Kapitulli 2: Bibla dhe Kur'ani

Ėshtë e rëndësishme të dihet se edhe Kur'ani e konsideron Biblën si fjalën e Perëndisë. Perëndia është ai që zbuloi Shkrimet. Termi i zakonshëm në Kur'an për shkrimet e mëparshme është 'al-kitab' (libri), dhe hebrenjtë e të krishterët njihen si 'Ahlul Kitab' (njerëzit e librit). Termat e mëposhtëm janë përdorur, gjithashtu, si referim për Biblën:

1. Tevrati - Tora, pesë librat e parë të Biblës
2. Zaburi - Psalmet
3. Sahaif-e-anbia - librat e profetëve
4. lnxhili - Ungjilli, Dhiata e Re.

Si në terminologjinë islame ashtu edhe në atë të krishterë, fjala 'Tora' i referohet kryesisht zbulesës që iu dha Moisiut. Sidoqoftë, kjo fjalë është përdorur për të përshkruar të gjithë totalin e shkrimeve hebraike (jehude), që nga krishterët njihen si Dhiata e Vjetër. Në mënyrë të ngjashme, 'Inxhili' (Ungjilli) përdoret për t'iu referuar përmbledhjes së Shkrimeve të Shenjta, të cilat të krishterët i quajnë Dhiata e Re.
Kur'ani thekson se Tevrati, Zaburi, Sahaifi dhe Inxhili janë të tërë libra të Perëndisë; fjala, drita dhe 'furqani' (kriteri) i tij. Me fjalë të tjera, mbi këto do të bazohet gjykimi i Perëndisë për njerëzit.[1]

Kur'ani mbështet karakterin universal të Tevratit dhe të Inxhilit dhe cilëson që Inxhili dhe Tevrati janë një udhërrëfim për gjithësecilin, 'dritë për njerëzimin, udhëzim e mëshirë'. [2]

Inxhili si standard

Të krishterëve u është mësuar që të gjykojnë sipas Inxhilit, "Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu e zbriti, të tillë janë mëkatarë".[3] A do t'i urdhëronte Kur'ani të krishterët, që të gjykonin sipas Inxhilit, nëse do të kishte arsye për të besuar që Inxhili nuk ishte i besueshëm në ēdo detaj?

Fjala e Perëndisë nuk ndryshon kurrë

Kur'ani shpall se askush nuk mund të ndryshojë fjalën e Perëndisë, (Ky është) Ligj i Allahut që është i kahershëm dhe ndër të parët, në ligjin e Allahut nuk do të gjesh ndryshime'.[4] Shumë kohë përpara Kur'anit, Bibla shpallte me të njëjtat fjalë: 'Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë'.[5]

Kur'ani nuk flet për ndryshime

Nuk ka asnjë sugjerim në Kur'an që ndonjë tekst biblik të jetë ndryshuar apo korruptuar. Fjala 'tahrif' nuk është përdorur asnjëherë si referim për vetë Biblën. Kur'ani, me raste, i akuzon jehuditët që e fshehin të vërtetën, por asnjëherë nuk ia drejton një akuzë të tillë të krishterëve. Në asnjë mënyrë nuk nënkuptohet që Bibla të jetë korruptuar.

Para Muhamedit

Disa thonë se Inxhili dhe Tevrati u korruptuan para se të dilte islamizmi. Nëse është kështu, atëherë pse Kur'ani pohon se mesazhi i Islamit ishte thjesht një konfirmim i Shkrimeve të mëparshme? Sipas Kur'anit, që është shkruar rreth gjashtëqind vjet pas Inxhilit, Tora dhe Inxhili ishin të pakorruptuar në kohën e Muhamedit. Nëse Inxhili nuk do të kishte qenë i drejtë dhe krejtësisht i saktë në kohën e Muhamedit, atëherë Kur'ani nuk do t'i udhëzonte në asnjë mënyrë të krishterët të gjykonin sipas asaj që Perëndia kishte zbuluar në Ungjill.

Pas Muhamedit

Disa i mbahen mendimit që Tevrati dhe Inxhili janë ndryshuar dikur, pasi Muhamedi filloi të predikonte. Sidoqoftë, kjo akuzë bie në kontradiktë me vetë Kur'anin, që e shpall veten si garantues[6] i librave të frymëzuar. Kështu që, kushdo që thekson se ka pasur korruptim të tekstit të Tevratit ose Inxhilit, e deklaron gjithashtu, në mënyrë të pashmangshme, Kur'anin si të dështuar në rolin e tij si garantues!
Nëse Shkrimet para-islamike janë korruptuar, Kur'ani nuk duhej të kishte urdhëruar myslimanët: 'Ju (besimtarë) thoni: "Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamerëve; ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur".[7]

Fakte dokumentare

Sot janë në dispozicion kopje të panumërta dorëshkrimesh të gjithë pjesëve të Biblës, të shkruar shekuj përpara Muhamedit. Për shembull, Rrotullat e Detit të Vdekur (Dead Sea Scrolls), të cilat janë shkruar para vitit 68 pas Krishtit, përmbajnë pothuajse ēdo libër të Dhiatës së Vjetër, përveē njërit, librit të Esterit.[8] Disa prej dorëshkrimeve greke më të vjetra të gjithë Dhiatës së Re, që janë, gjithashtu, në dispozicion për studime, janë Codex Alexandrinus dhe Codex Sinaiticus. Këto dorëshkrime datojnë rreth shekullit të katërt dhe të pestë pas Krishtit dhe mund të studiohen në Muzeumin Britanik në Londër. Një dorëshkrim tjetër i hershëm është dhe Codex Vaticanus në Bibliotekën e Vatikanit, që mban gjithashtu të njëjtën datë si dy dorëshkrimet e tjera. Në shumë biblioteka të mëdha mund të studiohen dorëshkrime të pjesëve të Dhiatës së Re që datojnë rreth shekullit të dytë. Besueshmëria e Biblës së ditëve tona mund të verifikohet duke e krahasuar me dokumente të tilla.
Përkthimet 'bona fide' (e sigurta) janë kryesisht të njëjta në përmbajqe me dokumentet që qarkullonin në kohën e Muhamedit. Ato nuk ndryshojnë në asnjë pjesë të doktrinës. Perëndia e ka ruajtur fjalën e Tij në të kaluarën dhe është i aftë ta ruajë atë dhe në të ardhmen.

Referimet

1. Kur'an 2:101; 3:23; 5:44; 40:53-54; 2:53; 21:48; 2:87; 5:46
2. Kur'an 28:43; shiko 3:3-4; 6:92
3. Kur' an 5:47
4. Kur' an 48:23
5. Isaia 40:8
6. Kur' an 5:48
7. Kur'an 2:136
8. F. F. Bruce, Dyshime për Rrotullat e Detit të Vdekur, (Grand Rapids: Wm B. Eerdmans Publishing Co., 1964), fq. 28.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"