Kapitulli 7: Profecitë rreth Jezusit

Perëndia e shikon fundin që nga fillimi. Ndonjëherë, ai zbulon nëpërmjet profecive disa gjëra që do të ndodhin në të ardhmen. Disa nga profecia më të mahnitshme të Biblës janë ato për Jezusin; kujtoni, për shembull, Isaia 53, të cilën e kemi përmendur disa herë. Këto profeci tregojnë se Jezusi është me të vërtetë Mesia, pasi ai i përmbushi ato.

Shumë kohë përpara lindjes së Jezusit, hebrenjtë e kishin kuptuar se ekzistonin shumë profeci rreth Mesisë në Shkrimet e Shenjta. Kur Jezusi u shfaq, ai u tha atyre: 'Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni se keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për
mua[1].'

Nëse do të lexoni Ungjillin sipas Mateut, do të gjeni të paktën 21pjesë që i referohen përmbushjes së profecive! Dhiata e Re në tërësi e tregon qartë që Jezusi ishte përmbushja e profecive të Dhiatës së Vjetër. Le të shqyrtojmë vetëm disa prej këtyre profecive si dhe përmbushjen e tyre.

Lindja e Jezusit prej një virgjëreshe

Perëndia foli qindra vjet para ardhjes së Krishtit, nëpërmjet profetit Isaia. 'Vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel[2].' Përmbushjen e kësaj profecie e shohim kur një engjëll vizitoi Marinë (d.m.th Mejremen), dhe i tha asaj se do të lindte një djalë. E gjitha kjo ndodhi për të përmbushur fjalën e Perëndisë.[3]

Jezusi do të lindte në Betlehem

Perëndia e paratha nëpërmjet profetit Mikea se Jezusi do të lindte në Betlehem.[4] Këtë profeci e njihte shumë mirë edhe vetë mbreti Herod dhe këshilltarët e tij. Dhiata e Re na tregon se Jezusi lindi me të vërtetë në Betlehem, në Jude.[5]

Jezusi do të kryente mrekulli

Edhe një herë, nëpërmjet profetit Isaia, Perëndia tha: '...Perëndia juaj do të vijë... Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhërve; atëherë ēalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi...'[6] Ungjilli sipas Mateut e konfirmon këtë profeci me këto fjalë: 'Jezusi kalonte nëpër të gjithë qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar ēdo sëmundje e ēdo lëngatë në popull[7].'

Jezusi do të kryqëzohej

Kryqëzimi i Jezusit nuk ishte një rastësi apo një gabim i tmerrshëm. Vetë Jezusi e dha jetën e tij. Pse? Për shkak se Perëndia dëshironte që të kthente tek vetja njerëzimin. Ishte profetizuar që Jezusi e përkushtoi veten deri në vdekje dhe u numërua me keqbërësit. Ai ka mbartur mëkatin e shumë vetëve dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve[8].' Bashkë me Jezusin u kryqëzuan edhe dy hajdutë, njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë.[9]

Ija e Jezusit do të shpohej

'Dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që e kanë therur [10].' Këto fjalë gjetën përmbushjen tek Jezusi kur njëri prej ushtarëve e shpoi
në ije.[11]

Dhe shumë profeci të tjera

Në fakt ka akoma më shumë profeci për Jezusin nga sa janë renditur këtu. Ėshtë profetizuar që Jezusi do të tradhtohej prej një miku dhe ndodhi pikërisht kështu.[12] Për më shumë, ishte profetizuar se Juda do të paguhej me 30 sikla argjendi për këtë akt tradhtie dhe se më vonë do t'i hidhte këto para në shtëpinë e Perëndisë. Paratë u përdorën për të blerë tokën e poēarit[13], për të cilën ishte profetizuar. Juda ishte shumë i sigurt se po bënte atë që duhej, por më vonë u hidhërua pa masë kur pa pasojën e veprimeve të tij.[14]

Nga e gjitha kjo mund të shohin se Bibla nuk është thjesht një përmbledhje librash. Tema e përbashkët e veprimeve të Perëndisë me njerëzimin dhe reagimi i tyre, shndrit përmes të gjithë Biblës. Kjo shihet veēanërisht tek Jezusi; profecitë që konsideruam janë si shenja përgjatë rrugës që të udhëheqin tek ardhja e Mesisë. Kur Jezusi erdhi, i vështroi pas këto shenja dhe tregoi se ishin të vërteta.[15] Si ēdo shenjë përgjatë rrugës" edhe këto mund të keqkuptohen. Jezusi zbuloi se hebrenjtë në kohën e Tij i kishin kuptuar këto shenja (profeci) gabim; ata po prisnin një ushtar apo politikan fitimtar në vend të një predikuesi të përulur nga një provincë e Galilesë.

Po ju, ēfarë mendoni?

Disa thonë se Dhiata e Vjetër u shkrua pas Dhiatës së Re, në mënyrë. që të mund të përshkruante profeci kaq të qarta. Kjo është tërësisht e pamundur. Hebrenjtë i kishin ruajtur Shkrimet e tyre me kujdesin më të madh deri në shekullin e katërt para Krishtit. Ata nuk do të lejonin ndërhyrje në librat e tyre të shenjtë, pasi kjo do të shkatërronte tërë themelin e besimit dhe traditave të tyre.

Fakt është se Dhiata e Vjetër ka qarkulluar gjerësisht, madje edhe e përkthyer, përpara ardhjes së Jezusit. Në shekullin e dytë para Krishtit ekzistonte përkthimi në gjuhën greke. Ky përkthim quhet Septuaginta dhe shumë kopje të saj gjenden edhe sot në muzeume. Në rrethana të tilla do të ishte e pamundur të ndryshoje Dhiatën e Vjetër. Kohët e fundit, janë zbuluar kopje të Dhiatës së Vjetër që datojnë para kohës së kristianizmit dhe përmbajnë të njëjtat profeci. Këto janë rrotullat e Detit të Vdekur, të cilat i përmenda në kapitullin 4. Gjithkush që do ta lexojë Biblën vetë, pa ndonjë paragjykim fillestar, do të bindet për të vërtetën e saj.

Referimet

1. Gjoni 5:39
2. Isaia 7:14
3. Mateu 1:18, 22-23
4. Mikea 5:2
5. Mateu 2:1; Luka 2:4-7; Gjoni 7:42
6. Isaia 35:4-6
7. Mateu 9:35; shiko Mateu 11:4-6
8. Isaia 53:12
9. Mateu 27:38
10. Zakaria 12:10
11. Gjoni 19:34
12. Psalmi 41:9; shiko Gjoni 13:18; Mateu 10:4
13. Zakaria 11:12
14. Mateu 26:15; Mateu 27:5,7
15. Augustini, i krishterë i shekullit të pestë, ka thënë dikur se Bibla është e lidhur në këtë mënyrë: 'Dhiata e Re tek e Vjetra është mbuluar, Dhiata e Vjetër tek e Reja është zbuluar'.


Ktheu tek faqja: Përmbajtja e Librit

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Tė Krishterėt  Pėrgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Tė RejatKontakt | Kėrko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje ēdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"