Hyrje

Islamizmi, ashtu edhe krishterimi i mbahen besimit se Perëndia caktoi profetët dhe apostujt për të udhëhequr njerëzimin nëpër rrugën e drejtë. Perëndia i frymëzoi dhe u dërgoi këtyre njerëzve zbulesën e tij për drejtim. Sot kjo zbulesë është në dispozicionin tonë në formë të shkruar.

Myslimanët dhe të krishterët, emrat si Adami, Abrabami, Isaku, Jakobi, Moisiu, Davidi, Solomoni dhe Jezusi i njohin mirë. Ndërkohë që islamizmi dhe krishterimi e beson Jezusin si Fjala dhe Fryma e Perëndisë, krishterimi shkon pak hapa më tutje, por tepër thelbësorë. Ata e shpallin Jezusin si Shpëtimtarin e njerëzimit, i dërguar nga Perëndia për këtë qëllim.

Njerëzit kërkojnë, sot më shumë se kurrë, të njohin gjërat që i rrethojnë. Ata pyesin, 'Pse?' dhe 'Si?'. Hetimi i tyre përfshin, gjithashtu, edhe besimin e krishterë. Jemi të vetëdijshëm se jo ēdokush, përfshirë këtu edhe shumicën e myslimanëve, ka kohë për të lexuar libra voluminozë. Për këtë arsye, më poshtë paraqitet një version i shkurtuar, për t'iu përgjigjur një interesimi të tillë, se kush ishte Jezusi dhe pse ta ndjekësh atë.

Ndonëse titujt e nderit nuk janë paraqitur pranë secilit emër, autori dhe botuesi kanë për profetët dhe apostujt respektin më të lartë.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"