Kapitulli 1: Libri

Për myslimanët Kur'ani dhe Hadithi (traditat) janë autoriteti më i lartë. Për të krishterët, ajo që bëhet qëndra e burimit të besimit, është Bibla. Bibla është një bashkim, ose bibliotekë librash. Vetë fjala 'Bibël' e ka prejardhjen nga fjala greke 'biblia', që do të thotë 'librat'.

Të 66 librat e Biblës janë shkruar nga një numër i caktuar njerëzish të Perëndisë për një periudhë prej 1.500 vitesh, në tre gjuhë të ndryshme. Ata vinin nga fusha të ndryshme të jetës: ishin profetë, mbretër, barinj, peshkatarë, studiues, ushtarë, nëpunës shtetërorë, doktorë dhe misionarë. Ndonëse këta njerëz vinin nga fusha të ndryshme të jetës dhe jetuan në kohë të ndryshme, të gjithë u thirrën nga Perëndia për një qëllim: të shpallin fjalën e tij.

Përveē Biblës, ka edhe shumë libra të tjerë që na tregojnë të vërteta të mëdha, por Bibla ndryshon prej tyre. Ajo nuk na tregon vetëm për ekzistencën e një Perëndie të shenjtë, i cili na krijoi dhe na do të gjithëve, por, gjithashtu, që ne kemi humbur rrugën tonë për tek ai për shkak të mëkatit. Ajo na tregon se si të kthehemi tek Ai dhe të qëndrojmë në praninë e tij përgjithmonë.

Përmbajtja e Biblës

Bibla është e ndarë në dy pjesë, Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Këto dy pjesë fokusohen në dy marrëveshje të mëdha që bëri Perëndia, të quajtura 'besëlidhje': e para me kombin e Izraelit, me ndërmjetësinë e Moisiut, dhe e dyta me të gjithë njerëzimin, nëpërmjet Jezusit.

Dhiata e Vjetër

Dhiata e Vjetër rregjistron marrëveshjet e Perëndisë me popullin e Izraelit mbi bazën e besëlidhjes që bëri ai me ta nëpërmjet Moisiut. Fillimi flet për krijimin e njeriut, përmbytjen, thirrjen e Abrahamit dhe zgjedhjen e popullit të Izraelit përmes brezit të Isakut dhe Jakobit.

Pas ēlirimit të mrekullueshëm të popullit të Izraelit nga skllavëria në Egjipt dhe vendosjes së besëlidhjes dhe ligjit nëpërmjet Moisiut, Dhiata e Vjetër rregjistron historinë e marrëveshjes së Perëndisë me Izraelin. Gjithashtu, na tregon edhe për ngritjet dhe rëniet e këtij kombi, për rebelimin e tyre kundër Perëndisë dhe shumë paralajmërime profetike dhe dënime që Perëndia solli mbi Izraelin. Përgjatë gjithë kësaj shohim edhe një sërë profecish që lidhen me ardhjen e një Shpëtimtari, Mesisë, dhe lidhjes së një besëlidhje të re.

Dhiata e Re

Dhiata e Re është historia e përmbushjes së këtyre profecive dhe besëlidhja e re që Perëndia bëri nëpërmjet Jezusit, i njohur prej miqve myslimanë, përmes Kur'anit, si Al-Mesihu, Isai, apo Ibni Mejreme. Mesazhi i Dhiatës së Re përqëndrohet në shenjtërinë e Perëndisë dhe se si vetë Ai siguroi një rrugë për të shpëtuar njerëzimin nëpërmjet Jezu Krishtit. Ungjilli na prezanton me Shpëtimtarin. Kapitujt e Veprave të Apostujve përshkruajnë përhapjen e ungjillit, lajmit të mirë të shpëtimit. Letrat japin më shumë detaje për bekimet që rrjedhin prej këtij shpëtimi, ndërsa libri i fundit, i quajtur Zbulesa, paraqet pikën kulmore të shpëtimit.

Sidoqoftë, disa edhe mund të pyesin: 'E gjitha kjo është shkruar kohë më parë. Si ka ardhur Bibla në ditët tona? A është Bibla thelbësisht po ajo që u shkrua nga ato duar të hershme? A jemi të sigurtë që asnjë prej shkrimeve origjinale nuk ka humbur? A është shtuar ndonjë gjë që nuk duhej të bënte pjesë në Bibël? Në kapitujt e mëvonshëm do të merremi me këto pyetje dhe me disa të tjera, të para nën dritën e fakteve të disponueshme.

Renditja e librave të Biblës

Librat e Biblës nuk janë renditur sipas kohës në të cilën ato u shkruan, megjithëse libri i parë, Zanafilla, rregjistron kohët më të hershme dhe Zbulesa, libri i fundit, na tregon për kohët e fundit. Sidoqoftë, librat janë renditur sipas tipit, ose stilit letrar. Në Dhiatën e Vjetër pesë librat e parë njihen si 'librat e ligjit'; nga Jozueu deri tek Esteri, si 'librat historikë'; nga Jobi deri tek Kantiku i Kantikëve, si 'shkrimet', apo ndonjëherë si 'shkrimet e urta'; nga Isaia deri tek Malakia janë 'librat profetikë'. Në Dhiatën e Re, katër librat e parë janë tregime biografike të jetës së Jezusit; Veprat e Apostujve janë një tregim historik për kishën e hershme. Nga Romakëve deri tek Juda janë letra, dhe Zbulesa është shkruar në stilin e njohur si ' apokaliptik'. Një listë e 39 librave të Dhiatës së Vjetër dhe 27 të Dhiatës së Re mund të gjënden në faqen e përmbajtjes, në fillim të ēdo Bible.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"