuqive satanike.

Kur Pali, tek Efesianėve 6, pėrshkruan luftėn tonė frymėrore, thotė: “Nė fakt beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės dhe errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave nė vendet qiellore” (vargu 12). Nė vargun e mėparshėm Pali na flet pėr nevojėn pėr tė kundėrshtuar  mashtrimet e djallit. Pastaj rradhit aspektet e ndryshme tė armaturės frymėrore, me tė  cilėn duhet tė vishemi nė luftėn kundėr Satanit. Po kur jemi plotėsisht tė armatosur, si mund tė luftojmė? Pali na sugjeron dy mėnyra: me Shpatėn e Frymės, e cila ėshtė Fjala e Perėndisė dhe me lutjen.

Lutja ėshtė strategjia mė e mirė qė Perėndia na tregon pėr tė mundur dhe larguar Satanin: “Duke u lutur nė ēdo kohė dhe me ēdo lloj lutjeje dhe pėrgjėrimi nė Frymėn, duke ndenjur zgjuar pėr kėtė qėllim” (Efesianėve 6:18). Nėpėrmjet lutjes, Fryma e Shenjtė mund tė na forcojė deri nė atė pikė sa tė bėjė qė laku i shtrėnguar i Satanit nė jetėn tonė, tė kėputet, qė pengesat e Mbretėrisė tė zhduken dhe vepra e armikut tė shkatėrrohet. Krishti erdhi pėr tė shkatėrruar veprat e djallit (1 Gjonit 3:8). Kėtė gjė ai e ka kryer nė Kalvar dhe fitorja nė Kalvar e bėn tė vlefshme lutjen e nuses sė Tij, Kishės. Dhe pėr kėtė qėllim, populli i Perėndisė ėshtė edhe ushtria e Tij. Nėse populli i Perėndisė do tė ishte i ndėrgjegjshėm se ėshtė ushtria e Perėndisė dhe do t’i jepte pėrparėsinė armės sė lutjes, nėse tė gjithė do tė bashkoheshim nė ndėrmjetėsim,  nėn udhėheqjen dhe vajosjen e Frymės, ne do tė mundnim Satanin dhe do tė kishim njė rizgjim tė vėrtetė frymėror! Mund tė shihnim korrjen mė tė madhe tė shpirtrave qė ka ndodhur ndonjėherė.

Ne jemi thirrur tė ndalojmė Satanin, ta mposhtim dhe ta mundim nėpėrmjet lutjes dhe agjėrimit. Fatkeqėsisht ne nuk e kemi zakon tė lutemi, jemi moskokėēarės, tė kėnaqur nga mediokriteti dhe nga thatėsira frymėrore nė tė cilėn jetojmė. Duket sikur e kemi pranuar nė heshtje se djalli ka fituar. O Perėndi, na rizgjo! O Perėndi, na mėso tė lutemi! Perėndi, na udhėhiq drejt njė beteje  lutjeje qė do tė na lejojė tė kėrkojmė shpėtimin e personave tė rėndėsishėm, tė familjeve tė tėra dhe deri shpėtimin e gjithė kontinenteve! Le tė gjunjėzohemi qė ungjillėzimi i  botės tė ndryshojė rrėnjėsisht! Le tė gjunjėzohemi, qė mė pas tė bėhet i dukshėm triumfi i  Krishtit!

IV. Aftėsia pėr tė pėrbysur ligjet e natyrės

Lutja mund tė pėrmbysė “ligjet e natyrės”, mund tė ēojė pėrgjigjet e mrekullueshme tė Perėndisė nevojave tė njeriut. Do tė ishte e kotė nėse kjo nuk do tė ishte e vėrtetė pėr situatat e vėshtira. Nėse do tė kishte kufizime nė atė qė Perėndia mund tė bėnte, lutja do  tė bėhej njė lojė pėrballė nevojave njerėzore dhe njė mashtrim i tmerrshėm. Por nuk ėshtė kėshtu! Lutja ėshtė njė realitet si vetė Perėndia. Perėndia mund tė bėjė gjithēka pėr pėrparimin e Mbretėrisė sė Tij dhe sipas vullnetit tė Tij. Lutja i hap rrugė tė lirė fuqisė sė Perėndisė.

Krishti ėshtė Krijuesi dhe Mbrojtėsi i gjithėsisė (Gjoni 1:3; Kolosianėse 1:16,17). Ai ėshtė Krijuesi i disiplinės,i rregullit dhe i fuqisė. Ne i quajmė “ligje tė natyrės” mėnyrat e Tij normale pėr tė vepruar. Ai e ka krijuar gjithėsinė nė atė mėnyrė qė disa rregulla tė  jenė tė zakonshme dhe tė tjerat tė jashtėzakonshme. Pėr shembull, ligji i energjisė mund  tė bjerė ndesh nė tė njėjtėn kohė me ligjin e rėndesės. Pėr shembull, kur ne hedhim njė top, ligji i energjisė e shtyn topin tė qėndrojė nė ajėr derisa vetė energjia tė mos ushtrojė mė forcė mbi tė. Vetėm atėherė ai (pra, topi) do tė jetė nėn ndikimin e ligjit tė rėndesės  dhe do tė bjerė nė tokė.

Ligjet e vogla, tė zakonshmet, ndjekin nė mėnyrė tė rregullt tė njėjtin drejtim me ligjet  mė tė larta. Ato harmonizohen, por mund ta tejkalojnė njėra-tjetrėn. Ligjet kryesore tė materias mund tė tejkalohen nga ligjet e biologjisė dhe tė jetės. Secila prej kėtyre ligjeve mund t’u nėnshtrohet ligjeve tė psikologjisė. Ligjet morale i tejkalojnė ligjet fizike dhe ligjet frymėrore tė gjitha kėto. Perėndia ėshtė Frymė dhe qėndron mbi gjithė krijimin. Ai  qė ėshtė Krijuesi, Mbajtėsi dhe Qeverisėsi i gjithēkaje, ėshtė plotėsisht i lirė. Ai ėshtė i lirė tė anullojė ēfarėdo lloj ligji, sepse ligjet nuk janė gjė tjetėr veēse shprehja e mendjes sė Tij krijuese: mėnyra se si zgjedh tė veprojė nė botėn qė ka krijuar. “Tė anullosh” njė ligj” nuk e “shkel” dhe nuk “e dobėson” kėtė ligj, por e eliminon pėrkohėsisht, pėr njė qėllim mė tė mirė.

Kur Perėndia shkel mėnyrėn e Tij tė zakonshme tė tė vepruarit (ligjin e natyrės) dhe ndėrhyn me njė vepėr tė veēantė, ndodhemi pėrballė njė mrekullie. Por Jezusi i quante kėto mrekulli si “vepra”. Lutja mund tė kėrkojė edhe gjėra qė nga ana njerėzore janė tė pamundura, nga ēasti qė Perėndia ėshtė i Gjithfuqishėm dhe Sovrani, tė cilit i bindet i  gjithė krijimi. Planet e Tij janė tė pėrjetshme. Shpesh Ai kapėrcen njė nga mėnyrat e Tij normale tė tė vepruarit, pėr tė realizuar qėllimet morale dhe frymėrore, pėr planet e Tij tė pėrjetshme. Kėshtu, lutja ka gjithmonė mundėsinė tė kontribuojė nė qėllimin e pėrjetshėm tė Perėndisė dhe tė sigurojė fuqinė e Tij tė jashtėzakonshme. Perėndia nuk garanton mrekullira, por ėshtė gjithmonė i vėmendshėm ndaj lutjes tonė dhe ky ėshtė modeli i pėrcaktuar prej Tij, qė fuqia e Tij tė ndėrmjetėsojė nė mbėshtetje tė nevojave njerėzore.

V. Aftėsia pėr tė patur ndihmėn e engjėjve

Ne jetojmė nė njė epokė shumė supersticioze, por edhe skeptike pėrballė tė mbinatyrshmes. Shumė tė krishterė mendojnė shumė rrallė rreth mėsimit biblik tė engjėjve. Hebrenjve 1:14 na siguron se tė gjithė engjėjt janė “frymėra shėrbenjės qė dėrgohen pėr tė shėrbyer pėr tė mirėn e atyre qė kanė pėr tė trashėguar shpėtimin”. Ne nuk i njohim tė gjitha mėnyrat se si ėngjėjt ndihmojnė bijtė e Perėndisė, por Bibla
pėrmend disa funksione tė tyre: Ata mbrojnė nga rreziku. Engjėjt mbrojtėn Jakobin pas natės sė lutjes (Zanafilla 32:1). Ata mbrojtėn Eliseun, njeriun e lutjes (2 Mbretėrve 6:17).

Ata ēlirojnė bijtė e Perėndisė. Engjėjt ēliruan Pjetrin nga burgu (Veprat e Apostujve 12:1-11). Njė engjėll vjen pėr tė siguruar Palin, se, ai dhe tė gjithė miqtė e tij, do tė shpėtoheshin si pėrgjigje tė lutjes qė i drejtoi Perėndisė. Ata u ēojnė lajme bijve tė Perėndisė. Ka shumė shembuj biblik pėrsa i pėrket kėsaj gjėje. Engjėjt u ēuan lajmin barinjve (Lluka 2:9-13) dhe grave, kur Krishti u ringjall (Mateu 28:2-7); Kornelit nė pėrgjigje tė lutjeve tė tij (Veprat e Apostujve 10:1-7). Pėrveē kėsaj, ata mund tė na japin kėshilla nėpėrmjet mendjes tonė. Ata pėrtėrijnė energjinė fizike. Ata ngushėlluan Krishtin gjatė provės sė Tij tė vėshtirė nė kopshtin e Gjetsemanit (Lluka 22:43). Pa dyshim qė bėhet fjalė pėr njė ndihmė tė padukshme, por reale, dhe biografitė e njerėzve tė Perėndisė na kanė sjellė shumė shembuj tė ndėrmjetėsimit tė tyre. Jam i sigurtė se kur isha nė Indi engjėjt mė kanė ndihmuar nė shumė raste, edhe pse nuk i kam parė kurrė. Pėr shembull, njėherė kuptova se isha nė rrezik dhe ndryshova drejtim:  mė vonė zbulova se kisha arritur nė kohė tė largohesha nga njė grup keqbėrėsish. Njė herė tjetėr, kalova shėndoshė e mirė pėrmes njė turme qė po mė kėrcėnonte. Nuk pėsova as edhe njė gėrvishtje dhe pata pėrshtypjen se isha i rrethuar nga prania e Perėndisė. Mė pas zbulova se nė tė dyja rastet, nė vende tė ndryshme, njė bir i Perėndisė, nė atė ēast,  ishte duke u lutur, edhe pse nuk dinte gjė se ndodhesha nė rrezik.

Perėndia pėrdor ēdo lloj mjeti pėr tė mbrojtur tė Tijtė, kur lutja bėhet sipas vullnetit tė Tij. Ne i kemi tė gjitha tė drejtat tė mbėshtetemi nė premtimin e Tij, duke i kėrkuar tė  mbrojė shėrbėtorėt e Tij, qė punojnė nė vende me rrezik tė veēantė. Ne nuk duhet tė hezitojmė qė t’i kėrkojmė Perėndisė njė mbrojtje tė veēantė engjėllore pėr tė dashurit  tanė.

VI. Aftėsia pėr tė zhvendosur malet

Nė Bibėl fjala “mal” pėrdoret, shpeshherė, nė kuptimin simbolik dhe pėrfaqėson forcė dhe qėndrueshmėri. Nga ana tjeter, malet simbolizojnė edhe vėshtirėsitė, problemet dhe pengesat. Kėshtu, nėse duam tė pėrgatisim rrugėn e Zotit, ēdo gjė qė ėshtė e shtrembėr duhet drejtuar dhe malet tė sheshohen. Nė rrethana tė tilla lavdia e Zotit do tė shfaqet  (Isaia 40:3-5; Lluka 3:4-6). Kur Fryma e fuqishme e Perėndisė vepron, malet qė nuk mund tė lėvizin, nė asnjė lloj mėnyre, bėhen fusha (Zak 4:6-7). Vetėm Fryma e Shenjtė mund ta bėjė kėtė dhe mund tė ndryshojė malet mė tė thepisura nė rrugė kryesore qė lehtėsojnė ecjen (Isaia 49:11).

Jezusi ka pėrdorur kėtė shembull, tė Dhjatės sė Vjetėr, nė shumė prej mėsimeve tė Tij. Kur dishepujt e Tij nuk mundėn ta dėbonin demonin nga fėmija qė vuante, Jezusi u tha atyre se, nėse do tė kishin besim sa njė kokėrr sinapi, do t’i thonin atij “mali” (simboli i njė situate ose i njė problemi tė pazgjithshėm)... dhe ai do tė zhvendosej. “Asgjė nuk do  tė jetė e pamundshme” (Mateu 17:20). Dhe mė pas Ai shtoi se e gjitha kjo bėhet e mundur me anė tė lutjes dhe agjėrimit (vargu 21). Pėrsėri, dishepujt u ēuditėn nga fuqia e Jezusit, qė bėri tė thahej fiku qė nuk jepte fryte. Ai u pėrsėriti duke thėnė se ata jo vetėm qė do tė bėnin tė njėjtėn gjė, por gjithashtu do tė urdhėronin malet tė hidheshin nė det. Jezusi tha: “Gjithēka qė kėrkoni nė lutje, duke patur besim do ta merrni” (Mateu 21:22). Marku sjell tė njėjtėn pjesė dhe citon shprehjen e Jezusit: “Tė gjitha ato qė ju kėrkoni duke u lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni (Mark 11:24).

Perėndia pret qė bijtė e Tij tė pėrballojnė malet e vėshtirėsisė dhe t’i zhvendosin ato (shih kapitullin 15). Perėndia nuk do qė tė bllokohemi nga to, por qė t’i pranojmė si njė sfidė, qoftė pėr tė na kthyer nė rrugė kryesore, pėr lavdinė e Tij, qoftė pėr t’i hedhur nė det, duke i larguar plotėsisht nga sytė e Tij, ashtu sikur tė mos kishin ekzistuar. Jezusi na siguron se kjo  bėhet e mundur kur besimtarėt i pėrballojnė malet me besim, por na kujton edhe se kjo gjė kėrkon lutje dhe agjėrime. Mrekullia do tė kryhet nga Fryma e Shenjtė dhe nuk do tė jetė fryt i fuqisė apo i aftėsive tona (Zakaria 4:6). Sot, me qindra male pengojnė pėrparimin e misioneve dhe tė Kishės sė Krishtit, sepse, fatkeqėsisht, ne mbėshtetemi plotėsisht nė njohurinė, aftėsitė dhe veprat tona. Por do tė  ishte shumė mė mirė nėse do t’i pėrkushtoheshim me tė vėrtetė lutjes dhe agjėrimit! Kėto janė mjetet qė Perėndia na jep pėr tė kthyer malet nė rrugė tė gjėra.

VII. Aftėsia pėr tė bekuar

Perėndia i Biblės ėshtė njė Perėndi qė bekon. Pėr kėtė, Fjala e Tij ėshtė plot me premtime. Ne mund tė jemi tė sigurtė (pėrjashto rastet nė tė cilat Ai duhet tė pėrdorė ndėshkimin) se Ai ėshtė gjithmonė i gatshėm tė bekojė nė mėnyrė tė veēantė ata qė i
binden. “Jezusi pėrshkoi vendin duke bėrė mirė” (Veprat e Apostujve 10:38). Nė shembullin e Tij, ne duhet t’i bėjmė mirė tė afėrmit dhe duhet tė bėjmė tė njohura veprat tona tė mira ndaj tė tjerėve (Mateu 5:16; Efesianėve 2:10). Ne duhet tė jemi “tė pėrkryer dhe tėrėsisht tė pajisur pėr ēdo vepėr tė mirė” (2 Timoteut 3:17). Mėnyra mė e mirė, me anė tė sė cilės tė krishterėt mund tė bekojnė, ėshtė nėpėrmjet lutjes. Ne kemi mundėsinė tė lutemi pėr ata qė nuk mund t’u afrohemi nė njė mėnyrė tjetėr. Ne mund t’u ēojmė bekime krerėve tė kombit dhe drejtuesve tė Kishės tonė, tė varfėrve, nevojtarėve dhe atyre qė vuajnė. Ne mund tė jemi mjete tė bekimeve hyjnore pėr familjen, pėr miqtė tanė dhe pėr ata qė kemi takuar ndonjėherė, apo qė kemi dėgjuar tė flitet pėr ta.

Kėrkesa qė shpeshherė na bėhet “Lutu pėr mua” ėshtė, nė fakt, njė kėrkesė ndihme dhe bekimi. Si tė krishterė duhet ta kalojmė jetėn duke bekuar tė tjerėt. Kudo qė shkojmė,  mund tė ēojmė lumenj bekimi, lehtėsimi dhe inkurajimi, duke ndėrmjetėsuar pėr tė tjerėt. Sa herė qė kemi kohė dhe mundėsi, duhet, me ēdo mėnyrė, t’u bėjmė mirė tė gjithėve (Galatasve 6:10). Prania jonė duhet tė sjellė bekime dhe kjo do tė ndodhė nėse bekimet  do t’ia kėrkojmė Perėndisė nė lutje.

Gjenerali Stonewall Jackson ka thėnė: “E kam zakon qė, asnjėherė, nuk vė nė buzė njė gotė me ujė pa kėrkuar bekimet e Perėndisė. Nuk vulos kurrė njė letėr pa vendosur njė lutje nė mbyllje tė letrės. Nuk tėrheq asnjėherė njė letėr nga posta pa i drejtuar mendimet  e mia drejt qiellit. Nė shkollėn ku unė jap mėsim asnjėherė nuk harroj t’i kushtoj njė minutė kohė lutjes ndėrmjetėsuese pėr nxėnėsit e mi qė dalin dhe hyjnė”. Sir Thomas Browne, njė mjek anglez i vlerėsuar, i viteve 1600, na jep njė shembull tė lutjes tė vazhdueshme tė bekimit. Ai thoshte: “Kam vendosur tė lutem mė shumė nė tė gjitha vendet qė tė ēojnė nė meditim: nė shtėpi, pėrgjatė rrugės dhe nė rrugėt e qytetit. Ēdo rrugė dhe pjesė e kėtij qyteti mund tė dėshmojė se unė nuk e kam harruar Perėndinė… Gjej rastin tė lutem pėr ēdo kishė ku kam qenė, qė Zoti tė adhurohet nė ju, nė Frymė dhe qė shpirtrat tė shpėtohen. Lutem pėr pacientėt e mi dhe pėr pacientėt e mjekėve tė tjerė. Them nė hyrje tė ēdo shtėpie “paqja e Perėndisė qoftė kėtu”. Pasi kam dėgjuar predikimin kėrkoj bekimet e Perendisė mbi predikuesin, dhe lutem qė Fjala e Perėndisė tė veprojė nė zemrat e atyre qė dėgjojnė. Falenderoj Perėndinė pėr krijesat e Tij, kur shoh ndonjė person me pamje tė bukur. Lutem derisa Perėndia ta pasurojė me hir tė brendshėm dhe qė paraqitja e jashtme tė korrespondojė me atė tė brenshme. I lutem Perėndisė pėr njė person tė deformuar, derisa Ai t’i japė plotėsinė e Frymės dhe, kur tė vijė koha, t’i japė edhe bukurinė e ringjalljes”.

Perėndia i premtoi Abrahamit se do ta bekonte dhe do ta bėnte burim bekimi (Zanafilla 12:2). Kjo duhet tė jetė pėrvoja e ēdo besimtari; sa mė shumė na bekon Perėndia, aq mė tepėr secili prej nesh duhet tė jetė burim bekimi pėr tė tjerėt. Lutja ėshtė rruga e sigurt pėr tė marrė bekime dhe mjeti mė i madh pėr tė qenė bekim pėr tė tjerėt. Mbushu ēdo ditė me lutje bekimi dhe rrok aftėsinė e jashtėzakonshme qė Perėndia tė ka dhėnė.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"