Unë i besoj Perëndisë  
Pse duhet ti besojë Jezusit?

nga
Philip B.Shreve

Përmbajtja

Hyrje

1-Unë i besoj Perëndise, pse duhet ti besoj Jezusit?

...................5

2-Kush është Jezusi që t'i Besoj?

..................11

3-Çfarë provash dha Jezusi për të vërtetuar thëniet e Tij?

..................14

4-Si mund të ketë Perëndia Bir?

..................25

5-A adhurojnë të krishterët tre zota?

..................28

6-Përmbledhje

..................32

7-Bibliografi

..................33

8-Indeks

..................34


Hyrje

Kur po punoja në Shqipëri, një herë për Pashkë një mike e gruas sime erdhi për vizitë. Isha duke punuar në kopsht kur i ra ziles, kështu që hapa derën dhe e ftova brënda. Thirra gruan time dhe i thashë kush ishte. Gruaja ime bashkë me të vajtën brënda ndërsa po mbaroja punën që po bëja. Kur mbarova, hyra brënda për të pushuar pak. Gjatë asaj kohe dëgjova gruan time, Kimin dhe të shoqen e saj që po flisnin për Perëndinë. Vendosa të dëgjoja dhe të gjeja se çfarë po thonin për Perëndinë. Mikja jonë ishte myslimane dhe kishte disa pyetje për çfarë ne besojmë. Pyetja e saj më e rëndësishme ishte: Pse duhet të besoj te Jezusi përderisa tashme besoj në Perëndinë? Si rezultat u futa në bisedë dhe u përpoqa t'i përgjigjesha me shqipen time çalamane. Nuk jam i sigurt se sa koptoi, por isha shumë i nxehur me veten time që nuk isha në gjëndje t'u përgjigjesha qartë pyetjeve të saj. Gjatë dy javëve që pasuan nuk më zinte vëndi dhe nuk mund ta hiqja nga mëndjanevojën për ty përgjigjur pyetjeve të saj. Pyetjet e saj ishin shumë të mira dhe duhet tu përgjigjesha. Pasi reflektova ca e kuptova se sa e rëndësishme ishte tu përgjigjesha këtyre pyetjeve. Duhet t'iu përgjigjesha jo vetëm për miken tonë, por edhe për këdo që kërkon të vërtetën. Perëndia vendosi në mëndjen time idenë për të shkruar një broshurë për tu përgjigjur pyetjeve të saj. Broshura që keni më dorë është përgjigjia e disa pyetjeve më të rëndësishme që kam dëgjuar ndonjëherë. Unë i besoj Perëndisë, pse duhet ti besoj Jezusit?, Kush është Jezusi që ti besoj? Çfarë provash dha Jezusi për të provuar thënien e Tij?, Si mund të ketë Perëndia Bir? dhe A adhurojnë të Krishterët tre Zota?

Unë i besoj Perëndise, pse duhet ti besoj Jezusit?

Shumë veta thonë: "Unë i besoj Perëndisë." Libri i Jakobit thotë: "Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen!" (Jakobi 2:19). Demonët besojnë që ka një Perëndi, megjithatë ata nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë, por do të hidhen në Liqenin e Zjarrtë përgjithmonë. Kam lexuar një histori për një person të famshëm që ecte mbi litar, Blondini i cili kaloi ujvarën e Niagarës një ditë në vitin 1860. Ai e kaloi Niagarër disa herë ndërsa një turmë e madhe po shikonte. Çdo herë ishte një largësi prej 1000 këmbësh, 160 këmbë mbi ujërat e furishme. Një moment e pyeti turmën nëse e besonin se mund të mbante në kurriz një person ndërsa kalonte ujëvarën. Turma u pëgjigj: Po, pastaj ai u afrua njërit dhe i tha të hipte mbi kurrizin e tij. Personi nuk pranoi. Të miratosh me mënd apo me gojë që ka një Perëndi nuk është njësoj si t'i besosh Perëndisë. T'i besosh do të thotë të mbështetesh dhe tia përkushtosh jetën Atij.

Ishin dy vëllezër që i besonin Perëndisë. Njëri ishte Kaini dhe tjetri Abeli. Kaini solli një ofrim frutash nga kopshti i tij dhe Abeli i flijoi Perëndisë të paralindurin e tufës së tij. Perëndia pranoi abelin dhe ofrimin e tij, por refuzoi Kainin dhe ofrimin e tij.
Kaini i u zëmërua me Perëndinë dhe u bë xheloz për vëllain e tij Abelin. Perëndia e pyeti Kainin "Pse je zëmëruar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?"(Zan 4:6).

Kaini refuzoi të pendohej dhe t'i ofronte Perëndisë një flijim me gjak. Ai foli me vëllain e tij Abelin si të mos kishte ndodhur azgjë mes tyre. Priti derisa mbeti vetëm në fushë me vëllain e tij dhe e vrau.
Përsëri Perëndia i foli Kainit duke i dhënë atij njëmundësi pjetër për tu penduar . Perëndia e pyeti Kainin: "Ku është vëllai yt, Abeli?" (Zan 4:9a) Kaini bëri sikur nuk e dinte dhe iu përgjigj Perëndisë: "Nuk e di; mos jam unë rojtari e vëllait tim?" (Zan 5:9b) Por Perëndia e dinte të vërtetën dhe e mallkoi. Toka nuk dha më frut për të dhe jetoi deri në fund të jetës si ikanak dhe endacak në tokë. Kaini u nda përgjithmonë nga Perëndia, sepse refuzoi të pendohej dhe t'i përgjigjej Perëndisë.

Të dy Kaini dhe Abeli, e dinin se Perëndia ekzistonte dhe çfarë kërkonte Ai prej tyre. Abeli erdhi të Perëndia me besim, gjë që u zbulua në faktin që Perëndia e pranoi flijimin e tij. "Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijimin më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë" (Heb. 11:4). Abeli e demostroi besimin e tij nëpërmjet bindjes së kërkesës së Perëndisë për një flijim me gjak. Besimi tregohet me anë të bindjes ndaj fjalës së Perëndise. Të thuash se i besoj Perëndisë do të thotë që i besoj dhe i bindem fjalës së Tij. Të thuash se i besoj Perëndise dhe mos i bindesh Atij do të thotë të mashtrosh vetveten.
Kaini nuk kishte besim te Perëndia. Megjithëse nga ana e jashtme ai u duk se e adhuroi Perëndinë, zëmra e tij ishte larg Perëndisë. Ai donte të merrte miratimin e Perëndisë bazuar në veprat e tij. Nëse Kaini do ti kishte besuar me të vërtetë Perëndisë, ai do i ishte bindur Atij, por ai donte të shkonte te Perëndia sipas mënyrës së tij.

Që nga koha e Kainit dhe Abelit e deri më sot, nerzimi vazhdon të përpiqet të vijë te Perëndia sipas mënyrës së tij. Perëndia e refuzoi Kainin dhe ofrimin e tij, sepse ai donte të vinte te Perëndia sipas mënyrës së tij. "Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai  që çoroditet në rrugën e tij përçmon Atë (Fjalët e Urta 14:12).

Shumë veta përpiqen të pranohen nga Perëndia sipas mënyrës së tyre. Disa ndjekin shtegun e fesë, duke zbatuar ritet e asaj feje do të mund të hyjnë në Parajsë. Të tjerët e krijojnë vetë shtegun e tyre dhe i caktojnë vetë rregullat e adhurimit. Të dy grupet shpesohnë që, nëse do të jenë mjaft të mirë, do të hyjnë në Parajsë. 

Jezusi tha: "Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë  është udha që të çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë (Mateu 7:13.14)

Shumë veta bëjnë pyetjen: "Si mund ta di me siguri se cila rrugë të çon në jetën e përjetshme kur ka kaq shumë fe?" Më sembon në zemër kur e dëgjoj këtë pyetje. Është e vërtetë se ka shumë fe. Si mund ta dijë një person se cila prej tyre  është e vërtetë?

Miku im, nuk jam i interesuar që ti të zgjedhësh një fe, sepse të gjitha fetë janë krijuar nga njeriu. Ato janë rrugët e njeriut që përpiqet të hyjë në praninë e Perëndisë.

Rruga e Perëndisë është e shkruar në librin e Tij, Biblën. Çfarë dua të bëj është të tregoj të vetmin autoritet të besueshëm që na tregon se kush është Perëndia dhe cila është rruga që Ai na ka treguar se si të hyjmë në praninë e Tij Biblën.

Fjala e Perëndisë na mëson qartë se të gjithë jemi mëkatarë  dhe nuk mund ta arrijmë standartin e shenjtë të Perëndisë. Nuk ka nevojë t'jua them unë se të përsosur nuk jeni as ju dhe as ndonjë që mund të njihni. Shkrimi gjithashtu na mëson se asnjëri nga në nuk mund të hyjë në praninë e Perëndisë duke mbajtur rregulla, apo duke u përpjeku të jetë i mirë, sepse jemi nga natyra mëkatarë të ndarë nga Perëndia. Qëkur Adami dhe Eva rebeluan ndaj Perëndisë, pasardhësit e tyre kanë lindur me natyrë mëkatare. Ashty siç trashgojmë tiparet fizike të prindëve tanë, po ashtu ashtu trashgojmë dhe natyrën e tyre mekatare. Shkrimet theksojnë që: "Nuk ka asnjë të drejtë as edhe një!"

Fjala e Perëndisë gjithashtu thotë se "paga e mëkatit është vdekja..." që do të thotë përjetësisht i\e ndarë nga Perëndia. Miku im, të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Shkrimet thonë se të padrejtët do të flaken në Liqenin e Zjarrtë ku tymi i vuajtjeve do të ngrihet në jetë të jetëve.

Jam të shumë ata, të cilët u përpoqën ta mendojnë Perëndinë si një burrë i vjetër që i do të gjithë dhe që si rrjedhojë  do të pranojë cilindo. është e vërtetë që Perëndia është Perëndi i dashur, mirpo Ai gjithashtu është edhe një Perëndi i drejtë e i shenjtë. Për shkak se është i shenjtë Ai se toleron dot mekatin. Perëndia e urren mëkatin!Ashtu si ne nuk mund të pijmë helm, edhe Perëndia nuk mund ta tolerojë dot mëkatin. Po t'i pranonte Perëndia mëkatarët në praninë e  Tij, atëhere nuk do të ishte më Perëndi. Si Gjukatësi i drejtë i universit Ai nuk mund të panojë keqbërës, përndryshe nuk do të ishte më i drejtë.

Le ta zëmë se dikur një njeri e akuzuan për vrasje. Përpara se ta dënonte, gjykatësi e pyeti në kishte ndonjë gjë për të thënë mbi veten. I akuzuari iu përgjigj: "Gjithmonë i kam paguar taksat, u kam dhënë para të varfërve, i kam ndimuar hallexhinjtë, kam qënë bashkëshort dhe baba besnik...." duke përmëndur dhe shumë bëma të tjera. Në fund ai e pyeti gjykatësin në mund ti falej dënimi meqënse përpara se ta thyente ligjin në një pikë të vetme ai kishte kryer mjaft vepra të mira. Gjykatësi i tha: "Nuk ke ardhur ardhur për tu gjukuar për veprat e tua të mira, por sepse shkelur ligjin dhe dënimi është vdekja." Kështu ndodh edhe me ne. Kemi thyer ligjin e Perëndisë dhe dënimi që marrim është ndarja nga Perëndia.

Miku im, ky është një lajm i tmerrshëm dhe, nëse do të mbaronte me kaq, s'kisha për ta shkruar kurrë këtë broshurë. Megjithatë, kam një lajm të mirë: Perëndia ka gjetur një rrugë që të shpëtohemi.

Lajmi i mirë është që Perëndia na do dhe dërgoi Birin e Tij të përjetshëm Jezus Krishtin të paguaje pagën e mëkatit tonë. Perëndia e vendosi të gjithë mëkatin tonë mbi Jezusin dhe e pranoi vdekjen e Tij flijuese në Kalvar si pagesën e plotë për mëkatet tona. Jezusi u quajt Qengji i Perëndisë që heq mëkain e botës. Që në Kohët r Kainit dhe të Abelit e deri në kohën e Jezu Krishtit, Perëndia kërkoi derdhjen e gjakut për shlyerjen e mëkatit. Të gjitha ato flijime tregonin më gisht për nga Qengji i Perëndisë që do të paguante njëherë e përgjithmonë pagën e mëkatit tonë. Ato blatime kafshësh nuk mund t'i hiqnin mëkatet tona, por shërbyen si shëmbelltyra të Shpenguesit të premtuar, Jezus Krisht.

Mëkatet tona paguhen nëpërmjet Krishtit dhe Perëndia mbetet i shenjtë. Vdekja e Krishtit në Kalvar përmbushi ligjin e shenjtë të Perëndisë. Mund të jemi të falur dhe të jemi në marrëdhënie të drejtë me Perëndinë në bazë të personit dhe veprër së Jezus Krishtit. Jezusi pagoi për mëkatet tona në mënyrë që mëkatet të na falen dhe, kur e pranojmë Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, Ai na mbështjell në drejtësinë e Tij. Me fjalë të tjera, kur Zoti na vështron, te ne sheh drejtësinë e Jezus Krishtit. Kur e pranojmë Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, pagëzohemi në Krishtin. Kjo do të thotë që vendosemi në Krishtin.

Na ishte njëherë, një njeri që i detyrohej Mbretit njëqind milionë dollarë. Ishte njeri i varfër  dhe kurrë s'kishte për të qënë në gjëndje ta paguante borxhin. Mbreti kishte dërguar njerëz që ta hidhnin në burg derisa të paguante, mirpo diçka e paparë ndodhi. Biri i Mbretit vendosi në llogarinë bankare të varfanjakut aq para, sa ti dilnin  e t'i tepronin për të paguar borxhin. Kur i ra në veshë Mbretit, ai  i urdhëroi ushtarët që ta arrestonin të varfërin dhe priti të shihte se çdo të bënte ai. E tëra që duhet të bënte ishte vetëm të nxirrte paratë nga banka dhe të paguante Mbretin. Mirpo varfanjaku po luftonte me krenarinë e tij. Donte të paguante vetë borxhin, duke e ditur që kurrë nuk kishte qënë në gjëndje ta lante.

Në mënyrë të njgjashme edhe Perëndia pret që në të përfitojmë nga hiri (Dhurata e Premtuar e Fjalës) i siguruar nëpërmjet Jezu Krishtit. Ne nuk mund të përfitojmë nga hiri i Tij derisa ta kuptojmë se qëndrojmë fajtorë përpara Perëndisë në pamundësi për ta kënaqur standartin e shenjterisë së Tij me anë të veprave të mira. Duhet t'i afrohemi Perëndise duke e kuptuar se jemi si lypsarë në nevojë për hir. Pastaj mund të përfitojmë nga hiri i Tij duke pranuar vdekjen zëvëndësuese të Krishtit për mëkatet tona dhe duke e pranuar Atë si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Sepse Krishti vdiq për mëkatet tona, por u ngrit nga të vdekurit ditën e tretë dhe është tani duke qëndruar në anën e djathtë të Perëndisë Atë.

Sapo thërrasim me besim në emrin e Jezu Krishtit, mëkatet tona falen dhe na jepet jeta e përjetshme. "Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus dhe po të besosh në zëmrën tënde se Perëndia e rinjgjalli prej të vdekurish, do të shpëtohesh." Të gjithë ata që kanë një marrdhënie personale me Krishin kanë paqe me Zotin dhe jetën e përjetshme. Kur i thërrasim Atij me besim, mëkatet tona falen. Kur ia dorëzojmë jetën Atij, Ai na jep jetën e pëjetshme. Kur heqim dorë nga jeta jonë e vjetër, Ai na jep një jetë të re ndërsa e ndjekim Atë.

Jezusi tha: "Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje."

Apostulli Pjetër tha: "Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerzëve me anë të të cilit  duhet të shpëtohemi." Perëndia na ka dhënë vetëm një rrugë për të shkuar në Parajsë: nëpërmjet Jezu Krishtit. Nuk ka person tjetër të cilit mund ti drejtohemi për shpëtim. Askush tjetër nuk mund ta paguajë mëkatin tonë.

Shpresoj që ta gjeni rrugën, të vërtetë dhe jetën që Perëndia ka siguruar për të gjithë ata që besojnë. Ai që beson Birin ka jetën e përjetshme; dhe ai që nuk i beson Birit nuk do të shohë jetë, por zëmërimi i Perëndisë qëndron mbi të.

Ju mund të thoni: "Mund ta kuptoj që Jezusi vdiq në vëndin tim për mëkatet e mia, por përse duhet ta pranoj si Zot të Jetës sime? Kush është Jezu Krishti që ta vendos besimin tim tek Ai?A nuk mund që besimi ta vendos vetëm Perëndia?" Këto janë disa nga pyetjet të cilave do të përpiqem t'u përgjigjem në vijim.

Kush është Jezusi që t'i Besoj?

Një herë, Jezusi i tha një turme se Ai e njihte atin e tyre Abraham, i cili kishte vdekur 1500 vjet më parë. Turma iu përgjigj Jezusit: "Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?" Jezusi ua ktheu: "Në të vërtetë, në të vërtetë Unë po jua them: para se të kishte lindur Abrahami, Unë Jam." (Gjoni 8:57,58) Kur e dëgjuan këtë, rrëmbyen gurë për ta vrarë, mirpo Ai arriti t'u shpëtonte.

Ata rrëmbyen gurë për ta vrarë, sepse, kur Jezusi përdori emrin "UNë JAM", e shpalli veten si Zoti Perëndi i Izraelit. Ishte "UNË JAM-i" që i foli profetit Moisi nga ferrishtja në flakë. Moisiu e pyeti Perëndinë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t'u them, Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju, dhe po të jetë se ata më thonë 'Cili është emri i Tij?' ç'përgjigje duhet t'u jap? Dhe Perëndia i tha Moisiut, "UNË JAM AI QË JAM." Dhe: "Do tu thuash bijëve të Izraelit, UNË JAM-i më ka dërguar te ju" (Eksodi 3:13,14).

Kur Jezusi foli se ishte "UNË JAM-i", po thoshte që Ai ishte Perëndia. Duke përdorur emrin personal të Perëndisë mbi veten, i dha atij publiku çifut deklaratën më të fortë që mund të jepte. Më vonë, në Ungjillin sipas Gjonit, Jezusi tha: "Unë dhe Ati jemi një" Atëhere çifutët rrokën gurët përsëri për ta vrarë. Jezusi u përgjigj: "Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati Im; për cilin nga këto më vrisni me gurë?" Judenjtë u përgjigjën duke thënë: "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po  për blasfemi, dhe sepse Ti, duke qënë njeri e bën veten Perëndi" (Gjoni 10:30-33).

Në fund të Ungjijve për gjyqin që i bëhet Jezusit përpara udhëheqsve Judenj. Ata e pyetën Jezusin: "Je Ti, pra Biri i Perëndisë?" Ai u përgjigj atyre: "Ju thoni se unë jam" (Luka 22:70) Kështu ata çjerrin rrobat duke thënë: "Ai blasfemoi! Ç'na duhen më dëshmitarë?" (Mateu 26:65) Pastaj e paraqitën te Pilati që ta kryqëzonin. Nga këto pasazhe duket qartë se armiqtë e Jezusit e besuan se Jezusi po shpallte veten Perëndi, si rrjedhojë e vranë.

Thomai, njëri nga dishepujt, nuk e kishte parë Krishtin e rinjgallur dhe u tha atyre që e kishin parë: "Po nuk e pashë në duart e Tij shenjën e gozhdave dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdave dhe dorën time në brinjën e Tij, unë nuk do të besoj."

Tetë ditë më vonë, Jezusi hyri mes tyre dhe tha: "Paqja me ju!" Pastaj u kthue nga Thomai dhe i tha: "Vëre gishtin këtu e shiko duart e Mia; shtrije dhe dorën dhe vëre në brinjën Time; dhe mos ji mosbesues, por besues." Thomai iu përgjigj: "Zoti im dhe Perëndia im!" (Gjoni 20:25-28) Me këto fjalë Thomai shpalli besimin e patundur në rinjgjalljen dhe hyjninë e Jezus Krishtit. Sauli, i cili më vonë u bë i njohur si apostulli Pal, i urrente të Krishterët dhe kishte marrë rrugën për në Damask për të arrestuar sa më shumë besimtarë të Krishtit që të ishte e mundur. Rrugës për atje pati një takim dramatik me Zotin e rinjgjallur Jezus Krisht.

Pasi e mori veten nga ai përjetim, Shkrimet thonë: "Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se Ai është Biri i Perëndisë." (Veprat 9:20) Sauli ishte një njeri i cili kishte persekutuar me furri burra e gra për besimin e tyre në Krishtin; mirpo, pasi u takua me Zotin e rinjgjallur, ai deklaroi se Jezusi është Biri i Perëndisë.

Më vonë apostulli Pal shkroi rreth Jezusit: "Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i paralinduri i çdo krijese, sepse në Të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, principata, dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të Tij dhe në lidhje me Të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjerat qëndrojnë në Të." (Kolosianëve 1:15-17) "Sepse tek Ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë." (Kolosianëve 2:9)

Me fjalë të tjera, Krishti zotëron natyrën e plotë hyjnore dhe atributet e Perëndisë duke qënë i pari në pozitën e Tij. I paralinduri, në më të shumtët e rasteve i referohet të qënit i parë në pozicion. Në kontekstine këtij pasazhi flet për të qënit i parë si i shquar,, mbi të tjerët, jo kronologjikisht. Krishti  është shëmbëlltyra ekzakte e Perëndisë, është sipas formës së plotë të Perëndisë. Ai është krijuesi dhe mbajtësi i Universit. Ai është i përjetshëm, sepse Ai ekzistonte përpara se bota të krijohej. Pa Krishtin bota do të pushonte së ekzistuari.

Apostulli Gjon shkruan: "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi" (Gjoni 1:1). "Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne" (Gjoni 1:14).

Gjoni thotë se Jezusi ishte në fillim me Perëndinë dhe se Jezusi ishte Perëndi. Më pas thotë se Jezusi u bë njeri dhe jetoi mes nesh. Nga dëshmite e armiqve dhe miqëve të Jezusit, Ai e shpalli veten Perëndi, por miqtë e Tij e pranuan dhe e adhuruan si Zot. Nëse Jezusi me të vërtetë është Perëndia, duhet t'i besojmë Atij !.

Çfarë duhet të themi për atë njeri që shpall të jetë Perëndia?

Ka shumë njerëz që thonë: "Unë jam gati ta pranoj Jezusin si një mësues të madh të moralit ose si profet, por nuk e pranoj shpalljen e Tij Zot." Nëse Jezusi ishte thjesht njeri, si mund të thuhet se ishte mësues i moralit ose profet?Çdo njeri që thotë gjëra të tilla nuk mund të konsiderohet i moralshëm dhe as profet i Zotit. Nëse thëniet e Jezusit nuk janë të vërteta, atëhere Ai është mashtruesi më i madh që ka njohur ndonjëherë njerzimi. Ai na jep vetëm dy zgjedhje: "Ose është Biri i Perëndisë, ose është ndonjë i marr a mos më keq." "Le të mos themi gjepura duke e përkrasuar nëse ishte mësues apo profet. Ai nuk na ka lënë ne në dorë.  [1]

Fakti që Jezusi bëri deklarata të tilla nuk provon asgjë në vetvete. Deklaratat mund mos jenë të vërteta. Pyetja që duhet ngritur është nëse ka apo s'ka arsye të mjaftueshme për të besuar nëse këto thënie janë të vërteta. A ka prova  prej Jezusit që mbështesin pretendimin e Tij se është Hyjni?

Çfarë provash dha Jezusi për të vërtetuar thëniet e Tij?

Gjenden tre burime kryesore provash që mështetin shpalljen e Tij se është Perëndi. Ato do të rradhiten këtu: Përmbushja prej Tij e profecisë, Jeta e pamëkatë dhe Mrekullitë e kryera prej Tij dhe së fundmi, Rinjgjallja e Tij. [2]

Ka qindra profeci rreth ardhjes së Krishtit të dhëna në librat e Dhjatës së Vjetër. Këto profeci u shkruan qindra vjet përpara se Jezu Krishti të lindëte. Disa prej tyre u parathanë mbi një mijë vjet përpara kohës se Krishtit.

Këtu është rradhitur veçse një numër i vogël profecish nga më domethënëset të përmbushura prej Krishtit. Secila nga referencat e Dhiatës së Vjetër shoqërohen nga referencat e Dhiatës së Re që tregon se kur u përmbush ajo profeci prej Tij.

  1. Ai do të lindej nga një grua (Zan 3:15; krahaso Gal 4:4)

  2. Ai do të lindej nga një virgjëreshë (Isa 7:14; krahaso Mat 1:21)

  3. Ai do të ishte nga fara e Abrahamit (Zan 12:1-3; 22:18; krahaso Mat 1:1; Gal 3:16)

  4. Ai do të ishte i fisit të Judës (Zan 49:10; Lk 3:23,33; krahaso Heb 7:14)

  5. Ai do të ishte i shtëpisë së mbretit David (2Sam 7:12; krahaso Mat 1:1)

  6. Ai do të lindë në Betlehem (Mik 5:2; krahaso Mat 2:1; Lk 2:4-7)

  7. Ai do të vajosej nga Fryma e Shenjtë (Isa 11:2; krahaso Mat 3:16,17)

  8. Ardhja e Tij do të njoftohej nga një lajmtar i Zotit (Gjon Pagëzori) Isa 40:3; Mal 3:1; krahaso Mat 3:1,2)

  9. Ai do të adhurohej nga dijetarët me dhurata (Ps 72:10; Isa 60:3,6,9 krahaso Mat 2:11)

  10. Ai do të shëronte shumë njerëz (Isa 53:4; krahaso Mat 8:16,17)

  11. Ai do të pastronte tempullin (Mal 3:1; krahaso Mat 21:12)

  12. Ai do të hynte ngadhinjmtar në Jeruzalem mbi një kërriç (Zak 9:9 krahaso Mat 21:4,5)

  13. Ai do të refuzohej nga të Tijët (Ps69:8; Isa 53:3 krahaso Gjoni 1:11; 7:5)

  14. Ai do të tradhëtohej nga një mik për 30 monedha argjëndi (Ps 41:9; 55:12-14; Zak 11:12,13; krahaso Mat 26:14-16,21-25)

  15. Paratë e tradhëtisë do të përdoreshin për të blerë tokën e një poçari (Jer 18:1-4; 19:1-4; Zak 11:12,13; krahaso Mat 27:9,10)

  16. Data e ardhjes dhe e vdekjes së Tij u dha në profecinë e madhe të shtatëdhjet javëve ashtu siç u tregua te Danieli 9:24-26 (krahaso Mat 21:1-11, Mat 27:35-50) [3]

  17. Mënyra e kryqëzimit jepet e detajuar.

  1. Do të rinjgjallej nga të vdekurit (Ps 16:10; krahaso Mk 16:6; Vep 2:31)

  2. Do të ngrihej në qiell (Ps 16:10; krahaso Vep 1:9)

  3. Do të ulej në të djathtën e Perëndisë (Ps 110:1; krahaso Heb 1:3)  [4]

Përmbushja e këtyre profecive është konfirmimi pre Perëndisë se Jezusi është Ai që tha se është. Këto profeci nuk mund të jenë përmbushur aksidentalisht.

Disa thonë se Ai lindi rastësisht në filan vënd dhe nga filan gjeneologji. Mirpo, si mund të lindë dikush rastësisht nga një  virgjëreshë dhe, si mundet të shërojë dikush të verbërit dhe të ringjallë të vdekurit rastësisht?. Si mund të vdesë ai rastësisht në formën egzakte të parathënë nga Shkrimi? "Matematicientët kanë llogaritur që probabiliteti që  gjashtëmëdhjetë profeci të përmbushen nga një njeri është 1 në 10" Pa përmëndur profecitë rreth Krishtit mbi vdekjen dhe pozicionin e Tij të tanishëm afër Perëndisë, mbeten gjashtëmbëdhjetë profeci të përmbushura nga Krishti. Këtu janë përmëndur jo më shumë se njëzet , kur në të vërtetë janë më shumë se nëntëdhjetë profeci të cituara në Dhjatën e Re nga Djata e Vjetër. Vetëm nga këto profeci është e qartë se Jezusi është i parashikuari që do të vinte për të çliruar njerzimin nga mëkati. [5]

E dimë që Perëndia nuk mund të gënjejë, edhe as që ka hije ndryshimi në Të (Hebrenjve 6:18; Jakobi 1:17). Duhet të nxjerrim si përfundim se Perëndia nuk mund t'i lejojë gjërat të tilla të ndodhin rastësisht dhe se në fakt, e ka miratuar atë që Jezusi tha mbi veten. Ne duheht të arrijmë në përfundimin se Jezusi ishte Ai që duhej të lindte nga një virgjëreshë e që do të quhej  i Mrekullueshmi, Këshilltari, Zoti i Plotfuqishëm, ashtu si parathuet tek Isaia 9:6.

Mrekullitë e Krishtit dhe jeta e Tij e pamëkate mbështesin pretendimin e Tij si Hyjni

Ungjijtë janë të mbushur me veprat e mrekullueshme të Jezusit duke pohuar hyjninë e Tij. Që nga mrekullia e Tij e parë me kthimin e ujit në verë (Gjoni 2:7) e deri në rinjgjalljen e Tij, e cila përmëndet në të gjitha ungjijtë, Ai e provoi se ishte Perëndi.

Ai e shpalosi autoritetin e Tij mbi natyrën duke e kthyer ujin në verë, duke ecur mbi ujë (Mat 14:25), duke shumuar pesë bukë për të ushqyer mbi pesë mijë vetë (Gjoni 6:11) dhe kur qetësoi erën dhe detin (Marku 4:39)

Ai e shpalosi fuqinë e Tij mbi sëmundjet bile edhe mbi vdekjen. Ai u hapi sytë të verbërve (Gjoni 9:7), i bëri të çalët  të ecin (Marku 2:3), shëroi sëmundjen e tmerrshme të lebrës (Marku 1:40-42), biles në raste të ndryshme rinjgjalli edhe të vdekur (Marku 5:35; Luka 7:11-15; Gjoni 11:43,44) [6]

I vetmi njeri që jetoi me sukses një jetë të pamëkatë ishte Jezus Krishti

Ka nga ata që mendojnë se në përgjithësi njeriu është i mirë, mirpo akoma askush s'është gjendur i përsosur përveç Jezus Krishtit. Në këtë jetë unë s'kam parë askënd që të ketë jetuar një jetë të përsosur. Në të gjithë historinë njerzore nuk ka të dhëna mbi ndonjë burrë apo grua të përsosur. I vetmi që u gjet i përsosur ishte Jezusi.

Pilati, i cili e dënoi Jezusin me vdekje për shkak të presionit nga udhëheqësit Judenj, tha: "Unë nuk po gjej asnjë faj tek ky njeri" (Lk 23:4). Ndërsa Jezusi varej në kryq, një ushtar Romak tha: "Me të vërtetë ky ishte njeri i drejtë" (Lk 23:47).

Nuk është e pamundur që t'i fshehësh fajet e tua ndaj syve të njerëzisë, por jo ndaj familjes e miqëve të ngushtë. Jezusi kishte shumë dishepuj, por të dymëdhjetë ishin natë e ditë me Të. Fjalët e tyre do t'i dëgjojmë tani. Apostulli Pjetër tha se Ai ishte si një "qënjgj i patëmetë dhe i panjollë" (1Pjet 1:19)

    "dhe nuk u gjet asnjë mashtrim nëgojë të Tij" (1Pjet 2:22)

    "Apostulli Gjon e quajti Atë "Jezu Krishti, I Drejti" (1Gjon 2:1)

    "Doktor Luka e thirri Atë " I Shenjtë" (Vep 4:27)

    "Pastaj apostulli Pal shkruan besimin e njezëshëm të kishës së hershme se Jezus Krishti "nuk njihte mëkat" (2 Kor 5:21)[7]

Rinjgjallja e Jezu Krishtit është prova kurorëzuese e Hyjnisë së Tij

Vdekja, varrosja dhe rinjgjallja ishin parathënë në Dhiatën e Vjetër ashtu siç u dhanë edhe më sipër. Përveç kësaj, Apostulli Pal deklaron kredon e kishës së hershme "se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve; dhe se Ai u varros, e u ngrit përsëri të tretën ditë sipas Shkrimeve." (1 Kor 15:3,4)

Vdekja dhe varosja e Jezus Krishtit, shto dhe faktit që dishepujt e gjetën varrin bosh  dhe besuan se panë Zotin e rinjgjallur, pranohet njëzëri si njgjarje historike nga pothuajse të gjithë akademikët të cilët merren me studimin e kësaj teme. [8]

Megjithëse këto fakte janë pranuar si histori, ka pasur përpekje të ndryshme për pa kundërshtuar rinjgjalljen e Jezusit, por asnjëra prej tyre nuk i hedh dot posht të gjitha faktet. Teoria e parë e quajtur "Teoria e Konspiraionit" u formua nga udhëjeqësit Judenj që e kryqëzuan Atë. Në tregimin e Mateut, kryepriftërinjtë i paguan rojet që kishin qënë përgjegjës për të ruajtur varrin, duke i udhëzuar: "Thoni: Dishepujt e Tij erdhën natën dhe e vodhën ndërsa ne po flinim ...dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mëruar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenj deri në ditën e sotme (Mat 28:13,15)

Kjo teori u kundërshtua nga Eusebiusi i Cezaresë në veprën e tij "Demonstrato Evengelica". Ai hodhi  mendimin se nuk do të ishte në natyrën e njerzëve që ishin dishpujt e Jezusit, që u mësoninstandarte morali të larta njerëzve që ishin dishepujt e Jezusit, që u mësonin standarte morali të larta njerzve, të mashtronin me qëllim mijëra e mijëra veta.

Më posht ai shprehet se është  e paimagjinueshme që një kospiriacoin i tillë të gjente miratimin dhe të ruhej nga të gjithë. Si mund të binin dakort njerzit të gjithe dishepujt, plus të pesëqind dëshmitarët e rinjgjalljes se Krishtit, që të thurnin dhe t'ia përkushtonin jetën e tyre një gënjeshtre të tillë? Eusebiusi krijoi një skicë satirike ku ai imagjinonte hartimin e konspiracionit. "Le të mblidhemi, që ti shpikim të gjitha mrekullitë dhe skenat e rinjgjalljes të cilat s'i pamë kurrë me sy dhe le ta tërheqim këtë rrenë gjer në varr! Përse të mos vdesim për hiç gjë? Përse të mos e pëlqejmë torturën dhe kamzhikët pa pasur asnjë arsye të qenësishme? Le të shkojmë në të gjitha kombet, t'i përmbysim institucionet e t'i akuzojmë zotat e tyre! Edhe nëse nuk arrijmë të bindim njeri, të paktën do të kemi kënaqësinë të marrim mbi vete dënimin për mashtrimet tona të mbrapshta"

Nuk ka asnjë motiv të mundshëm për të sajuar diçka të tillë. Përse duhej që këta njerëz të vinin në rrezik gjithçka e së fundi t'i jepnin fund jetës së tyre për një gënjeshtër? Çfarë do të përfitonin ata përveç talljeve, abuzimeve dhe vdekjes? Përse duhej që të gjithë të këmbëngulin, duke e parë vdekjen me sy, se si rinjgjallja ndodhi, kur duke hequr dorë mund të jetonin në paqe?

Nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka asnjë mundësi që ata ta kenë vjedhur trupin ndërsa ruhej prej ushtarëve Romakë. Ushtarët Romakë nuk flinin gjatë rojes, sepse nëse kapeshin, dënoheshin me vdekje. Kur udhëheqësit çifutë u thanë ushtarëve romakë se çfarë të thonin, ushtarët u shqetësuan, kështu Judenjtë u premtuan se do të ndërhynin për ta tek oficerët e tyre që të mos i ndëshkonin.

Edhe sikur ushtarët Romakë të kishin rënë në gjumë, si mund ta lëviznin dishepujt gurin e madh në hyjre të varrit pa i shqetësuar? [9]

Kjo teori ngre më shumë pyetje sesa ofron përgjigje. është më e arsyeshme të pranojmë dëshminë e dishepujve. Një tjetër nga këto teori është "Teoria e Zalisjes." H.E.G paulus te Das Leben Jesu.

Kjo teori pretendon se Jezusi bëri sikur vdiq. Me fjalë të tjera Ai pretendoi se vdiq. Ideja është që Ai nuk vdiq, në kryq por u vendos në varr kur kishte humbur ndjenjat. Ndërsa rrinte i shtrirë në varr, Ai u ripërtëri, ia ariti t'ia mbathte dhe më pas, i bindi dishepujt që ishte rinjgjalur prej së vdekurish.

Kjo teori nuk merret më seriozisht për arsyet që vijojnë. Ajo nuk arrin të konsiderojë shkallën e dëmtimeve fizike që Jezusi vuajti. Gjatë gjyqit Ai u qëllua në fytyrë nga Judenjtë, më pas u rrah nga rojet Romakë dhe u fshikullua me disa rripa të thurur ku ishin ngjitur copa metalike të cilat ia çanë mishin copë. Vetëm kaq mund t'i kishte sjellë vdekjen, por ky ishte veçse fillimi. E detyruan ta mbante kryqin e rëndë, derisa u shëmb nën peshën e tij. Pastaj e gozhduan në kryq tej për tej në kyçet e duarve dhe shputat e këmbëve. Mbeti i varur në kryq duke mundur të mbushej me frymë vetëm kur çohej lart i mbështetur te gozhdët. Mbas disa orëve të tilla, Ai vdiq dhe ushtarët Romakë ia tejshpuan ijen për t'u siguruar se kishte vdekur.

Pas kësaj Jezusi u mbështoll me 45 kremra Romakë për të vdekurit dhe u vendos në një varr të sapohapur. Hyrja e varrit u mbyll me një gur të stërmadh dhe u vulos nga qeveria Romake, në mënyrë që asnjë mos të hynte brënda.

Tani, sipas kësaj teorie, Jezusi na i paskash mbijetuar gjithë asaj vuajtjeje, ishte çmbështjellë vetë, kishte rrokullisur gurin e madh, ua dali mbanë dy rojeve Romake dhe pastaj kishte bindur dishepujt se ishte rinjgjallur! Kjo është e pamundur. [10]

Një tjetër teori e pabazë është quajtur "Teoria e Varrit të Gabuar" nga Kirsopp Lake, në studimin e tij të quajtur Fake Historike mbi Rinjgjalljen e Jezu Krishtit.

Ai shkroi se gratë hynë në varrin e gabuar dhe aty gjetën rojtarin. Ai pak a shumë u tha  diçka të tillë: "Nëse po kërkoni Jezusin, Ai nuk është këtu". Dhe përpara se roja t'iu shpjegonte se kishin hyrë në varrin e gabuar gratë kishin ikur me të katra. Më vonë, dishepujt panë vizione të Jezusit dhe tregimi i grave u quajt tregimi i varrit bosh, ashtu siç e njohim të gjithë sot e kësaj dite.

Kjo teori është refuzuar si e papranueshme nga ana logjike dhe e pabazuar në prova. Sipas tregimit të Ungjijve gratë e dinin mirë se ku u varros Jezusi (Lk 23:55) Qëllimi i tyre ishte të dinin se ku ishte vendosur që të ktheheshin të Shtunën në mënjgjes që të vizitonin varrin. Prandaj është e pamundur që të kenë vajtur te varri i gabuar.

Versioni "Lake" i njgjarjeve është bëre duke i seleksionuar në mënyrë arbitrare vetëm ato fakte që ai do që të besojë. Për shëmbull, atij i volit që të harrojë të përmëndë se gratë e gjetën gurin e varrit të rrokullisur tutje se ato hynë në varr dhe trupi i Tij ishte zhdukur. Nuk më duket që gratë janë vetë në mëdyshje mbi vëndin e varrit!Ai gjithashtu harron të përmëndë se personi të cilin ai e quan rojtar, në të vërtetë ishte një ënjgjëll, dhe se ënjgjëlli tha: "Ai nuk është këtu, por është rinjgjallur!" (Lk 24:6).

Goditja kryesore që i jepet kësaj teorie është fakti se kushdo që do të kish dashur të dinte nëse kjo gjë  ishte e vërtetë ose jo, mund të kishte vajtur te varri dhe ta kishte zbuluar. Sepse përderisa varri ishte vulosur dhe i ruajtur me roje kjo do të thoshte që informacioni ishte i vlefshëm për këdo që donte të kontrollonte. Dishepujt mund të kishin kontrolluar vetë për të parë nëse të gjitha këto ishin të vërteta, gjë që është regjistruar në Ungjijtë. Për më tepër, udhëheqësit çifutë pa dyshim mund të kishin qënë në gjëndje t'i ndalonin  dishepujt që të flisnin për rinjgjalljen, duke e nxjerrë trupin e Krishtit si provë. Pasi kaluan tërë ato peripeci që si e si ta vrisnin Jezusin, fare mirë mund t'ua kishin mbyllur  gojën dishepujve duke ua provuar të gjithëve se Jezusi ishte akoma në varr. Mirpo këtë se bënë dot, sepse varri ishte bosh!. [11]

Teoria e fundit që do të përmënd është "Teoria e Haluçinacionit". Sipas kësaj teorise ato që dishepujt thanë se panë, ishin thjesht hulaçinacione. E para e punës, haluçinacionet nuk janë sëmundje ngjitëse. Dy njerëz ose më shumë nuk mund të përjetojnë haluçinacionet të njëjta, lëre pastaj të 11 dishepujt.

Parapërgatitja mendore që kërkohet për të arritur në haluçinacuon nuk ndodhi me dishepujt. Dishepujt nuk e prisnin që Ai të rinjgjallej nga të vdekurit. Për shëmbull, kur gratë u kthyen te dishepujt duke u thënë se varri ishte i hapur dhe fjalët e ëngjëllit, ata nuk i besuan. Mëndjet e tyre nuk ishin në gjëndje të stisnin një haluçinacion mbi rinjgjalljen e Tij. Jezusi u shfaq disa herë, në vënde të ndryshme, ndërsa dishepujt kryenin punë të ndryshme. Për shëmbull një herë, dy prej tyre po ecnin, ndërsa një herë tjetër ishin duke ngrënë.

Haluçinacionet zakonisht ndodhin rrallë, kur njerzit kanë marrë droga të fuqishme, ose kur vuajnë nga privime fizike, si mungesa e ushqimit dhe e ujit, ose raskapitje ekstreme.

Është e paimagjinushme që mbi 500 veta të kenë pasur haluçinacione të njëjta, gjë që në të vërtetë ndodhi. Apostulli Pal i shkroi kishës në Korinth duke u thënë të pyesnin disa nga pesëqind njerzit që e kishin parë Zotin e rinjgjallur, nëse vërtetë e kishin parë Krishtin të rinjgjallur ose jo, që besimi i tyre të forcohej. (1Korintasve 15:6)

Edhe kjo teori,pra është braktisur, sepse nuk mund t'i shpjegojë faktet e shfaqjeve të shumta të Jezus Krishtit. Gjithashtu nuk është e mundur që dy ose më shumë njerëz të përjetojnë të njëjtin haluinacion. [12]

Të gjitha këto teori të ndryshme u japin tregineve të Ungjijve një besueshmëri të konsiderueshme. Ato provojnë se Jezusi i historisë që u kryqëzua, ka ekzistuar. Ato provojnë se dishepujt e gjetën varrin bosh dhe se e besuan se panë Zotin e rinjgjallur. Pastaj ata u përpoqën të gjenin një mënyrë se si ta shpjegonin, por nuk qene në gjëndje ta bënin. [13]

Faktet thonë se Krishti u kryqëzua, u varros dhe se dishepujt e besuan se kishin parë Zotin e rinjgjallur Jezu Krisht.

Ja ç'prova kemi mbi Rinjgjalljen

  1. Kemi dëshmitë e të katër Ungjijve se Jezusi u kryqëzua, u varros dhe se ai iu shfaq dishepujve në disa raste të ndryshme.

  2. Kemi shfaqjet e  Jezusit të bazuara mbi dëshmitë e dëshmitarëve okularë (pa teori të besueshme natyraliste). Nuk ishin vetëm 11 dishepuj ata që panë Zotin e ringjallur, por mbi pesëqind veta në të njëjtën kohë, shumë prej të cilëve ishin gjallë kur Pali i shkroi kishës në Korint. Nëse nuk do të kishin ekzistuar këta dëshmitarë të gjallë kur Pali shkroi këtë letër, atëhere ai do të ishte diskredituar si mësues dhe mësimet e tij do të fshiheshin krejt.

  3. Kemi ndryshimin e dishepujve të Jezusit që, nga burra zemër lëshuar, të pashpresë e të friksuar, u kthyen në shpallës të guxinshëm të të rinjgjallurit Zotit Jezus. Këta ishin ata burra që, pasi e panë Krishtin e rinjgjallur ishin të gatshëm të vuanin e të vdisnin për besimin e tyre në Zotin e ringjallur. Njerzit kanë dhënë jetën për çfarë besojnë, por sa e kanë dhëne jetën për diçka që e dinin se nuk ishte e vërtetë? ASKUSH! Tradita e Kishës thotë se Apostulli Gjon qe i vetmi që nuk u martirazua për besimin e tij megjithëse edhe ai vuajti shumë në duart e Romakëve dhe të Judenjëve. Më lini t'ju them diçka, "gënjeshtarët nuk bëhet dot martirë të zotë."

  4. Kemi varrin bosh. Mund të shkoni edhe sot e të shihni nëse Jezusi është aty, por do ta gjeni bosh. Judenjtë, të cilët iu kundërvunë mësimit mbi rinjgjalljen mund t'i kishin dhënë fund këtij mësimi duke i treguar botës mbarë se Jezusi ishte akoma në varr, por smundën . Meqënse nuk e mohonin dot që varri ishte bosh, ata sajuan thashethemin se dishepujt e vodhën trupin e Tij në mes të natës. Por, ashtu siç e kemi hedhur poshtë tashme këte argument, i vetmi shpjegim i mundshëm është të pranojmë dëshminë e dishepujve si të vërtetë.

  5. Kemi ekzistencën e Kishës sot, mesazhi i së cilës ka për spirancë të saj rinjgjalljen. Pali shkroi te 1 Kor 15:17,20: "nëse Krishti nuk është rinjgjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni akoma në mëkatet tuaja. Por Krishti është rinjgjallur nga të vdekurit." Kisha, gjithashtu ka dy urdhërime: Pagëzimin dhe Darkën e Zotit. Të dyja këto flasin për vdekjen, varosjen dhe rinjgjalljen e Krishtit. Gjithashtu, fakti që Kisha adhuron ditën e Dielë në vënd të ditës së Shtunë, dita e çifutëve për adhurim, është një e dhënë e rinjgjalljes. Arsyeja që të Krishterët adhurojnë në ditën e Dielë, është sepse Krishti u rinjgjall ditën e Dielë. Kisha nuk do të ekzistontë sot nëse të tëra këto nuk do të ishin të vërteta.

  6. Kemi gjithashtu kthyerjen e besimit të Apostullit Pal. Pali nuk ishte kanditati i mundshëm i cili, idenë se Krishti ishte rinjgjallur prej së vdekuri, do ta pranonte kollaj. Ai po e persekutonte Kisheën me zell. Por kur Pali e takua me Zotin e rinjgjallur në rrugën për Damask, bëri një kthesë të plotë. Nuk e refuoi më mësimin mbi rinjgjallje, përkundrazi u kthye në një nga shpallësit më të mëdhenj të saj. [14]

Duke u rinjgjallu Jezusin nga vdekja, Zoti e ka aprovuer dhe e ka përligjuar personin e Jezusit dhe tërë mesazhin e Tij

Letra e drejtuar Kishës në Romë thoshte se Jezusi ishte "I deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së Shenjtërisë, nëpërmjet rinjgjalljes prej së vdekuri..."(Rom 1:4)

Perëndia vuri vulën e pëlqimit të Tij mbi Jezusin kur e rinjgjalli nga vdekja. Ka patur shumë profetë dhe mësues në të gjitha kohërat, por ata janë të gjithë akoma në varret e tyre.Vetëm një njeri është rinjgjallur për të mos vdekur kurr më, Jezusi!Perëndia nuk do të kishte rinjgjallur një gënjeshtar nga vdekja.

Ju mund të thoni "Nëse është e vërtetë që Jezusi është Zot, si mund të jetë Ai Biri i Perëndisë? A mund të ketë Perëndia Bir? Mos kjo do të thotë që të Krishterët adhurojnë dy ose më shumë Perëndi?

Si mund të ketë Perëndia Bir?

Jezusi ishte Biri i Përjetshëm i Perëndisë. Ai është Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, fillimi dhe mbarimi. Ai ka qënë dhe do të jetë gjithmonë. Në Ungjillin sipas Gjonit shkruhet: "Tani më përlevdo o Atë, pranë Teje, me lavdinë që Unë kisha pranë Teje para se të bëhej bota" (Gjoni 17:5). Në kohën e shkuar të përjetësisë, përpara se bota të krijohej. Jezus Krishti ishte me Perëndinë. Ai nuk ka as fillim as fund.

Jezusi quhej Biri i Perëndisë, sepse ky titull shpreh më mirë marrdhënien e Tij me Atin. Nuk do të thotë që Ati erdhi i pari, pastaj erdhi Biri. Perëndia thotë "....Ti je Biri Im sot më linde." (Ps 2:7) Ky Psalm u shkrua rreth një mijë vjet përpara lindjes së Jezu Krishtit dhe është cituar te libri i Hebrenjve duke iu referuar Krishtit. Pra fjala "sot" shpreh të tashmen universale ose të tashmen e përjetshme. Nuk po flet për lindjen prej virgjëreshës, por për marrdhënien e përjetshme midis Atit dhe Birit. Tek Isaia, proferti thotë: "një djalë na ka lindur" Marrëdhënia e Jezusit me Atin ka qënë ajo e Atit me Birin gjatë gjithë përjetësisë. [15]

Jezus Krishti është zanafilla e përjetshme e Perëndisë. Libri i Hebrenjve thotë për Jezusin: "duke qënë shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qënies së Tij.." (Heb 1:3) Me një mënyrë të shprehuri mund të mendojmë Birin si dikë që gjithmonë buron nga Perëndia, ashtu si dritanga llampa. Jezusi është përfaquesi preçiz i natyrshëm dhe esencës së Perëndisë. [16]

Ati dhe Biri janë të përjetshëm dhe Biri është Imazhi i shprehur i Atit. Kur ndez një zjarr ke ndriçimin dhe ngrohtësinë. Ngrohtësia nuk vjen përpara dritës dhe as drita nuk vjen përpara ngrohtësisë. Si ngrohtësia ashtu edhe drita vijnë paralelisht. Në mënyrë të njgjashme Ati nuk vjen përpara Birit dhe as Biri nuk vjen përpara Atit, por që të dy janë të përjetshëm. Biri është shprehja fizike e Atit. Te Filipianëve na thuhet se si Jezusi u bë njeri. "Jezu Krishti, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qënë barabar me Perëndinë, por e zbrezi veten e Tij, duke marrë trajtën e një shërbëtori, e u bë i njgjashëm me njerzit" (Filipianëve 2:6,7).

Megjithatë Jezusi ka ekzistuar gjithmonë në formën e Perëndisë, duke qënë i barabartë me Të, Ai nuk u mbajt te te drejtat e Tij, as te lavdia e Hyjnisë, por e përuli Veten, duke lënë mënjanë reklamimin e vullnetshëm të atributeve të Tij hyjnore që kështu të bëhej njeri. Ai nuk rreshti së qëni Perëndia, vetëm sa la ushtrimin e lirë të disa prej atributeve të Tij.

Në novelën e Mark Twain-it "Princi dhe Leckamani", i biri i Henrit VΙΙΙ, ndryshon përkohësisht pozicionin e vet me atë të një djali të varfër Londre. Kjo na jep një ilustrim të asaj që bëri Krishti. Krishti zhveshi takëmet e tij princore për t'i shkëmbyer përkohësisht me rreckat e djalit të varfër. Ai mori pamjen e një leckamani dhe jetoi me të varfërit për një farë kohe, por mbetej gjithësesi princ. Po kështu Jezusi e zhveshi veten nga Lavdia e Tij dhe u kthye në njeri.

Për Jezusin Perëndia përgatiti një trup njerzor të përsosur. "Prandaj, duke hyrë në botë, Ai thotë... bëre gati për mua një trup." (Hebrenjve 10:5) Trupi fikik i Jezusit ishte i përsosur për shkak se u përgatit nga Perëndia. Jo vetëm që ai trup ishte i përsosur nga ana biologjike, por ai nuk mbarti me vete natyrën mëkatare të njeriut. Ky trup u formua nga vetë Perëndia, ashtu si edhe trupi i Adamit të parë (1 Kor 15:45 dhe Romakëve 5). [17]

Mrekulli e madhe e mishërimit nuk qëndron edhe aq në liden e një fëmije nga një virgjëreshë, megjithëse kjo mbetet mrekulli, por në krijimin e mbinatyrshëm të trupit të Jezusit në mitrën e saj! Engjëlli Gabriel i tha Marisë, "Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë" (Luka 1:35. Engjëlli Gabriel e siguroi edhe Jozefin: "...Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është njgjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë" (Mateu 1:20). Jezusi u ngjiz nga Fryma e Shenjtë.

Perëndia bëri gati për Birin e Vet një trup dhe e vendosi në mitrën e virgjëreshës Mari si shenjë të Përmbushjes së Fjalës së Tij.

"Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajnë Emanuel."(Isaia 7:14) Kuptimi i emrit Emanuel jepet te Mateu 1:23 dhe do të thotë "Zoti me ne".

Pra në kohën e caktuar Maria lindi Birin e Perëndisë. Ai ishte tërësisht Perëndi dhe në të njëjtën kohë tëresisht njeri. Apostulli Pal shkruan mbi natyrën e Tij Hyjnore: "sepse te Ai banon trypërisht gjithë plotësia e Hyjnisë." (Kolsianëve 2:9)Apostulli Gjon shkruan mbi natyrën e Tij njerzore: "Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhu në mish, nuk është nga Perëndia..." (1 Gjoni 4:3).

Biri i përjetshëm i Perëndisë mori fomën e mishit njerzor që të paguante për mëkatet tona në kryq që ne të mund të paqtohemi me Perëndinë, jo nëpërmjet veprave tona të mira, por nëpërmjet veprës së përfunduar të Jezu Krishtit.

Më lejoni tani t'i përgjigjem pyetjes suaj, "A adhurojnë të Krishterët  tre Perëndi?" Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme e cila ka nevojë për përgjigje, sepse ka shumë ngatërresa mbi këtë çështje. Jo vetëm që është e rëndësishme  për hir të vërtetës, por edhe që ne të dimë kush është Perëndia. "Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohim Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që Ti ke dërguar." (Gjoni 17:3) Si mund të shpëtohemi nëse nuk e njohim atë që na shpëton? Si mund ta vendosim besimin tek Ai?"Edhe pa besim është e pamundur t'i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë Atë" (Hebrenjëve 11:6).

A adhurojnë të krishterët tre Perëndi?

Shkrimet e mësojnë qartë dhe e theksojnë se ka vetëm një Zot. "Dëgjo, pra, Izrael, ZOTI, Perëndia ynë është Një i vetëm!" (Ligji i Përtërirë 6:4) Fjala "një" në këtë fragment nuk do të thotë "i vetëm", por do të thotë "njësh-unitet". Përdoret e njëjta fjalë kur thuhet se burri dhe gruaja bëhen "një mish"

(Zanafilla 2:24) Shprehja "një mish" këtu flet për unitetin e plotë të çiftit të martuar. Te Numrat 13:23 "një" flet për filën e rrushit, megjithëse ka shumë kokrra rrushi në të. Pra, është e rëndësishme të kuptojmë se, megjithëse fragmenti te Ligji i Përtërirë 6:4 është një thënie korçize monoteizmi, ajo nuk e përjashton konceptin e Trinisë.

Kredoja Athanasiane e shpreh kështu besimin trinitar: "Ne adhurojmë një Zot në Trini dhe Trininë në unitet; në bëjmë dallim midis personave, por nuk e ndajmë esencën." Vazhdon kështu duke thënë: "Të tre personat janë bashkarisht të përjetshëm dhe të bashkë barabartë me njëri tjetri, kështu pra .... ne adhurojmë unitetin e plotë në Trini dhe Trininë në unitet." [18]

Doktrina e trinisë nuk është sezultati i spekullimeve, por i zbulesës nga lart. Nëse vetëm njerzit do të formonin një sistem fetar, do t'i bënin doktrinat e sistemit të lehta për tu kuptuar. Megjithatë Trinitia mbetet mister, pasi e tejkalon imagjinatën dhe përvojën tonë. Askush nuk do t'i kishe vajtur në mëndje të hamendësonte një koncept se ai i Perëndisë tonë në tre persona. Doktrina e trinisë nuk është themeluar nga spekullime të thjeshta, ajo na është zbuluar nëpërmjet Fjalës së Perëndisë.

Çfarë na zbulon atëhere Fjala e Perëndisë rreth doktrinës së Trinisë?

Në Dhjatën e Vjetër, Perëndia përdorte përemra dhe emra në shumës për t'iu referuar vetes. "Pastaj Perëndia tha: 'ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me Ne'...." (Zanafilla 1:26) dhe "... të zbresim, pra, atje poshtë  dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre" (Zanafilla 11:7).

Dhjata e Vjetër bën gjithashtu dallimin midis Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. "..qysh në fillim nuk fola në fshetësi: kur këto fakte ndodhnin, unë isha atje. Dhe tani Zoti Perëndi, dhe Fryma e Tij më kanë dërguar. Kështu thotë ZOTI, Shpëngimtari yt...." (Isaia 48: 16,17)

Doktrina e trinisë shtjellohet më qartë  në Dhiatën e Re ku mësohet se ekzistojnë tre persona që njihen si Perëndi.

Ati njihet si Perëndi. (Gjoni 6:27; Rom 1:7; Gal 1:1) "Pali, apostull jo nga njerzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e rinjgjalli prej se vdekurish." (Gal 1:1) [19]

Biri njihet si Perëndi përmes karakteristikave të veta të brëndshme të cilat përshkruajnë mënyrat e veçanta në të cilat Ai ekziston dhe vepron.

  1. Jezusi është i përjetshëm. (Gjoni8:58; 17:5,24; Kol 1:15; Gjoni 1:1) Profeti Mikea flet mbi ekzistencën e përjetshme të Jezusit. "Por ti, o Betlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua Ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë." (Mikea 5:2) Jezusi ka ekzistuar që në kohërat e vjetra, që nga përjetësia. Ai ekzistonte përpara kohërave dhe kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari.

  2. Jezusi është i kudogjendshëm. (Mat 18:20; 28:20; Gjoni 3:13; Efs 1:23)Krishti tha kështu për veten: "Askush nuk u ngjit në qiell, përveç Atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell" (Gjoni3:13). Jezusi ishte mbi tokë e megjithatë, në të njëjtën kohë gjëndej në parajsë.

  3. Jezusi di gjithçka. (Luka 6:8; 11:17, Mat 24,25; Gjoni 16:30; 21:17; Kol 2:3) Apostulli Pal shkruan: "..Krishti, ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes" (Kol 2:3).

  4. Jezusi është i gjithfuqishëm. (Mat 9:11-25; 21:29; 28:18; Marku 5:11-15; Luka 4:38; Gjoni 5:19) Në librin e Hebrenjve Ai është "duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së Tij..." (Heb 1:3).

  5. Premtimet e Jezusit dhe personi i Tij janë të pandryshueshëm. "Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë" (Heb 13:8).

Biri, jo vetëm  që njihet nga atributet e Tij të shenjta, por gjithashtu deklarohet Perëndi. Në librin e Hebrenjve, Perëndia Atë po i flet Birit të Tij: "Froni yt, o Perëndi, është në shekuj të të shekujve..." (Heb 1:8). Ndërsa tek Isaia 9:5 Jezusi quhet "Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm...". [20]

Fryma e Shenjtë gjithashtu njihet si Perëndi. Në librin e Veprave apostulli Pjetër i tha një burri të quajtur Anania: "...pse Satani ta mbushi zëmrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë...?" Më vonë i thotë: "...ti nuk ke gënjyer njerzit, por Perëndinë!" (Veprat 5:3-4). Fryma e Shenjtë nuk është thjesht një ndikim ose një fuqi, por një person. Ai është një person me itelekt, (1Kor 2:11), me emocione (Rom 15:30; Efs 4:30)dhe vullnet (1Kor 12:11).

Fryma e Shenjtë gjithashtu njihet si Perëndi përmes cilësive të Veta të brëndshme që edhe përshkruajnë mënyrat e veçanta në të cilat Ai ekziston dhe vepron.

Fryma e Shenjtë është i dallueshëm prej Atit dhe Birit. "Por, kur të vijë Ngushëlluesi, që do t'ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im..." (Gjoni 15:26).

Fjala e Perëndisë na zbulon  se ka vetëm një Perëndi. E megjithatë ekzistojnë tre Person që njihen si Perëndi. Të tre janë të bashkë-përjetshëm dhe bashkë-barabartë. Një përkufizim i thjeshtë i trinitisë së Perëndisë thotë se ka vetëm një Perëndi të gjallë e të vërtetë, një në esencë, që ekziston përjetësisht në tre persona, Atë Bir dhe Fryma e Shenjtë (Mat 28:19; 2Kor 13:14).

Ata që përpiqen ta çkoklavisin këtë mister i njgjasojnë djalit të vogël i cili po gërmonte një gropë në rërë për të futur aty oqeanin. Perëndia është një qënie  që qëndron përmbi të kuptuarit njerzor dhe atë që njohi pëe Të e dimë sepse Ai ka zgjedhur të na shfaqë. A mund të pretendojmë të kuptojmë me të vërtetë një qënie i cili  ka krijuar kohën, hapsirën dhe energjinë, të cilat përmbajnë Universin?A mund ta kuptojmë një qënie  që vetëkziston pa kurrfarë nevoje të jashtme?

Neve na duhet ujë, ushqim, veshmbathje dhe strehë që të jetojmë, pa përmendur oksigjenin. Gjithësesi Perëndia nuk ka nevojë për gjë. Ai nuk ka nevojë për kohë, hapësirë apo energji, sepse qëndron përmbi kohën dhe energjinë duke ekzistuar përmes fuqisë së Tij. Ai nuk ka nevojë për njeriun, sepse tashme ka një miqësi të përsosur me Vetveten, Atin Birin dhe Frymen e Shenjtë.

Megjithëse nuk ka një analogji të përsosur në përvojën njerzore që të shpjegojë ose të ilustrojë doktrinën e trinisë, mua më ka ardhur në ndihmë mendimi  se të tre personat  e trinitisë janë të njgjashëm me tre dimensonet e hapsirës. Hapsira ka gjerësi, lartësi dhe thellësi. Nëse njëra prej tyre mungon, hapësira nuk ekziston. Të tria dimensionet janë hapsirë. Ka vetëm  një hapsirë në tre dimensione. Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjtë janë e njëjta esencë e megjithatë të dallueshëm nga njëri tjetri. [22]

Përmbledhje

Ne besojmë te Jezusi sepse vetëm nëpërmjet Tij mund të marrim faljen e mëkatëve dhe jetën e përjetshme. Nuk mund ta fitojmë rrugën për në kënaqësinë me Perëndinë dhe as nuk mund ta heqim qafe vetë borxhin e mëkatit që ia detyrojmë Perëndisë. Gjothësesi, përmes vdekjes së Jezu Krishtit borxhi ynë është paguar dhe nëpërmjet jetës së Tij kemi paqe me Perëndinë.

Ne besojmë se Jezusi është Perëndi, sepse Ai e shpalli veten të tillë dhe la pas shumë prova të pakundërshtueshme se Ai është vetë Perëndi. Si miqtë e tij, ashtu dhe armiqtë, i dëgjuan thëniet e Tija se Ai ishte Perëndi dhe ato janë regjistruar në Shkrimet e Shenjta. Ai i përmbushi të gjitha profecitë rreth ardhjes, jetës, shërbesës, vdekjes, varrosjes dhe  rinjgjalljes së Tij. Jetoi pa mëkatuar dhe kreu një numër të madh mrekullish. Së fundi u rinjgjall nga vdekja për të mos vdekur më kurrë dhe tani është në anën e djathtë të Atit në qiell.

Ne  besojmë se Jezusi është Biri i përjetshëm i Perëndisë, pa fillim dhe fund. Ai u ngjiz nga Fryma e Shenjtë dhe u lind nga e virgjëra Mari. Ai jetoi një jetë pa mëkat dhe vdiq në vëndin tonë për të paguar mëkatin tonë që ne të shpëtohemi. Ai është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri. Ai është i bashkë-barabartë dhe i bashkë-përjetshëm me Atin. Ne besojmë në një Perëndi të gjallë e të vërtetë, një në esencë, që ka ekzistuar përjetësisht në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

Bibliografi

Indeks

  1. Krishterimi i Mirëfilltë: Mendimi se, ose duhet të pranojmë vetëshpalljen e Jezusit si Zot, ose ta refuzojmë si mashtrues, gjithashtu dy citatet e fundit janë të C.S. Lewis fq.77-78

  2. Kur Skeptikët pyesin: Tri rrymat kryesore të provave mbi hyjninë e Krishtit janë nga fq.113

  3. Udhëzues Ilustrativ mbi mbi profecitë e Biblës: Informacion dhe shpjegim i profecisë së 70 javëve të dhëna  në librin e Danielit fq.252

  4. Kur Skeptikët Pyesin: Pjesa më e madhe e profecive të rrështuara aty gjenden në faqet 114-115

  5. Kur Skeptikët Pyesin: Citati mbi probabilitetin është marrë në fq 116

  6. Kur Skeptikët Pyesin: Pjesa më e madhe e shembujve gjëndet në fq.117

  7. Kur Skeptikët Pyesin: Shembujve gjëndet në fq.116-117

  8. Rinjgjallja e Jezusit: Informacion rreth thënieve të pjesës më të madhe të akademikave mbi vdekjen, varrosjen, varrin bosh dhe dishepujt që besuan se e panë Zotin e rinjgjallur fq.24

  9. Mësimi i së Vërtetës mbi Rinjgjalljen: Informacion që kundërshton "Teorinë e Konspiracionit" fq.20

  10. Mësimi i së Vërtetës mbi Rinjgjalljen: Informacion që kundërshton "Teorinë e Zalitjes" fq.31-34

  11. Mësimi i së Vërtetës mbi Rinjgjalljen: Informacion që kundërshton "Teorinë e Varrit të Gabuar" fq.35-36

  12. Rinjgjallja e Jezusit: Informacion mbi "Teorinë e Hulaçinacionit" dhe të faktit që dy persona nuk mund të përjetojnë të njëjtën haluçinacion fq.26-27

  13. Mësimi i së Vërtetës mbi Rinjgjalljen: Këto teori alternative e dhurojnë besueshmërimë të konsiderueshme tregimeve të Ungjijve fq.36

  14. Rinjgjallja e Jezusit: Ide mbi provat fq.33-38

  15. Leeksione të Teologjisë Sistematike: Jezusi është Biri i përjetshëm i Perëndisë fq.89

  16. Krishterimi i Mirëfilltë: Shëmbulli i Birit që emeton prej Atit fq.267

  17. Shumë të vërteta të Pakundërshtueshme: Jezusi njeri fq.60

  18. Leksione të Teologjisë Sistematike: Kredoja Athanasianse fq.90

  19. Leksione të Teologjisë Sistematike: Ati njihet si Perëndi fq.92

  20. Leksione të Teologjisë Sistematike: Biri njihet si Perëndi  fq.92-93

  21. Leksione të Teologjisë Sistematike: Fryma e Shenjtë njihet si Perëndi fq.96-97

  22. Krishterimi i mirefilltë: Analogjia e tre dimensioneve te hapsirës e përdorur për të ilustruar Trininë fq.248


Ktheu tek faqja: Jezusi

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"