Ndihmesa juaj për
-Të Krishterët Përgjigjen – përgjigje.com-

Në qoftë se Perëndia ju jep dëshirën në zëmrën tuaj për të na ndihmuar në pergjigje.com

Lutje

Atëherë ai u tha dishepujve të vet: "E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak. Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij" . (Mat  9:37-38)

Lutja është gjëja më e vyeshme që një person mund të ndërmarrë . Pa lutje është e kotë mundimi juaj dhe i imi bashkë. Unë mund të rri tërë ditën para ekranit të kompjuterit duke përkthuer shkruar apo dizanjuar artikuj por pa lutjet e motrave dhe vëllezërve të mi në Krisht kjo do ishte e kotë , ju mund te rrini tërë ditën duke predikuar ungjillin, por si mund te shikojnë sytë e shpirtrave të tyre kur ka kohe që bijtë e Përëndisë nuk i kujtojnë ata në lutjet e tyre?. Pra le ti kujtojmë në lutjet tona të përditshme miqtë tanë që nuk e njohin Zotin Jezus, që Perëndia t'ju hapi sytë e shpirtrave të tyre në mënyrë që të kuptojnë mesazhin e Ungjillit.

Gjithashtu në qoftë se është e  mundur ne do ju kërkonim që të na kujtonit edhe ne që po punojmë në  këtë ministri në lutjet tuaja të përditshme përpara Perëndisë. Mirëmbajtja e një faqe nuk është aq e lehtë sa duket ajo kërkon shumë materiale, kompjutër, mjete progamuese, përkushtim, punë, kohë.. etc. Në qoftë se ju pëlqen çka ne bëjme ju lutemi konsederoni faktin të luteni edhe për ne. Ne nuk kërkojmë që Perëndia të na plotësojë dëshirat tona po që ai të përmbushi nevojat tona.

Materiale & Artikuj

Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: "A e kupton atë që lexon?".  Ai tha: ''E si do të mundja, "po s'pata një që të më udhëzojë?". Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij. Veprat e Apostujve 8:30-31

Një nga mënyrat që ju mund të jepni kontributin tuaj është nëpërmjet artikujve apo materialeve që janë shkruajtur personalisht nga ju. Ashtu siç e kemi përmëndur  edhe tek faqja Autorët Kontribues, ne jemi të gatshëm të ofrojmë hapsir falas në internet, për të gjithë ata që do kishin dëshirë që të dëgjoheshin nëpërmjet botës së internetit, në qoftë se ju pëlqen çfarë jemi duke bërë  atëhere jeni mëse të mirëpritur të na ndihmoni nga ky aspekt. Mbase ju personalisht nuk jeni shkrimtar/shkrimtare por njihni ndonjë, mos ngurroni ti thoni për ne.

Po pse interneti?

Interneti, dhe përdorimi i kompjuterave që nga hyrja e demokracise në Shqipëri po shtrihet me një shpejtësi të madhe ndër shqiptarët. Dhe shumë shqiptarë po fillojnë ta përdorin në jetën e tyre të përditshme. Por pyetja parashtohet pse duhet të shkruaj për nje faqe në internet ku unë ato mund ti botoj më së miri nëpërmjet një shtëpie botuese. Përgjigjja është e thjeshtë, sepse interneti jep mundësimin e leximit të artikujve tuaj nga kushdo kudo qofshin anembane globit 24/ore në ditë 7/ditë në javë 365 ditë në vit. Në qoftë se ky aspekt ju duket pozitiv mos ngurroni të na kontaktoni. Në kontakt [©] pergjigje.com. (shënim)

Errore opo linke jo funksionues

Mendoni se në faqen tonë ndodhen errore shtypëshkrimi (qofshin ato ë ose ë, ç apo Ç), apo errore më serioze për shkak të pavëmëndjes apo paditurisë sonë apo te ndonjë lloji tjetër, apo ndonjë link jofunksionues. Ju mund të na ndihmoni duke na dërguar një email sa here që zbuloni ndonjë error. Shumë njerëz nuk shqetësohen, dhe veçse lexojnë më tej, por ju sinjqerisht mund të na ndihmoni duke na thënë në cilën faqe ndodhen, (http://www.pergjigje.com/faqja.htm) edhe çfarë është gabim. Sa më shumë njerëz ta bëjnë këte, atëhere do të jetë një vlerësim serioz.

Në qofte se shifni ndonjë argumet të mirë por që është e një kualiteti të varfer, lu lutemi na ndihmoni ta shprehim në një formë sa më të mirë. Për më shumë, në qoftë se shihni ndonjë argument ose ndonjë paragraf që ka nevojë për përmirësim, apo jeni të informuar që është gabim, apo si mund ta  rregullojme, ju lutemi na e bëni të ditur,ne jemi të gatshëm  që ti ndryshojmë, në një mënyrë që t'ju shërbejmë me kualitet e vendosmëri.

Përkthime

Një nga mënyrat më të mira duke dhënë ndihmesën tuaj është nëpërmjet përkthimeve të materialeve nga Anglishtja në Shqip. Ne kemi marrë të drejtat nga disa faqe të Krishtere në gjuhën angleze që mendojmë se në to ndodhen materiale me vlerë, që japin njënjohuri të konsiderushme rreth besimit të Krishterë dhe mirëpresim bashkpunimin tuaj nga ky aspekt.

Për Webmasterat

Në qoftë se jeni duke punuar me ndonjë faqe apo jeni webmaster i ndonjë faqeje në internet, jeni mëse të mirëpritur të vendosni një link te faqes sonë në faqen tuaj. Ju mund të vendosni në link në faqen tuaj, qoftë vetëm emrin e faqes ose të vendosni ndonjë sqarim rreth synimit të faqes sonë. 

Të Krishterët Përgjigjen ose, Gjeje edhe ti përgjigjen tënde në pergjigje.com

Gjithashtu mos harroni të na dërgonit një link të faqes tuaj në mënyre qe ne të mund ta lidhnim nëpërmjet faqes sonë tek: "Website Të Ndyshme" http://pergjigje.com/website.htm.

Nën Hirin e Tij:

Nga stafi "Të Krishterët Përgjigjen"

pixelburg.gif (801 bytes)

© Copyright  Të Krishterët  Përgjigjen
Faqja Kryesore | Kush Jemi | Të RejatKontakt | Kërko

"Të jini gjithëherë të gatshëm t'u jipni përgjigje çdo njërit që kërkon nga ju shpjegime per shpresën që ju keni (1 Pjetrit 3:15)"